PASHTRIKU: BANI U TAKUA EDHE ME KRIMINELIN E LUFTËS SAVA JANJIQ!

(Pashtriku, 25 korrik 2012) – Të mërkurën, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, ka zbritur në aeroportin e Prishtinës, u prit nga shefi i UNMIK’ut, e dha një deklaratë para gazetarëve dhe në ambientet e aeroportit (e jo në zyrat e shtetit!) u takua me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Pas këtyre takimeve, në orët e pasdites përmes vijës ajrore, ka ateruar në bazën e KFOR-it italian në Deçan, dhe më pas i përcjellë nën masa të rrepta sigurie, ka vizituar Manastirin e Deçanit ku u prit nga igumeni i Manastirit – popi Sava Janjiq.

Deçan, 24.07.2012: Takimi i Ban Ki Mun’it me popin Sava Janjiq!

………………………………………….

Popi Janjiq me këtë rast e ka njoftuar Ban’in për historikun e Manastirit dhe për, siç është shprehur ai, mënyrën e mbrojtjes së tij ndër shekuj. Ndërkaq Ban’i duke bashkëbiseduar me popin Janjiq, ka thënë se “duke parë Manastirin e Deçanit tash e tutje pas vizitës që i bëra këtij monumenti të trashëgimisë kulturore i cili është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, do të ja di vlerën më shumë’. “Unë paraprakisht tek institucionet e Kosovës përcolla mesazhin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, e cila është njëra ndër kërkesat tona”, i ka thënë ai popit Janjiq në brendinë e Manastirit. Ndërkaq pas takimit me dyer të mbyllura me klerikët e manastirit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së nuk ka pranuar të flasë për media!!!
Bashkëbiseduesi i Ban’it – kriminel lufte!
Për shqiptarët, bashkëbiseduesi i Ban’it, Sava Janjiq është kriminel, sepse gjatë luftës në Kosovë 1998 – 1999, ai Manastirin e Deçanit e kishte shndërruar në poligon të forcave policore-ushtarake serbe, të cilat vranë e masakruan mizorisht qindra shqiptar të paramatosur!

……………………………
Sa për ilustrim shikoni këtë foto:

Popi serb Sava Janjiç (në Manastirin e Deçanit) në mesin e policëve serbë, të cilët gjatë luftës kanë vrarë e masakruar barbarisht qindra shqiptarë të pafajshëm!

………………………………………….

Edhe një fakt!
Emisari i Ban’it (OKB-së) Marti Ahtisaari gjatë procesit të negociatave në Vjenë (2005- 2007) për Kosovën, ka pasur shumë takime me klerin ortodoks serb për definimin e “44 zonave të veçanta mbrojtëse” dhe takimet e para i ka bërë pikërisht me kryepopin e Manastirit të Decanit Sava Janjiq.

Shikoni foton:

Takimi i Marti Ahtisarit me popin Sava Janjiq –  më 22 dhjetor 2005!

……………………………………………

Për më tepër!
Krimineli Sava Janjiq, disa herë ka deklaruar se “Kosova është Jerusalemi Serb”! Për të argumentuar këtë fakt shikoni këtë videoinçizim:

________________________________

Nga Sheradin Berisha, kryeredaktori i pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura