TË BASTISEN 44 KISHA E MANASTIRE „SERBE“ NË KOSOVË!

Armatimi i sekuestruar në Manastirin e Banjskës e bënë urgjente:

BASTISJEN E 44 KISHAVE E MANASTIREVE NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha, facebook 26 shtator 2023

Ky është arsenali i armatimit, i municionit dhe i paisjeve të shumta ushtarake serbe, që u gjetë e u sekuestrua në ambientet e Manastirit të Banjskës (Banjës), pas përfundimit të aksionit nga policia speciale e Kosovës kundër bandave terroriste serbe në krye me kriminelin e listës serbe të Vuçiqit, Milan Radojçiq.

Në Kosovë sipas planit të Ahtisarit ekzistojnë “44 kisha e manastire serbe”, të cilat janë të mbrojtura me ligj si zona të veçanta eksterritoriale! Dhe duke pas parasysh sekuestrimin e një arsenali kaq të madh (nga policia jonë) në Manastirin e Banjskës, në Banjë të Zveçanit, është e domosdoshme, madje tepër urgjente bastisja e të gjitha kishave dhe manastireve në Kosovë për këtë qëllim.

Sa për rikujtesë!

Në fillim të korrikut të këtij viti deputetja britanike dhe kryetarja e Këshillit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik Alisha Kerns, pati deklaruar se, “në kisha ortodokse serbe në Kosovë po vendosen armë të kontrabanduara nga Serbia”!

Ky fakt u dëshmua të dielën e kaluar me strehimin e bandave kriminale të Vuçiqit në Manastirin e Banjskës dhe deponimi i këtij arsenali të armatimit që shihni në foto!

Deputetja britanike: Kisha serbe trafikon armë në Kosovë?!

***

Kearns: Në kisha ortodokse serbe në Kosovë po vendosen armë të kontrabanduara nga Serbia

***

Tashmë jemi në një situatë kritike: si ta parandalojmë rrezikun nga “Zajednica” dhe “44 minishetet serbe” të pakos së Ahtisarit!

Kliko e dëgjo 👇👇👇

***

Shtojcë: Përfundimisht

LISTA SERBE E VUÇIQIT DUHET TË SHPALLET SI ORGANIZATË TERRORISTE!

1. Manastiri i Banjskës dhe arsenali i armatimit që u sekuestrua në ambientet e këtik Manastiri; dhe

2. Video: rreziku nga “Zajednica” dhe “44 minishtetet serbe” në Kosovë!

————-

MILAN RADOJÇIQI NË MESIN E GRUPIT TË ARMATOSUR NË BANJSKË TË ZVEÇANIT! (VIDEO)

https://pashtriku.org/milan-radojciqi-ne-mesin-e-grupit-te-armatosur-ne-banjske-te-zvecanit-video/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura