SHERADIN BERISHA: ALBIN, ME REZOLUTË NUK NDALET HASHIM THAÇI&CO!!!

Pashtriku.org, 6 shtator 2018: Albin, Hashim Thaçi&Co nuk ndalet me rezolutë, e aq me pak ndalet duke bashkvepruar me “kufomën e gjalle” politike Isa Mustafa, i cili më 25 gusht 2015 në Vjenë – së bashku me Aleksandër Vuçiqin, e finalizuan marrëveshjen për Zajednicën, të nënshkruar nga Hashim Thaçi me Ivica Daçiqin, më 19 prill 2013 në Bruksel!!!
Rrjedhimisht Hashimi Thaçi&Co, ndalet me forcën e popullit të 1001 problemeve! Të qytetarëve nga mosha 3-4 vjeç, që s’kanë çerdhe parashkollimi e deri në moshën 70 vjeç që jetojnë me penzione 70-120 euro, ndërkohë që kjo klasë politike (mbi kurrizin e popullit të varfer) është pasuruar pakufishëm!…
***
Rikujtesë nga arkivi i pashtrikut!
Albin, më 28 gusht 2015, (vetëm 3 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Vjenë nga Isa Musrafa…) në pashtriku.org kam shkruar si vijon:
SHERADIN BERISHA: ALBIN, HASHIM THAÒªI DHE ISA MUSTAFA DUHEN NDALUR FIZIKISHT, PËR TA NDALUR RICIKLIMIN E TYRE NË PUSHTET!
Pashtriku.org, 28. 08. 2015: “Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”. – kështu ka thënë lideri i VV’së, Albin Kurti – në një reagim ndaj deklaratës së Hashim Thaçit.
***
Albin, po ashtu është…, ama liria dhe fuqia e tyre e ardhjes në pushtet në mënyrë ciklike, nuk është krejtësisht rezultat i votës së qytetarëve (sepse ajo votë po vidhet e deformohet), por si rezultat i përkrahjes nga kreatorët e politikës në Bruksel etj., të cilëve duket se po ju intereson jetësimi i agjendave të tyre në këtë pjesë të Europës, por jo edhe integriteti e sovraniteti i plotë i një vendi! Rrjedhimisht, mos harroni, se kjo Zajednicë po themelohet edhe me miratimin e Brukselit dhe të Uashingtonit! Prandaj Hashimin dhe Isën duhet ndalur fizikisht, përmes protestave masovike gjithëpopullore, për ta ndalur një herë e përgjithmonë riciklimin e tyre në pushtet! Me protesta simbolike (për mua më shumë irituese se sa mobilizuese & vetëdijsuese) që po organizon VV’ja ditëve të fundit, në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, në vendlindjen e Isës etj., nuk zgjidhet ky problem…
***
Lexoni këtu: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4377
!!!!!!!!!!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura