DR.HAKIF BAJRAMI: TAPIA E KOSOVËS NË VEPRËN E AKADEMIK KRISTAQ PRIFTIT

Prishtinë, 16. 07.2 015 – Publiku i gjerë lexues e sidomos punëtorët shkencor, tani e kanë në duar argumentin e pakonstestuar lidhur me përkatësinë etnike të ish Vilajetit të Kosovës, pra librin e Akademik Kristaq Priftit: “Popullsia e Kosovës 1831-1912, Tiranë, 2014”. Kjo vepër monumentale duhet të lexohet me kujdes për disa muaj, për ta kuptuar dhe mësuar në thellësi argumentuese punën dhe rëndësinë e produketeve të mirëfillta shkencore që i ka qitë në dritë Akademik Kristaq Prifti. Është pra, ky ekzemplar i faktografuar si TAPI e Kosovës, që vjen prej një shkencëtari erudit, prej një pedagogu të shkëlqyer, prej të cilit mësohet filozofia e historisë, në të gjitha dimensionet e saj eksplikative.
Autori në këtë studim gnosoplogjik i ka bërë një analizë rregjistrimeve osmane, duke u mbështetur në vjetarët statistikor (Salnamet) që ruhen në Arkivin e Turqisë në Stamboll. Për ta plotësuar këtë vepër monumentale me fakte shtesë, Akdemik Kristaq Prifti, ka rendgenologuar edhe fondet përkatëse të arkivave evropiane dhe ballkanike. Që kjo vepër monumentale të avansohet dhe shndërrohet në TAPI të Kosovës, vihen në funksion krahsues epistipmologjik studimet me peshë shkencore për demografinë e Perandorisë Osmene në Evropë në përgjithësi dhe Ballkan në veçanti. Lidhur me këtë, studimet për popullsinë e Perandorisë Osmene në shekullin XIX dhe fillim të shekullit XX në Republikën e Turqisë (1908-1912) nga autorët që janë marrë me këtë problematikë prezentohen me pedantëri shkencore.

Është veçori fascinante e këtij sutudiuesi dhe pedagogu erudit që i rrekët problemit (operacionit shumë të vështirë dhe të komplikuar) analitik shkencor për një sistem aristokrat-feudal me plotë batica dhe zbatica feudalo-borgjeze pasi që i eksplikon të gjitha të arriturat e shkenctarëve eminent shqiptar, që janë marrë me çështjen e popullsisë në Perandorinë gjashtëqindë vjeçare, për ta nxierr këtë vepër monumnet me vulë të deshifruar profesionale shkencore për çdo rregjistrim që është bërë nga viti 1831 e deri më 1910, duke mos i alienuar edhe rregjistrimet “paralele të atyre që kishin interes për të na hulumtuar, natyrshëm për interesa të tyre gjeostrategjike dhe koloniale, sikurse okuopatri zyrtar-Perandroia Osmane në shtrirjen e saj toksore, për të na robëruar në aspketet: Dominium dhe imperium, pa asnjë të drejtë ndryshe.
Akademik Kristaq Prifti, është osmanolog i kalibrit botëror, te i cili kam pas nderin ta kem profesor në studimet pasuniverzitare gjatë viteve 1972-1973. Ky shkenctar me dituri shumë të gjërë në fillim të monografisë nuk i largohet objektivit duke i falenderuar në rend të parë drejtorin e Arkivit shteror të Turqisë Kemajlistre në Stamboll, Doc. Dr. Jusuf SAUNIN me të gjithë bashkëpuntorët e tij. E themi këtë sepse pa ndihmën e tyre kjo vepër MONUMENTALE për TAPINË E KOSOVËS, nuk do të arrinte para lexuesëve dhe sutdiusve, sado i përkushtura të ketë qenë profesori i nderuar. E them këtë sepse arkivisti ia siguron hulumtuesit “të dy duartë”. Në shumë raste edhe atë që kurrë nuk do të zbulohej. Këtë e kam provuar vet për periudhën 1912 e këdej.
Akademik Kristaq Prifti, pasi që e vijëzon rëndësinë epistimologjike të autorëve evropianë, u referohet për plotësim vakumesh autorëve kompetent turqë me të drejtë. Në këtë vijë hulumtuese poenta kryesore e Akademik Kristaq Priftit, si pikënisje themeltohen studimet e shkencëps ndihmëse të historisë – demografisë historike. Dhe, e fillon natyrshëm me studimin brilant të osmanologut Prof Selami Pulaha (edhe këtë njeri me urti enciklopedike e kisha profesor-HB), duke i veçuar dokumentet dhe studimet e botuara. Në vijim i thekson meritat e Vehbi Buharajës, Skender Rizës (edhe këtë osmanolog dhe pedagog brilant e kisha profesor-HB), Muhamet Ternavës, Skender Gashit. Rexhep Ismailit, Jahja Drançollit, Iliaz Rexhës, Ferit Dukës, Hasan kaleshit, Emin Pllanës, Sabit Ukës, Zija Shkodrës, Kristaq Priftit, Fatos Baxhakut, Ramiz Abdylit, Jusuf Osmanit, Liman Rishitit, Hivzi Islamit, pr t’ i vënë në funksion kulmor të arriturat fillestare të Sami Frashërit, Mitaht Frashërit dhe Akademik Nikolla Jorgës, për ta nxierr një emrues të përbashkët që mendon flet dhe drejton në plotësimin e mozaikut që e përbënë shtyllën kruyesore të hiostorisë së Kosovës si pjesë integrale e Shqiprisë lingustike, nga harta e Istitutit të Berlinit nga viti 1876. Autori, nuk lë pa e thkeksuar se kjo temë është keqinterpretuar nga demografia dhe historiografie serbe , kuptohet për qëllime koloniale. Por, me këtë vepër dhe para këtij monumenti KRISTAQIAN të gjithë falsifikatortë janë dhe do të mbshteten tash e tutje për muri. Janë sosë dhe bërë shkrum e hi të gjitha rrenat, s` ka ma hapësirë për rrenat ordinere serbe lidhur me Kosovën dhe shqiptarët si popull shumicë pasolute në te den baba den.
Në kompozicionin monografik të Akademik Kristaq Priftit, Popullisa e Kosovës 1831-1912 janë inkorporuar tetë vëllime dokumentesh , që do të thot se hulumtuesi këtu i ka në një vend TETE libra studimor eksplikativ. Janë vlerësuar nga të gjitha anët prezenca e të gjitha komuniteteteve në Kosovë nga viti 1831 me fakte të pashlyera zyrtare dhe dujke lënë rrugë dhe hapë pyetje si i ka hije shkenctari të mirfillët. Lidhur me këtë, të arriturat për prezentimin e përgjithshëm në nivel të Kosovës, janë një hapje dere për ta mësuar sutuiusin edhe përbërjen e popullsisë nepër kaza (çarqe, gjithnjë më 1831) të: Nishit, Leskofcit, Prekupës, Kushiumlisë, Vranjës, Shkupit, Kratovës, Kumanovës, Karadakut, Tetovës, Kërçovës, Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Gorës, Rozhajës, Bihorit, Pejës, Gjakovës, dhe Jeni Pazarit. Kjo është Kosova e vërtetë , tapinë e së cilës e sjellë i famshmi Akademik Kirstaq Prifti. Kjo është fotografia e Kosvës, trupi i së cilës është prerë me gërshërë nepër kongrese të Fuqive evropiane. (Shqo: Harta Lingistike e Institut të Berlinit nga viti 1876).
Në kreun e dytë-Popullsia e Kosovës në vitet 40-të shekullit XIX, me kazatë e: Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Kërçovës, Prishtinës, Vushtrrisë, Gjilanit, Pejës, Gjakovës dhe Nishit, popullsia e Sanxhakut të Kosovës sipas Defterit të Rumelisë (1859/60 me Elajetin e Shkupit (nga sanxhaqet e Shupit dhe Prizrenit ), Elajeti i NIshit dhe Elajeti i Bosnjes që ngërthejnë popullsi të Kosovës janë nxierr në funskon të së kaluarës dhe të tashmës. Ky prezentim është faktor historik hyrës në historinë shqiptaree që shpje në ngjarjet e mëdha dramatike për fatin e kombit (1877/8) tani më të njohur shqiptar. Ky shqyrtim kaq me kujdes dhe akribi të pashoqe e plason këtë vepër në panteonin e kryeveprave historiografike evropiane dhe botërore kur mirret para sysh se çfar rroli ka luajtë Kosova dhe popullisa shqiptare në vigjilje të Paqës së Shën Stefanit dhe Kongresit tëp Berlinit (1878). Thelbi i tragjedisë për kombin tonë të coptuar është mu në këtë kohë “inkognitive”. Akademiku ynë i merituar këtë e thot pa dilema dhe e dokumneton me të dhëna shkencorisht të faktruara.
Në kreun e tretë, autori tërë lëndën e sistemon në rrafshin funksional shkencor sipas Defterit përmbledhës (Ixhmal) 1862 në Elajetin e Shkupit, me sanxhaqet: Shkup, Prizren, Prishtinë me një përciellje statistikore nga viti 1863 (Elajeti i Rumelisë), duke u përqëndruar në Sanxhakun e Shkupit me me kazatë (rrethet) përbërëse; Sanxhaku i Nishit me kazatë përbërëse; Sanxhaku u Jenipazarit me kazatë përbërëse. Autori sjellë në vijim statistikat inkludive të konsullit francez nga viti 1864, 1866 dhe 1868 (përmbajtësisht të Pashallëkut të Prizrenit si denominohet administartivisht-HB). Eshtë kjo koha kur principata e Serbisë nën sovranitetin e Sulltanit përpiqet sipas porosive evropiane ta luaj rrolin e një “piemonti” për ta krijuar një “Antancë ballkanike” , por pa sukes , sepse shqiptarët ishin ata që e devijuan këtë “shigjetë politike” antinjerëzore, me pasoja për fatin e tyre ekzistencial, pa marrë para sysh se ishin përkah numri kulaiteti dhe kunatiteti i parë në Ballkanin e mjegullave dhe eksperimenteve evropiane dhe anadollake, gjithnjë për t`i coptuar shqiptarët si forcë që mendon,flet dhe vepron në pathyeshmëri për të dalë në sqenën historike si pavarur dhe sovran.
Në kreun e katërt, Akademik Kristaq Prifti, prezenton me burime të dorës së parë organizimin territorial-administrativ të Vilajetit të Kosovës me kryeqendër në Prizren (1873). Duke prezentuar statistikat zyrtrae të popullsissë në shkallë vilajeti dhe në sanxhaqe e njësi më të vogla adninistrative si në kaza, nahije dhe lokalitete, fotografia rendgenologjike e një kombi ma nuk mund të mshifet nga akush. Këtu është kulmi i veprës, sepse lirisjht mund të falsim për një komb, për nevojën për të linduar një shtet etnik shqiptar. Në vijim, në bazë të Kushtetutës (1876-Kushtetuta e Mithat PASHëS, ME ORIGJINë SHQIPTARE që u likuidua nga Porta për animin e tij kombëtar, për krijimin e një vilajeti shqiptar-HB), prezentohet Vilajeti i Kosovës (1877) me rrezultate të popullsisë nga viti hoistorik 1878. Drama e madhe shoqërore që e bashkoi historinë kombëtare ndodhë si “embrion” mu në Vilajetin e Kosovës. Së këndejmi, prezentimi e rrezultateve të studimit të popullsisë së Vilajetit të Kosovës sipas konzullit austriak F. Lipih (1877) me titull, “Promemorja e Shqipërisë”, 20 VI 1977, me pasqyrë të strukturës etnike është një argument shtesë që drejton në mendimin hulumtues kontemplativ, që u sherben interesave kolektoive politike etnike , rreligjioze dhe futuriste pragmatike duke e udhëzuar edhe administratën e okupatorit që të shkëputet nga metaliteti arkaik i sundmimit, dhe duke siellë shembullin modern të nevojës së reformimit në qëndrime ndaj kombeve dhe rreligjioneve, për të dalë te e drejta sovrane, për t` ia lëkundur sulltanit mentalitetin e sajur në sheriatë se ai “është mbi të gjithë”. Në këtë drejtim është për t` u vlerësuar puna kerkimeore shkencore e Akademik Kristaq Priftit, që ka prezentuar Sallnamen e Vilajetit Ksovës nga viti 1879. Prandaj në këtë kaptinë, lexuesi i vëmendshëm do të mësoi për shpërnguljen e shqiptarëve gjatë luftës serbo-turke 1877/78, duke plasuar statistikat e çdo sanxhaku të tërësisë së vilajetit Kosovës.
Përzënia e popullsisë shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe nahija e Pirotit 1877/8
Në vitin 1871 sipas Sallnamensë perandorake, shkruan Akademik Kristaq PRIFT, Rumnelia ndahej në këto vilajete: 1. Edremës, 2. Danubit, 3. Bosnjes, 4. Elajeti i Shkodrës, 5. Vilajeti i Prizrenit, 6. Janinës, 7. Selanikut, 8. Kretës, 9. Ishujt e Mesdheut. Shumica e territoreve të Kosovës, dokumenton Akademik Kristaq PRIFTI, përfshihen në Vilajetin ePrizrenit në të cilin ligjësisht bënte pjesë edhe Provinca e Shkodrës. Ndërsa, një pjesë e trojeve të Kosovës (Sanxhaku i Jenipazarit) përfhsihej në Vilajetin e Bosnjës (f. 362). Ndërsa Vilajeti i Prizrenit i përfhsinte këto sanxhaqe:
1. Sanxhakun e Prizrenit me kazatë: Prizren, Pejë, Gjakovë, Lumë, Alltan Ili, Prishtinë, Vuçitern dhe Gjilan. Kazaja e Tetovës nga Sanxhaku i Elbasanit ishte pjesë e Vilajetit Kosovës.
2.Sanxhaku i Shkupit i përfshinte kazatë: Shkup, Shtip, Radovishte dhe Kumanovë do të zyrtarizohën si pjesë territoriale dhe administarative e Vilajetit të Kosovës.
3. Saxhaku i Nishit me kazatë: Nishit, Pirotit, Leskofcit, Vranjës, Urkupës (Prekupës), Isenbollit.
4. Sanxhaku i Jenipazarit nga Vilajeti i Bosnjës i përfshinte kazatë: Mitrovicën, Jenivaroshin, Bihorin, Tërgovishtën, Priepolën, Kolashinin, Beranën.
Sipas Sallnames perandorake të vitit 1877, trevat e Kosovës përfshiheshin në një vilajet të ndarë në sanxhaqe, kaza dhe nahi.
1.Sanxhaku i Prishtinës i përfhsinte këto kaza: Prishtinë, Pejë me nahi të Gucisë, Vranjë, Gjilan, Vuçitërn.
2.Sanxhaku i Prizrenit i përfhsinte këto kaza: Prizrenin, Gjakovën, Lumën, Tetovën, nahinë e Gostivarit, nahin e Kalisit, nahinë e Rahovecit.
3. Sanxhaku i Shkupit i përfshinte kazatë: Shkup, Shtip, Radovishte, nahijet e Kaçanikut, kazanë e Kratovës, kazanë e Kumanovës, Koçanit, Pallankës.
4.Sanxhaku i Jenipazarit i përfhsinte kazatë: Jenipazar, Bihor, Akovë, Beranë, Mitrovicë, Tërgovishtë, Tasligje, Kolashin, Prijepole, najijet Priboji dhe Kaznëe Jenivaroshit.
5.Sanxhaku i Nishit i përfshiunte kazatë: Nishi, Urkupi (Prekupe) Kushumlisë, Leskofcit.
6. Sanxahku i Pirotit,
7. Sanxahku i Dibrës. Të gjitha njësitë e lartëtheksuara sipas Salnames Perandroake më 1877 ishin të regjistruar 1 471000 banorë. Prej tyre thekesohen në mongrafinë monumentale të Kristaq Priftit, shqiptarë ishin 786000 banorë ose 54%. Ndërsa serbë, bulgarë – maqedonë së bashku (si milet zëim) nga përkatësia ortodokse ishin 510 000 banorë ose 35%. Të deklariuar si Osmanlinjë ishin 124000 banorë ose 8, 49%. Të përkatësisë kombëtare çerkezë ishin deklaruar 23000 ose 1.57%. Romë ishin deklaruar 21000 ose 1. 43% dhe Vllehë ishin deklaruar 7000 ose 0.47%. (f. 370).
Si pasojë e Luftës ruso –turke 1876-1877, në mongrafinë momunentale të Akademik Kristaq Priftit (f.404) prezentohen në prag të Paqës së Shën Stefanit 180 000 deri në 200 000 rrefugjatë të cilët iu nënshtruan vuajtjeve të papara. Vetëm në Stamboll shkruajnë diplomatët anglez VDESIN nga tifoja 300 deri në 500 rrefugjatë në ditë (Bilall Shimshir, Rumeliden turk gëçleri I, Ankara , f. 321), citon Kristaq PRIFTI.
Si pasojë e Luftës serbo turke 1877/8 nga Sanxahku i Nishit që i kishte 10 900 kilometra katror me 614 (715) lokalitete ku përfshihen edhe 8 qytete me një popullsi 107000 banorë do të ketë për pasojë shpërnguljen me dhunë nga qevria e Principatës serbe 90 100 banorë që do të shndërrohen për TRI ditë në banorë pa atdhe, pa mbrojtje, të gjithë me fajin e okuoatorit të rinjë, buzë vdekjes, në muhagjerë.
Këtë konkludim e sjellë Akademik Skender Rizaj, pas hulumtimeve 20 vjeçare në Arkivin e Stambollit dhe arkivat e Londrës. Lidhur me këtë tragjedi popullore të shkatuar nga një rregjim parafashist serb, konzulli anglez në Selanik J. G. Blunt më 1881, sipas Akademik Kristaq Priftit, dokumenton se nga trevat e Vilajetit Kosovës, kishin mbetë pa strehë, pa asgjë, 65000 muhaxherë (shqiptarë..). Prej tyre, gjithnjë sipas konzullit anglez në Selanik, në Krahinën e Vushtrrisë që përfhsinte edhe atë të Llapit ishin strehuar 11000 muhaxherë që kërcnoheshin për vdekje nga smundjet dhe të ftoftit. Banorët vëndas të kësaj treve, do të konstatojnë dokuemntet konzullare italiane në Shkodër, i kishin liruar edhe shtallat e bagëtive për të u bërë strehë muhaxherëve të mjerë të cilëve u kanoseshin smundjet vdekjepruese. Në kazanë e Prishtinës ishin strehuar 17000 muhaxherë, të cilët shkruan konzulli italian në Shkodër , “ nuk kishin as për dy ditë ushqim”. Për vesëhmbathje mos të flitet. Mbi gjysma do të vdesin urie, shkruan De Berio, në cilsinë e humanistit famëlartë. Në këtë drejtim, nuk duhet harruar se priftërinjët katolik shqiptar do të ndërmarrin të gjitha masat që vllazërve të tyre t`u sigurohet të paktën ushqimi dhe veshmbathja. Për herë të parë bota perndimore po mësonte se shqiptrët kombëtarisht janë NJE, dhe të pandarë. Stambolli në anën tjetër mbante fjalime hipokrite, bënte lutje për “mesazhe në qiell”, sepse e kishte shitë (sakrifikuar këtë popullsi të mjerë) këtë komunitet etnik shqiptrë. Në Kazanë e Gjilanit i shinvëndosë 13000 muhaxherë (rrefugjatë), të cilët sipas konzullit anglez, ishin buzë vdekjes nga tifoja dhe smundjet tjera ngjitëse. Kjo popullsi sipas raporteve të konzujve anglezë, italianë dhe austriak i ishte nënshtraur vdekjes. Për çdo ditë nepër fushat e kësaj kazaje, thuhet në raporte mirë të inofrmuara, varrosen nga 350 deri në 700 kufoma. Në Kazanë e Shkupit ishin vpëndosë 16000 muhaxherë, të cilët ishin pa ushqim dhe pa asgjë tjetër për jetesë. Prej tyre sipas konzullit austriak kishin vdekë nga smundjet ngjitëse rreth 5000 “arnautë”. Nga sanxhaku i Jenipazarit, lajmërohen shifra alarmante se prej atje janë deprotuar brenda TRI ditëve afro 85% e poipullsisë shqiptare. Pushteti okupues nuk lejonte me asnjë kush kthimin eventual. E vërteta, këtë tragjedi e vulosi në shkallë kriminale Kongresi i Berlinit (1878) i dirigjuar nga Franca, Gjermania, Rusia, Austrohungaria, Italia dhe Anglia. Sipas zbulimeve të Akademi Kristaq Priftit, nga smundejt dhe kushtet jetësore mizerabpël, gjatë viteve 1878-1881 kishin vdekë rreth 30 000 frymë, banorë muhaxherë. (f.406).
Komisioni ndërkombëtar dhe çështja e kufirit Turqi-Serbi
Nga një komision ndërkombëtar në shtator të vitit 1879 do të konstatohet se nga kazatë e Leskofcit, Prekupës, Kushumlisë me 227 fshatra me 5793 shtëpi me 42300 banorë , në krahinat e Nishit dhe Vranjës me 300 fshatra shqiptare me dyfish më tepër popullsi, sepe vinin edhe mga qyetet administrative, ishin 527 fshatra thjeshtë shqiptare që i kishte okuopuar Serbia. Nga kazatë e përmenduar ishin shpërngulë rreth 200 000shqiptarë, turqë dhe çerkezë, të gjithë të vëndosur si muhaxherë në pjesët tjera të Vialjetit Kosovës. Lidhur me këtë, Akademik Kristaq Prifti, konkludon se nga kazatë e Luginës Moravës,nga Prokupa, Kushumlia dhe Leskofci janë shpërngulë rreth 100 000 shqiptarë të rreligjionit muslimanë. Ndërsa nga dokuemntet serbe vërtetohet se Koamnda e ushtrisë së Priocipoatës së Serbisë, do të vëndoset në Graçanicë, pa e sulmuar Prishtinën, fakt ky që deshmon se qarqet e larta pushtetare të Satmbollit kishin hy në pazar me Qeverinë serbe, në dëm të trojeve shqiptare. E vërteta, Gjeral shatbi i Ushtrisë serbe vetëm në shtator të vitit 1879 u largua nga Graçanica. Ndërsa dokumentet e proveninecës serbe, që nuk janë botuar kurrë (janë 21 ditarë lufte, vetëm një është botuar, edhe ai i cnezuarur), theksohet se gjatë janarit-prillit 1878 ushtria serbe i ka varrosë si “kufoma të ngrira të nxierrura nga shtëpitë e rrenuara 9850 kufoma fëmijësh, grashë, pleqësh”. Këta persona, thuhet se kanë vdekë nga të ftoftit pa lëvizë fare nga shtëpitë. E vërteta, tragjedia shqiptare e fillim vitit 1878 nuk është objektivizuar ende. Shumçka nuk do të dihet kurrë, sepe dokuemntet serbe janë nën embargo të cilsisë së lartë. Këtë fakt tragjik e kam mësuar qysh më 1978 kur më është lejuar vetëm t`i lexojë 16 ditarë lufte dhe 5 dosje për “arnautët e debuar”. Mendoi se tragjedia shqiptare e vitit 1877 është krimi më i madh që ka ndodhë në Ballkan gjatë shekullit XIX-të.
Përpiekjet e shqiptarëve për t`u kthyer në vatrat e veta stërgjyshore 1878-1881
Këshillat dhe nxitjet e përfaqsuesëve evropian
Një dokument me proveniencë angleze që ruhet në Arkivin e Serbisë (si fotokopje) kritikon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për indolencë ndaj muhaxherëve. Dokumenti është i firmosur në Selanik në qershoir të vitit 1881. Aty tekstualisht thuhet se “Lidhja shqiptare” , në vend se të mirret me çështjen tragjike të muhaxherëve, njëherit për t`i drejtuar repartet e saj ushtarke shumë mirë të armatosura kundër Serbisë , po orinetohet ta luftojë Stambollin. Ky orientim taktik dhe strategjik po e dëmton lindjen e kombit , po e dëmton “konvertimin e kombit në shtet”. Dhe dihet se reazultati i kësaj lufte është inkognita, atëherë në radhët e Lidhjes, kishte diçka jokredibile kur është në pyetje kombësia shqiptare. Turkoshakët ishin në ofenzivë kudo dhe kundër çdo kujtë. Këtë e vërteton fakti se në Vilajet u mbajtën 16000 procese gjyqsore kundër shqiptarëve. Ky fakt nuk do komnet. Dokumenti spjegon se shumë turkoshakë kishin hy brenda Lidhjes, dhe janë shndërruar në “Kali të Trojes”, për t`i shërbyer Serbisë, Malit Zi dhe Satmbollit në pazare antinjerëzore. (AS. MIP. PO. 1881, 15 VI, ftokopje, anglisht; “Svoje ognjishte s one strane granice u dnashnjoj S. Srbiji i zauzimali ga Arnauti koji su bili iz Srbije onamo preselili”; AS. MUD. “Iseljavanje Arnauta iz Nishkog Sanxhaka 1877/8”). Lidhur me këtë tragjdi Safet Pasha do të pyet organet serbe: “çka është bërë me Arnautët të cilët nga Serbia janë dëbuar dhe të cilët lusin që t`u mundësohet që të kthehn në vatrat e tyre. Duke folë kalimthi (Safet Pasha) thekson se diçka të tillë i ka folë edhe ambasadori i Anglisë”.? Në këtë drejtim edhe ambasadori i Rusisë në Stamboll Llabanov, do të shtrojë këtë ëpyetje disa herë: “ Serbinë hapur e këshillojmë që qevria e saj të lëshojë pe dhe të kthehn Arnautët në Serbi në vartrat e tyre, sepse nuk është dashur të shpërngulen me detyrium”. (Jovan Hadjivasiljeviç, Albanska Liga, Beograd 1909, f. 17). Por çka porositë ambasadori i Francës në Stamboll Serbinë zyrtare, karshi këtyre këshillave humane sa “për sy e faqe”: “Vi nezaslizhujete da budete nezavisni kad se od jedne gomile razbojnika ne mozhetet braniti; kad ne mozhete svoju granicu çuvati, UBIJTE ih (Arnaute), gonite ih preko granice i tucite ih gde ih stignete”. (J. Hdjivasileviq, Albanska Liga, Beograd, 1909. F. 10). Përkthimi i tekstit të ambasadorit Francës më 1879 në Stamboll drejtuar përfaqsuesit të Serbisë: “Ju nuk meritoni të jeni të pavarur kur nga një grumbull kriminelësh, nuk mundeni të mbroheni; kur nuk mundeni kufirin e juej ta mbroni, i VRANI (ARNAUTET), i ndiçni përtej kufirit dhe i rrahëni në çdo vend ku i gjnei dhe arrini”.
Lidhur me këtë që u tha më lartë, muhaxherët shqiptarë , theksojnë dokumentet serbe do të ndërmarrin kohë pas kojhe sulme ndaj repartyeve kufitare serbe. Në një dokument të kohës shkruan tekastualisht: “Iseljenjem Arnauta pojedina su mesta u onim krajevima POTPUNO OPUSTELE, tako , da je bilo sela kojima se ni IMENA nisu vishe znala; ni vlasti ih nisu mogle znati jer nije bilo koga da ih kazhe, i sad je trebalo te opustele predele naseliti i obezpustiti. I u tom se je pogledu greshilo, i te se greshke Srbiji svakim danom opet sve shto vishe svete. U isto vreme s NAREDBAMA o iselavanju Arnauta s one strane granice doselavaju ovamo u Srbiju-Pokushajte da se Srbi s one strane buduçih srpskih granica preselavaju k nama i koji god doxhe neka mu se ustupi zauzeto zemlishte. I tako su Srbi i zbog toga ostavlali svoja imanja u Kosovskom vilajetu” . (AS. Aranuti i Srbi, rapot i konzullit anglez nga Selaniku, i pëprkthyer 1879). Nuk kam nevojë ta përkthej sepse është bëtuar shqip dy herë.
Bisedimet e oficerëve serb me parinë shqiptare në gusht 1879
Në biseime marrin pjesë majori Dragitin Fransaveiq dhe togeri Svetozar Stankoviq më 4 gusht 1879 në Vranjë. Këta oficerë do të theksojnë: “Ju Arnautët duhet të kthehni në shtëpitë e jueja sepse atoi nuk mundet të ua tjetersoi askush. Ju duhet të jeni qytetra lojal pushtetit të rinjë. Ne oficerët jemi plotësisht të binduar se ju nuk e meritoni shpërnguljen dhe këtë parim do ta mbrojmë sepse gjatë luftës nuk keni ndërmarrë asnjë sulm në prita ndaj ushtrisë sonë”. Në anën tjetër si përfaqsues i shqiptarëve të deportuar ishte Zeçir Ahmeti, i cili do t`iu drejtohet oficerëve serbë: “Eshtë e mirë oferta e juej që të kthehemi në vatrat tona stërgjyshore. Po ju serbët nuk keni fe. As mbrteti i juej (prinici jujej) nuk ka fe. Ai para lufte na e ka dërguar Proklamatën, që ta presim ushtrinë e tij, duke na premtuar që të qëndrojmë të qetë për të na lënë në vatrat tona. Dhe ne e kemi dëgjuar, ushtrinë e kemi pritë dhe pushtetit iu kemi nënshtruar. Por pastaj, pushteti i tij në kohën më të vështirë na shpërngulli sikur të ishim kriminelët më të egër dhe të panderëshëm-dhe tash t` i besojmë – JO. Ne po mos t` i besonim fjalës së Mbretit (knjazit –HB) , ai nuk do të hynte aq lehtë me ushtri në Arnautllëkun tonë atje, në Sanxhakun e Nishit që ka qenë gjithëmonë tokë e jonë, den baba den, prej që jetojnë njerëzit në këtë tokë”. (AS.MUD. “Arnauti 1878-1881, Osvajanje Primorja; Prdor na More kao zahtev vlade). Dokumentet japin edhe gjashtë kuvende të tjera të parisë shqiptare muhaxhere me përfasuesit serb. Por nuk vrehet asnjë ndërhyrje zyrtare e Stambollit në këtë tragjedi. Edhe ky fakt është shtesë se Stambolli dhe Beogradi kishin një pazar në dëmë të shqiptarëve.
Orvatjet e muhaxherëve nga trevat e Gjilanit dhe Mitrovicës për t`u kthyer në vatrat e tyre
Në prag të Kongresit të Berlinit (1878) muhaxherët nga Krahina e Gjilanit do të ndemrarrin sulme ndaj pushtetit okupues serb në krahinën e Vranjës me qëllimqë të kthehen në shtëpitë dhe pronat etyre. Këto sulme vinin për t` i treguar pjesëmarrësve të Kongresit se shqiptarët nuk janë pjesëmarrës e as fajtor për luftën Turko-serbe. Prandaj, gjatë majit, qershorit dhe korrikut 1878, sulmet përmes çetave shqiptare dot ë shndërrohen në dukuri të përditëshme. Nga Kazaja e Gjilanit muhaxherët shqiptarë do të organizohen për ta sulmuar pushtetin okupues serb në Sanxhakun e Vranjës. Ndërsa, në Mitrovicë muhaxherët shqiptarë do ta shfrytëzojnë ardhjen e Ali Pashës, dhe prej tij do të kërkojnë pushkë dhe municion sepse okupimin e trojeve të tyre në Sanxhakun e Nishit, nuk do ta telerojnë për të jetuar në skamje dhe mjerim nepër kasolla. Numri i këtyre kërkuesëve që të aramatosen ishite cilsuar se arrinë në 16000 luftëtarë të komanduar nga oficerët që kishin sherbyer në ushtrinë e Padishahut me dekada. Nga kjo trevë (Mitrovicë) do të ndërmirren dy operacione kundër ushtrisë serbe, por Komisioni ndërkombëtar me kërcnim do të i kthej luftëtarët në kamp përqednrimet e tyre ku jetonin përkohësisht si çipçi, ose të strehuar te shqiptarët vendas.
Sulmet e organizuara nga muhaxherët në Krahinën e Gjilanit, Preshevës, Kuamnovës dhe Shkupit nuk do të pushojnë gjatë viteve 1879/80. Në pesë raste , më 10 prill, 6 maj, 20 qershor, 25 gusht dhe 25 nëntor 1879 muhaxherët ddo të provojnë për t`u ktheyer në laxhet e tyre nepër trevat e Topicës deri te Molla e Kuçe, të paktën për t`i marrë pemët që i kishin kultivuar vet me dekada. Por edhe këto sulme dhe tentime të miuhaxherëve do të zbrapsen nga Ushtria serbe dhe Komisioni Ndërkombëtar i vëndosjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. Sulmi i muhaxherëve nga rajoni i Llapit, Prishtinës, dhe Vushtrrisë ndaj pushtetit okupues serb në Sanxhakun e Nishit gjatë vitit 1879/80
Shqiptarët nën komandën e Murat Xhakës dhe Shaqir Igrishtës, do të ndërmarrin sulme kundër reparteve kufitare serbe në vijen e re që e kishte vëndos me vendim Kongresi i Berlinit: Përpellac-Merdar-Kulla e Asqerit-Shamalluk – drejtë Prapashticës, për t` i çliruar trevata e veta deri te jugu i Nishit si qytet ku mbaronte kufiri jugos i Principatës së Serbisë, para Kongresit Berlinit.

Më 2 shkur 1879 forcat shqiptare të armatossura me pushkë të “gjata”, do të arrijnë ta neutralizojnë rojen kufitare serbe me dy batalone të cilat i komandonte gjenerali Franaseviq. Pas thyerjes së kufirit kreshnikët nga Perpellaci dhe Merdari, do të arrijnë të përvetsojnë armatim dhe municion duke e zaptuar deponinë ushtarke të armatimit serb në vendin e quajtur Dogullukë. Pas thyerjës së kufirit kreshnikët e Murat Xhakës dhe Shaqir Igrishtës, do të arrijnë ta përvetsojnë tërë armatimin dhe municionin që e disponini ndy batalone serbe në Perpellac dhe Merdar. Pas sigurimit të amrmatimit më 6 prill 1879, këto forca do ta sulmojnë ushtrinë serbe në Kushumli. Lidhur me këtë, dokumentet serbe këtë debakël të ushtrisë së tyre plaqkitëse do t`ia përshruajnë fuqisë ushtrisë turke, e cila komandohej në Perpellas nga një shqiptar i quajtur Bajram Qaushi. E vërteta, ushtria osmane, nuk kishte lëvizë fare nga karakolli, por kreshnikët shqiptarë muhaxherë kishin depertuar andej kufirit përmes kanaleve që vetëm atyre si vëndas u ishin të njohura. Sulmin në anën tjetër dokumenete serbe, ia atribuojnë Ahmet Pashës dhe disa prisëveshqiptarë pro sulltanë të quajtur: softe, myfti, hoxhollarë me kadiun në ballë. Lidhur me këtë, komanda e Vilajetit Kosovës nga Shkupi, për shkak të acarimit të situatës në “kufi”, me prinicipatën e Serbisë, do të vëndoset në Prishtinë. Komandanti Osman Ali Pasha ishte në dijeni se kush janë Murat Xhakja dhe Shaqir Igrishta dhe ata do t` i ftojë në bisedime, por asnjëri nuk do të i lajmërohet sepse konsideronin se Stambolli i ka tradhtur duke bërë dredhi me Beogradin në dëm të shqiptarëve. Me që Komandanti Osman Ali pasha do të hidherohet, luftëtarëve për çlirimin e fshatrave të veta do të ua dërgojë një mision me qëllim që t` i bind se ky është “Vendim i Fuqive në Berlin, të cilit iu ka bind Padishahu”. Me këtë pohim do të zbulohet tërë prapavia e deportimit të Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, dhe Murat Xhakja si pari i fshatrave të okura do t`i dërgojë një porosi drejtuesit të Ushtrisë Stambollit: “I thunani Padishahit se në pastë toka të veta le t` i a jep ato në Anadolli. Ne tokat tona i kemi në pronsi që askush nuk e mban në mend se prej cilës kohë i posedojmë. E pra, as Stambolli, as Berlini, asnjë krajl, asnjë mbret nuk mundet me ba tregti me robët tanë, me votrat tona”. Porosinë do të ia përcjlell Kadia i Prishtinës Ali Agush Efendiu. (AS. MUD, Izvestaj iz juzne granice I-VIII 1879). Pas dy maj qendrimi forcat e Muarat Xhakës dhe Shaqir Igrishtpës do të kthehn në trevën e Llapit me kërcnim nga Komisioni i Berlinit. Por shqiptarët prap do të organizohen për të u rivëndosë në trojet e veta, kësaj radhe në bshkpunim me të gjithë prijëpsit e muhaxherëve.
Shqiptarët sulmojnë prapë kufirin në Perpellac 28 V 1879
Lufta në Përpellac në mes ushtarëve shqiptarë dhe ushtarëve serb do të zgjatë nga 28 deri më 30 maj 1879. Humbjet ishin shumë të mëdha në të dy anët,e pranojnë zyrtarët ushtrak serbë. Lidhur me këtë, ushtria serbe prap ishte tërhiek deri te Baja e Kushumlisë, sa që atje ishte konkluduar hapur se ma nuk duhet të derdhet xhak kot për vise të tjera shqiptare. Në këtë luftë do të plagosen edhe komandantët që ishin në vija të para të fronit: Murat Xhakja dhe Shaqir Igrishta. Këta prijës do të tërhiqen nga fronti me plagë të rënda falë ndihmës se tre kreshnikëve të tyre që kishin përvojë santitare nga sherbimi 12 vjeqar në ushtrinë Osmane. Këta luftetarë do të sherbejnë edhe më vonë si infermierë në çdo luftë. Populli i Llapiti quante “heqim”, që do të thot mjek. Mjeksinë këta e kishin mësuar nga një mjek hebrej gjatë sherbimit të tyre në Luftën me forcat ruse. Madje do të luftojnë trimërisht edhe në Pleme të Vogël. Dokumntet serbe do të deshmojnë se muhaxherët do të gjinden para çlirimit të Kushumlisë për herë të dytë deri më 30 qershor 1879, duke synuar që të depertojnë deri në afërsi të Nishit. (AS. MUD. Izvestaji sa granice i upadi Arnauta u Novim Oblastima I-VIII 1879; Jovan Hadjivasileviq, Albanska Liga , Beograd 1909, f. 8). Sipas dokumenteve konzullare sulmet e shqiptarëve për t`u kthyer në vatrat e veta i organizonte Lidhja shqiptare, me seli në Prizren. Në ato dokumente theksohet një fenomen shumë i rëndësishëm. Lidhja Shqiptare, është kah bën gabime taktike sepse po hargjohet duke e luftuar Padishahun dhe në ato lufta po amortizohet, në vend se të luftojë kunëdër ushtriasë gjkatare okupuese serbe e malazeze.(Raport i Konzullit Wienez nga Manastiri : Lufta shqiptare po ashpërsohet, shtator 1879). Në lidhje me këto luftëra, duhet theksuar se të gjitha ishin si rrezultat i një BESE që ishte lidhë më 18 VI 1878 në vendin e quajtur “Dushku u Fushës”, nja tri kilomemtra në jug të Merdarit. Në atë Besë ishte konkluduar:
1. Japim BESEN se çdo pikë gjaku do ta derdhim dhe trojet tona nuk i lëshojmë;
2. Lufta jonë drejtohet vetëm kundër ushtarëve të anmikut dhe jo kundër asnjë populli;
3. Lufta jonë nuk guxon të marrë hov me rrahje, plagosje dhe vrasje mizore si bën anmiku ndaj robëve tanë dhe popullit tonë.
4. Asnji civil apo ushtar i zënë rob nuk guxon të rrafet, plagoset apo vritet pa i dhënë karar një pleqni që quhet “Islihat”. Të gjithë ata që nxinen nga kreshinkët tanë, do të i dorzohen Komisionit të Fuqive me myhyrë dhe në prani të popullit sepse nuk kemi ma në asken BESE.”
Cilat ishin motivet që Serbia i shpërnguli me dhunë shqiptarët më 1877
Shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1877, ishte tragjedia më e madhe shqiptare në shekullin XIX. Në dokumentin e Qeverisë thuhet se: “Principata e Serbisë është që të krijohet shteti i PASTER NACIONAL serb (fashizëm origjinal serb-HB); Ashtu si e ka thënë poeti P.P.Njegosh, të pastrohet vendi nga jokryqtraët, të paralizohen hapat e Portës në Kongresin e Berlinit që t`u kthehen të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët sepse me mbetjen e tyre (shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit-HB) do të thot kthim i pushtetit të Sulltanit; Që aksioni i Serbisë në të ardhmën të drejtohet kah VISET e KOSOVES dhe ato pozicione të forcohen sa më tepër në mënyrë që të sigurohen pjesët e përvetsuara (okupuara) sa më parë. Kjo ndërmarrje bëhej për të u ngulfatë Muslimanët nga çfardo lloji i veprimit nëse u jipet shansa”.(AS. MUD. Iseljavanje Arnauta, vlada i xhenerali u sukobu 1879/80). Të shënojmë këtu se më 1877 ushtria e Serbisë e okupoi jo vetëm Sanxhakun e Nishit por edhe krahinën e Vushtrrisë dhe të LLapit. Ndërsa Gjenral Shtabi i Serbisë ishte vëndosë në Graqanicë. Prishtina kishte mbetë e pa prekur. Ky fakt tregon hapur se ishte fjala për një marrëveshje sekrete në mes Ushtrisë serbe (Qeverisë serbe ) dhe çarçeve të Sulltanit në Vilajet dhe më gjërë. Tradhtinë e Stambollit, ndaj shiptarëve e zbulon përfaqsuesi rus, kur thot se Stambolli dhe Beogradi janë marrë vesh në pajtim me Wjenën që Serbia të zgjërohet deri të Fusha e Kosovës. Këtë fakt e vërteton edhe Marrëveshja SEKRETE në mes Wjenës dhe Beogradit më 28 VI 1881, e botuar disa herë(Shqi: H. Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën 1., botimi i konventës në orgjinal-fototip). Në dokuemnetet serbe thuhet tekstualisht: Shpërngulja e shqiptarëve nuk ka shkuar përmes rrugës së zgjedhur, por me dhunë, të cilit qëllim iu ka kundrvu Komanda ushtrake Supreme , ndërsa Qeveria ishte për shpërngulje me dhunë”.( La paix de Berlin 1878, mbledhja 26 VI 1878; prtokolli nr. 7).
Çka kërkoi Mehmet Ali Pashë Maxharri në Kongresin e Berlinit 1878?
Kërkesat ishin një fasadë diplomatike sepse fjala ishte për tradhti ordinere aziatike dhe evropiane, që ndryshe do të quhej një kryqzatë e përkufizuar antishqiptare. Mendohej ashtu atëherë, sepse shqiptarët ishin bërë bariera kryesore për debimin e pushtetit të Padishahut nga Evropa. Kjo politikë hipokrite ishte përhapë në të gjitha kancalaritë evropiane.
Mehmet Ali Pash Maxharri do të i kërkoi Kongresit të Berlit: Që kufiri verior i Perandorisë të jetë natyror dhe strategjik-naturel et strategique. (Ekselenca e tij Mehmet Ali Pasha, prej vrasësi të një pjese të kombit shqiptar fare nuk e përmedn fjalën etnik dhe mbrojtje të shqiptarëve si kolektivitet i posaqëm në Prandori. Ishte pra Stambolli ai që bëri pazare me trojet tona dhe Fuqitë evropiane kuptohet se fajdet prej atij pazari i konsoideronin si “diplomaci të thikës kryqtare me fajde, ashtu si bënte gjysëm hëna xhihadiste). 2. Që rruga nga Bosnja nepër Shkup mos të përfshihet si kufi me Serbinë dhe të jetë sa më largë prej këtij kufiri. 3. Që qytetet dhe qytezat (bourge) që mbesin në Turqi si Vishegradi, Jenivaroshi, Jenipazari, Senica, Mitrovica të mbajnë një largësi të duhur nga ky kufi. 4. Që kazatë shqiptare si Vushtrrija , Kushumlija, Urkupi (Prokupja) dhe Leskofci, mos të ndahen nga pushteti i Stambollit, por kufiri të vëndoset në vijen strategjike Urkup – Xhake-Vranjë që duhet të mbesin BRENDA Perandorisë Osmane. (Shiqo: Mbledhja e Kongresit 1878, 1 korrik 1878, portokolli nr. 10, mbledhja 4 dhe 9 korrik 1878, portokolli nr. 11 dhe nr. 15, i pabotuar dhe i cenzuruara për opinion deri më 1923 kur Turqia dhe Greqia në Llozanë lidhen Konventë për këmbimin e popullisisë. Ja pra tregtia me popuj ka vazhduar deri më 1999 në Ballkan. Këtu qëndron rëndësia MONUMENTALE e veprës së Kristaq Priftit, sepse i zbulon prapaskenat, krahas prezentimit statistikor etnografik e xhveshë historinë nga mundësia e të gënjyerit politik, e zbulon krimin që poltikat në kontinuitet synojnë ta mjegullojnë-HB ).

( VIJON … )

_____________
PJESA E PARË:
DR.HAKIF BAJRAMI: TAPIA E KOSOVËS NË VEPRËN E AKADEMIK KRISTAQ PRIFTIT “POPULLSIA E KOSOVËS 1831 – 1912” (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4304
***
PJESA E DYTË:
DR.HAKIF BAJRAMI: TAPIA E KOSOVËS NË VEPRËN E AKADEMIK KRISTAQ PRIFTIT “POPULLSIA E KOSOVËS 1831 – 1912” (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4305

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura