Oslo, 05.05.2015 – Shqiptarët në Norvegji, të organizuar në qendrën Kulturore e Informative, Mekuli Press,, kërkojnë llogari nga MPJ e Kosovës për fjalët ofenduese, jodiplomatike e armiqësore ndaj mikut, patriotit, zëdhënësit e diplomatit, z. Joseph DioGuardi. Diaspora shqiptare në Norvegji është e shqetësuar dhe e brengosur me skandalet e njëpasnjëshme të MPJ të Kosovës. Dorëheqja e ambasadorit të Kosovës në Beograd, e kryer nga trysnia e MPJ-së, për shkak të fjalisë së qëlluar e me vend të tijë se: “pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, nuk ka normalizim të marëdhënjeve…”, dhe tani sulmi i egër e i papërmirësueshëm i MPJ-së ndaj diplomatit DioGuardi, janë tregues se diplomacia e Kosovës po udhëhiqet nga joprofesionalistë e diletant politik. Vetëm dorëheqja e të papërgjegjshmëve dhe sharlatanëve politik, të punësuar në MPJ, është e logjikshme dhe e arsyeshme në këtë rast, – u tha, ndër tjerash, në këtë takim rasti. (MekuliPress)
Postime të Lidhura
BEDRI TAHIRI: URAT NDARËSE
(Prishtinë, 06. 2012) – Ura e Ibrit dhe Ura e Vardarit. Dy ura ndarёse (nё vend qё tё…
KOSOVA E PAVARUR SI PROJEKT ANTINACIONALIST
Bashkëbisedim me Milazim Krasniqin dhe Halil Matoshin, në Facebook, më 07.10.2022 në temën: KOSOVA E PAVARUR SI PROJEKT…
SI U THEMELUA NJËSITI I PARË I UÇK-së NË ZONËN OPERATIVE TË SHALËS
SI U THEMELUA NJËSITI I PARË I UÇK-së NË ZONËN OPERATIVE TË SHALËS Nga Nexhat Dedia, Mitrovicë 3…
FAHRI DAHRI: ҪËSHTJA ҪAME DHE VIZITA E ILIR METËS NË GREQI
Itali, 14. 10. 2016: Përkitazi me shkrimin: Llogaritë e vogla politike meskine që fshihen pas sulmeve ndaj Ilir…