SHERADIN BERISHA: ‘DJALLI ME BRIRË’ NË PDK KA MBIRË!

Pashtriku, 2 tetor 2019: Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, shenjën e ‘Djallit me brirë’ nuk e promovon vetëm në pikniqe malore, apo në tubime elektorale, por edhe në ambientet e selisë së partisë! (Shikoni në foto)
***

 

Kjo shenjë shpesh ngatërrohet me shprehjen e mirënjohjes e adhurimit ndaj të shurdhërve “TË DUA”.
– Kadri Veseli, kur ka shprehur mirënjohje e adhurim për kategorinë e të shurdhërve?!
– A i ka vizituar ndonjëherë shkollat dhe institucionet përkatëse të komunitetit shurdhë ‘ memecë?!
– Kurrë, asnjëherë!

***
Në fakt këtë shenjë e ka krijuar – shpikur shkrimtarja e njohur amerikane, Helen Adams Keller (1880 – 1968), e cila ishte okultiste dhe teozofiste e njohur! (Shiko në foto)

Pra ‘djalli me brirë’ është një shenjë klasike okultiste e djallit me brirë, të cilën e promovojnë publikisht shumë politikanë të botës, të sistemeve të ndryshëm, por që janë të lidhur e frymëzuar me sektet e shoqërive okulte. Kjo shenjë prezentohet edhe në fushën e muzikës, nga këngëtarët, artistë e regjisorë të filmit, të kulturës etj.
(Shikoni foton e Satanit “djallit me brirë”)

————————–
ÇKA ËSHTË DJALLI?!
Djalli në latinisht quhet “Diábolus”, ndërsa në greqisht “Διάβολος” – dhiavolos! Dhe nga kjo rrjedh fjala djall që do të thotë “shpifës – gënjeshtar” etj!
Në aspektin fetar djalli konsiderohet si ‘qënie’ që mishëron të keqen. Kjo ‘qënie’ njihet edhe me emrat: Satan, Lucifer etj.!
Në politik ekzistojnë shoqëri të fshehta, të cilat e adhurojnë Luciferin. Ky adhurim shtrihet, siç thash edhe te komuniteti i këngëtarëve, gazetarëve, të filmit, kulturës etj. Ndërkaq publikisht ky adhurim prezentohet me shenjën e “Djallit me brirë”, kështu siç po prezentohet dhe Kadri Veseli…!
Rrjedhimisht Luciferi është vetë “djalli me brirë”, i cili i fsheh qëllimet e tij të vërteta, pas një shqetësimi të rremë!
***
Pra thënë më troç e shqip:
Luciferi, Satani – është Ai që fut grindje, është shpifës, denoncues, akuzues; koftëlargu, naleti, dreqi, theqafi, lugati, i ligu, demoni, ai i prro(n)it, i kodrave, i malit, brinoç; sundimtar i errësirës, babai i rrenave, rrenacaku më i madh, mishërim i së keqes, qenie me thundra, me brirë, etj.etj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura