VALBONA BAJRAMI: ISË, DIL – EC NË KËMBË E SHIKO FËMIJËT LYPSARË…

Prishtinë, 26. 08. 2015: Më në fund, Kryeministri Mustafa e paska ‘sosë’ me folë për mirëqenje të fëmijëve, por si mostër analize i thekson nipërit dhe mbesat e tij. Zotrote, nuk traumatizohen fëmijët vetëm nga një episod i pakandshëm, jo – flej dathë. “Shkëlqësia jote”, traumë permanente fitojnë fëmijët bazuar në 14 pika të aprovuara nga “Child and Human Development”, që shumicën i hasë nëpër rrugët e Kosovës:
1. Abuzimi fizik;
Ke fëmijë të panumërt në Kosovë që iu ashtë damtu boshti kurrizorë t’u bajt pesha të randa me karroca, për me e siguru bukën e gojës.
2. Aksidentet serioze/Procedura e kurimit;
Në çdo ditë të gzume familjarë të fëmijëve të prekur nga X sëmundje kërkojnë ndihmë për të siguruar medikamentet për fëmijët e tyre.
3. Mjerimi (vajtimi) traumatik;
Hynë fëmijët e ikanakëve të vitit të kaluar që e provuan në lëkurë ndarjen nga prindërit.
4. Zhvendosje e detyruar;
Prap hynë fëmijët e ikanakëve që bashkë me prindërit e tyre ikën ilegalisht nga vendi.
5. Sistem i detyruar traumatik;
Ke fëmijë të panumërt rrugëve të Kosovës që kërkojnë lëmoshë, e që zëra të shtresave civile thonë se janë peng të grupeve kriminale që i shfrytëzojnë këta fëmijë.

6. Fëmijët dëshmitar të dhunës në familje;
Kjo kategori është e detyruar të hesht, sepse sistemi për mirëqenje sociale nuk ka programe të mjaftueshme për mbrojtjen e tyre.
7. Neglizhimi ndaj fëmijëve;
Ndër nënkategori të tjera, hyjnë fëmijët që janë detyruar ta ndërprejnë shkollimin për të shitur duhan e gjëra të tjera. Këtë formë abuzimi e ka ndjellë Serbia dikur, si taktikë që efektet ansore negative të mos-shkollimit me u vërejtë pas disa dekadave. Fatmjerisht, as një strukturë politike mbas luftës nuk ashtë shqetsue seriozisht nga ky fenomen.
8. Maltretimi psikologjik;
Në këtë kategori hynë të gjithë fëmijët e lartpërmendur që i zë gjumi tu mendue për të nesërmen e tyre se si me mbijetu në këtë sistem monarkist, ku fëmijët e tu Isë, i ke sigurue materialisht edhe për disa gjenerata pasardhëse nga taksat e qytetarëve.
9. Abuzimi seksual dhe verbal;
Nëpër rrugët e Kosovës, fëmijë të mitur (zakonisht vajza) ngacmohen seksualisht dhe verbalisht lirishëm, sepse abuzuesit nuk denohen me ligj.
Pesë pika të tjera si faktor traumatik ndaj fëmijëve, që janë të aprovuara nga “Child and Human Development”, nuk hynë në mënyrën e politikëbërjes, sepse janë të varura nga fatkeqësitë natyrore dhe luftat civile.
Eee Zotrote, kapërdije një episod negativ që paskan përjetuar nipërit dhe mbesat tua, sepse nuk hynë në pikat e aprovuara për traumë permanente të fëmijëve. Dil, ec në këmbë, “shkëlqësia jote”, shih fëmijët lypsarë; sytë dhe rreket e flokëve të tyre, që flasin vetë për shkallën e traumatizimit që një fëmijë mundet me e fitu – direkt e indirekt të varur nga mënyra e politikëbërjes.

– Autorja është punëtore sociale.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura