XHEVAT BISLIMI: PRITE PUNËN PA U BË…

Viti, 25. 01. 2017: (Për Hashim Thaçin dhe (extra)grupin e tij…) Pervoja shekullore i ishte ber popullit tone mesim i mire, prandaj thoshte dhe thote: “Prite punen pa u be…”! Kjo thenie e popullit tone, qe eshte fryt i pervojes shekullore, nuk u mor asnjehere parasysh nga Hashim Thaci dhe (ekstra)grupi i tij! Po shkruaj per Hashimin, sepse ky mori mbi shpatullat e tij te “njoma” pergjegjesine historike per “normalizimin e marredhenieve me Serbine dhe pajtimin me te”!!
Shpresa (edhe besimi) e popullit shqiptar ishte padiskutim e madhe… Rralle kujt i shkonte mendja ne ate kohe, kur zhvilloheshin bisedimet ne Vjene dhe para Vjenes, qe Hashimi dhe grupi i zgjedhur prej tij “ekstra” mund te devijonin deri ne kete shkalle kerkesat, vullnetin dhe luften e LPK-UCK-se dhe te kombit per lirine e Kosoves shqiptare… Nga I. Rugova dhe LDK-ja e tij, ne fund te fundit, as kishte kush besim dhe as nuk shpresonte kush se do t’u rezistonin presioneve dhe shantazheve te Serbise dhe te miqve te saj pas Lufte…
Shkarja e Hashimit dhe (ekstra)grupit te tij gjate bisedimeve dhe leshimet e njepasnjeshme u bene dhe jane bere kercenim dhe rrezik serioz per teresine tokesore te Republikes, per sigurine, stabilitetin dhe lirine e saj! Koncesionet ishin dhe jane teper te medha per t’u menaxhuar nga Kosova dhe shqiptaret! Ato (leshimet) jane kafshate qe nuk kaperdihet dote nga shqiptaret! Hashimi dhe grupi i tij “ekstra” do ta kishin shume me te kollajt (po ta kishin vullnetin-guximin, dijen dhe ndergjegjien qe kerkonte koha…) ta ndalnin dhe ta mbanin Serbine jashte kufijve aktual te Kosoves… Mirepo, nuk e paten as vullnetin-guximin, as ndergjegjien dhe as dijen qe te silleshin dhe te qendronin ne anen e interesave te Kosoves dhe te kombit!!

Rreshqitja nisi si me lezet e me naivitet ekstrem! Kujtojeni naivitetin dhe hajvanllekun (nese nuk e bente “ekstra”…) e Lutfi Hazirit kur deklaronte pas kthimit nga takimi i pare ne Vjene me palen serbe: “Ia beme tete me dy Serbise”!! A do koment kjo?! E kam fjalen qe Hashimi dhe (ekstra)grupi i tij nuk e “priten punen pa u be…”! Prandaj, sot, me duket mua, Hashim Isa nuk ka fuqi dhe nuk ka legjitimitet qe te perballet me Serbine, qe ka hyre bukur thelle ne Kosove pikerisht me bisedimet dhe marreveshjet e arritura ne hotelet luksoze te Vjenes dhe Brukselit!!
Nuk e besoj qe ka shqiptar qe nuk do ta deshironte nje “JO-NDAL” te prere qe Hashimi do t’ia thoshte qofte edhe sot ne Bruksel Serbise dhe miqve te saj… Por, a mund ta beje ai kete me (ekstra)grupin e tij dhe me Isa Mustafen e LKJ-LDK-se? Nuk e besoj qe Hashimit i ka mbetur force per t’i thene “mjaft me” Serbise dhe “mjaft me me leshime” Brukselit”! Sepse, sic ju kujtohet lexuese te nderuar, kur ne i kerkonim qe t’i thoshte “JO” bisedimeve ne Bruksel e “JO” fusnotes, ajo “shefja” e tij e bisedimeve (e emeruar prej tij me kerkese te Serbise dhe miqve te saj) deklaronte pa iu skuqur faqja e zeze se “fusnota do te shkrihet si nje fjolle debore”!! Lere qe nuk u shkri si nje “fjolle debore” fusnota, por erdhi e u be dimer Siberie… Nuk ishte zgjedhje me e mire as Blerim Shala i zgjedhur nga Ramushi me propozimin e te huajve dhe i “miratuar” nga Serbia!
Keto dhe shume tjera, qe nuk po ua sjell ne kujtese juve miq te nderuar, me bejne te konkludoj (pa deshire) qe kjo qeveri dhe keta krere te institucioneve edhe po te duan (nese u shkon mendja te duan) nuk mund ta rikthejne gjendjen ne te mire te Republikes dhe te popullit shqiptar… Tash, qe ende nuk po e dime se cfare po zihet ne kazanet e medhenj (amerikane e ruse, sidomos pas ardhjes se Trampit…) eshte edhe me veshtire… Me se miri per ta do te ishte largimi me deshire nga funksionet dhe dorezimi i mandateve. Kete besoj qe do ta benin me deshire sikur te mos ishin te kapur tashme edhe ata!
Situate paradoksale! Te kapurit nga te huajt kane kapur Republiken dhe institucionet e saj dhe nuk kane fuqi as te dorehiqen! Paradoksaliteti i kesaj situate shtrihet edhe ne kampin tjeter, te opozita! Bashkimi i saj pati tronditur koalicionin qeverises dhe miqte e tij qe e kane ne grusht kete koalicion… Opozita e bashkuar, pervec kesaj, u be shprese edhe per popullin shqiptar te Kosoves. Pikerisht kur pritej “dorezimi” i koalicionit LDK-PDK-Lista Serbe, u “dorezua” pa kushte Opozita e bashkuar!! Ky “dorezim” i turpshem dhe pa kushte i Opozites se bashkuar prodhoi zhgenjimin me te madh pas Shpalljes se Pavaresise!
Kush e prishi “lojen” dhe pse? Pergjigjia tashme dihet (gati krejt e sakte). “Ribashkimi” i opozites keto dite nuk po ia mbush mendjen kujt… S’ka si te kthehet besimi pas asaj prishje te madhe dhe, per me teper, kur shikon se kush po flet ne emer te grupit te NISMA-s (iniciatives), ne emer te AAK-se e te opozites! Ky “ribashkim” me shume po shkakton iritim se simpati… Vaj vatani e mjere mileti! Ndoshta (po them “ndoshta” se nuk eshte e lehte ne keto kohe te veshtira per Republiken dhe konteksstin rajonal e boteror te kesaj kohe me dhene ide e propozime per te “shpetuar” nga kjo gjendje) zgjidhja me e mire do te ishte nje qeveri e shpetimit kombetar (pa aktoret e sotem te pushtetit dhe marreveshjeve me Serbine) dhe mbeshtetja e hapur dhe e fuqishme e shtetit AME dhe e mbare kombit (jashte e brenda)… Dhe, vetem pasi t’i kemi mbyllur hesapet me Serbine mire e mire, mund t’i rikthehemi “lojes” pozite-opozite.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura