SHERADIN BERISHA: POLITIKA, BUXHETI DHE PUSHTETI!

Pashtriku, 9 dhjetor 2020:
– Shteti ka buxhetin miliardëshe!
– Kush e synon pushtetin për ta menaxhuar buxhetin?
– Partitë politike me lidershipin e tyre!
– Òªka janë në të vërtetë partitë politike?
– Janë struktura të organizuara politike që kalkulojnë dhe abuzojnë në forma të ndryshme me paranë publike!
***

Për mendimin tim në Kosovë (Dardani) të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre që u ricikluan në pushtet janë të njejtë, përjashto këtu Lëvizjen Vetevendosje, të cilës akoma s’ia kemi provuar pushtetin ekzekutiv në nivel qëndror.
Rrjedhimisht rivalitetin e tyre e ka ndërtuar ‘lufta e egër’ dhe e pakompromis për pushtet, e jo parimet apo morali i tyre politikë!
Për 20 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike, gjatë zhvillimeve të ndryshme, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale në debate të shumta televizive, nuk i kursenin fjalët, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar sa më shumë elektoratë.
Shikuar nga ky prizëm, këto parti “lufta” për pushtet i bëri të ndryshëm dhe mjaftë ‘armiqësor’ në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat e tyre bashkëpunonin mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të vëllezërve, fëmijëve të tyre, të afërmve apo të miqve, të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë e taksapaguesve) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj.
Tashmë është i ditur fakti se, kjo garniturë e politikanëve, para dhe gjatë luftës ka abuzuar e vjedhur qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane, dollarë etj., nga fondi i 3%’shit dhe Fondi “Vendlindja Thërret”. Ndërkaq pas luftës përveç parasë publike, i ‘pushtuan’ objektet ekonomike, industriale, pompat e benzinës, menaxhuan kontrabandën me derivate të naftës, me narkotikë, me cigare etj.
Për më tepër strukturat e tyre (edhe parapolitike) i kishin rregulluar mirë raportet për menaxhimin e të gjitha kazinove (bixhozeve), bastoreve etj., të cilat në këtë drejtim bashkëpunin me bosat e politikës dhe grupet të tjera të interesit në rajonë e më gjerë.
Dhe, rrjedhimisht nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme ata kanë krijuar pasuri përrallore.
Kjo oligarki politike, duke e shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, në vendet më atraktive të Kosovës dhe jashtë Kosovës, ndërtuan edhe hotele e lokale të natës për punë biznesi, pallate e shtëpi shumëkatshe, villa e supervilla luskoze…
Po t’i vizitojmë lagjet e Prishtinës:
– Veternikun,
– Taslixhen,
– Arbërinë,
– Dardaninë, etj., apo
– Liqenin e Badofcit,
– Grykën e Rugovës,
– Malet e Sharrit,
– Brezovicën,
– Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shohim, se sa rahatshëm bashkëjetonë kjo elitë e politikanëve, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, dhe përballen çdo ditë me tmerrin e skamjes e të varfërisë!
***
Për 20 vjet rresht pas luftës, kur flisnim për fuqinë politike të shefave partiakë (në cilësinë e kryeministrit, të ministrave, të kryetarit të kuvendit apo të presidentit), kam vënë disa herë në pah, se fuqia e tyre nuk buronte tërësisht nga vota e qytetarëve, (e cila vidhet, blihet apo manipulohet në forma të ndryshme), por impulsohet nga qendrat politike, diplomatike e financiare ndërkombëtare, të cilat kishin dhe kanë intersa e agjenda të ndryshme në Kosovë e më gjerë në rajon!

Si mund ta ndryshojmë këtë gjendje?

Për ta ndryshuar këtë gjendje, shumë herë në analizart e mia e kam thënë se, pashmangshëm duhet të ndryshohet mendësia e ushtrimit të pushtetit dhe njëkohësisht e menaxhimit të buxhetit!
Dhe ky ndryshim substancial nuk mund të bëhet mirëfilli, pa u bërë fillimisht një reformë e thellë në ligjin për zgjedhjet, reforma në gjyqësi, prokurori, polici, AKI, dhe në fushat e tjera të sistemit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura