Pashtriku, 17 shkurt 2020: (Në 12 vjetorin e ‘pavarësisë’) – Në dhjetor 2007, nëpër zyrat e Bashkimit Europian (BE’së) në Bruksel ka qarkulluar një dokument i papublikuar, të cilin e kishin përpiluar ekspertët juridik të BE-së.
Në dokument theksohet se “Rezoluta 1244 e KS të OKB’së (e miratuar më 10 qershor 1999) do të mbetet në fuqi edhe pas shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës”, sepse sipas tyre “1244’shi nuk e parandalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës”!
Është e vërtetë që rezoluta nuk e parandaloj shpalljen e pavarësisë (më 17 shkurt 2008), por ama mbi bazën e kësaj rezolute dhe të dokumenteve të tjera ndërkombëtare, siç janë:
– Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005);
– Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007) dhe
– Gjashtë pikëshi i Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008), Kosova hyri në një cikël të ri negociatash politike me Serbinë, (nga viti 2010 deri më sot, shkurt 2020) për avansimin e statusit politik të pakicës serbe në një ‘Bashkim territorial të komunave etnike serbe’ (Zajednicë) dhe në rrezikun permanent për ndryshimin e kufijve të Kosovës!
Nëse ky proces i negociatave përfundon me këtë agjendë, atëhere pashmangshëm do të dëmtohet TËRËSIA TERRITORIALE E KOSOVËS, dhe në këtë mënyrë republika e 17 shkurtit 2008, e shpallur mbi pakon e Ahtisarit nuk do të mund të avansohet mirëfilli në REPUBLIKË TË ADEM JASHARIT!
Për më tepër do të bëhet i pamundur realizimi i aspiratës shekullore të mijëra dëshmorëve të rënë dhe vullneti i 95% të shqiptarëve të kësaj republike, për t’u bashkuar me Republikën e Shqipërisë në një SHTET TË PËRBASHKËT, si dy njësi federale!
SHERADIN BERISHA: PAKOJA E AHTISAARIT DËMTON REPUBLIKËN E ADEM JASHARIT!
