XHEVAT BISLIMI: ISMAIL QEMALI DHE ISA BOLETINI FITIMTARË ME SHQIPËRINË E BASHKUAR NË STADIUMIN E BEOGRADIT

Viti, 15. 10. 2104: Shovinizmi dhe fashizmi serb u manifestua fuqishëm edhe në një lojë futbolli. Populli serb, i mbarsur nga shteti i tij me urrejtje të përmasave fashiste ndaj kombit shqiptar, edhe në një lojë futbolli nxori nga gjiri i tij dhe shpalosi në sytë e mbarë botës, flamurin e urrejtjes dhe të shovinizmit të egër ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve…
Shteti serb, i ngritur dhe i ndërtuar në një pjesë të madhe të tokave të Shqipërisë, ua ndaloi shqiptarëve që të udhëtonin në Beograd për të parë futbollin midis Shqipërisë dhe Serbisë…!! Ky shtet, që edhe sot udhëhiqet nga ideologji dhe politika shoviniste e fashiste kishte ndaluar edhe përdorimin e çfarëdo simboli shqiptar…!!
Që në fillim dukej që kombetarja jonë ishte e përgatitur shpirtërisht dhe mendërisht për ta përballuar me dinjitet (krenari…) urrejtjen dhe armiqësinë e Serbisë dhe të serbëve. Kjo krijoi siguri edhe për mbarë kombin shqiptar që po ndiqte me emocion të veçantë këtë përballje, që, për fajin e Serbisë, më shumë ngjante me një situate “lufte” se sa me një lojë futbolli…!! Kësaj atmosfere i kishte kontribuar shteti serb me gjithë aparaturën e tij!! Personalisht nuk jam “tifoz” i futbollit dhe asnjëherë nuk kam gjetur kohë që të shikoj një loje futbolli 90 minuta… Por, këto ndeshjet e kombëtares i kam ndjekur dhe më bëhej qefi për sukseset e saj. Ajo që nuk kuptova sonte, nuk besoj ta kenë kuptuar as bashkëkombësit e mi, është veshja sportive e kombëtares… Ku ishin ngjyrat tona kuq e zi?!!

RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!

Një pjesë të lojës e ndoqa në RTK. Ajo që dëgjoja nga dy-tre gazetarë sporti a “komentatorë” ishte gati e padurueshme për veshin dhe për mendjen… Flisnin një gjuhë krejt të pagdhendur, të vrazhdë dhe pa pikë respekti për publikun-shikuesin dhe për gjuhën tonë…!! Flisnin ca gjëra të shkëputura dhe shpeshherë të palidhura, të pakuptimta…!! Në fakt, nuk kishte asnjë fjali të rregullt dhe asnjë mendim të saktë dhe të kuptueshëm… Për atë hartën e Shqipërisë së bashkuar me flamur dhe me Ismail Qemalin e Isa Boletinin, që erdhi nga qielli dhe ra në stadiumin e Beogradit, thoshin se ishte “Shqipëria e Madhe”…!! Këtë terminologji e përdori edhe ndonjë gazetar i ndonjë televizioni privat në Tiranë…!! Kjo ishte edhe “çudia” e kësaj nate të mbushur me krenari shqiptare…!! Disa shqiptarë vazhdojnë të shërbehen me terminologjinë serbo-sllave dhe greke, tamam sikur ta kenë kryer shkollën politike në Kumroc…!!
Një gazetarë tjetër hodhi dyshimin-dilemën se kjo HARTË e Shqipërisë së bashkuar mund të ishte lansuar nga serbët për të provokuar situatën…!! Mijëra flamujë serb, parulla dhe thirrje histerike kundër kombëtares shqiptare nuk ishin provokuese, ndërsa një hartë-flamur shqiptar paska provokuar serbët!! Budallallëqe të budallënjve tanë gazetarë!! Hedhja e kësaj harte të Shqipërisë së bashkuar me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin në stadiumin e Beogradit dhe në sytë e miliona serbëve ishte fitorja më e madhe e kësaj loje futbolli ndaj një Serbie shoviniste-fashiste…
Edhe kombëtarja jonë e fitoi lojën me nerva ndaj Serbisë dhe serbëve në Beograd… Kombëtarja jonë luajti, u mbrojtë dhe sulmoi dinjitetshëm, me një gjakftohtësi, disiplin dhe me një ekuilibër të mrekullueshëm… Ekipi serb ishte mposhtur dhe po bindej se do ta humbte lojën nga shqiptaret… Kjo ndjenje dhe bindje tashme kishte perfshire edhe “tifozet” serbe në stadium… Ishin minutat e fundit të pjesës së parë kur tifozët serbë nisen të futeshin në stadium dhe t’i sulmonin futbollistët tanë, të papenguar nga policia serbe…
Barbaria, vandalizmi dhe fashizmi serb ndaj një kombëtareje të pambrojtur u manifestua edhe sonte në sytë e gjithë botës… Por, kombëtarja jonë trime nuk u frikua dhe nuk u dorëzua…! Qëndroi edhe në Beograd dhe u kacafyt pa pikë frike me vandalistë dhe banditë serbë, të cilët sulmonin pa u penguar nga policia e Nikoliçit dhe Daçiqit… Krenaria, trimëria dhe guximi shqiptar i kombëtares sonë u dëshmuan edhe në mbrojtjen e hartës-flamurit shqiptar… Ashtu si edhe përbërja e kombëtares, që ishte me futbollistë të bashkuar nga e gjithë Shqipëria, edhe harta e Shqipërisë së bashkuar me I. Qemalin dhe me I. Boletinin, e tmerruan shovinizmin serb mu në Beograd…
Fitorja ishte e shumëfishte! Gëzimin e saj e “prishën” vetëm ca gazetarë, të cilët, krejt hajvançe, Shqipërinë e Bashkuar (etnike, kombëtare, natyrale…) e quanin me terminologji serbo-ruso-greke, “Shqipëri e Madhe”…!! Nderim të veçantë nga kombi shqiptar meritojnë edhe ata shqiptarë që menduan dhe realizuan hedhjen e Shqipërisë së Bashkuar në qiellin e Beogradit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura