QERIM PLLANA: SOVRANI I SFIDUAR PENG I POLITIKËS TË PËRFSHIRË NË KRIM?!

 Prishtinë, 07. 05. 2012 – Të korruptuarit, klanet dhe kleptomanët në sistemet aktuale qeverisëse nxjerrin përfitime vetjake me banditizëm, amoraliteti dhe gangsterizëm! Grupet e tilla të inkriminuara dhe të kapura në krim, në çdo shoqëri dhe sistem të çdo shteti shkelin ligjet, ekzekutivin, gjyqësorin, mbajnë peng kombin dhe shtetin. Në këtë lojë amorale janë të përfshirë hajnat e Tre për qindëshit, donacioneve në vlerë miliona marka për nevojat e Luftës Çlirimtare të Kosovës, në arsim, shëndetësi, varfëri etj., të cilat hajni akoma s`po zbardhën! Shtet të së drejtës ligjore-juridike s`mund të ketë me kleptomani. Atëherë me ç`të drejtë sorollatën politikanët për “shtetin e së drejtës” të kapur në krim, hajni, amoralitet kleptomani! Prandaj, s`miratohet ligji mbi konfiskimet më të cilin askush nga të`korruptuarit (hajnat) s`do të faleshin! Politika klanore e kapur në flagrancë është e pamoralshme, po aq sa e rrezikshme. Politika e klaneve korruptuese me kleptomani, në këtë hapësirë është shndërruar në gangrenë të pashëruar! Përdorimi i organizuar i frikësimit me mjete të korruptimit, legal dhe ilegal në mënyrë të pamoralshëm, nxjerr përfitime klanore vetjake. Veprimtaritë e tilla të inkriminuara kanë përfshi pronën, ekonominë, gjyqësinë, institucione shtetërore, privatizimin, papunësinë, arsimin në  të gjitha poret e jetës publike e private. Prandaj varfëria në hapësirën kombëtare është bombë e kurdisur.

_______________________________

      Të rrezikshme janë klanet dhe grupet e inkriminuara kur futen në çdo pore të shtetit, duke u shndërruar në amoralitet! Korruptimi (hajnia, ryshfeti, dhuratat etj.), janë vepra të shëmtuara amorale, të cilat shtetin më të fuqishëm në botë e rrënojnë. S`është sall Greqia një shembull i keq aktual në Ballkan. Nuk mbesin prapa shumë shtete tjera të korruptuara, në gjyqësi, institucione shtetërore etj. Kështu ndodhën revolucionet e përgjakshme, ngjashëm në ish-BRSS, ish-Serbo-sllavin, botën Arabe, me katër luftërat serbe për Serbinë e Madhe (1991-1999) etj!
      Klanet dhe grupet e përbëra nga njerëz të një gjaku, dikur u përkisnin bashkësive fisnore primitive. Grupe njerëzish të një gjaku, të lidhura ngushtë me interesa të ngushta vetjake klanesh. Në lashtësi dhe mesjetë organizonin punën dhe jetën në mënyrë të veçuar nga të tjerët. Sot me ngjashmëri të tilla kemi grupe si dikur avarët me zejet e tyre primitive, mbiemrat të cilave mjeshtëri hasën gjithandej popujve, të cilët si fise primitive vërshuan, Ilirinë, Dakinë, Spanjë Itali dhe Evropën në tërësi. Në bashkësinë primitive, quheshin fise krahu, fushe, luftërash okupimi, mbrojtjeje plaçkitjeje etj. Këto profesione në mesjetë pësuan ndryshime. Si grupe të lidhura me interesa vetjake, klane piratësh merreshin me plaçkitje të karvanëve nëpër rrugë  tokësore dhe detare. Së voni me zeje fajdesh, shpëlarje parash, pirateri detare etj.Në Shqipërinë komuniste, ndryshe këto grupe quheshin revizioniste, grupe të cilat grabisin pushtetin me mashtrime, duke devijuar nga sistemi socialist-komunist. “Duke tradhtuar të drejtat demokratike, marksizëm-leninizmin, të drejtat e sistemit shoqërore të klasave, duke kaluar nga sistemin socialist-komunist në atë borgjez  revizionist” etj.! Gjatë luftërave të fundit në Ballkan, duke filluar nga Kroacia, filloi mbledhja e donacioneve nga Diaspora për nevoja të luftës, e cila kaloj edhe në Diasporën shqiptare me Fondin e 3 për qindëshit zyrtar, por të masakruar nga mbledhësit dhe përgjegjësit kleptoman të këtij Fondi dhe Vendlindja thërret”, nga ata të cilët sot i ke majë hierarkisë partiake-politike shtetërore, biznese arsim etj!

_____________________________
KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NE KOSOVE!

_____________________________________

Korrupsioni klanet dhe gangsterizmi gangrenë për çdo shtet dhe shoqëri!
Tani këto klane janë të shprehura një si sinkroni absurdi kohe, në mijëvjeçarin e tretë të shkencës, diturisë dhe eksplorimit në Gjithësisë! Ata, kohë pas kohe  marrin formë gangsterizmi, duke depërtuar në çdo pore të shteteve pretenduese për në BE. Nëse i hidhet një vështrim situatës politike gjithandej gadishullit, do të hasim në klane dhe grupe të tilla fare-fisnore, familjare, lidhje gjaku, aleanca miqësish të formës mesjetare. Sot, në hapësirën ballkanike kjo mënyrë e grabitjes së pushtetit me abuzime dhe kleptomani votash dhe pasurish, s`ka të ndalur pa një evoluim..!
     Në hapësirën shqipfolëse dy nga dy partitë më të mëdha;Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), pas saj Partia Socialiste (PS) dhe dy të tjera në Maqedoni. Në Kosovë, para tyre u formua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e regjistruar në Beograd. Themelimi i këtyre partive, Prishtinë-Tiranë Tetovë, bëhet në kushte dhe rrethana të ndryshme politike. Duke grabitur atë pak pushtet të mbetur nga sisteme rrënuese komuniste. Në Kosovë nga një sistem jugosllav-serbo-borgjez okupues kolonialist. Pas LDK-së, u formuan edhe disa parti tjera, minore si në Shqipëri. Në Shqipëri, nga dy partitë e një brumi, ish-PPSH-së, Partia e Punës, tani ka mbi 120 syresh! Nga këto dy parti, në mënyrë nihiliste u linçua çdo gjë e s`kaluarës, deri me mohimin e historisë kombëtare. Në Kosovë, ka përpjekje që kombi shqiptar të mohohet, duke shndërruar në popull hibrid “gegë-kosovar”, sipas teorisë pan-sllaviste dhe megala-idesë në: shiftar-i, allbanci, arvanitas, arbëresh, arnautë, kosovarë, etj.! Të kesh sot klane dhe grupe, të cilat punojnë sipas sistemit të fisit është absurde! Shteti juridik-demokratik s`lejojnë diçka të tillë, të përfshirë madje në institucionet vendimmarrëse! Individë të politikës në institucione më të larta, shpërfillin sistemin ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe atë presidencial. Këto shëmti, japin për t`kuptuar se historia ka vend-numëruar, ka ngel në fillim të fiseve primitive! Atje ku infiltrohen klanet, është e keqja me e shëmtuar, që mund t`i imponohet, ngjizet dhe imputohet, sidomos kombit shqiptarë të ndarë në 6 pjesë, 4 syresh të okupuara!
Klan-sundimi i llojit të kleptomanisë sjell fatkeqësi. Gërryen përbrenda shtetin si kompanitë e egra rërën e shtretërve të lumenjve! Me lidhje klanore korrupsion dhe klikë refuzuese, devijohet sistemi gjyqësor, ekzekutiv, legjislativ, mohohet demokracia e vërtetë. Sundimi klanor-grupor sjellë të liga, pakënaqësi dhe fatkeqësi në masa. Me vjedhje të marzhës keqpërdorët sistemi shtetëror, taksapaguesit, masa. Falsifikohen të arriturat, duke i zmadhuar ose zvogëluar sipas mënyrës së konvenuar. Së fund shteti sjellët para falimentimit. Aktualisht, siç është duke ndodhur në shumë vende në botë, Evropë, Ballkan etj. Aty ku zotërojnë dhe sundojnë klanet, klikat-familjare-farefisnore, kleptomania është e pashmangshme, s`ka demokraci, ka autokraci, krim, ka vetëm kleptokraci, autokraci dhe anarki..!    Një familje mund të krijojë me sukses një biznes, madje fabrikë apo punishte prodhuese. Por, s`mund të zotërojë një shtet. Atëherë shteti do të jetë në duar të një dinastie familjare. Përvoja në shtete me kleptomani të tilla, aktualisht po dëshmohet me revolucione të përgjakshme tiranike! Sundimi klanor është një e zezë e keqe mbi popuj, kudo që sundon! Klanet futën me përkrahje të qeverisjes nëpër çdo pore të shtetit në kuvend, qeveri, presidencë, gjyqësi, polici, ushtri, në jetës publike, atë private, nëpër parti, banka, ndërmarrje në përgjithësi në ekonomi!  Klanet paraqesin rrezik dhe ngecje permanente në zhvillim dhe bashkim të forcave kombëtar progresiste. Klanet krijojnë abuzime, shkelje ligjesh, anarki, përçarje, defetizëm pa-perspektivë, humbje të besimit në shtyllat kryesore të shtetit. Klanet krijojnë burokraci, teknokraci, shoqëri të korruptuar, gangsterizëm mbi pushtetin e plogësht të ligjeve dhe mosrespektim të shtetit të së drejtës. Kjo është duke ndodhë në shumë vende në botës, në të cilat shpërthyen revolucionet e përgjakshme. Në Ballkan gjatë viteve 1991-1999, “Pranverën Arabe në Libi, Egjipt, Siri dhe vende tjera! Një ngjashmëri fare lehtë mund t`u përsëritet disa vendeve ballkanike me orientime dilemash Perëndim-Lindje, vendeve në transferim, duke abuzuar me pushtet ligje-shtet, qytetarë të skamur, të lënë rrugëve krejtësisht në harresë..!  
 Pa Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë së vjedhur s`ka shtet të së drejtës!
      E keqja duhet sanuar me t`filluar. Pushtetet e importuara, të mbikëqyrura dhe të kufizuara nga faktorë të huajë, në dy shekujt e fundit, nuk kanë dhënë rezultate. Këtë e dëshmojë epoka e kolonive, rëniet e MSKS, tri ish-Jugosllavit artificiale, BRSS, etj. Një ditë edhe BE e moderuar në një Bashkësi federatë a konfederatë, një model i asnjërës, fare lehtë mund të bjerë si Euro-Zonë krize, papunësi rekorde, krizë valutore bankare borxhesh të pakontrolluara, përçarje politike ekonomike etj!  Tri rastet e para ranë bashkë me gjenocid dhe etnocid, shtypjen e popujve të robëruar. Sidomos me mos zgjedhjen e problemeve të imponuara nga faktorë të ndryshëm evropian, qoftë në Bosnjë, Kosovë, Maqedoni. Në veçanti me mos zgjedhjen e çështjes shqiptare. E cila sot ngulfatet nga pushtete  të mbikëqyrura dhe të korruptuara. Me klane të cilët nuk dallojnë nga ish-sistemet e dështuara.
     Grupet klanore, popujve nuk u sjellin asgjë pozitive. Thuhet; Çdo njeri i cili i kërkon duel tjetrit, ndryshe quhet kretin, gangster, rebel. Sepse, prapa ka një klan ose një grup antiligjor, për të nxitë rebelizëm-hakmarrje! Shqiptarët ndrysh këto sjellje i quajnë matrapazllëk, shpifje nxitje të pista, amoralitet! Këto të liga kanë hyrë thellë në pushtetin e grabitur me ndihmën e votës së abuzuar të sovranit. Nga i cili pushteti arrihet pa mund, pa  sakrifica, pa përgjegjësi  morale. Me të drejtën për të udhëheq shtetin drejt zhvillimit paqes, lirisë, bashkimit dhe demokracisë. Për një barazi, të drejtë ligjore, siguri të plotë të grupeve dhe kategorive të luftës, moshave, gjinive dhe qytetarëve në përgjithësi. Por klanet, grupet gangsterizmi etj., nuk njohin komb, atdhe, shtet ligjor as fe! Kjo dëshmohet çdo ditë jo sall me veriun. Kriminelët të cilët nuk njohin ligje, komb, sistem ligjor, Kosovën të cilës i takojnë! Nuk përfillin as shtetin serb, i cila i ka themeluar, ndërkombëtarët, të cilët para bandave të tilla, duke u thirr në çështje politike (e politika s`ka moral), pothuajse para tyre këta faktorë janë dorëzuar, në veçanti ish- UNMIK-u dhe EULEX-i!Grupimet e tilla kriminele gangsterizmi nga fillimi në maksimum u toleruan. Pa marrë nga askush asnjëherë dënimin e merituar! Me referendumin për ose kundra pranimit të shtetit, kushtetutës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës, të nxitur nga ekstremizmi në Beograd, ia dolën që Kosovën të rikthejnë pothuajse në gjendje lufte! Referendumi i serbëve të veriut, njëherë përnjëherë u injorua nga Brukseli, SHBA-të, shtetet e Kuintit, Kuvendi i Kosovës etj.  Mbase u veprua sa për të ndihmuar Serbinë për në BE, ndryshe janë deklarime verbale sipas asaj që ngjet. Politika jo sallë në Kosovë është zënë në flagrancë. Z. Dell, se kurseu asnjë parti, pas tij shpërtheu edhe z. Sparkes. Klanet dhe grupet të cilat sot mbajnë majën e shtetit, janë të korruptuara, shkelës të ligjit abuzues dhe vjedhës të milionave. Agjencia kundër korrupsionit numëron 121 individ, nga mira të korruptuar me duar të përziera në hajni, keqpërdorim, korrupsion, tani del të jetë kreu i saj i korruptuar! Ndjekja duhet filluar nga“Fondi 3 për qind, “Vendlindja thërret”, “Nënë Tereza”, donacionet e shqiptarëve patriotë të periudhës emergjente, “Ndihma për Kosovën” nga ndërkombëtarët, shoqëritë civile humanitare. Të cilët u solidarizuan me Kosovën e rrënuar nga lufta, anekënd botës me miliarda ndihma në dollarë! Ku tretën gjithë ato ndihma, sidomos në para?! Kush vodhi dhe kush është duke vjedhur dhe plaçkitur pasurinë kombëtare të kombit?! Mund të krijohet shteti me hajni, matrapazë, diletantë, spiunë, vjedhës, kleptoman. Është i denjë sovrani sot?! Vazhdon privatizimi, largimet e punëtorisë nga fabrikat rentabël, vjedhja e djersës, duke shitur dhe plaçkitur të drejtat ekskluzive të shtetit dhe kombit! Politika e tillë është kapur në hajni të djeshme, sotme në vijimësi! Duke mbajtur peng shoqërinë, qytetarët, taksapaguesit, shtetin, gjyqësinë. Çdo pore të shteti, që s`mund të frymojë nga pengesat për zhvillim, perspektivë dhe përparim. Është pengesë kryesore e investimeve nga jashtë! Politika e kapur në flagrancë është e pandëshkuar dhe e pagjykuar në mungesë të Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së vjedhur?!Politika e kapur në krim, aktualisht ka zënë peng sovranin, zhvillimin, demokracinë ribashkimin! Askush me duar të përziera në abuzim dhe vjedhje të tre për qindëshit,vendlindja thërret etj., deri sot s`u ndëshkua! Prandaj, pa Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë së vjedhur, s`ka shtet të së drejtës! Thuhet kot: “Askush s`është mbi ligjin” d.m.th pos të inkriminuarve në korrupsion, krim, në qeverisje të dështuara! Pra, e keqja sipas Konicës, janë vetë shqiptarët. Kurse të pesë anarkitë e Nolit, për fat të keq sot i ke në tërë hapësirën kombëtare, gjithandej ku ka korrupsion. Ku sovrani i mashtruar nga politika e kapur në flagrancë, aktualisht është peng i politikës së inkriminuar në kleptomani dhe në krim!
*(Autori është Publicist.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura