KUSHTËZIM I VIZAVE NGA FRANCA DHUNON LIBERTE, EGALITE DHE FRATERNITE!

KUSHTËZIM I VIZAVE NGA FRANCA DHUNON LIBERTE, EGALITE DHE FRATERNITE!

Nga Behxhet Shala BAJGORA, Prishtinë, 16. 10. 2022

Sistemi ETIAS dhe Dardha e Ahmatit?

Më 13 tetor 2022 nuk Bruksel u mbajt takimi  në të cilin diskutohej për liberalizimin e vizave për Kosovën e që pritjet ishin të mëdha , madje ishin komunitet pakicë ata që ishin hezitues për një vendim pozitiv. Unë isha pjesë e këtij komuniteti , jo se Kosova nuk i ka plotësuar kushtet por se jam shumë i sigurt se kjo vendimmarrje është e kushtëzuar me përparimin në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkombëtarët , përmes një mashtruesi si puna e Llajçakut , liberalizimin e vizave po e keq- përdorin për shantazhim që Kosova të lëshojë pe në këto bisedime . Deri tash e kanë përdorur si shkop me mundësi të shndërrohet në karrotë  , nëse bëhemi të dëgjueshëm . Kjo nuk vlenë për Serbinë shkaku se i janë toleruar të gjitha të bëmat kundër rendit dhe sigurisë rajonale dhe globale , që nga krimet e fundit në hapësirat e ish – Jugosllavisë , shitja e armëve grupeve dhe vendeve terroriste sikur edhe përkrahja e parezervë e Rusisë dhe Putinit në pushtimin e Ukrainës. Deri më tani Serbia nuk ka pranuar t’i vendosë sanksione Rusisë ndërsa ka dalë kundër aneksimit të territorit të okupuar të Ukrainës për faktin e vetëm që Kosovën ende e konsideron pjesë të saj . Kosova , që nga viti 2018 i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave ndërsa , disa vende hezituese si Holanda , Franca , Gjermania , Spanja , Belgjika kanë parashtruar kërkesa shtesë për të maskuar qëllimin e vërtetë dhe të vetëm , marrëveshjen përfundimtare me Serbinë , me gjasë në dëm të Kosovës.  Publikisht nuk mund ta thonë se liberalizimi i vizave kushtëzohet me rezultatin e dialogut me Serbinë sepse janë procese të ndara , mirëpo  , vet fakti se gjithmonë e gjejnë një arsye për të fituar në kohë e qartëson dyfytyrësinë dhe qasjen shantazhuese të disa vendeve , përmes instrumenteve të padinjitetshme si puna e Llajçakut dhe Borrellit . Ndonëse data 13 , sipas paragjykimeve është datë ters , pritjet ishin të mëdha dhe , jo që nuk diskutohej nëse do të liberalizohen vizat por se bëheshin plane se në cilin muaj qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza . Qeveria aktuale , përmes disa ministrave krejtësisht të painformuar dhe të paditur deklarojëp , me mburrje dhe pa fije turpi se : “ qeveria ka punuar shumë këto dy vite të fundit prandaj edhe do të liberalizohen vizat “ duke fajësuar “ shkatërruesit e shtetit “ se pamundësuan këtë liberalizim “. Tash , janë futur në birën e miut 300 groshë ( autor Fadil Hoxha ) dhe nuk iu dëgjohet zëri. Në vend të tyre po flasin disa gazetarë të oborrit dhe disa analistë ,  palaço , gjithashtu të oborrit.  Qëllimi është të relativizohet ky kushtëzim i Francës  , i përkrahur nga katër shtete tjera  ndërsa “ radikalët “ kërkojnë që t’i shpallet luftë Francës !  Teneqe mbi teneqe . Parimi i llamarinës , nxehemi shpejtë dhe ftohemi edhe më shpejtë !

Po të ishte Zafiri , Franca nuk do të dilte me këtë kushtëzim

Se procesi është i kushtëzuar me bisedime  , qartazi vërtetohet me faktin se mashtruesi dhe gënjeshtari Llajçak , në ditën kur bisedohej në Bruksel për liberalizim të vizave për Kosovën , heshturazi erdhi në Kosovë dhe u takua me kryeministrin e Kosovës për të biseduar gjoja për energjinë dhe tabelat dhe , ashtu rrugës e caktoi një takim midis Kurtit dhe Vuçiqit . Sa i përketë energjisë , Kurtit iu bë me dije se nuk duhet ( nuk guxon ) t’i ndërpritet kontrata dhe t’i merret leja e punës  kompanisë së Serbisë , “ Elektrosever “ ndonëse i ka tejkaluar të gjitha afatet e parapara . Natyrisht se do të vazhdohet edhe me pagesën e rrymës për serbët e veriut të Kosovës , sigurisht për shkaqe humane se nuk duhet të lejohet që të mërdhijnë në kohë të dimrit sikur që nuk u lejua që të dehidrohen gjatë verës , për shkak të temperaturave të larta. Ne shqiptarët dhe të tjerët jemi mësuar të jetojmë në këto kushte sepse e kurdisim refleksin që të përshtatemi edhe me reduketime 6 orë me rrymë e 6 pa rrymë. Sipas nevojës ,  e rrisim këtë  përqindje. Por , pasi po durojmë , pak po na bëjnë ! Ndërsa , sa i përket tabelava për vetura , nuk qëndrojmë keq , kemi lëvizur nga pika zero , nga 10,000 vetura janë ndërruar 12 tabela. Kërkohen afate e afate të reja për një problem shumë teknik . Merreni me mend , serbët janë liruar nga të gjitha pagesat dhe dënimet me kusht t’i ndërrojnë tabelat kurse neve , po u vonuam 24 orë na e fusin gjobën ! Çfarë diskriminimi po iu bëhet popullit tokësor ( shqiptarëve dhe joserbëve ) dhe çfarë favore po i bëhen popullit qiellorë ( serbëve )!! Një gjë është e qartë , “  Elektroseverit “ nuk do t’i hiqet leja e punës , serbëve do u paguhet rryma sikur që afati për tabela do të zgjatat jashtë dëshirës së palës kosovare .

Ndërkombëtarët po insistojnë për Zajebnicën në formë që përmbajtësisht e shkatërron subjektivitetin shtetërorë të Kosovës dhe e dhunon integritetin territorial ndonëse e mohojnë këtë. Edhe në Konferencën e Dejtonit ishte një qëndrim i prerë se nuk do të lejohej ndarja e Bosnjes . Praktika na tregon sa u respektua premtimi , kurrë Bosnja nuk ka qenë më e ndarë . Qeveria e Kosovës , deri më tani nuk e ka asnjë draftë në tavolinë për Zajebnicën kurse , një shtet evropian  që do ta marrë flamurin e kësaj çështjeje e ka një propozim për Zajebnicën që e dallon statusin e Zajbnices nga Reublika Serbe në Bosnjë vetëm se nuk ka ushtri të rregulltë .  Gjitha të tjerat do t’i ketë Zajebnica sipas këtij drafti , policinë , infrastrukturën admimistrative dhe të tjera kurse njësitë paramilitare i ka aktive edhe sot , që nga viti 1999.

Francezët , si kushtëzim ( teknik ) , unë e them politik e vendosën një sistem të automatizuar të IT  i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në zonën Shengen të emërtuar si ETIAS. Duket se ishte edhe një kërkesë për harmonizim të vizave me shtetet e BE –së , ndër të tjera. Është një dukuri që gjatë udhëtimit , edhe nëse keni vizë të rregulltë dhe keni kaluar kontrollin hyrës sipas procedurave , ju veçojnë edhe për një kontrollë tjetër  , double cheek  . Më ka ndodhur edhe mua gjatë një udhëtimi kur më kanë futur për një kontrollë shtesë . Në atë dhomë isha unë , një femër nga Gostivari , pakistanezë , arabë , sirianë etj. Përzgjedhja ishte bërë sipas emrit , besimit fetar dhe vendit të origjinës. Kontrollimi ishte poshtërues . Prandaj , më ha mendja që propozimi francez ka të bëjë pikërisht mbi këto baza ndonëse nuk ishte plotësuar ky kusht as nga shtetet që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave  . Po na fusin në radhët e shteteve islamike dhe në emër të luftimit të islamit radikal po na penalizojnë ndonëse nuk kemi lënë hoxhë në Kosovë pa e kapur për koqe , në emër të luftës dhe aleancës globale kundër ekstremizmit islam.

Vetëm pas propozimit bllokues të Francës po e ndjejmë mungesën e Zafir Berishës që ishte Njëshi në Kosovë për parandalimin e sulmeve kibernetike sepse kishte një program shumë të sofistikuar i mbështetur në arritjet më të përparuara të Teknologjisë Informative. Deshëm apo nuk deshëm , na pëlqeu apo nuk na pëlqeu , duhet ta pranojmë se gjatë mandatit të Zafës  ,  sulmet kibernetike nuk ishin të pranishme në Kosovë sikur që IT funksiononte perfekt . Dëmi i vetëm që bëhej në këtë lëmi ishte ndërprerja  e internetit nga IPKO , KUJTESA dhe operatorët tjerë , qoftë për shkak të mospagesës apo problemeve teknike. E kjo nuk ishte përgjegjësi e Zafës. Po , te shqiptarët është thuaja rregull që vlerësimin për një personalitet e kemi të drejtë vetëm kur e humbim apo kur mbesim pa te !

Po pse Franca , si vend i motos kombëtare Liberte ( Liri ) , Egalite ( Barazi ) dhe Fraternite ( Vëllazërim ) doli me një kërkesë bllokuese për liberalizim të vizave ?!

Një mik imi e që është njohës i mirë i rrethanave kombëtare dhe ndërkombëtare mendon se refuzimi i Francës ndërlidhet me fjalimin e Edi Ramës në Parlamentin Evropian në Strasbur , kryeqyteti i të drejtave të njeriut i mbarë botës e që është në Francë. Mund të jetë njëri ndër shkaqet mirëpo , mendoj se arsyeja kryesore e që është edhe hakmarrje personale e presidentit Makron është se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan Ligjin për LGBTI . Vetëm ky kusht ka mbetur i paplotësuar në aspektin e të drejtave të njeriut e francezët këtë nuk e falin . Sidomos  Emanuel Makron , president i Francës , shtet që moton Liberte , Egalite dhe Fraternite e ka të skalitur në të gjitha institucionet si dhe në monedhat metalike të Francës dhe të njëjtën moto , njëri ndër udhëheqësit e Revolucioinit Francez , Maksimilain Robespier e jo Allegri pati kërkuar që të vendoset në flamurin francez. Me këtë qëndrim kushtëzues të Francës për liberalizim të vizave , presidenti Makron  dhe Franca kanë dhunuar brutalisht moton Liberte , Egalite dhe Fraternite që përbën bazë dhe shtytje për të drejtat e njeriut e që Franca konsiderohej se ishte vendlindja e tyre !

Është e sigurt se pa  na i  fut dy këmbë në një opingë nuk do të ketë liberalizim të vizave , Modeli i d gjermanive , liberalizimi i vizave me Banglladeshin , modeli i Alto Adixhes apo Tirolit të Jugut , modeli Republika Srpska , modeli i Belgjikes , i Kuebekut në Kanada përmes Zajebnicës , a është kjo perspektive e Kosovës dhe mundësia të kemi liberalizim të vizave ?! Nëse po , atëherë t’i pëshurrsha këto viza , me këto kushte !

Rruga e Golgotës e Policisë së Kosovës

Policët e Kosovës asnjëherë nuk janë trajtuar në përputhje me punën që e kanë bërë . Janë sulmuar dhe rrahur nga paramilitarët politikë shqiptarë , janë fyer nga politikanët shqiptarë , janë veshur si mos e më keq , ushqimi ka qenë i pamjaftueshëm , si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të sasisë , jo rrallë edhe me afat të skaduar , në vend të parimit të profesionalizmit është kërkuar multietniciteti ,  këmishët dhe uniformën e ngjyrosin me shpenzime të veta shkaku se e humbin ngjyrën edhe për shkaqe të vjetërsisë , edhe nga mungesa e cilësisë , këpucet i kanë si t’ua  kishte bërë Migjeni te Luli i Vogël , në veri të Kosovës janë vrarë , rrahur dhe fyer nga paramilitarët serbë dhe civilët , gjithashtu paramilitarë , thjeshtë , aspak të vlerësuar sikur të ishin personazhe të Dostojevskit në romanin “ Të poshtëruar dhe të fyer “ apo  “  Të Mjerët “ e Viktor Hygosë .

Së fundi iu është shtuar edhe një angazhim shtesë dhe përgjegjësi e rëndësishme ; 24 orë duhet të kujdesen për qetësinë , sigurinë , rehatinë dhe komoditetin e një peci ! Haj medet , haj !

14 tetor 2022 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, KUSHTËZIMI I VIZAVE NGA FRANCA, DHUNON LIRINË, BASHKIMIN O, EDHE VËLLAZËRIMIN!”
    PA SI FRANCA AH SHI ME NDËRSKAMCA; SI DASHNORE RUSO SERBO JUGOSLLAVE; ËËËH, OR MË
    PUSO VËRBO TUGOSHKAVE!! DHE, GJATË BOMBARDIMIT TË SERBISË NGA NATO VETËM FRANCA
    QË PËRGNJESHTRONTE SERBINË PËR AKCIONET NATOS O NDAJ KRYEKRIMINELIT MILLOSHEVIÇ
    DHE, KUR PYETËN: PSE TRADHTOVE NATO-N?! GJENERALI I NATOS FRANQEZI PËRGJIGJEJ: UNË
    KAM PLOTËSUAR AMANETIN E BABES, Q’E DONTE SHUMË RUSO SERBO JUGOSLLAVINË, PSE UA
    KA OKUPUAR DHE UZURPUAR MBI 80% TROJET PELLAZGO ILIRO SHQIPTARIE, DUKE KRIJUAR OR
    NJË SHTET SI T’SHKRETË, MU SERBINË FASHISTE AUH, SI VERBERINË DRAZHISTE, KANIBALISTE,
    QË TENTON DHE KËRKON TË I GLLABROJË, SHKATRROJË, TERË POPULLKOMIN, RROPULLKORBIN
    KOBIN DHE, TANI QË KERKOJNË, TENTOJNË 100% OR ME DHUNË, PËRDHUNË, Q’NA PËRZUNË AH,
    PAKTHIM GJËR NË AMSHIM, PA PASUR, PA U QASUR; AS KURFARË TË DREJTË AS PËRJETË QË TË
    KEMI RIKTHIMIN AS RIHIMNIN AS RIBASHKIMIN AS RITRASHËGIMIN TË MBARË PELLAZGO ILIRO
    MBARË SHQIPTARIE; HEJ, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIRE; O, MBARË SHQIPTARIE?!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura