UNË, STUDENT POLITIK I MAO CE DUNIT, ZAJEBNICA NUK KALON!

UNË, STUDENT POLITIK I MAO CE DUNIT, ZAJEBNICA NUK KALON!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 7 dhjetor 2022

Zgjedhjet në Veri të Kosovës dhe Hamami i Hyres

Në Veri të Kosovës është një anarki jashtëzakonisht e organizuar mirë dhe e menaxhuar nga Aleksandar Vuçiq , Zot i Veriut dhe pronar i vullnetit politik të serbëve të Kosovës. E gjithë kjo bëhet me përkrahjen e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare e cila Serbinë e konsideron si partner ndërsa Kosovën si vartës. Vuçiqi, të cilin po e shajnë  gjithë ditën, po i shkojnë në shtrat natën. E luajti lojën me targa ilegale dhe me dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në Veri duke kërcënuar se i njëjti skenar mund të përdoret edhe në pjesët e tjera të Kosovës ku jetojnë serbët. Në të njëjtën kohë kryeministri Kurtri po i viziton muzetë e famshme botërore, së fundi edhe Muzen Prado në Madrid ku i mbajti ligjeratë spanjollëve për artin dhe kulturen spanjolle. Dhe kujt, një ish – politikani , tani në një gjendje të hibernacionit (gjumit), mendor, Havier Solanës. I ka mbetur vetëm edhe të shkojë dhe ta bëjë një përmirësim , përkatësisht ta mohojë se Pablo Pikaso është autor i Guernikes në kohën kur autori i vërtetë është kryeministri ynë artistik!  Nuk e kam të ditur nëse e ka vizituar Muzeun e famshëm botëror të antikuiteteve si është Skala në Milano, Shtëpinë e famshme Operistike Luvr në Paris, pistat e famshme botërore ku mbahen garat e Formules 1 në Koloseum të Romës apo shtigjet për gara të hipizmit ( gara me kuaj) në Monca . Apo amfiteatrin ku ligjerohet për Kantin , Sokratin dhe Platonin në Las Vegas apo Atlantic City . Sikur edhe Shtëpinë e njohur për bixhoz në Metropolitan të Nju  Jorkut . Po në këtë kohë Vuçiqi punonte dhe konsolidonte ushtrimin e pushtetit në Veri të Kosovës .  Si shtet i fuqishëm që jemi , me një qeveri që kurrë dhe asnjëherë nuk bënë kompromise dhe se që nuk di se çka është presioni ndërkombëtar sepse , edhe nëse ekziston edhe si terminologji gjuhësore , në fjalorin e veprimit të qeverisë nuk ekziston sepse Zajebnica nuk kalon . Kjo është qëndresë , këto janë parime ndonëse ka mungesë kronike të koçeve ! Institucionet tona janë jashtëzakonisht të përkushtuara për integrimin e serbëve dhe , duhet të pranohet se kanë sukses të plotë , në vend të qindra dhe mijëra serbëve “të Vuçiqit“ që u larguan nga puna integruan dy serbë “ të Albinit“ , Nenad Rashiq dhe Radmilla Trajkoviq . Rashiqi , me njohuritë gjuhësore të gjuhës shqipe mund të punojë se lektorë për përmirësimin e teksteve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe politikanëve kosovarë kurse Rada Trajkoviq , mund t’ia mprehë lapsin Rashiqit gjatë korigjimit të teksteve . Ne , si shtet serioz dhe me sovranitet  të plotë që e kemi , menjëherë i organizuam zgjedhjet në Veri të Kosovës dhe i certifikuam kandidatët . Dikush hodhi disa bomba e që për ne nuk paraqesin asnjë shqetësim për faktin se , edhe ashtu jemi në fund të vitit dhe duhet të kontribuojmë për krijimin e një atmosfere festive. Së fundi, për zgjedhjet në Veri u deklarua anëtari i KQZ-së. zoti Hovenier me një shqetësim të vogël : “sa keq që në veri nuk u krijuan kushtet për mbajtje të zgjedhjeve… “. Megjithatë , fjalën kryesore do ta ketë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zoti Gabriell (Xhebrail) Eskobar, ditën e hëne. Gojëkëqinjtë po flasin se këtë do ta kundërshtojë me vendosmëri nacionalisti i madh shqiptar dhe luftëtari i palakueshëm për bashkim me Shqipërinë, Alim Rama! Jam në ethe dhe po brengosem shumë për zz. Hovenier dhe Eskobar , kur të përballen me Alimin ! Kryeministri Kurti deklaroi se për shkak të seriozitetit të situatës do të dërgohen forca të shtuara policore në Veri . Lexova dikund se në opinion  po qarkullon një udhëzues për Njësinë Speciale me këtë përmbajtje: “Gjatë rrugës për në Veri të Kosovës , mos këndoni këngë patriotike se na qihet nëna ..”. Ministri: Filan Fisteku :

Samiti në Tiranë

Edhe këtu Vuçiqi ua luajti lojën praktikantëve në politikë . Si shenjë “ kundërshtimi “ ndaj vendimeve të kryeministrit Kurti i futi në një thes Kurtin , Trajkoviçkën dhe Nenad Rashiqin duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Tiranës . Një ditë para Samitit pati një takim me rrencin  e certifikuar të  BE-së, Mirosllav Lajçak i cili , kinse e luti të marrë pjesë në Samit . Po në të njëjtën kohë, burri më i fortë në qeverinë e Serbisë , Ana Bërnabiq doli me një sugjerim që Vuçiq duhet të marrë pjesë në këtë Samit duke i siguruar alibi dalës nga premtimi i “fortë“ se nuk do të marrë pjesë në këtë Samit . Në fund , deklaratën e përbashkët me marrëveshjet e dakorduara nuk u nënshkrua vetëm nga Aleksandar Vuçiqi për faktin se ishte një zotim se të gjitha shtetet nënshkruese detyrohen t’i fusin sanksionet ekonomike dhe të tjera Rusisë  dhe ai këtë nuk e bënë . Cilat ishin “ pasojat  “ për Serbinë dhe favoret për Kosovën ? Ua rikujtojë lexues të nderuar se Kosova , ndonëse askush nuk e kërkoi nga ne , ishte vendi që i pari ia futi sanksionet Rusisë , duke e dëmtuar jashtëzakonisht shumë ekonominë ruse , që nga bllokimi i tregjeve financiare , aseteve materiale , mallrave të ndryshëm e deri te embargo për armët bërthamore dhe furnizim me dronë që Rusia i kërkonte nga Kosova , duke mos pyetur për çmimin që duhet paguar. Kosova , si furnizuesi më i madh në botë me gaz rus dhe naftën e papërfundusr , i pari ndërpreu të gjitha kontratat duke i falimentuar rafineritë e shumta në Kosovë. Krejt falë meritës , syçeltësisë dhe largëpamësisë s kryeministrit Kurti , presidentes  Vojsa Osmani dhe mashtruesit shetitës  , Besnik Muçiverces. Madje , në planin politik , as Kombet e Bashkuara dhe BE –ë  nuk e kanë dëmtuar më shumë politikën ruse se trojka e lartpërmendur kosovare . Prodhues të pordhëve , me mbushje atomike ! Ndërkaq Serbia u dënua shumë rëndë me vazhdimin e përdorimit të targave ilegale , mospagesën e rrymës elektrike dhe shërbimeve tjera , pagat për 100 e më shumë serbë që kurrë nuk kanë punuar as edhe një minutë të vetme , shndërrimin e institucioneve të Kosovës në Bahçe të Babës , kur iu çohet dalin nga to , kur duan kthehen në to , me jetësimin e Zajebnices , me federalizimin e Kosovës dhe , së fundi me një dokument në formë të propozimit franko – gjerman , ku ka Zajebnicë por nuk ka njohje në kohën kur njohja parashihet të ndodhë në njërin nga dhjetëvjeçaret e ardhshëm për faktin se , me zhvillimin e shkencës do të arrihet që shelnja të bëjë rrush . Atëherë do të kemi njohje reciproke. Për politikanë që e duan shtetin , edhe pa bashkim kombëtar që, në asnjë mënyrë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës , propozimi franko – gjerman përmes riciklimit të letrës së këtij propozimi do të fitohej një letër toaleti i përshtatshëm për prapanicen e Mirrosllav Lajçakut . Këta tanët po thonë që është bazë e mirë që , pas një kohe , kur të bëjë shelnja rrush , Kosova të afrohet me Serbinë duke shtyrë njohjen reciproke për ndonjë dhjetëvjetësh tjetër . Çfarë mashtrimi andaj nuk e bëjnë publik , deri të na fusin kepën ! Sa të pamoralshëm dhe sa të panjerëzishëm !

Granit Xhaka dhe xhakalinjtë tjerë

Dueli midis Serbisë dhe Zvicres në futboll u shndërrua në luftë politike , vazhdim i luftës midis dhunuesit – Serbisë dhe viktimes – Kosovës që përfaqësoheshin nga Granit Xhaka , Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari , që bartnin fanellën e reprezentacionit të Zvicres . Ishte krijuar një trysni e madhe psikologjike.  Zvicra fitoi dhe , edhe një betejë mbaroi me fitoren e shqiptarëve . Granit Xhaka , djali i vogël i Ragip Xhakës shkëlqeu , bashkë me Xherdanin . Gjatë lojës  , Granit Xhaka demonstri njohuri të mira nga anatomia duke bërë përpjekje që këtë njohuri ta bartë te studentët serbë të Vojisllav Sheshelit që , tërë kohën , bashkë me absolventin e Sheshelit , trajnerin e Serbisë , në vend që të luanin  futboll , merreshin me nënat shqiptare thuaja se po iu duken pak se gjatë luftës së fundit kanë dhunuar 20, 000 nëna , motra , vajza , gra , madje edhe të moshuara shqiptare ! Kriminelë ishin , kriminelë janë dhe kriminelë mbesin. Pas reagimit të Xhakës , nga qarqe të fuqishme “ intelektuale “ , me kredibilitet moral dhe ndikim të madh në vetëdijen e injorantëve , ky veprim u cilësua si rrugaçëri ndërsa pati edhe asi ( v ) lladika që deklaronin se Granit Xhaka nuk e ka lexuar as edhe një libër të vetme duke injoruar faktin se Granit Xhaka e ka lexuar Enciklopedinë e Jetës shkruar mbi vujatjet , viktimat dhe luftës  shekullore  të shqiptarëve për Liri , Çlirim dhe Bashkim – Kombëtar ! Identifikuesit e rrugaçërisë nuk e njohin këtë Enciklopedi Jetësore të cilën me krenari e lexon Granit Xhaka për faktin se prindët e tyre ose familjarët e tyre nuk kanë pëshurrë gjak , në vend të shurrës nga torturat e këtyre dhe parardhësve të cilëve Graniti ua tregojë aletin . Këta nuk kanë asnjë rast që familjarët e tyre kanë dalë pa dhëmbë , pa sy , pa veshkë dhe , ndoshta edhe pa mend nga torturat e këtyre me të cilët u përballë Granit Xhaka . Fëmijët e të ish – burgosurve politikë shqiptarë në ish – Jugosllavi janë rritur pa prindë , të cilët , nëse kanë pasur fat i kanë takuar në moshë të një burri ndërsa , në jo pak raste asnjëherë nuk i kanë takuar . Këta janë rritur me ëndrrat se si duket prindi i tyre , babai ose nëna , pa gjëra elementare të jetës dhe historia e tyre është historia e prindërve të tyre dhe atyre që luftuan për liri të cilën këta , pameritueshëm e gëzojnë duke e shpërdoruar ate . Granit Xhaka , është biri i Ragip Xhakës e jo i Rrahman Morinës . Granit Xhaka e ka trashëguar një krenari gjenetike  nga babai i tij dhe axha i tij , po çka kanë trashëguar sharësit e tij përveç privilegjeve materiale dhe turpit për faktin se paraardhësitë e tyre kanë kontribuar në burgosjen dhe dënimin e Ragip Xhakës dhe të gjithë patriotëve shqiptarë sikur që ishin babai dhe axha i Granit dhe Taulant Xhakës . Çfarë keni pritur të reagojë ndryshe Granit Xhaka në atë situatë ? ! Të thirret në trashëgimin “ kombëtare “ dhe politike të Ali Shukrisë , Sinan Hasanit , Kolë Shirokës , Sejdo Bajramoviqit  , Selim Broshës . Gazmend Maliqit . Sahit Ismaljit , Rrahman Morinës , Buba Morinës  , Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit !  Gjaku nuk bëhet ujë ! Granit Xhaka ka me çka të krenohet , sharësit e tij kanë me çka të turpërohen ! Granit Xhaka u kritikua pse e barti fanellën me mbeimrin Jashari duke aluduar në mbiemrin e Komandantit Legjendar  Adem Jashari nga i cili , përveç se distancohen , për shkak të rikthimit të vëllazërim – bashkimit , edhe ndjehen të turpëruar ! Edhe çifti i tyre e gëzojnë lirinë , nëse e konsiderojnë këtë liri , si liri ! Po ta bartte Granit Xhaka një fanellë me mbiemrin e Rrahman Morinës , cili do të ishte reagimi , ju të pandjenja dhe të paprovuar me ate që ka kalur Ragip Xhaka dhe të gjithë ragipët në burgjet e ish – Jugosllavisë , në me krye Kuptimin  , Inspiruesin dhe Përmabjetjen e  Luftës për Pavarësi dhe Bashkim Kombëtar , të Pavdekshmin , Bacë Adem Demaçi ! Ju  që keni dalë nga kotilla e ish – Jugosllavisë dhe Serbisë nuk e kuptoni këtë . Më është bërë shumë qejfi që Maroko e nxori nga loja Spanjën e që është thuaja një histori e ngjashme sikur ajo e Kosovës me Serbinë . Katalonasi që e kundërshton egërsisht  pavarësinë e Katalonjës , Rrahman Morina i Katalonjës , dhe dhunuesi i pavarësisë së Kosovës , Joseph Borrell sigurisht se ndjehet i pikëlluar për këtë eliminim . Asgjë nuk mbetet pa u paguar në këtë botë !

Gënjeshtare kronike , jo vetëm në politikë

Një valltare  ekzotike e Humanistit të Madh dhe Aktivistit për të Drejtat e Njeriut , Moamer el Gadafi , në shenjë respekti dhe kujtimi për njërin nga padronët e shumtë , bëri në vizitë në Gjykatën Raciste Speciale për të vizituar patriotin Rexhep Selimi. Është për çdo admirim kjo sakrificë e saj . Veprimin edhe më të mirë bëri kur nuk pranoi t’i vizitojë tradhëtarët si Hashim Thaçi , Kadri , Veseli , Jakup Krasniqi , Nasim Haradinaj , Hysni Gucati  , Salih Mustafa dhe Pjetër Shala të cilët , çuditërisht ishin në po të njëjtin burg me Rexhën , të akuzuar për të njëjtën vepër , si udhëheqës ushtarakë dhe politikë të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës dhe posteve më të larta shtetërore , me një fjalë që luftuan , bashkë me Rexhën për këtë liri që Vallëzueses së Gadafit gjithmonë i siguroi një grazhd për të mos mbetur e uritur dhe për të pushuar ! Vallëzueset ekzotike kanë luajtur rol vendimtar gjatë disa proceseve historike siç ishte puna e Mata Harit që , për arritjen e qëllimeve vetëm e luante rolin e vallëzueses ekzotike ndonëse nuk ishte se merrte shumë vesh nga ky vallëzim . Po kjo Mata Hari e Kosovës që ka dy fytyra , njërën si vallëzuese ekzotike , pra Mata Hari dhe tjetra si predikuese politike ( fetare ) sikur që e bënte Sekti Hari Krishna ! E pabesueshme deri ku mbërrinë urrejtja dhe mosdurimi ndaj atyre që e kanë ushqyer me poste dhe të tjera !

Studenti politik i Adem Demaçit dhe studenti politik i Vojisllav Sheshelit

Kohëve të fundit , në mungesë të veprimit dhe guximit politik , qarkullonin informata se Albin Kurti , edhe vet ka deklaruar është student politik i Adem Demaçit kurse Aleksandar Vuçiqi është student politik i Vojisllav Sheshelit . Për një gjë jam shumë i sigurt ; Aleksandar Vuçiq ka qenë student politik i Vojisllav Shesheli . Pikë . Adem Demaçi i ka pasur koçet e elefenatit . Pikë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura