RADIO KOSOVA E LIRË – ZËRI I LIRISË, ZËRI I SË VËRTETËS

Radio «Kosova e Lirë» – Zëri i Lirisë, Zëri i së Vërtetës!

24 Vjet më parë jehoi Zëri i Lirisë, zëri i Radios “Kosova e Lirë”. Ajo solli mesazhet e luftëtarëve të lirisë nga fronti i lirisë, ajo solli dhembjet dhe pamjet tragjike nga fshatrat e djegur flakë. Ajo solli amanetin e dëshmorëve të kombit se atdheu është mbi të gjitha.

Shkruan: Vaxhid Sejdiu, Pashtriku 5 janar 2023

Njëzet e katër vjet më parë, më saktë më 4 janar 1999 jehoi Zëri i Lirisë, Zëri i Radios “Kosova e Lirë”, e cila paralajmëroi se luftëtarët e lirisë kishin marrë pushkën në dorë për t`i dalë zot Atdheut. Dhe ishin po këta atdhetarë të cilët nën hijen e flamurit kombëtar dëshmuan se Liria është më e shtrenjtë se gjaku.

Dhe ishin dhe janë po këta atdhetarë, të cilët 24 vjet pa ndalë punuan dhe vepruan vetëm e vetëm që zëri i së vërtetës historike shqiptare të mos ndalet.

Dhe ishin dhe janë po këta atdhetarë të cilët punuan dhe punojnë në shërbim të zërit të vërtetë, në shërbim  të zërit të Lirisë së Kosovës, të Lirisë së Shqiptarisë.

Janë po këta atdhetarë që ashtu si dje edhe sot dëshmuan se nëpërmjet fakteve dhe miliona dëshmive se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është palca e Atdheut të robëruar, që në prag të zhdukjes nga gjenocidi serbomadh falë gjakut dhe sakrificës së bijve dhe bijave më të mirë të kombit doli fitimtarë.

Ajo në vazhdimësi ka folur dhe flet për masakrat serbe mbi popullin shqiptarë, mbi trojet shqiptare, mbi vrasjet dhe zhdukjen e shqiptarëve të pafajshëm, mbi kufomat e grumbulluara në kamionët e Beogradit për të fshehur gjurmët.

Ajo foli dhe po flet pa ndalë në dobi të së vërtetës, para së cilës për çudi heshtin ata të cilët duhet ngritur zërin për të kërkuar drejtësi për mijëra e mijëra viktima, për mijëra të pagjetur, që janë groposur në rrethinat e Beogradit për ta mohuar të Vërtetën, të Vërtetën qe e ka përjetuar populli shqiptar, të vërtetën që e ka parë gjithë bota.

Dhe ky staf i Radios “Kosova e Lirë” meriton mirënjohjen më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nëpërmjet zërit të saj, punës dhe përkushtimit ka ofruar rreth vetes idealistët, atdhetarët dhe njerëzit e thjeshtë shqiptarë të cilët në maje të gjuhës dhe në thellësinë e shpirtit e kanë Atdheun dhe lirinë  e tij.

“Kosova e Lirë” është krijuar prej sakrificës sublime në kohën e luftës dhe vazhdon përsëri nëpërmjet sakrificës t`i shërbej të së vërtetës historike shqiptare.

Urime dhe Gëzuar ditëlindjen e 24-të Radio “Kosova e Lirë”!

***

Radio Kosova e Lirë, 15 vite ekzistencë

———————————————

Me rastin e 24 vjetorit të RKL-së dhe Kosovapress-it

RADIO KOSOVA E LIRË DHE KOSOVAPRESS-i – BESNIKËT E IDEALEVE TË LUFTËS SONË ÇLIRIMTARE / Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë 4 Janar 2023  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura