SYLË ARIFI: NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Bazel, 17. 12. 2014 – Ishte nder dhe krenari t’i takosh një gjenerate të njerëzve të mëdhenj të çështjes shqiptare, të kësaj periudhe historike. Familja SALIHU nga fshati Batushë, i lindi, i rriti dhe i edukoi në gjirin e saj dy trima të pendës dhe pushkës, tani të ndjerë HAJDAR DHE JASHAR SALIHU, të cilët nga vdekja e parakohshme vetëm fizikisht u ndan, por vazhdojnë të jetojnë me ne, sepse vepra dhe ideali i tyre kombëtar është dhe mbetet obligim për ne shokët e veprimtarisë dhe idealeve, synim i vazhdushëm për t’u realizua. Për vendlindjen e më gjer se ku jetonin dhe vepronin, këta dy veprimtarë të shquar kombëtar, ishin burim i inspirimit e i frymzimit për gjenerata të tëra për t’u pajisur dhe brymosur me guxim intelektual e më gjer, që të jemi ndimesë e lëvizjes së mirëfilltë kombëtare, për ta afirmuar, ndimuar zgjidhjen e çështjes kombëtare e në veçanti çlirimin eKosovës nga pushtuesi i huaj. Që nga vitet e 70-ta.
Jashari, ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jug. Respektivisht ishte ndër anëtarët më aktiv të grupeve ilegale të asaj kohe, që vepronte brenda organizatës ilegale të qujtur Komiteti për Deçan, në kuadër të lëvizjes se udhëhequr nga ideologu, veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf GERVALLA.
Vëllezërit, Jashari me Hajdarin ishin dalluar për guximin e tyre politik, që haptazi dhe pa hezitim iu kundërvëheshin qëndrimeve e veprimeve të udhëhequra nga ish-qendrat komuniste të organizuara përmes komiteteve komunale, që binin ndesh me synimet dhe idealet e lëvizjes se mirëfilltë kombëtare për çlirim nga pushtimet sllave. Vite më vonë vëllezërit Salihu, punuan si profesorë në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” gjimnazi në Deçan. Menjëherë pas zbulimit të veprimtarisë se ilegalesë të organizuar përmes Komitetit për Deçan, edhe ky tribun i Lëvizjes Kombëtare arrestohej, i akuzuar për veprimtari kundër shtetit e kualifikuar si vepër armiqësore kundër Jug. etj., akuza siç ishin bërë zakon nga ishn nominklatuara komuniste e asaj kohe në Kosovë, bashkë me Jasharin, ishin arrestuar sigurisht edhe shumë veprimtarë të shquar të Lëvizjes nacionalçlirimtare që vepronte në atë kohë në Kosovë, siç ishin Ismajl Hajredinaj, Hasan Ukhaxhaj, Din Ahmetaj, Drita Kuçi etj.

– HAJDAR DHE JASHAR SALIHU – 

Gjatë, kohës sa ishte në vuajtje të denimit me burg të rend në burgjet e tmerrshme jugosllave. Vëllai i Jasharit, Hajdari ishte duke punuar në gjimnazin e Deçanit, si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ishte periudha menjëherë pas ngjarjeve të mëdha të lëvizjes studentore të vitit l98l, kur e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë për t’i kërkuar të drejtat e veta për liri, barazi dhe pavarësi të Kosovës, dhe kjo kryengritje gjithëpopullore u shtyp me dhunë të egër nga forcat policore e ushtarake të asaj jug. Por, dhuna nuk përfundoi me kaq dhe vazhdoi me të ashtuqujturat mjete politike, të aplikuara nga ish-udhëheqësit e LKJ-es, e në veçanti nga urdhërzbatuesit e pushtetit politik në Kosovë. Meqë, Hajdar Salihu ishte dalluar për guximin e tij politik dhe vëllau Jashari veç ishte i denuar dhe vuante denimin prej disa vitesh, si familje konsideroheshin e pa përshtatshme politikisht e kundërshtare e hapur e Jug. nga ish-pushteti politik dhe policor i asaj kohe në Kosovë.
Po, Hajdar Salihu ishte ndër profesorët e parë, së bashku me disa kolegë të tjerë që iu nënshtruan procesit të diferencim ideo-politik, që aplikohej masa më e çoroditur nga policia politike e atij pushteti kolaboracionist, Si zakonisht dhe pas zbatimit të masave ideopolitike kishte pasojat tjera ndërshkruse, jo vetëm politike, por edhe të natyrave tjera ekonomike, bojkote personale e familjare dhe sociale ashtu që pas ca kohe ndaj Hajdarit ishte aplikuar edhe masa përjashtim nga procesi arsimor dhe mbeti i pa punë për një përiudhë të gjatë. Motiv i të gjitha këtyre masave që i perjetoi Hadar Salihu ishte se ai nuk kishte pranuar që t’i gjykonte demostrata e vitit l98l , se nuk kishte pranuar të distancohej nga veprimtaria e vëllait të tij Jasharit, i gjykuar si armik i shtetit jug. etj…
Sigurisht se këto ishin virtytet më sublime të një intelektuali të guximshëm, duke sakrifikuar veten dhe familjen e tij, jo vetëm politikisht por edhe fizikisht nga gjenocidi politik i nominklaturës vazale të asaj kohe. Ishte përjetues i tmerrit ekonomik dhe politik për nji kohë të gjatë, që u zbatua kundër tij vetëm e vetëm për ta përkulur e mashtruar para pushtetit komunist. Më siguri se këtyre masave të rënda jo vetëm ideopolitike, sa për diskretitim puplik me të vetmin qëllim të ketë ndikim të shumica e familjeve tjera me pretendime të shkaktimit të friksimeve kolektive. Po ashtu, masat më të rënda nga dhuna e shfrenuar fizike që i përjetuan nga disa familje dhe anëtarë të tyre, nuk i lëkunden në asnjë mënyrë nga idealet kombëtare me kurrfarë çmimi dhe kjo ishte tradita e kultura e atdhedashurisë të këto familje, që e kultivonin vazhdimisht e me guxim, për t’u çliruar nga pushtuesi serb. Hajdar Salihu, nuk u lëkund për as një moment nga qëndrimet e tij parimore prej një intelektuali dhe vazhdoi veprimtarin e tij të pendës përmes shkrimeve, të cilat i botonte me anonim. Botoi disa vepra me të cilat u dallua në mesin anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në ate kohë, duke marrë shpërblimin e parë në disa konkurse për vlerësimin e romanit më të mirë të vitit. Më ndimën e njërit nga intelektualët më të shquar shqiptar, Hajdarit iu mundesua t’i përfundoi studimeve posdiplomike në Prishtinë, ashtu që iu krijua mundesia në fund të punoi si dramaturg e aktor pranë Teatritrit popullor në Gjakovë, gjithashtu me kontributin e disa intelektualëve të mirëfilltë, pas të gjitha pengesave që i bënin vazalet e pushtetit politik në Gjakovë. Pas, kthimit nga vuajtja e denimit Jashar Salihu. e përjetoi edhe nji tmerr tjetër jo vetëm ekonomik, por edhe politik, ngase familja e tij gjegjësisht vëllezërit e tij i ishin nënshtruar masave të rrepta politike, me izolim total dhe presioneve ekonomike deri në minimum ekzistence. Megjithatë, vullneti i madh i njerëzve të guximshëm kombëtarisht, duke iu rezistuar këtyre masave drakonike, filloi ta krijojnë një jetë të re nga përjetimet më të ndryshme, e për as nji moment nuk u thya dhe vazhdoi veprimtarinë e tij të guximeshme atdhetare, duke i përkrahur proceset e avancuara politike në dobi të zgjidhjes se drejt të çeshtjes së pazgjidhur të Kosovës. Ishte vazhdemisht në kontakte pune e veprimtarie me veprimtarët e palodhur të çeshtjes kombëtare dhe vazhdimisht e shtonte rrethin e bashkëveprimtarëve në kuadër të Lëvizjes nacionalçlirimtare të shqiptarëve.
Guximi intelektual, politik e fizik i JASHARIT, ishin vlerat më sublime të tij. Njerëzve të mëdhenj që kishin vlera të mëdhaja e të çmuara kombëtare, ju besoheshin edhe detyra të rëndësive të veçanta me vlerë kombëtare, e mu për ketë, rrafshi i Dukagjinit pokëtij tribuni ia besoi ta udhëheqë lëvizjen për pajtim dhe bashkim të organizuar në tubimin historik të Verrat e Llukës, ku ishte tubuar masa ndoshta më e madhe ndonjë herë në trojet shqiptare më se një gjysmë milioni shqiptarësh. Vlera e këtij tubim do të jetë e shënuar në historinë tonë kombëtare, si inspiruse e një pajtimi dhe bashkimi gjithëshqiptar, para një momenti historik për ta avansuar zgjidhjën e qëndrushme të çështjes kombëtare. Pas të gjitha këtyre përjetime nëperë burgjet serbe dhe katrahurave politike e ekonomike, që renduan pas lirimit nga burgu, Jashari pati edhe disa arrestime nga pushteti policor, ku ju kishte nështruar përjetimeve më të egëra e shtazarake të dhunësë fizike, me arsyetim se ka gisht në veprimtarinë e grupeve ilegale të asaj kohe, që kishin filluar të vepronin në grupe guerile si forca të armatosura, nëpër disa vendbanime të Kosovës.
Mirëpo, Jasharit ashtu i dërmuar fizikisht arriti të largohej nga Kosova, për t’u strehuar më vonë në Zvicërr, ku ju pranua statusi i refugjatit politi. Pas, ca kohe pushimi psiqik dhe rehabilitimi nga torturat shpirtrore e fizike që ky atdhetar i devotëshem i kishte përjetuar para largimit nga Kosova, filloi të marrë takime me veprimtarët shqiptare që vepronin si të organizuar këtu në diasporë me vite të tëra. Po, me propozimin e Jasharit ishte formuar institucioni i parë moral e matrial për ta matrijalizuar idenë e kahmotshme të krijimit e funksionimit real të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, për të aktualizuar zgjidhjen e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës, edhe me luftë të armatosur. Ideja e Jasharit gjeti përkrahjen unanime nga bashkëveprimtarët e organizmit politik se ku vepronin gjegjësisht, në LPK, duke u miratuar një propozim i tillë u formua “Fondi vendlindeja thërret” dhe nuk ishte rastësi që në krye të këtij institucjoni kaq të rëndësishem u emëruar vetë Jashar Salihu, sigurishtë duke u bazuar në vlerat e tija njerçzore, guximin e madh intelektual, politik dhe përse mos ta themi edhe fizik, sepse vetçm njerëzit që i posedonin vlerat e atributet e tilla mund t’ju prijnë proceseve të avansuara politike e kombëtare.
Angazhimet e Jasharit në krye të këtij institucjoni të UÇK-së, që e organizoi dhe e bëri luftën çlirimtare në Kosovë, për çlirim nga pushtuesi serb, ishte një emision i një rëndesije të veçantë historike për popullin shqiptar. Si emisar i një segmenti të luftës çlirimtare, në kuadër të UÇK-së, ishte i angazhuar intenzivisht në përgatitjen e veprimeve konkrete në mombilizimin e përgjithshëm morao-shpirtëror, politiko -diplomnatik, matrial dhe veprimeve nga artit ushtarak, për ta bërë luftën e UÇK-së sa më të suksesshme kundër forcave fashiste serbe. Kudo, që ishte Jashari biseda orientohej vetëm në përgatitje të operacioneve konkrete në luftimin e pushtuesit dhe diskreditimin e bashkëpunëtorëve të tij. Fjalët e diskutimet e tij të shumta që i bënte nëpër shumë tubime të organizuara kudo në shtete të ndryshme të Botës, ishin të sinqerta e burrnore, duke apeluar gjithnjë në mombilizim të përgjithshëm të gjitha vlerave shpirtërore, matrijale e fizike në mbështetje të luftës së drejt që e bënte UÇK-ja, sepse thosht Jashari se vetëm duke e ndimuar vetveten, ne shqiptarët do ta fitojmë edhe përkrahjen nga faktori ndërkombëtar dhe kështu ndodhi! Jashari, gjatë veprimtarisë së tij politike kishte fituar edhe shkathtësi diplomatike, per ta prezentuar e përfaqësuar çështjen e pazgjidhur të Kosovës, para diplomacisë ndërkombëtare. Si diplomat i shquar pati rastin të bëjë disa takime diplomatike së bashku me bashkëveprimtarët e bashkëpuntorçt e tij, dhe personalisht pati takime në rangje të ndryshme me ambasador, Diplomat dhe ministra qoftë të ministrive të jashtme dhe atyre të mbrojtjes nga shumë shtete dhe institucione ndërkombëtare. Nga shumica e këtyre takimve diplomatike Jashari tregoi aftësi e pjekuri politike në rrafshin e diplomacisë, qëndrimi i tij konkretë e i paluhatshëm krijoi rrespekt të veçantë nga shumë diplomatë ndërkombëtarë. Sigurisht se mbështetur në shkathtësitë e tij politike e diplomatike, ishte anëtar i grupit për marrëdhënie me jashtë në kudër të Drejtorisë politike të UÇK-së. Po ashtu, ishte caktuar diplomati i parë i Kosovës për shtetin e Zvicrrës dhe ishte dekretuar nga ÇPK-ja si Ambasador. Ishte vazhdusi vijës politike e kombëtare të patriotit Jusuf Gervalla, dhe bashkëluftëtar shumë i çmuar i Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. Virtyeti më i ëmuar i trimave të mëdhenj të çështjes kombëtare, siç ishte Jashari ka qenë sinqeriteti, guximi i hapur jo vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë diplomatik e ushtarak. Qëndrimi i tij në raport shoqëror në nivele të ndryshme ishte shumë njerëzor parimisht, ndërsa me kundërshtarët politikë apo thënë troç me hyzmeqarët e shçrbimeve të huaja ishte shumë konkret i drejtpërsëdrejtë e i pa kompromis. Ndërsa, gjatë veprimtarisë në ilegalitet çmohej si veprimtar diskret, i pazbërthyeshëm vetëm për ta vazhduar veprimtarinë si njeri ndër ilegalet më të mëdhenj, me synim që ilegaliteti t’i realizoi qëllimet e parashtruara deri në arritjen e kushteve dhe krijimin e rrethanave të favorshme për t’u puplikuar, siç edhe u veprua në të gjitha rrafshet qofshin ato politiko-diplomatike dhe asaj ushtarake, në momentet më të duhura kur u arrihet efekti. Gjithmonë, e gjithkund, emri dhe fjala e Jasharit krijonte atmosferë mirëkuptimi, sinqeriteti e korrektësi e në frymë mombilizimi të të gjitha atyre forcave të mirëfillta kombëtare pavarësisht përcaktimet e tyre politike e ideoligjik, por të rreshtuar në përkrahje të gjithanshme të luftës çlirimtare të UÇK-së, pra, gjithnjë nga paraqitjetë e fjalët e këtij tribuni të luftës dilte apeli të gjithë shqiptarët unik e të bashkuar rreth forcave reale kombëtare, që me pend e pushkë janë në shërbim të atdheut.
Nga shumë tubime nëpër shumë qendra të ndryshme të botës, po e pasqyrojmë vetëm një si p.sh. Manifestimi më i madh politik gjithëshqiptar i organizuar ndonjë herë në diasporë ishte ai i demostratave të mbajtura në Rambuje, gjatë mbajtjës së konferencës ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Kosovës, ku fjala e paraqitur nga Jashari ishte ftesa puplike për një bashkim e mombilizim gjithëshqiptar në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës, që e bënte UÇK-ja, për ta vendosur sa më drejt të qendrushëm çështjen e Kosovës në pavarësisë të plotë, si shtet ndërkombëtarisht i pranuar. Jo, rastesisht bashkëluftëtarët, e bashkëveprimtarët e tij e thrrisnin vazhdimisht Gjeneral, sepse nuk i mjaftonte angazhimi i tij nga të gjitha segmentet e fushveprimeve politiko-diplomatike, por ishte edhe pjesëmarrës aktiv në frontin e luftës çlirimtare. Pas, përfundimit të luftës me çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, Gjenerali i çështjes shqiptare .Jashar ishte i angazhuar në hirarkin politike të PDK-së.
Të gjitha keto veprime, sakrifica dhe kontribute të veprimtarit të shquar të çështjës kombëtare në të gjitha segmentet e jetës politike qoftë nga periudha e ilegalitetit dhe kjo e legalitetit politiko-diplomatik, dhe ushtarak, u çmuan arsyeshëm e meritorisht nga spektri politik,ushtarak e kombëtar në Kosovë e më gjer, dhe vepra e Jashar Salihut u radhit në vendin e merituar në historinë e lavdishme të luftës çlirimtare të UÇK-së në radhët e Dëshmorëve të Kombit, e nga Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së u dekretua me gradën e GJENERALIT!
( – Autori ëshët avokat. Kontakti: [email protected] )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura