SHERADIN BERISHA: MEMORIALI I DËSHMORËVE NË GOROZHUP!

Pashtriku, 11 janar 2021: Në Gorozhup u ngritë një memorial me dëshmorë të veçuar (seleksionuar) nga “gjenerali i 4 batalioneve të brigadës 128, Ruzhdi Saramati”! Dhe për këtë memorial, komuna e Prizrenit ka dhënë 150 mijë €!!!
***

Nga arkivi i FB, më 9 janar 2017!
MEMORIALI I DËSHMORËVE NË GOROZHUP!
Të nderuar miq

Tashmë Memoriali i dëshmorëve në Gorozhup është në fazën e finalizimit, prandaj është momenti i fundit që:
– ShP i UÇK-së;
– Shtabi i Operacionit “Shigjeta” – Pashtrik;
– komandantët e Drejtimeve Taktike 1, 2, 3 të këtij operacioni;
– komandantë e TF-ve dhe të Batalionit “Atlantiku”…,
të bisedojnë me ideatorin, projektuesin dhe investitorin e këtij projekti të madh (Komuna e Prizrenit), në mënyrë që në Memorial të skaliten emrat e 18 dëshmorëve që ranë në Pashtrik, gjatë Operacionit “Shigjeta” (maj – qershor 1999).
Gjithashtu të skaliten emrat e 41 dëshmorëve në krye me Komandantin Mujë Krasniqi – Kapuçin, që u flijuan më 14 dhjetor 1998 te “Lkenet e Hasit – Gorozhup”, dhe emrat e të gjithë dèshmorëve të tjerë që ranë në këtë zonë kufitare, gjatë luftës 1998 – 1999.
Nëse nuk përfshihen të gjithë dëshmorët në këtë Memorial (të kushtueshëm financiarisht) do të bëhen përgjegjës:
– Komuna e Prizrenit;
– inicuesi i projektit Ruzhdi Saramati në emër të “Brigadës 128”; dhe
– të gjitha strukturat e lartëpërmendura të UÇK-së.
E bëra këtë reagim si rikujtim, me qëllim që të mos thotë nesër dikush prej këtyre strukturave, se nuk e kemi ditur këtë punë!
Ju përshëndes te gjithëve! /SHB
……………………
Nga arkivi i FB, më 9 janar 2017
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10208307911151823&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura