VUÇIQI PRETENDON RIKTHIMIN E PËRHERSHËM TË SERBISË NË KOSOVË PËRMES ZAJEDNICËS!

VUÇIQI PRETENDON RIKTHIMIN E PËRHERSHËM TË SERBISË NË KOSOVË PËRMES ZAJEDNICËS!

Themelimi i Zajednicës përmes negociatave dhe kthimi i serbëve në institucione për Vuçiqin do të thotë realizim i rezolutës 1244 i KS të OKB-së për rikthimin e Serbisë në Kosovë! Nëse nuk arrihen këto synime, Lista Serbe e Vuçiqit mund të shpallë njëanshëm themelimin e Zajednicës!

Nga Sheradin Berisha, më 15.12.2022 – Pashtriku 14.01.2023

Qeveria e Serbisë në orët e mbrëmjes ka miratuar kërkesën, e cila do t’i dërgohet misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Ky vendim është marrë pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Serbisë, në të cilën ka marrë pjesë presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë ka thënë se kërkesa do të dërgohet në mbrëmjen e së enjtes në formë elektronike.

Ai ka bërë të ditur se kërkesa do t’i dorëzohet komandantit të KFOR-it të premten në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ka sqaruar se Serbia është duke kërkuar kthimin e 100 deri në 1.000 trupave, “sipas Rezolutës 1244″ të miratuar më 10 qershor 1999 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai pretendon se sipas kësaj rezolute, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë edhe pse e ka të qartë që kërkesa e tij si e tillë do të refuzohet nga KFOR-i. (Lexo në fund shtojcën: Nenet 4 dhe 6 të Aneksit 2 të rezolutës 1244)

ÇKA PO KËRKON ALEKSANDËR VUÇIQI?!

Tashmë është shumë e qartë se kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për kthimin e trupave serbe në Kosovë (bazuar në rezolutën 1244) është një presion i mirëmenduar për të realizuar Themelimin e Asociaconit  (ZAJEDNICËS), si Autonomi Territoriale e Serbëve në Kosovë.

Për realizimin e këtij qëllimi njëkohësisht po kërkon rikthimin në institucione të Listës serbe, në krye me kryetarin Goran Rakiç, rikthimin e administratës komunale në krye me katër kryetarët e komunave veriore, qindra policë që zhveshën uniformën e Policisë së Kosovës, në krye me drejtorin e policisë, Nenad Gjuriq, të cilin më 9 nëntor 2022 së bashku me shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviç, i dekoroi me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, pastaj rikthimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe të strukturave tjera serbe.

Sa për rikujtesë! Këto struktura të cilat nga vera e vitit 2013 u bënë pjesë e institucioneve të shtetit, nga qershori i vitit 1999 kanë vepruar në Veri … si struktura paralele kriminale të tipit “rojat e urës” etj, pastaj si struktura të MUP-it dhe të shërbimit sekret serb BIA…

Nëse nuk arrihen këto synime me barikadimin e rrugëve, Lista Serbe e Vuçiqit mund të shpallë njëanshëm themelimin e Zajednicës!

PRESIONI I DIPLOMATËVE

Një presion të ngjashëm dhe këmbëngulës në adresë të qeverisë së Kosovës për rikthimin e serbëve në institucione dhe për themelimin Asociacionit (Zajednicës) kohëve të fundit po e bëjnë edhe diplomatët amerikanë Christopher Hill – Gabriel Escobar dhe ata europianë Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, sot gjatë ditës në “rs.n1 info” të Beogradit ka thënë se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it (për kthimin e trupave serbe në Kosovë), por se është e nevojshme një zgjidhje politike.

“Kjo është një çështje politike dhe prandaj kërkon zgjidhje politike”. ka thënë Hill. Ajo që duhet të bëjmë, ka shtuar ambasadori amerikan, është “të qetësojmë situatën dhe të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë zonë”.

“Dhe njerëzit që jetojnë atje mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe”, ka theksuar ai.

Me këtë rast Hill kujtoi se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar “e bëri të qartë të mërkurën se kjo (asociacioni) është diçka që do të ndodhë”.

“Në mënyrë që njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se si do të jetojnë në të ardhmen në zonat ku kanë qenë me shekuj dhe se kjo do të krijojë një kthim në normalitet përmes të cilit do të arrihet stabiliteti i asaj zone”, ka përfunduar ambasadori Hill.

Para katër ditësh kam bërë një reagim të cilin mund ta lexoni në vijim:

ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!

Kliko këtu 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221611956904652&id=1125324528

***

Realisht themelimi i Zajednicës përmes negociatave dhe rikthimi i serbëve në institucione për Vuçiqin do të thotë realizim i rezolutës 1244 i KS të OKB-së për rikthimin e Serbisë në Kosovë!

Para katër viteve e gjysmë, saktësisht më 3 maj 2018 në Facebook kam bërë një analizë në këtë drejtim, dhe të njejtën e kam botuar më 9 maj 2018 në portalin Pashtriku.org, të cilën mund ta lexoni në vijim:

RIKTHIMI I SERBISË NË KOSOVË PËRMES NEGOCIATAVE!!! 

Nga Sheradin Berisha

Pashtriku.org, 9 maj 2018: Serbia tashmë me agjendën e Brukselit është rikthyer edhe legalisht në Kosovë përmes negociatave dhe marrëveshjeve të arritura, dhe ato që pritet të arrihen në kuadër të të ashtuquajturës “normalizim i marrëdhnieve me Serbinë”! [Më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkrua legalizimi Asociacionit të komunave më shumicë serbe (Zajednica)…].

Me Zajednicën, realisht Serbia po e realizon “Rezolutë 1244” të OKB’së (10 qershor 1999) që ka buruar nga marrëveshja e Rambujesë – Parisit, (shkurt-mars 1999), dhe marrëveshja e Kumanovës, NATO – Sebi (9 qershor 1999), ku është paraparë kthimi i mijëra trupave serbe në vendet me shumicë serbe, dhe në mbrojtje të kishave e manastireve.

Ky plan nuk do të jetësohet ashtu siç është paraparë në rezolutën 1244 dhe në Marrëveshjen e Kumanovës, por në një formë tjetër, shumë mirë të dizajnuar!

Si po realizohet ky plan?!

1 – politikisht përmes “Listës SËRBSKA”, e cila ka marrë tashmë pushtetin në të gjitha komunat serbe, dhe është bërë pjesë e institucioneve qëndrore të Kosovës, me 10 deputetë të kësaj Liste, e cila dirigjohet nga Beogradi dhe realisht është qeveri e Serbisë në Kosovë);

2 – në aspektin e Sigurisë janë legalizuar dhe integruar në polici, AKI etj., të gjitha formacionet “ilegale” të sigurisë, UBD – KOS, punëtorë të ministrisë së brendshme të Serbisë etj… dhe

3 – së fundmi pritet formimi i Zajednicës!

Krejt kjo e keqe po bëhet sipas agjendës ndërkombëtare, të “miqve” tanë që na “çliruan” nga Serbia, dhe tashmë jemi vënë mes gërshërve (dy zjarreve) të Serbisë dhe të “miqve” tanë!

Kush s’e kupton këtë fakt, e nënçmon dijen e vet intelektuale. Nëse s’është kështu më thoni si është ndryshe!!!

***

KOSOVA NË TAVOLINËN E NEGOCIATAVE PËRFUNDIMTARE ME SERBINË!

/ 22. 06. 2020

_____________

*) SHTOJCË

Çka përmban rezoluta 1244 lidhur me kthimin e trupave serbe Kosovë?!

Rezoluta 1244, e miratuar më 10 qershor 1999 në KS të OKB-së, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 i rezolutës 1244 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Në Nenin 6 të aneksit 2 të kësaj rezolute specifikohen këto funksione si më poshtë :

“Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.”

________________________

Zajednica e Daçiqit cënon integritetin e brendshëm territorial të Kosovës!

DAÇIQ: ESCOBARI PO PËRDOR FORMULIMIN PËR ASOCIACIONIN QË ËSHTË NË FAVORIN TONË. NGA THAÇI U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BRUKSELIT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura