XHEVAHIR CIRONGU: NË GJURMËT E KOHËVE, HISTORI E KRENARI QË SHKRUHET SOT

Durrës, 24. 09. 2016: Është një kënaqësi e veçantë, që sot lexon pas kaq vitesh dekada libra të tillë, të cilët na japin krenari e fisnikëri, sepse aty piktakohesh me vitet e shkuara, por edhe me njerëzit që kanë lënë gjurmët e tyre me aq mundim e përkushtim sipas profesioneve të tyre në çdo fushë të shkencës. Me përkushtim e vullnet, me dijet e tyre intelektuale, me kuturën e dashurinë për njerëzit e atdheun, ata u bënë pishtarë flakadanësh nëpër dekada të tëra e dhanë maksimumin e tyre intelektuale e profesionale në shërbim të atdheut e të zhvillimit shoqëror të shoqërisë, madje ka nga ata që kontribojnë edhe sot. Koha bën të vetën, madje ajo të fton ta jetosh atë, por është dhe e rreptë kur s’di ta vlerësosh, ndaj edhe na ndëshkon. Mendimi intelektual e profesional i çdo fushe të shkencës qoftë kjo, duhet të pasqyrohet e dokumentohet, sepse në këtë mënyrë ngelet dhe i shërben brezave të ardhshëm. Kur shkruhet në libra, mendimi intelektual mbetet thesar nëpër kohëra, por është dhe tregues që vulos edhe kohën intelektuale kur janë zhilluar ngjarjet ; si rrjedhojë e kësaj mendimi shkencor dhe veprimtaria intelektuale kthehet në një përmendore vlerësuese edhe për vazhdimësin e mëtejshme të vetë shoqërisë.
Para disa kohësh u njoha me historikun e spitaleve të Durrësit. Autori i librit është Dr. Bashkim Bajazit Habibi. Në libër, lexuesi do gjejë koronikë të zgjeruar për sa i përket fushës së shëndetësisë, qysh nga lashtësia e deri sot. Sipas të dhënave që disponohen,mjeku i parë që njihet në Durrës ka qënë mbreti i ardianëve Genti. Genti ishte mbreti ilir i cili sundoi nga viti 181 p.e.s. deri në vitin 168 p.e.s. Ai zbuloi efektet kurative të një bime mjekësore, e cila mban edhe sot emrin e tij Gentiana. Libri ka 467 faqe dhe është i shoqëruar me fotot përkatëse të mjekëve që kanë shërbyerë në këtë qytet. Interesante është sepse qyteti bregdetar i Durrësit i ka mirpritur të gjithë mjekët e ardhur nga gjithë trevat shqiptare. Autorit të këtij libri voluminoz Bashkim Habibi, i është dashur shumë punë e këmbëngulje sa inividuale, po aq edhe intelektuale dhe profesionale. Një punë të kujdesshme ka bërë edhe shtypshkronja ‘’Morava’’ në lidhjen e botimin e këtij libri. Koronikat janë të portretzuara dhe përshkrimi është bërë me fines nga autori. Dr. Bashkim Habibi me dijet e bisturi,me fjalën e ngrohtë e të ëmbël, i thjesht e i dashur me sjellje qytetarie; u ka shërbyer me devotshmëri me mijëra pacientëve në durrës e të tjerëve të ardhur nga e gjthë Shqipëria. Ai sot gëzon respekt të veçant jo vetëm te ishpacientët, por tek të gjithë njerëzit nderohet e respektohe si mjek e njeri shëmbullor.

Foto e ballinës së librit : xh. Cirongu

Jetëshkrim i shkurtër mbi aktivitetin e Dr. Bashkim Habibi!?
Ai ka lindur më 30. 08. 1945 në Fushë Kosovë, Prishtinë. Në vitin 1957 filloi shkollën e mesme për ndihmës mjek në Tiranë në Politeknikumin Mjekësor që e përfundoi në vitin 1961. Për dy vjet punoi ndimës mjek në rrethin e Durrësit. Gjatë viteve 1963 – 169 kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. U emërua mjek i përgjithshëm në rrethin e Durrësit. Në vitet 1971 – 1972 kryen specializimin për kirurgji të përgjithshme në Spitalin Nr. 2, klinika e parë. Punoi kirurg në spitalin e Durrësit nga janari i vitit 1973 e deri në janar të vitit 1976. Në vitin 1976 u dërgua për specializim në Spitalin Nr. 2 Tiranë në Klinikën Universitare të Ortopedi Traumatologjisë. Është i pari ortoped për rrethin e Durrësit. Në vitin 1992 u emërua Shef i Shëbimit të Kirugjisë të Spitalit të Durrësit. Në vitin 1996 kreu një kurs kualifikimi në shërbimin e Ortopedi Traumatologjisë të spitalit të Vogherës në Itali. Nga janari i vitit 1973 e në vazhdim punoi kirurg i përgjithshëm dhe ortoped në spitalin e Durrësit deri në vitin 2008, ku në këtë vit del në pension pleqërie. Edhe pse në pension ai jep kontributin e tij si mjek në Poliklinikën e Durrësit në shërbim të kirurgjisë të përgjithshme e të ortopodisë me orar të reduktuar, aktualisht punon në një klinikë private. Doktor Bashkim Habibi duhet vlerësuar midis të tjerave edhe për këtë thesar të çmuar që i lë mjeksisë durrsake, siç është libri me titullin ‘’Historiku i spitaleve të Durrësit’’.
@@@
Vilhelme Vranari Haxhiraj- princesha e fjalës së ëndrrave dritëdhënse Jete!
Të shkruash për shkrimtaren vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj, qoftë edhe një rresht të vetëm, sigurisht duhet të futesh në labirinthet e ndjenjave shpirtërore të kaltëra që mbart në korpusin krijuese letrar, të cilat këto botime lexuesi dhe dashamirsi i librit i ka vendosur në raftin e bibliotekës së tij. Sa herë që shfleton librat e kësaj shkrimtare, aq më shumë ‘’Fluturon’’ drejt qiellit për të kapur e përqafuar ëndrrat e jetës! Autorja Haxhiraj në harkun kohor prej 15 vitesh ka botuar 30 libra si në poezi, prozë ( të shkurtër e të gjatë) tregime, novela, skica, romane, por edhe Esse – publicistikë, letërsi për fëmijë; përralla, fabula e gjëegjëza, si dhe një roman. Ajo ka shkruar edhe disa skenarë për fëmijë. Gjithashtu, edhe shkrime artikuj publicistik në shumë gazeta: në medjen e shkruar e atë elektronike. Shkrimtarje Vilhelme Vranari ka marrë deri tani 15 çmime letrare kombëtare e ndërkombëtare. Midis tyre ne veçuam Urdhrin e lartë ‘’Mjeshtër i Madh i Punës’’ shoqëruar me Medalje Ari., me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë kombëtare, vlersuar nga ish presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi.
Shtëpia botuese ‘’Nacional’’ boton një tjetër libër me titull ‘’Çmimi i dualizimit’’ novelë të autores Vilhelme Vranari Haxhiraj. Novela e shkruar prej saj ka karakter social, e cila është shkruar me një stil të hollë mjeshtëror. Ajo bën përmbylljen e novelës kështu: ‘’ Kjo ngjarje ishte kronika e një vdekjeje të paralajmëruar. Edhe pse tejet e dhimbshme, ishte një tragjedi me të cilën çdokush mund të mbronte masterin në drejtësi… Pse jo unë?’’.
Për Vilhelmen, Dr. Fatmir Terziu shkruan:
“ Vranari – Haxhiraj është shkrimtare eurodite, me kulturë të gjerë që shtrihet në kohë dhe hapsirë të pamatë…është shkrimtarja grua e moshuar që pranon sfidën…!’’. Ndërsa Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë:
“…Dhe herë – herë një revoltë e brendshme të bën të shpërthesh në heshtje me zemëratë: ç’krim që bëri diktatura komuniste që kësaj zonje të talentuar ia mohoi të drejtën e shprehjes së fjalës artistike që në rininë e saj!’’.
Me të drejtë mund të themi se, Vilhelme Vranari Haxhiraj është princesha e fjalës së ëndrrave dritëdhënse që u jep jetë me letërsinë që ajo shkruan.


Foto: Xh. Cirongu

@@@
Sportet luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e shoqërisë

Libri me titull “ Sportet në Skrapar’’ të autorit Enver Cakaj, sjell një kronikë të zgjeruar ku lexuesi i aposionuar dhe dashamirës i sporteve, do njihet më nga afër rreth zhvillimeve në vite të sporteve në rrethin e Skraparit. Kronikat jepen në detaje sipas viteve në kohës përgjatë rrugëtimit të tyre zhvillimor gjatë shekullit që lam pas. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, sportet e të gjithave katigorive morën një zhvillim në rritje edhe në rrethin e Skraparit. Libri sportiv i autorit Enver Cakaj, është i pari libër në llojin e vet që përfshin atë gamë të gjerë e që flet mbi zhvillimet e sporteve edhe në këtë trevë sportdashse. Janë 75 faqe të shkruara e të shoqëruar edhe me fotot përkatëse, sipas llojeve zhvillimore sportive si: Futboll, volejboll, basketboll, qitje, alpinizm, etj. Me këtë libër, që tashmë lexuesi e ka në dorë, jo vetëm njihet me të kaluarën sportve në rrethin e skraparit, por nxit moshat e reja që ta duan sportin e t’i japin impulse të mëtejshe veprimtarive sportive . Autori i ka bërë nder sportit e vetes me botimin e këtij libri të shumëpritur nga gjithë sportdashësit skraparas.


Ballina e librit të autorit E. Cakaj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura