LE TEMPS (1897) / PROPOZIMI QË I BËRI ISMAIL QEMALI SULLTANIT PËR TË SHPËTUAR PERANDORINË OSMANE

Francë, 3 Tetor 2019: “Le Temps” ka botuar, të mërkurën e 10 marsit 1897, në ballinë, një shkrim në lidhje me propozimin që i ka bërë asokohe Ismail Qemali sulltanit për të shpëtuar ekzistencën e Perandorisë Osmane, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ismail Qemali

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Kostandinopojë (nëpërmjet Sofjes), 9 mars, ora 8 : 25
Ismail Bej Qemali, ish-sekretari i Mit’hat Pashës, për të cilin thuhet se shpesh ka pasur një ndikim të madh mbi sulltanin, sapo i ka paraqitur atij një memorje (dokument) të gjatë në lidhje me situatën aktuale.
Ai e lut, në këtë dokument, që të marrë vetë ai iniciativën e reformave para zgjidhjes së çështjes së Kretës dhe shpërthimit të çrregullimeve të reja.
Ai arriti në përfundimin se ishte e nevojshme të ribëhej një Kushtetutë në bazë të decentralizimit administrativ dhe një federate osmane, duke u lënë grupeve të ndryshme kombëtare të perandorisë njëfarë autonomie.
Një Asamble Kushtetuese do të mblidhet në Konstandinopojë dhe, më vonë, një Parlament do të emërohet.
Kjo iniciativë e një njeriu me ndikim dhe i shquar, i cili qëndron jashtë të gjitha grupeve revolucionare, gjen shumë adhurues në mesin e myslimanëve. (Shërbimi Havas)
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura