Berlin, 30 janar 2020: Njëj ndjesie ku keqardhja e thellë dhe, fill më pas, një ngrohtësi krenarie për humanitetin e rrallë, shtyheshin për të dominuar gjendjen e turbullt, lexova lajmin e çuditshëm. Në një katund diku në truallin arbnor, njerëzit vizitohen rregullisht tek veterinari. E janë plot fjalë admirimi për zellin e tij.
E habitshme fillimisht, por poaq dhe ide gjeniale, thashë më vete. Shqiptarët, ky popull i madh, i veçantë e zbulestar!
Ç’prurje kohe, sidomos në Republikën e re të tyre.
Ndërsa vitesh paraindipendente ata kërkonin ndihmën e ndonjë mjeku përtac, tani, vitesh lirie, mund të lartëngjiten në ordinancë veterinare…E padëgjuar kund në Europën e lodhur!
Ndaj, mendova: sa mirë, madje shpëtimtare, do ishte që i bekuari veterinar t’i merrte në dorë tepër ngutshëm, si një klientelë e përhershme, titullarët e epërm politikë të Prishtinës.
Ndoshta kjo lloj kure, tashmë totale, më shumë se çdo aritmetikë zgjedhore do t’i sillte pak shpresë Kosovës.
Postime të Lidhura
NË RRËFIMIN E FUNDIT TITO THOTË: ‘KOSOVA DO TA RRËNOJË JUGOSLLAVINË’!
Pashtriku.org, 10. 03. 2015 – Historiani kroat, Vjenceslav Cençiq ka shkruar librin: “Rëfimi fundit i Titos”, i cili…
SHERADIN BERISHA: SHQIPTAR, POLITIKA ME KADRI VESELIN NUK ËSHTË MJEKSI, AS ‘NËNA TEREZE’ PËR BAMIRËSI!
Pashtriku, 24 shtator 2019: Shqiptari, djali i Adem Demaçit, në Teatrin e kukullave politike e paska përzgjedhur aktrimin…
GJOKË DABAJ: MIDIS NJERËZISH TË MIRË, NË NJË DITË TË KEQE
Durrës, 10. 07. 2012 – Miku im, Sheradin Berisha! Po dua këtë herë të të rrëfej një përjetim…
REPUBLIKA E EMISARËVE!
REPUBLIKA E EMISARËVE! Nga Sheradin Berisha, FB 22 tetor 2023 Me emisarë është përgatitur dhe është shpallur “pavarësia”…