MENDËSIA “VRASTARE” E URREJTJES DHE ÇMENDURIA E FJALËVE!

MENDËSIA “VRASTARE” E URREJTJES DHE ÇMENDURIA E FJALËVE!

Të urrejmë më pak, e të duam më shumë, që të jetojmë më gjatë!

Nga Sheradin Berisha, facebook 29 dhjetor 2023

Katër vjet më parë (më 29.12.2019) i nxitur nga mendësia dhe gjuha “vrastare” e liderëve dhe militantëve partiakë, kam bërë dy komente të shkurta si vijon:

1. “Mendësia “vrastare” e militantëve buron nga fryma politike e liderëve dhe politikanëve të të gjitha partive!”

2. “Në Kosovë duket që dekriminalizimi i shoqërisë duhet të nis nga gjuha “vrastare” e parisë politike!”

***

Sa kemi ndryshuar në këtë drejtim?! Anjë grimë!

Për më tepër është shtuar gjuha e urrejtjes!

Nikolla Teslla, (1856-1943) shpikësi më i madh i të gjitha epokave të njerëzimit, ka thënë: “nëse urrejtja juaj mund të shndërrohej në energji elektrike do të ndizte tërë botën”.

Rrjedhimisht nuk duhet harruar faktin se, kur urrejmë dikë, duket që urrejmë tek ai një gjë që është brenda nesh!

Agustini i Hippo, i njohur gjithashtu si Shën Agustini, ishte një teolog dhe filozof me origjinë berbere

Në këtë drejtim filozofi dhe teologu i shquar me origjinë hebreje, Agustini apo Shën Augustini (354-430 e.s) thotë: “Urrejtja është helmi që pihet, me shpresën se do të vdes dikush tjetër”!

A, në të vërtetë urrejtja është helmi që e bënë urrejtësin të vdes çdo ditë nga pak!

Prandaj, meqë jemi në vigjilje të ndërrimit të motmoteve (2023/2024) uroj që në gjatë vitit të ri, të urrejmë më pak, e të duam më shumë, që të jetojmë më gjatë!

*******

ÇMENDURIA E FJALËVE!

Në një diskutim emocional fjala fjalën nuk e ndalon dhe vjen një moment kur dhe vetë fjala eskalon! Në të vërtetë eskalon ai që nuk e mat fjalën!

Në këtë kohë konfliktesh verbale, duket që çdo njeri ka çmendurinë e vet, dhe kemi ardhur në një situatë kur “çmenduria” më e madhe është të mos jesh i çmendur!

Piktori e kineasti i shquar japonez, Akira Kurosawa (1910 – 1998) për botën e të çmendurve thotë: “Në një botë të çmendurish, vetëm të çmendurit janë shëndosh mendërisht.”

Kujdes!

Çmenduria e fjalëve shkatërron arsyen e shëndosh!

___________

Shpresa është buka e të varfërve!

POLITIKANI NJË TREGTAR I SHPRESËS!

Nga Sheradin Berisha

***

ÇMENDURIA E FESTIVALIT!

Globalizimi kulturor shkatërron kulturën e popujve! Ku na çon kjo rrugë? Në totalitarizëm kulturor!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 24 dhjetor 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura