WAYNE MILLER: MOIKOM ZEQO “ZODIAK”-LABIRINTI MARRAMENDËS I METAFORAVE

Pashtriku.org, 01. 12. 2015: (I ngjashëm me “Fijet e barit” të Whitmanit dhe “Elegjite e Daunios“ së Rilkes) – I lindur në Durrës në vitin 1949, Moikom Zeqo filloi karrierën e tij poetike në fund të viteve 1960, pak kohe pasi Shqipëria ndërpreu lidhjet e saj me Bashkimin Sovjetik si kundërpërgjigje ndaj divergjencës së Hrushovit nga linja e ashpër e trashëgimisë staliniste.
Në këtë moment të veçantë, diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte-çuditërisht-njëanësuar estetikisht me një numër të rinj poetësh, që i benin rezistencë realizmit socialist të Institutit Gorki si dhe praktikave të stabilizuara të Lidhjes së Shkrimtarëve. Moikom Zeqo ishte një nga këto poetë, i cili e shfrytëzoi këtë hapje estetike.
Nga 1970 deri 1974, Zeqo shkruajti poezitë në librin e tij të tretë, Meduza (botuar në anglisht si “I Don’t Believe in Ghosts-“,” Unë nuk besoni në Fantazmat”- botuar në New York 2007), i cili jo vetëm që eksperimentoi estetikisht, por qe dhe kundër, edhe pse në mënyrë të limituar dhe direkte ndaj burokracisë komuniste të Shqipërisë dhe izolimit kulturor…
Rasti i Moikom Zeqos nga Tirana me “mërgim” të “mëshirshëm” u largua pas dënimit nga Pleniumi i IV i Partisë nga Tirana në fshatrat e Rogozhinës.
Shumë shkrimtarë u zhveshën nga postet e tyre brenda strukturës së Lidhjes së Shkrimtarëve.
Moikom Zeqo, për shembull, ”humbi” rolin e tij si redaktor letrar i gazetës “Drita”, gazeta zyrtare letrare e Shqipërisë në atë kohë ndërsa poezitë e tij u etiketuan “hermetike”, “moderne”, “të rrezikshme” dhe “me ndikime të huaja”, dhe ndenji i shtypur (në opozitë) deri në vitin 1996, katër vite pas rënies së komunizmit në Shqipëri (1991)

Pasi përfundoi periudhën e tij të dënimit dhe riedukimit (1974-1977), gjatë së cilës punoi si një mësues në Rogozhinë, Zeqo filloi të botonte sërish poezi në vitin 1981.
Një notar dhe zhytës nënujor i lakmuar, Zeqo është një nga të parët arkeologë nënujorë të Shqipërisë -diçka që është mjaft e dukshme edhe në librin “Zodiak” (Kënga e II-të)
Nga 1979-90, ai punoi për Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Në vitin 1991, drejt fundit të çfarë mund të konsiderohet si periudha e “glasnosti” shqiptar, Zeqo shërbeu si Ministër i Kulturës së vendit. Pasi rënies së sistemi komunist, në 1992 ai u bë anëtar i Parlamentit të Shqipërisë dhe nga 1997-2005 ai drejtoi Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë.
Më vonë Zeqo ka punuar si gazetar i pavarur, kurator i një galerie arti dhe si shkrimtar i lirë.
Zeqo shkroi librin poetik “Zodiak” në fund të viteve 1990, me fillim e një mijëvjeçari të ri në kalendar dhe në mendje.
Struktura e librit është ajo e sekuencave të poezive në bazë Zodiaku. Si arkeolog dhe personalitet i kulturës klasike, interesi i Moikom Zeqos te ”Zodiaku” është kryesisht mistik dhe kulturor, por aspak astrologjik (alkimik)- (përjashtim bëjnë poezitë e fundit të librit, sidomos cikli “Parashikimet e parashikueshme”, me të cilat Moikom Zeqo luan dhe vetironizon këta koncepte).
“Zodiaku” është gjithashtu nje libër gjenerues, që afron, stimulom imazhe obsessive, përmes të cilave Moikom Zeqo mund të adresojë temat e tij të shpesh të parapëlqyera dhe të prekura si rëndësia historike e Adriatikut e rajonit të Mesdheut, mitologjia universale, vetmania e ngushtë dhe shkatërruese e momenteve historike, fuqia transcedentale dhe transformuese e imagjinatës, vdekshmëria personale, dhe bukuria pothuajse e injoruar universalisht e artit dhe letërsisë shqipe (pak e njohur në botë).
Historia e Shqipërisë është komplekse dhe paradoksale: nga njëra anë rajoni i Shqipërisë moderne ka veçanërisht një histori të gjatë –që fillon që nga antikiteti. Për shembull, Beteja e Dyrrahut-e luftuar në 48 para Krishtit midis Çezarit dhe senatit romak të Pompeut- u zhvillua pranë atij që sot është qyteti i Durrësit, vendlindja e Moikom Zeqos në bregdetin veri-qendror shqiptar.
Por akoma më parë, kjo zonë drejtohej nga Ilirët për qindra vjeçarë me rradhë, dhe gjuha shqipe mendohet të jetë e rrënjosur në ilirishten e lashtë.
Në të njëjtën kohë, për pjesën më të madhe të historisë, shqiptarëve kanë jetuar nën juridiksionin e perandorive të ndryshme: Romakët, Bullgarët, Serbët, dhe, për pesëqind vjet deri në fillim të shekullit të 20-të nga Osmanët.
Kombi modern i Shqipërisë u shfaq në vitin 1912, vetëm për t’u zënë me pas brutalisht nga Musolini në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
Në fund të Luftës se Dytë Botërore, Shqipëria u bë një diktaturë komuniste- ndoshta një nga sistemet më shtypës së Evropën-Lindore- sistem që ra në vitin 1992.
Kështu, Shqipëria është në të njëjtën kohë e lashtë dhe habitshmërish e re si një komb dhe gjithashtu arti kombëtar dhe letërsia e saj janë në mënyrë të ngjashme si të lashtë ashtu edhe të rinj.
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe hapjen konsekuente të kufijve të Shqipërisë, Moikom Zeqo vendosi të qëndrojë në Shqipëri, edhe pse shumë intelektualë u larguan për t’i shpëtuar kaosit socio-ekonomik dhe konflikteve politike që komplikuan jetën post-komuniste shqiptare.
Për më shumë se dy dekada, falë politikës izoluese të Enver Hoxhës, Shqipëria ishte ekonomikisht dhe kulturalisht e shkëputur nga pothuajse e gjithë bota.
Në fakt, vendi ishte i mbushur me më shumë se 750,000 bunkerë të ndërtuara nga Hoxha për të zmbrapsur sulmet ose nga Lindja ose nga Perëndimi. Për një pjesë të madhe të jetës së tij Moikom Zeqo shikonte vetem botën e lashtë (antikitetin) kudo nën këtë peizazh të vrarë.
Ai krijoi lidhje të thella me çfarëdo lloj letërsie që i binte në duar -Shqiptare apo Ndërkombëtare, si dhe me lashtësinë arketipale që vazhdonte –dhe vazhdon- ta rrethojë atë, Moikomin me një fuqi shembullore narrative.
Përgjate” Zodiaku”t, Zeqo donkishotisht ai (Moikomi) përkrah artin dhe kulturën shqiptare kundrejt asaj, që Moikomi parashikon të jetë një komunitet letrar dhe artistik ndërkombëtar i painteresuar.
Një mënyrë se si mund të lexohet “Zodiaku” është si një shpjegim ”i përsesë” pse Zeqo vendosi të qëndrojë në Shqipëri, pavarësisht mungesës së valutës kulturore së saj në kontekstin më të gjerë evropian.
Kur Zeqo shkruan në fund të librit:
“Këtu, unë pranoj emrin e Onufrit
në këmbim të anonimitetit tim”

Ai pranon në mënyrë të qartë faktin se shkrimet në gjuhën shqipe- dhe në veçanti mbi Shqipërinë- do të garantojnë se ai do të mbetet “i panjohur”-si vallë?
Në të njëjtën kohë, bashkësia artistike (perjetimi i thellë) me Onufrin, piktorin e mrekullueshëm -ndonëse, përsëri, në masë të madhe të pavlerësuar- shqiptare të shekullit të 16-të tregon se Moikom Zeqo në fund të fundit hiqet sikur mjaftohet me kaq.
Për një shkrimtar me fushëveprimin dhe talentin e madh të Moikom Zeqos, kjo është një sakrificë tejet reale–edhe pse Moikom Zeqo na siguron, që për të ia ka vlejtur sakrifica e jetës.
“Zodiaku “është gjithashtu vepër thellësisht e shqetësuar me kompleksitetin e një shekulli paradoksal teknologjikisht, si dhe me potencialin në rritje të katastrofës ekologjike në të ardhmen. Moikom Zeqo e di se obsesioni i tij prej dijetari të veçantë me historinë klasike e vë atë në kundërshtim me kulturën bashkëkohore, një fakt me të cilin ai vishet plot krenari por edhe me humor si një metaforë për botën ”e zhytur” kulturore historike dhe letrare që e ka tërhequr tërësisht vëmendjen e tij- një botë e banuar nga Moby Dick dhe Shekspiri, Hans Magnus Enzensberger, dhe poeti musliman shqiptar të shekullit të 18, Hasan Zyko Kamberi .
Në errësirën atlantidase, një hapësirë e ngarkuar me arketipe të idealizuara dhe vlera, banorët nuk dinë:
“asgjë për trenat-dritë-hekurudhore,
mbi kompjuterat dhe Tele-Bingot,
mbi TV-të dhe prezervativat.”

Këtu qëndron hapësira trans-historike e mendjes së fuqishme intelektuale të Zeqos, një hapësirë që atij i duket e kërcënuar nga moderniteti i shekullit të 21-të – ose mbase thjesht e injoruar nga ky shekull.
Është gjatë qëndrimeve të tij të përkoshme në botën nënujore ku Moikom Zeqo gjen veten të magjepsur, të përulur, dhe më të gjallëruar; por kur kthehet midis atyre në tokë, ai është
një “gaforre e pakuptueshme” –
i pakëndshëm, komik,
dhe jo plotësisht njeri.”

Mbi të gjitha,” Zodiaku “adreson vdekshmërinë e Moikom Zeqos, duke gjykuar trashëgiminë e përgjithshme të jetës së tij, e cila i është dedikuar shumëfish dhe pafundesisht historisë letrare, arkeologjisë dhe artefakteve kulturore të Shqipërisë në një udhëkryq ndërmjet Romës së lashtë dhe Greqisë së lashtë; ndërmjet katolicizmit, ortodoksisë lindore, dhe Islamit; dhe, më së fundi, midis komunizmit dhe kapitalizmit.
Kur Moikom Zeqo e konsideron(vlereson) jetën e tij, ai e konsideron (e vlereson) atë kryesisht brenda këtyre konteksteve masive.
Shpesh herë ai ka një ndjenjë të thellë ulëritëse dhe pesimiste, ndonëse ndonjëherë arrin në një dritëz shprese për trashëgiminë e tij personale.
Në “Zodiakun” (Kenga 1″), duke konsideruar qindra mbishkrimet të lashtë, kryesisht anonimë të gdhendura në latinisht, greqisht dhe shqip në shkëmbinjtë e gjirit ”Grammata“në jug të Shqipërisë, Zeqo pohon:
“Mbi shkëmbinjtë e Grammatës
në mes të mbishkrimeve të panumërta,
unë skalit tekstin e panjohshëm-
librin e jetës sime të përtejshme.”

Edhe pse emir i Moikom Zeqos do të ulet midis epigrafive anonime, ai do të jetë prezent në mesin e atyre për të cilët disa fjalë kanë mbijetuar- e cila ndoshta është arsyeja pse teksti “i panjohshëm” duket (të paktën për mua) turbullisht optimist.
Dhe ndërsa:
“librat e shkruar [nga Zeqo] bëhen të padukshem
sapo [ai i] përfundon ato”
Ai kujton veten se edhe Hemingey në shekullin e 21-të “i kanë tërhequr-shkulur dhëmbët.”
Në fund të fundit, gjatë moshës së tij të mesme, Moikom Zeqo e sheh veten si një anije të “shkatërruar përmes valëve turbulluese”, që i reziston dhe ndihmon praninë e tij.
Kjo rezistenca dhe pranim i njëkohshëm – që pasqyrojnë rezistencën dhe pranimin e vetë Moikom Zeqos ndaj vdekshmërisë së tij- e bëjnë akoma më prekës fakti se vdekja është bërë tani për Moikom Zeqon “një njësi matëse e sigurisë.”

Së fundi,” Zodiaku” është propozimi (sfida) i Moikom Zeqos kundër anonimitetit në të ardhmen, është përpjekja e tij për të shkruar emrin e tij sa më të plotë dhe me sa fuqi të ketë – pavarësisht nga fakti se Moikom Zeqo mendon që qytetërimi perëndimor është në rënie serioze.
Ky është një libër i madh – jashtëzakonisht ambicioz në fushëveprim, zgjuarsi, dhe imagjinatë. Është i llojit të rendit poetik ku autori përpiqet për të thënë gjithçka që ai di- ashtu si me Duino Elegie-te Rilkles, ose Fijet e Barit-te Whitmanit.
Si dijetar i shquar i antikitetit, çfarë është Moikom Zeqo-unë e di (të paktën për mënyrën time të të menduarit) se ai paraqitet, shpaloset magjepsës dhe-në kuptimin më të mirë të fjalës- i jashtëzakonshëm.
Versioni anglisht i ”Zodiakut” që keni para (lexuesve) nisi kur Moikom Zeqo më dërgoi përpjekjet e para të Anastas Kapuranit për të përkthyer librin.
Unë e kam takuar Moikom Zeqon (ne Oberlin University-ne Ohajo) kur isha student dhe jam marrë me përkthimin e poemave- gjithmonë në bashkëpunim me të –që prej asaj kohe.
Gjatë këtyre viteve kam kuptuar gramatikën dhe sintaksën shqiptare- të cilën mundem tani ta lexoj shumë ngadalë me ndihmën e një fjalori të mirë shqip-anglisht.
Megjithatë, njohuritë e mia të gjuhës shqipe janë të vetmësuara dhe të pamjaftueshme, duke mos pasur pothuajse asnjë mundësi për të folur shqip.
Përkthim i Kapuranit ishte në shumë mënyra i pamasë dhe i sofistikuar, por megjithatë ndjehej fakti se anglishtja nuk qe gjuha e tij e parë.
Për të arritur një audiencë të gjuhës angeze si poezi, libri kishte nevojë për më shumë punë. Me lejen e Moikom Zeqos dhe Kapuranit, fillova versionin tim, midis trekëndëshimit mes përkthimit të Kapuranit, poezisë në shqipen origjinale, dhe këshillimit të Zeqos në lidhje me çfarëdolloj pyetjeje. Kur përfundova skicën e parë, Moikom Zeqo ofroi kritika, sqarime dhe komente.
Edhe pse shumë nga zgjedhjet e fjalëve janë të mia, libri ”Zodiaku“ në anglisht nuk do të ekzistonte kurrë pa punën e kujdesshme dhe depërtuese të Kapuranit.
Një pjesë e mirë e mendimit të tij gjuhësor dhe interpretues mbetet pjesë e këtij libri i Moikom Zeqo dhe unë jemi thellësisht mirënjohës për punën e guximshme që ai ndërtoi për ne, dhe unë jam veçanërisht mirënjohës që ai më lejoi që edhe unë ta ndërtoj mbi punën e tij.
Me një shikim të shpejtë që këto poezi të gjatë e të dendur ka gjasa të zbulojnë, “Zodiak” është një libër i vështirë dhe i komplikuar për një përkthyes. Për shumë nga të njëjtat arsye, ai gjithashtu paraqet vështirësi të konsiderueshme për një lexues.
Në gjuhën shqipe, poezitë bijnë si ujëvarë nëpër faqe duke grumbulluar figureë mbi figurë, deklaratë pas deklarate në një sintaksë ekspresioniste që është sa agresive aq e shpejtë- dhe e zhvendosur.
Për ta kthyer këtë libër në një version funksional në anglisht, e pata menjëherë të qartë faktin se një sasi e caktuar e rendit do të duhej të imponohej në gjuhën e Moikom Zeqos, pasi anglishtja është më pak tolerante se shqipja në llojin e shtresave që Moikom Zeqo shpesh përdor (imagjinon dhe shkruan.)
Megjithatë, edhe në një version anglisht të “zbutur”, imazhet dhe metaforat e Zeqos grumbullohen dhe ngatërrohen për të prodhuar një labirint marramendës gjuhësor (metaforash).
Te leximi I ”Zodiakut” komplikohet më tej nga fakti se libri është në mënyra të ndryshme referues. Në hapësirën e vetëm disa rreshtave Moikom Zeqo mund të lëvizë ndërmjet mitologjisë greke, artistëve dhe shkrimtarëve pak të njohur shqiptarë, librave të gjigantëve evropianë të letrave, ngjarjeve të lashta historike, dhe vendeve të panjohura gjeografike shqiptare.
Që në fillim, së bashku me redaktorët e shtëpisë botuese “Zephyr”, vendosëm t’i besojmë njohurive të lexuesit të gjuhës angleze mbi letërsinë historisë dhe kulturën evropiane, por jo domosdoshmërisht njohurive të tyre për Shqipërinë. Si pasojë, kemi vënë mjaft referenca mbi Shqipërinë, por disa të tjera ia kemi lënë lexuesit në dorë për të njohur apo për të gjurmuar.
Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha referencat e dhëna që ”Zodiaku” kërkon, është që mënyra e Moikom Zeqos është kryesisht vizionare dhe në ekstazë, duke magjistruar në ajrin para tij lloje të ndryshme, të çuditshme, prekëse, të zgjatur, dhe nganjëherë pabesisht- egërsie dhe të papërmbajtur. Një aspekt i rëndësishëm i kënaqësisë së “Zodiakut” atëherë, është efekti i imazheve të Moikom Zeqos – i alternuar historikisht, surreal, absurd, delikat dhe mahnitës- sui generis të Moikom Zeqos- të cilat rrotullohen përreth lexuesit duke e mahnitur dhe magjepsur në fund të faqes.
Me siguri dikush mund ta lexojë këtë libër si një dijetar dhe dendësia e tij e shpërblen leximin e kujdesshëm.
Por një mënyrë të tillë e zhvesh këtë libër nga “modeli eksatzë” që i jep këtyre poezive aq shumë energji dhe shumësi përfytyrimi.
Pra, unë i kërkoj lexuesit që thjesht t’i kalojë disa prej referencave të Zeqos –në mënyrë që të shijojë privilegjin xanxar të këtij libri më shumë se intelektin e shkrimtarit.
Shumë autorë që përdorin aq referenca sa Moikom Zeqo e bëjnë këtë si një përpjekje për të bërë përshtypje me dituritë e tyre; por Moikom Zeqo e bën këtë përpjekje për të artikuluar për hir të brezave (gjeneratave) shtrirjen e tij të plotë në rrënjët e kulturës shqiptare dhe mesdhetare – dhe gjithashtu edhe për të artikuluar rrënjësimin e thellë të kësaj kulture në të.
Apo, ndoshta më saktë, “Zodiak“ përcjell se si gjatë gjithë përvojën së tij dhe të të kuptuarit të historisë së trazuar të Shqipërisë, puna e Zeqos në gjuhësi si shkrimtar dhe studiues ka qenë gjithmonë “atdheu” i tij; jashtë këtyre punëve, ai ndodhet “gjithmonë në mërgim”.
Shpresoj që gjatë leximit ju do të lejoni metaforat dhe ritmet e pamendura të” Zodiakut” t’ju mbajnë nën rrymën e tyre.
Edhe pse Moikom Zeqo është një dijetar i rendit të parë, fuqia mendore e lartë e tij pas këtij libri është vazhdimisht e vëllimshme dhe asociative, asnjëherë e ngushtë apo thjesht akademike.

Është mirë të kujtojmë që, mbi të gjitha, Moikom Zeqo dëshiron që ne, (bota), të dëgjojmë:
“brenda blegërimës së tij
Zërin e Arthur Rimbaud-së.”

Wayne Miller, Kansas City, mars 2014
(Përktheu në shqip Kleitia Zeqo )
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura