RUSIA DHE SERBIA

Njëra superfuqi e tjetra tifoze e verbër e sajë!

Njëra mësuese e tjetra nxënëse!

Njëra kundërshtare dhe oponencë e fortë e Amerikës, tjetra e bombarduara dhe e goditura për shkatrrim të përgjithshëm dhe dobësim të përhershëm!

Njëra rivale e përhershme e Amerikës tjetra urryese e Amerikës dhe e bombarduara e Amerikës dhe e aleatëve te sajë për gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe gjenocid e shkaterrim në masë në ish-jugosllavi!

Rusia kjo fuqi e madhe antishqiptare, qëndron fuqishëm përkrah Serbisë, armikut e pushtuesit shekullore të popullit shqiptar!

Rusia pa as më te voglin dyshim, në tërë ekzistencën e sajë me shekuj, me përjashtim të dy tri rasteve, gjithmonë ka qenë proserbe dhe rrejdhimisht edhe antishqiptare!

Pra Rusia shumë pak në historinë e sajë ka qenë antiserbe e proshqiptare!

Dhe është e njohur formula se kush është antiamerikan dhe antishqiptar e proserb, nuk mund të jetë paqësor e demokratik, pasi është prorus e proserb!

Prorusiszmi e proserbizmi, është mbi masën 99 % filozofi dhe praktikë luftënxitëse e antipaqësore, vëllavërasëse dhe okupuese!

Serbia proruese pushtuese, në ekzistencën dhe rrugetimin e sajë të gjatë prej shekujsh si aneksuese e Kosovës dhe Viseve të saja dhe pushtuese e tokave shqiptare, tradicionalisht e ka pasur përkrahjen dhe mbrojtjen e padiskutueshme të Rusisë së të gjithë sunduesve e  pushtetarëve të saj të carëve e mbretërve, presidentëve e kryeministrave të tipit Jelcin e Putin!

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja nën emblemën e UÇK-së, nxori si asnjëherë më parë serbizmin e Rusisë por edhe dëshirën e madhe të rusizmit të Serbisë pushtuese, vrasëse e gjenocidale!

Rusia me tërë fuqinë dhe potencialet e saja, u vu në mbrojtje të hapët e të fshehtë të Serbisë!

Rambujeja dhe më pas fushata e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe në caqet e saja ushtarake në Kosovë, dhe më pas vendosja e KFOR-it në Kosovë, nxorrën në përmasa të mëdha, të njohura e të panjohura proserbizmin rus!

Mjafton të përmendet rasti i ushtrisë ruse dhe hyrja e sajë në aeroportin e Prishtinës dhe në bazën ushtarake në Sllatinë, pa marrveshje me NATO-n , veprim i skajshëm jo vetëm proserb, por edhe tendencë e deshirë pë dominim të Rusisë kudo ku është e mundur!

Rusia në luftën dhe strategjinë e sajë antiamerikane, te Serbia ka pasur dhe ka gjetur edhe në këto kohë, aleatin e saj të vjetër e të ri, te i cili e me të cilin, realizon platformën e carëve dhe krajlëve për vendosjen e plotë të hegjemonizmit ruso serb mbi rajonin e Ballkanit dhe më gjerë!

Rusoserbizmi ose serborusizmi, janë hallka të këqia kundër të cilave populli e kombi shqiptar ka qenë, është e do të  duhej të jetë i mobilizuar gjithmonë, por edhe i rreshtuar në krah të Amerikës e aletaëve të sajë, pasi projekti i goditjes përfundimtare të Rusisë është Amerika dhe aleanca e fuqishme botërore NATO!

Serbia ruse dhe Rusia serbe, jane rrezik përmanent për paqen e qëndrueshme jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë!

Kjo përbërje është thellësisht antiamerikane e thellësisht  antishqiptare, por edhe thellësisht antinjerëzore e antiqyteteruese!

Armatosja e Serbisë nga ana e Rusisë, dhe blerja e armatimit rus nga ana e Serbisë, edhe pas 20 vjetëve e më shumë të bombardimit të Serbisë nga NATO, dëshmon se kjo aleancë  është nyje e cila po nuk u shkaterrua, do të jetë përherë burim konfliktesh për paqen e sigurinë globale, dhe për Kosovën vatër përmanente e fillimit të përleshjeve të armatosura me mundësi të paparashikuara!

Hyrja e Malit të Zi në NATO dhe humbja përgjithmonë e koridorit për dalje në Adriatik të flotës detare ruse, është rrënim total i iluzioneve ruso e serbomëdha!

Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO është goditja e madhe që i është dhënë boshtit ruso-serb dhe grusht goditës apetiteve të smuara të kishes ruso-serbe!

Përballë kësaj mbështjellje populli shqiptar e ka për fat e për nderë, që është në një anë e në një front me Ameriken dhe ushtrinë e sajë US ARMY!

Rusia serbe dhe Serbia ruse, janë e keqja e njerëzimit dhe e keqja e vendeve të tyre, për sa kohë që kanë qëndrime e rivalitete antiamerikane dhe antishqiptare!

Spiunazhi dhe propaganda rusoserbe dhe serboruse, pa dyshim se janë shumë të sofistikuara e të fuqishme, por përballë SHBA-së dhe NATO-s, do të deshtojnë dhe përpos dëmeve të vogla, të këqija të mëdha nuk do të arrijnë të bëjnë!

Por edhe atëherë kur do të mbeten vetëm puro ruse e vetëm puro serbe, në thellësitë e tyre, të fshehura e interne, do të kenë doza të mëdha të koncentrimit antishqiptar e rrjedhimisht edhe antiamerikan, që do të jenë qendrime e koncentrime antinjerëzore e antiqytetëruese!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 18 Shtator 2020!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura