UKË THAҪI: UKSHIN HOTI DHE PËRGJEGJËSIA E KLASËS POLITIKE! /DOKUMENTE ARKIVORE/

Pashtriku.org, 16. 05. 2016: Ukshin Hoti më 17 maj 1999 i kishte mbushur 5 vite të vuajtjes së dënimit në burg dhe duhej liruar më 17 maj 1999. Por e “liruan” një ditë më herët, më 16 maj 1999. Këtë e dinte mirë Ukshin Hoti, se nuk do të lirohej pa ndonjë skenar e prapavijë të përgatitur nga regjimi. Më 16 maj 1999 ai pranon Vendimin (Reshenjen) në Çirilicë me nr. 24-2241-05, të cilën e kishte nënshkruar Drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq. Nga ky moment, (sot e atë ditë), nuk dihet asgjë për fatin e atdhetarit, intelektualit e politologut të shquar – Ukshin Hotit.

Në listën e shkruar gjatë strukturimit të të burgosurve nëpër dhoma të këtij Pavijoni, Ukshin Hoti ishte i vendosur në dhomën Nr. 22. të krahut: 13 D. Dhe emri i tij është shlyer, me vërejtjen se: “ka mbaruar denimin”.
Lexoni faksimilin e kësaj liste:

Ukshin Hotin nga dhoma e mori mbikëqyrësi i Pavijonit “B” – Branko Komatina. Të gjithë e përcillnim nga dritaret e koridorit të burgut, shkuarjen e tij deri te dalja e burgut, me një thes të mbushur me gjëra të tija personale.
Kartela e letërnjoftimit të mbikqyrësit, Branko (Milovan) Komatina

Këto ditë nga burgu u liruan edhe Rasim Plava e Shkëlzen Pepshi, të cilët me të dalë menjëherë janë ekzekutuar. Më tutje askush nuk dinë se ç’ndodhi me fatin e Ukshin Hotit, këët gjë e di Branko Komatina. A ishte dikush duke e pritur jashtë në atë gjendje lufte (?!) Edhe sot e kësaj dite nuk dihet, ashtu siç nuk dihet as për fatin e Ukshin Hotit, e as për fatin e Haki Z. Dinaj nga Raushiqi.
Në shtëpinë e një polici ishte gjetur një dokument ku shkruant se, gjoja për sjellje të mira gjatë 5 viteve të vuajtjes së dënimit (dëshmi e Dr.Haki Kasumit), Ukshin Hotit i është falur një ditë burgu!
***
Në vitin 1994 Ukshin Hoti, një javë para se të arrestohej, pranoi që të udhëhiqte UNIKOMB-in. Atë ditë patëm shkuar në shtëpinë e tij, në Krushë, si delegacion i këtij subjekti politikë. Pas një bisede të shkurtër pranoi postin e Kryetarit të UNIKOMB-it. Ishim në Xërxë te një mik i tij. Shkuarjen në Xërxe, Ukshinit ia kishte propozuar miku dhe këtë gjë ai bëri në shenjë respekti. Ishim ulur rreth një tryeze aq të gjerë dhe folëm me entuziazëm e besim të plotë. Ishim të bindur se Ukshin Hoti do sillte risi në arenën e politikës shqiptare, si shtylla kryesore e UNIKOMB-it. Ngritëm dollinë me “Gëzuar”, duke uruar që populli shqiptar të çlirohej njëherë e përgjithmonë nga okupatori shekullor.
Profesor Ukshini u arrestua në maj 1994, gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë, ndërsa liderët tanë nuk e thanë asnjë fjalë, kundër arrestimit të tij! Në të vërtetë kryetari i LDK, ka shprehur një “keqardhje” gjatë një konference me gazetarët! Asgjë më shumë!
***
Kur liderët tanë ftohen në Konferencë e Rambujesë (shkurt 1999), nuk iu ra ndërmend të kërkojnë lirimin e Ukshin Hotit pët t’i pri delegacionit!
– Nuk dinin kush ishte Ukshin Hoti?!
– Nuk dinin për potencialin e tij politik?!
– Apo nuk deshën ta kenë në krye të delegacionit për arye tjera?!
Ata e patën një rast të mirë, për lirimin e tij nga burgu, por nuk e shfrytëzuan!
Pse përfaqësuesit e UÇK-ës, nuk ia hodhën në dorë “pataten e nxehtë” faktorit ndërkombëtarë (?) që në bisedimet e Rambujesë të jetë Ukshin Hoti?
Apo iu frikësuan guximit të profesorit, i cili nuk do të toleronte makinacionet, që kurdiseshin në dëm të së ardhmes së Kosovës?
***
Një shembull i algjerianëve ndaj Liderit Ahmed Ben Bella*).
*)Algjeria ishte e okupuar nga Franca. Më 01. 11. 1955 në Algjeri fillon Lufta Çlirimtare për pavarësi. Luftën e filloi Ahmed Ben Bella, dhe francezët e kishin rrëmbyer, burgosur dhe e dërguan në Paris. Më 1962 filluan bisedimet mes algjerianvedhe francezëve për pavarësinë e Algjerisë. Kushti i algjerianve ishte që bisedimet t’i udhëhiqte Ahmed Ben Bella. Franca u detyrua që ta liroj e dërgoi Ahmetd Ben Bellen në Algjeri dhe bisedimet filluan në EVEN të Francës…

(…)

– Autori është ish i burgosur në burgun e Dubravës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura