NERMIN VLORA FALASCHI: ILIRËT DHE ETRUSKËT JANË ME PREJARDHJE PELLAZGJIKE

(Pashtriku.org, 11. 04. 2012) – Falë ndonjë repreti arkeologjik, mund të konstatojmë në veçanti afërsinë dhe paralelizmin evolutiv të Ilirëve dhe Etruskëve, me qëllim që të verifikojmë prejardhjen e përbashkët pellazgjike. Në Shqipëri kanë ardhur në dritë shumë varre monumentale me dy kate që ngjajnë në mënyrë të çuditëshme me disa varre etruske që kanë të njëjtat karakteristika. Për shëmbull në Gradishtë, pranë Lushnjës në Shqipërinë e mesme, është gjetur ky varr madhëstor i shekullit të IV p.K.

____________________________________


Varri i gjetur në Gradishtë, Shqipëri

_____________________________________

Në brendësi të tij janë gjetur këto bizhuteri të shkëlqyera:

Bizhuteritë e gjetura në Gradishtë.

_________________________________

     Madje edhe toponimi Gradishta egziston në Etruri, pranë Tarkuinisë, me një ndryshim fare të vogël: Gravisca.
     Më në Jug pranë Cerveteri, mund të admirohet ky varr monumental që ngjan shumë me atë të Shqipërisë:


Varri monumental zbuluar në Cerveteri, Itali.
___________________________________

     Është e ditur që si Ilirët ashtu edhe Etruskët ishin mjeshtra në përpunimin e metaleve. Është interesante të shikosh këtë bazoreliev ilir që është gdhendur për nder të kovaçëve dhe që është zbuluar në Korçë që ndodhet në Shqipërinë e Jugut.
Po të krahasojmë bazorelievin me këtë monedhë etruske të Populonia mund të këqyrim të njëjtat mjete pune, dhe po ashtu të njëjtën qeleshe:

Bazoreliev ilir, i zbuluar në Korçë – Shqipëri të Jugut dhe monedha etruske…

___________________________________________

     Në të vërtetë ngjarje të tilla nuk i gjejmë rastësisht: në origjinë egziston gjithmonë një dinamikë e përbashkët, që pastaj të shpie në realitete të pamohueshme. Mjafton të vëzhgosh, krahasosh, të llogjikosh, pa asnjë lloj paragjykimi. Qytetërimi i mrekullueshëm i Etruskëve ishte baza ku u mbështetën Romakët për krijimin e perandorisë së tyre.
     Monumentet etruske sot janë gati të panjohur sepse më parë i kthyen në monumente romake dhe më pas në monumente kristiane. Vetëm varret që janë zbuluar në kohët moderne dhe që ishin ende të padhunuar, na kanë dhënë idenë e origjinalitetit të atij qyetetërimi të shkëlqyer.
     Nga ana tjetër Iliria e shkelur shpesh nga pushtues të ndryshëm, dhe në pjesën më të madhe të saj e pushtuar nga popullësi të të ndryshme, ka humbur shtrirjen e saj territoriale por ka ruajtur figurën e madhështisë së dikurshme falë monumenteve pjesërisht të shkatërruara por akoma autentike dhe të dukëshme. Koha dhe akoma më shumë luftërat e vazhdueshme kanë shkatërruar një pjesë të mirë të këtyre dëshmive , por ndodh që jo larg zemrës të një qyteti ilir ne mund të vërejmë një kishë paleocristiane ose një kështjellë mesjetare.

Qyteti i Butrintit

___________________________________________

     Mund të gjykohet nga kjo pamje e qytetit të Butrintit në Shqipërinë Jugore, se si teatri i shekullit të IV p. K., peristili (hapësira e rrethuar me kolona) , dhe banjot publike kanë mbetur ilire, duke mos ndryshuar as emrin dhe as stilin me gjithë pushtimet e njëpasnjëshme dhe të ndryshme.

Qyteti i Butrintit…

__________________________________

    Edhe ninfeu i Apollonisë, qyteti ku Ottaviano Augusto perfeksionoi studimete tij, shatërvani i shekullit të IV p.K. që gjendet në fundin e ujësjellësit, një nga monumentet më të bukur të Mesdheut, ka mbetur i pandryshuar:


Qyteti i Apollonisë…

____________________________________

     Natyrisht nuk është rasti në këtë shkrim të shkurtër, që të flasim për gjurmët ilire të gjetura në Shqipëri, që janë të ngjashme me ato etruske, por është e vështirë të mos përmendim të paktën një repert i gjetur në Durrës, qyteti ku studioi Cesari, dhe që Ciceroni e quajti Mirabilis Urbs, prezantojmë këto bizhuteri të shekullit të III p.K.

__________________________________

Bukuria e përpunimit të tyre simbolizon sublimitetin e artit dhe shuarjen e ëndërrave.
– Shkëputur nga libri “L’etrusco lingua viva” –  (Etruskishtja gjuhë e gjallë – 1989) e autores Nermin Vlora Falaschi.

________________________________________

Kopertina e librit „Antiche Civilta Mediterranee…“ (Qytetërime antike të mesdheut…) të autores Nermin Vlora Falaschi.

______________________________________

Faqja 155 e Kapitullit I, shkëputur nga libri i Nermin Vlora Falaschit.

_____________________________________

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, 11. 04. 2012)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura