TË SHFUQIZOHET LIGJI DISKRIMINUES, Nr.07/L-006 … NË KOSOVË!

TË SHFUQIZOHET LIGJI DISKRIMINUES, Nr.07/L-006 … NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 7 Prill 2022

Më 7 prill 2021 si qytetar i lirë i kam bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të shfuqizoi “orën policore” dhe masat tjera antinjerëzore që buronin nga Ligji Nr.07/L-006 për “parandalimin e pandemisë Covid-19…” të cilin në gusht të vitit 2020 e kishte votuar Kuvendi i Kosovës. Ndërkaq sot gjithashtu nga pozita e qytetarit të lirë iu bëjë thirrje Albin Kurtit dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që ta shfuqizojnë komplet këtë ligj diskriminues …

Në vijim lexoni shkrimin e plotë:

I BËJË THIRRJE ALBIN KURTIT: SHFUQIZOI – ORËN POLICORE DHE MASAT TJERA ANTINJERËZORE!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 7 prill 2021

Pashtriku, 23 shkurt 2022: Nga dita e sotme kanë hy në fuqi masat e reja “Anti-COVID” të qeverisë Kurti, të cilat do të zgjasin deri më 18 prill me mundësi të zgjatjes së këtij afati!

Përveç marketeve ushqimore dhe barnatoreve në emër të “virusit të ri anglez” shtohen masat detyruese për mbajtjen e maskës dhe të destancës sociale në ambiente të mbyllura e të hapura, ndalohet veprimtaria e të gjitha qendrave të mbyllura tregtare, gastronomike, marketeve, furrave të bukës, byrektoreve, qebaptoreve, pikave të shitjes së karburanteve e të tjera.

Gjithashtu ndalohen të gjitha grumbullimet, mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat dhe ahengjet familjare, homazhet, mbajtja e pamjeve për vdekjen e familjarëve, fitnesi, të gjitha aktivitetet sportive, mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar, si dhe çdo veprimtari tjetër jetësore shoqërore!

Pra me këto masa është mbyllur në “kafaz” gjithë jeta publike e qytetarëve të Kosovës!

Qeverisë Kurti sikur nuk i kanë mjaftuar këto masa plotësisht izoluese!

Në këtë vistër masash ka marrë vendim edhe për ushtrimin e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit!

Kundër kujt ushtrohet kjo orë policore?!

Kundër qarkullimit të lirë të qytarëve për t’i lënë  hapësirë të lirë qarkullimi armikut të padukshëm të quajtur “virusi anlezë”?!

Kjo është një dalldisje çmendurie e kësaj qeverie!

Prandaj në këtë moment kur po fillon ora policore, unë nga pozita e njeriut të lirë i bëjë thirrje Albin Kurtit,(këtij promovuesi të maskës me dorëza të zeza) që t’i shfuqizoi:

– orën policore dhe

– masat tjera tmerrësisht antinjerëzore!

_____

Epoka e re, më 8 prill 2021

I BËJË THIRRJE ALBIN KURTIT: SHFUQIZOI – ORËN POLICORE DHE MASAT TJERA ANTINJERËZORE!

https://www.epokaere.com/i-beje-thirrje-albin-kurtit-shfuqizoi-oren-policore-dhe-masat-tjera-antinjerezore/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura