PSE (NUK) E DUAN ALBIN KURTIN?!

PSE (NUK) E DUAN ALBIN KURTIN?!

Shkruan Ali Sh. Mehmeti, 17.09.2023

Disa që luajnë rolin e naivit, mos të them budallait, shtrojnë pyetjen, si u bë që të gjithë janë kundër Albin Kurtit: opozita, shumica e mediumeve, këshilli prokurorial, “miqtë” ndërkombëtar, Edi Rama, Ali Ahmeti, Lista serbe, Vuçiqi … duke aluduar kështu që, nuk mund të gjithë ta kenë gabim, pra, si përfundim logjik, gabim e ka Albini.

Sigurisht që ata nuk janë as budalla as naivë dhe çdo njëri prej tyre e di fort mirë, secili për veti, pse është kundër Albin Kurtit.

  • OPOZITA për të ardhur në pushtet që të gëzoj të gjitha benefitet dhe për të vazhduar pasurimin e tyre të pa kontrolluar;
  • MEDIUMET se nuk ka më donacione nga ndërmarrjet publike dhe se shumica janë të kapur nga opozita, nga oligarkët, pa përjashtuar as kapjen nga shërbimet e huaja armiqësore, të maskuar pas ndonjë OJQ-je, prej mijëra të tillave që operojnë në Kosovë;
  • KËSHILLI PROKURORIAL për ta ruajtur statusin e privilegjuar, dembelinë, proteksionizmin në lëndë dhe korrupsionin – mjafton t’ju kërkohet prejardhja e pasurisë që e kërkon kjo qeveri nëpërmjet vetingut;
  • MIQTË” NDËRKOMBËTAR” sepse janë mësuar me politikanë “yesmena”/puthadorë, që kanë nënshkruar dokumente edhe pa i lexuar fare – pas shpalljes së pavarësisë, gjithnjë në dëm të Kosovës për të ngopur oreksin e Serbisë dhe mirëmbajtur stabilitetin;
  • EDI RAMA, ALI AHMETI dhe të tjerët nga rrethi i tyre, sepse Albini është bërë “shembull i keq”, sikur i vetmi Kryeministër në Ballkan që nuk është i korruptuar – traditë kjo e trashëguar në gjithë Ballkanin nga Perandoria osmane;
  • EDI RAMA edhe për një arsye specifike, sepse askush më nuk e konsideron për “violinë të parë” ndër politikanët shqiptar, që mund ta imponoj muzikën brenda kombit shqiptar, për çka është vet fajtor, sepse e vuri vetën në rolin e korrierit të Borellit.

Pse Vuçiqi dhe lista serbe janë kundër Albin Kurtit, ndoshta nuk ka nevojë ta shpjegoj. 

BESOJ QË NUK KA NEVOJË TA SHPJEGOJ, AS PSE E DO KOMBI SHQIPTAR GJITHANDEJ!

Total
0
Shares
1 comments
  1. PSE (NUK) E DUAN ALBIN KURTIN!” SEPSE TUK E DRUAN ALBIN KURTIN!! ALBINI
    I PA KORUPTUAR, I PA NJOLLOSUR, PA SHANTAZHUAR, PA PËRDHOSUR, VETËM
    PSE NDRROI STUKTURËN E KULTURËN TË UDHËHEQËSIT, KURTHEDREQËZIT, QË
    NË DIALOG NUK SHKON ME DUAR N’XHEPA, NUK NENSHKRUAN, NENSHTRUAN,
    AS NDËRKOMBËTARËT, AS SERBIA; NUK ARRINË AS NUK DO IA MBËRRINË O, ME
    THYE APO ME PËRLYE, AS NË PARTI, AS NË TRADHTI, AS ME TREGTI ORE, AS ME
    KERDI OR GERDI, PËR SHITJE DHE RRËSHQITJE, N’LOJË OJ, PLOJE KOMPROMISE
    APO HORORPISE, PËR INTERESA NDËRKOMBËTARE, KUNDËR INTERESA MBARË
    KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!. KOT SE KOTI, TË GJITHË KARIRIESTËT (NUK)
    E DUAN ALBININ; POR, SOVRANI POPULL OR, KOPRANI ROKULL, E DON, VOTON,
    ATE QË MBRON E NUK TRADHTON INTERESAT MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!
    TË FALA REFDUGJATË LUFTË TERORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBË, TËRBIM
    PËR MERGIM MARSHIM PA KTHIM, GJERË NË AMSHIM, NGA BOTËKOTA SHKRIP
    ZARE A NA, GOLGOTA SHQIPTARE; HEEJ, GOLGOTA SHQIPTARE! NGA MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura