XHEVAT BISLIMI: FRYMA FETARE NË KOALICIONIN E HASHIMIT!

Viti, 03. 09. 2014: Janë ringjallur ca horra e ca morra që po përpiqen dhe po investojnë që Kosovës së sotme dhe popullit të saj t’ia mohojnë dhe ndryshojnë identitetin shqiptar! Ca thonë jemi “kosovarë” (këta janë pjellë e atyre që dikur deklaroheshin “jugosllavë…), ca të tjerë thonë se jemi “myslimanë” (këta janë pjellë e atyre që deklaroheshin dhe ulurinin se ishin “turq”…), ka të tjerë që thonë se janë “katolikë” (pjellë e atyre që dikur deklaroheshin “latinë”…), ndërsa ata që dikur deklaroheshin “ortodoksë” ka kohë që janë “serbizuar”!! (nuk janë pak…). Jo, thonë, ca “teoricienë”, ca gazetarucë e ca “politikanë” të tredhur: Kosova është “multietnike” dhe, edhe sipas yjeve në “flamurin” e saj Ahtisarian, këto etni janë të barabarta!
Për ta s’ka hiç rëndësi se shqiptarët përbëjnë mbi 90% të popullit të Kosovës edhe sot e kësaj dite! Edhe më paradoksal është fakti se pakica kombëtare serbe (rreth 5%…) shpeshherë gëzon të drejta, liri dhe privilegje më të medha se shumica shqiptare! Njësoj edhe kisha e tyre ortodokse, e cila ka “atribute” që nuk i ka askund tjetër! Kjo pakicë ka të drejtë dhe liri edhe t’i mbyllë urat (t’i bëjë parqe…!!), rrugët dhe t’i ndaj qytetet, komunat, monumentet dhe tokën e Kosovës..!! Krejt kjo, kuptohet, nën ombrellën e UNMIK-EULEX-it e të KFOR-it dhe me bekimin e institucioneve dhe të klasës politike të Kosovës…!!

Krerët e PD’së – aleatët politik të Hashim Thaçit!

Edhe kjo “fryma-era” islame-vehabiste pak e nga pak, nën ombrellën e institucioneve vendore dhe “ndërkombëtare” dhe, herë-herë, edhe në bashkëpunim e partneritet me to, u organizua dhe u strukturua si është më së miri! Madje, duke i falënderuar Hashimit dhe grupit të tij, kjo organizatë antishqiptare fillimisht “pushtoi” (e bleu…) edhe Bashkësinë islame shqiptare dhe një numër të mirë të xhamive tona shqiptare, pastaj siguroi (përmes grupit të Hashimit…) edhe përfaqësim në Kuvendin e Kosovës me një mjekërr dhe me një shami!! Kjo ishte shkelja dhe shpërfillja më e madhe e Kushtetutës së Kosovës si dhe e vlerave dhe e parimeve themeltare republikane…!! Është kjo “frymë-erë” që u organizua dhe bëri të gjitha përgatitjet, e papenguar fare, edhe për luftë të armatosur, duke i dërguar “luftëtarët” e saj (djemtë e nënave shqiptare…!) si mish për top në Siri, Irak e gjetiu! Ndërsa “qeveria” e Hashimit në mënyrë spektakolare arreston kryesisht ca viktima të kësaj organizate dhe të kësaj “fryme-ere” antishqiptare dhe primitive… Krerët e saj të instaluar në Bashkësinë Islame Shqiptare të Kosovës po lajnë duart e tyre me nga një deklaratë shterpe dhe po vazhdojnë të papenguar punën e tyre…!! Krah dhe mbrojtje e tyre shpeshherë jane bërë institucionet qëndrore dhe lokale. Shembulli më i mirë i këtij bashkëpunimi në nivel lokal është edhe Llapushniku dhe shkolla e këtij fshati. Drejtori i kësaj shkolle ka lënë mjekërr për të përhapur “frymën-erën” vehabiste dhe ka ndarë një klasë të posaçme ku, nxënësit e ndikuar edhe prej tij, falen e luten!! Raste të këtilla, ndoshta jo kaq ekstreme, ka në çdo komunë e vendbanim të Kosovës. Vajza të mbuluara si arabe apo turke (nuk mbajnë mbulesë ose shami shqiptare…) ka të lejuara në shumë shkolla të Republikes. Mësuese, arsimtare dhe drejtore shkollash, që lenë orën e mësimit dhe nxënesit e shkojnë të luten në xhami, ka pothuaj se kudo (nga një, dy, tre…).
Ҫfare bënë Ministria e Arsimit? Ҫfarë bëjnë e ndërmarrin drejtoritë komunale të arsimit për të siguruar një edukim laik, fetar (njohuritë e nevojshme për religjionet…), kombëtar e universal të ekuilibruar të fëmijëve tane? Apo bashkëpunojnë me këto rryma që veç me Zot e me atdhe nuk kannë asgjë të përbashkët…!! Duke “falenderuar” këtë frymë dhe fushatë islamizuese (të ndihmuar nga pushtuesit turq dhe sllavë…) sot, krahina të tëra shqiptare ndjehen dhe deklarohen “myslimanë”, por ama flasin e shkruajnë gjuhët sllave… (Tregu i Ri, Plava…)!!
Është fat që ka edhe klerikë-imamë shqiptarë dhe atdhetarë që po i kundërvihen kësaj “fryme-ere” vehabiste që në thelb është kundërshqiptare si çdo sekt, ideologji apo frymë tjetër antishqiptare… Në komunën tonë është një imam (sigurisht që ka edhe të tjerë…) që vazhdimisht u tërheq vërejtjen mësuesëve që shkojnë në xhami, duke u thënë se detyrë mbi detyrat për ju është që t’i mesoni dhe edukoni fëmijët tanë e jo të vini në xhami…! Mundohet t’i bind edhe fëmijët që të shkojnë në shkollë e jo të vijnë në xhami, sepse një njeri i paditur nuk i duhet as Zotit. Mirëpo, fëmijët ndikohen dhe frymëzohen nga mësuesit dhe drejtorët e tyre që të shkojnë në xhami e të braktisin shkollën! Mësues dhe drejtorë të tillë, edhe sipas fesë, e kanë “haram” rrogën që marrin, me të cilën mbajnë familjet me bukë! Por, edhe shteti (po ta kishim si duhet…) nuk do të duhej t’u jepte rrogë të tillëve. Ose, t’i nxirrte në “pension” me një gjysmë rrogë, por jo t’i lejonte të merrnin në qafë të ardhmen e vendit dhe të këtij populli. Nuk ishte i rastsishëm edhe instalimi i organizuar i altoparlantëve në minaret e xhamive, përmes të cilëve injorantët dhe analfabetët e një katundi, qyteti e lagjeje ua kujtojnë pesë herë në ditë fëmijëve dhe qytetarëve tanë vdekjen dhe botën e përtejme… Të njëjtën gjë kujtojnë edhe këmbanat e kishave! Kjo në një kohë kur fëmijët dhe qytetarët tanë duhet të kujtohen, të mendojnë, të mësojnë, studiojnë, të përpiqen dhe të punojnë gjithë ditën (pse jo edhe në orët e natës…) për të jetuar dhe për të ecur përkrah popujve të zhvilluar, të përparuar e të qytetëruar me ballin lartë si shqiptarë dhe vetëm si shqiptarë…

———————————————-

Frashër Demaj dhe Gëzim Kelmendi – për Skënderbeun: Hero i kujt?


Intervistë e nxehtë dr.Gëzim Kelmendi dhe Valon Maloku – Për Hoxhë Irfan Salihu:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura