TA GËZOJMË ÇDO MOMENT TË JETËS, DUKE E DËGJUAR ZËRIN TONË TË BRENDSHËM

Ta gëzojmë çdo moment të jetës, duke e dëgjuar zërin tonë të brendshëm

Nga Vlora Obertinca, Pashtriku 24. 10. 2022

“Duke i lërë gjërat të marrin rrjedhën e vet natyrale, shkarkohemi nga stresi i mbingarkuar dhe i japim hapsirë kënaqësive të jetës“ – Vlora Obertinca

“Shpeshherë kemi tendencë të pretendojmë se mundemi të bëjmë më shumë se sa që kemi kapacitet në qenien tonë. Kur një ditë zgjohemi të rraskapitur, e kuptojmë se në fund të ditës jemi vetëm njerëz me mundësi të kufizuara. Andaj, është mirë që në një moment të ndalemi dhe ta dorëzojmë barrën e tepërt te Universi dhe të marrim frymë më lehtë, ngase nuk kemi mundësi influencimi në rezultatin përfundimtar.

Çdo mbingarkesë eksplodon diku dhe mund të jetë me pasoja madje të pa riparueshme.

Formula ideale do ishte, sikur të kënaqemi dhe ta gëzojmë çdo moment të jetës me atë dhe me aq sa kemi sepse, në këtë jetë dinamike që po e jetojmë sikur, edhe ta fitojmë një botë të tërë, nuk kemi mekanizma frenues dhe manual të daljes nga labirinti ditor i jetës dinamike dhe stresuese.

Andaj, dorëzoni barrat e tepërta dhe zëvendësoni me gjëra që u’a lumturojnë shpirtin“.

***

“Ambiciet e mëdha të egos, fundosin kreativitetin e shpirtit“ – Vlora Obertinca

“Jeta është garë në të cilën kemi shumë konkurrentë që na sfidojnë për të arritur në caqet e caktuara. Konkurrenca është shumë e mirëseardhur sepse, është një impuls për të na shtyer përpara dhe, aty i masim forcat tona me të tjerët, në mënyrë që ta pozicionojmë veten tonë në shoqëri. Kjo është ajo pjesa e garës së egos sonë, bie fjala duam të bëhemi profesor, doktor, arkitekt të shquar, të cilën mbase pas një periudhe të caktuar edhe e arrijmë, qoftë edhe deri te grada akademik shkencash.

Dhe diku kah pjesa e dytë e jetës fillojmë të ndjehemi bosh përbrenda vetes sonë sepse, një jetë të tërë kemi realizuar vetëm kërkesat e egos. Asnjëherë nuk jemi marrë me anën shpirtërore bie fjala, ti bëjmë pyetje vetes “ooo shpirt çka po don? Ooo shpirt çka po të mungon“, në mënyrë që ta dëgjojmë zërin e brendshëm që është zëri i arsyes. Nëse biem në qetësi dhe e dëgjojmë zërin e arsyes, do ta kuptojmë që na paska ikur jeta shumë shpejtë dhe nuk e paskemi gëzuar siç kemi dashur.

Andaj, në pjesën e dytë të jetës, merrni frenat e jetës në dorën tuaj dhe ngadalsoni ritmin e egos, në mënyrë që ta ulni stresin dhe ti jepni hapsirë jetës shpirtërore.

Aty ku flet shpirti flet dashuria, aty ku flet dashuria flet lumturia, e ku flet lumturia vet shërohen triliarda qeliza në trupin tonë“.

***  

“Duke e luftuar dëshirën e heshtur brenda nesh, ne e luftojmë pasionin. Duke e luftuar pasionin e shuajmë dashurinë, e duke e shuar dashurinë e shuajm edhe jetën“ – Vlora Obertinca

Kur vijmë në këtë jetë mendojmë se këtu do jemi gjithmonë andaj, edhe gjatë rrugëtimit lindin shumë dëshira, e nganjëherë disa i lëmë në heshtje edhe pse i dëshirojmë shumë.

Kur dëshira e heshtur, prej një pike bëhet lum, prej lumit detë, e prej detit oqean, shëndërrohet në vuajtje, e prej vuajtjes në sëmundje, e prej sëmundjes në vdekje të ngadalshme e të dhimbshme.

Vallë pyesim ne, a kemi ardhur në këtë jetë të vuajm apo ta shijojmë ate? Në fund të ditës të gjithë ata për të cilët bëmë sakrifica, vazhdojnë rrugëtimin e tyre sepse, ata e kanë kuptuar para nesh se e kanë vetëm një jetë për të jetuar, andaj edhe i ndjekin dhe i realizojnë ëndërrat e tyre. Po ku mbetem ne në tërë këtë udhëtim, pyesim veten?!

Andaj them, mos i leni ëndërrat dhe dëshirat e juaja të heshtura sepse, minutat e jetës janë të numëruara. Ju dhe vetëm ju mund ti realizoni ato dhe ta gëzoni çdo moment të jetës suaj. Besoni në vete dhe merrni vendimet e juaja duke e dëgjuar zërin tuaj të brendshëm“.

(Fragmente nga libri im motivues “Vera e shpirtit“ – Vlora Obertinca)

***

– Porosinë e librit online brenda Kosovës mund t’i bëni te Libraria Artini – Toena, ndërsa jashtë Kosovēs te Libraria Dukagjini:

https://dukagjinibooks.com/en

____________

SI TË JETOJMË TË TASHMEN

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura