PROF.ABDYL KADOLLI: TË BOJKOTOHEN MEDIET ME TOPONIME SLLAVE

(Prishtinë, 01. 08. 2012) – Edhe pse Komisioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të Republikës së Kosovës ka hartuar e miratuar para disa vjetësh standardizimin e emërvendeve të Kosovës, duke botuar edhe libërthin me emërvendet paralele, disa medie tona si RTK, Kohavizion, gazetat “Koha ditore”, “Epoka e re”, “Kosova sot” etj., vazhdojnë me të vjetrën, me një nostalgji për kohën e pushtimit.
Ato ende vazhojnë t’i quajnë e shkruajnë Therandën – Suharekë, Dardanën – Kamenicë, Artanën – Novobërdë, Besianën – Podujevë, Sharrin – Dragash, Burimin – Istog, Kastriotin – Obiliq etj. Bëjnë përjashtim vetëm emërvendet Drenasi e Bardhoshi.

…………………………………………………….

Faji është edhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe i Kompanisë së rrugëve rajonale, që vazhdojnë me mbishkrimet e vjetra sllave, madje edhe në autostradën e re.
Kjo tregon për nostalgjinë tonë dhe çlirimin e vonë nga mendësia sllave.
Toponimet janë shenja të rëndësishme të identitetit etnohistorik.
Reagimi ynë etnokulturor është bojkotimi masiv i këtyre medieve dhe i mbishkrimeve të huaja derisa ato të aplikohen dhe të shkruhen drejt.
Prof. Abdyl Kadolli,
Prishtinë, 1 gusht 2012

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura