SHERADIN BERISHA: SHEFAT E FAMILJES ‘PRONTO’! RIKUJTESË PËR HARRESTARËT! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 7 qershor 2017: Më 28. 11. 2012, u publikuan disa përgjime telefonike të zyrtarëve më të lartë të Qeverisë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat shokuan opinionin publik me gjuhën e përdorur gjatë bisedave të tyre. Pas bërjes publike të përgjimeve telefonike, ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë akt, duke e quajtur falsifikim dhe të paligjshëm, si dhe ka kërkuar ndriçimin me urgjencë të këtij akti skandaloz dhe kundërligjor. Ndërkaq EULEX-i ka konfirmuar se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të falsifikuara (montuara), dhe se kishin të bënin me një proces gjyqësor kundë Fatmir Limajt. Janë publikuar disa biseda telefonike të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me Kryeministrin – Hashim Thaçi, me Shefin e SHIK-ut – Kadri Veseli, me Kryetarin e Komunës së Skënderajt – Sami Lushtaku dhe Ministren për Integrim – Vlora Ҫitakun.


Familja “PRONTO”

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës Hashim Thaçi gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci, kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”.
Në një e-mail, që u është dërguar medieve, janë përgjimet telefonike të regjistruara në audio, dëgjohen duke biseduar zyrtarët më të lartë të PDK-së, përfshirë edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli me Adem Grabovcin.
Në një bisedë tjetër dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Adem Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj. Biseda më shokuese duket të jetë në mes Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut, të cilët nuk i heqin nga goja të sharat në adresë të Jakup Krasniqit. Samiu e shanë më “nanë” Jakup Krasniqin dhe e quan “qen” dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia! “Pasha allain…Patja kallxu venin nuk e kisha lan, bash me pas kan ai i biri i Adem Jasharit!” – i thotë Samiu – Ademit për Jakup Krasniqin!

Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku fyejn keq Jakup Krasniqin
Më gjerësisht dëgjoni bisedat telefonike të Familjes “PRONTO”:

Pergjimi Kadri Veseli me Adem Grabovcin

Pergjim Telefonik Hashim Thaci me Adem Grabovcin

Pergjim Telefonik Hashim Thaci me Adem Grabovcin 2

Pergjim Telefonik Vlora Qitaku dhe Adem Grabovci
======================================

Më 1 gusht 2016, gazetari Vehbi Kajtazi në gazetën online: “Insajderi”, boton shkrimin me titull: “Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës”:
Ju ftojë ta lexoni në vazhdim:
DOSJA E SHEFAVE: SHTETI NË DORË TË NËNTOKËS
VEHBI KAJTAZI / 01.08.2016/

Njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK-së së pushtetshme është Adem Grabovci. Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar.
Fuqia e tij dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet me një seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.
Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.
Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.
Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan “shef”.
Insajderi ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ishte hetuar nga EULEX-i.
Asokohe, Grabovci, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës hetohej për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme. Këto veprime dyshohej se i kishte kryer gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit.
Kjo ministri drejtohej nga Fatmir Limaj, i cili po përballet me një gjykim për vepra të njëjta penale për të cilat dyshohej Grabobvci.

Hetimi për Grabovcin ishte mbyllur në mungesë provash. Por, përgjimi i tre numrave telefonik ka zbuluar se Grabovci përdorte gjithë fuqinë dhe autoritetin zyrtar për të kryer punë në interes të njerëzve të tij, të militantëve partiakë dhe për të dëmtuar të tjerë që nuk i përkisnin linjës dhe interesit të tij.
Gazeta online Insajderi ka përzgjedhur një seri përgjimesh telefonike që lidhen me veprimet politike, ndërhyrjet në punën e Kuvendit dhe deputetëve, ndikimin ndërkombëtar mbi PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe votimin me çdo kusht të dy ligjeve të kontestueshme atë kohë: atë për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Hoqën e Madhe të Rahovecit.
Ndikimi i njerëzve të përgjuar shtrihet mbi secilin institucion të Kosovës, përfshirë pushtetet e pavarura. Ai ka ndikim mbi sistemin gjyqësor, atë prokurorial, mbi Policinë e Kosovës, mbi media siç është Televizioni Publik, disa gazeta ditore, mbi një televizion privat dhe mbi shumë gazetarë.
Grupi i tij politik kontrollon Universitetet, zgjedh për anëtarë bordesh zyrtarë të lartë partiakë si dhe cakton udhëheqës të këtyre institucioneve.
Gjithashtu, Grabobvci ka ndikim mbi biznese siç është kompania “Dukagjini” e Ekrem Llukës dhe kompaninë “Devolli Group”, asokohe pronë e vëllezërve Shkelqim e Blerim Devolli.
Ndikim dhe punësime në institucione shtetërore kanë edhe djemtë e tij, Ngadhënjimi dhe Guximi.
Në këto përgjime Grabovci zbulohet duke i dhënë listë me emra njerëzish, drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni për punësim në këtë institucion.
Insajderi do të sjell një seri bisedash të Grabovcit me Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak.
Bisedat dëshmojnë veprimet dhe metodat e Thaçit për të mbajtur dhe forcuar pushtetin me çdo kusht.
Njerëzit me të afërm të tij janë Shkelqim Devolli me të cilin komunikon disa herë në ditë, Hajdar Beqën, Shaip Mujën, Ilhami Gashin e Ramë Bujën, etj.
Përgjimi zbulon po ashtu talljet e deputetëve të PDK-së me deputetët e pakicave. Serbët quhen “shkije”, ndërsa romët, ashkalitë dhe egjiptasit – “magjup”.
Insajderi ka kontaktuar me shumicën e protagonistëve, por ata kanë refuzuar të flasin për këtë çështje.
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

___________
Burimi:
http://www.insajderi.com/hulumtime/dosja-e-shefave-shteti-ne-dore-te-nentokes/

=========================
Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës

Dosja e Shefave XXVIII: Biseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin

Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës

Dosja e Shefave (II): Shefi zgjedh anëtar të KOST-it prokurorin Bahri Hyseni pa konkurruar

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin (p1)

Dosja e Shefave XXVIII: Biseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin

Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqin – “Ftyra” ta kanë lokën

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura