AURENC BEBJA: GJERGJ KASTRIOTI SIPAS HISTORIANIT FRANCEZ, GERMAIN LEFÈVRE – PONTALIS

Francë – 16 Nëntor 2016: Të shumtë janë autorët e huaj të cilët janë interesuar dhe kanë shkruar për jetën e Gjergj Kastriotit. Ndër ta mund të përmend Jacques Lavardin (1621), Margherita Sarrocchi (1623), Nicolas Caussin (1653), Giovani Antonio Summonte (1675), Stephan Zannowich (1779), Charles Didier (1844) dhe Camille Paganel (1855).
Kësaj liste i shtohet gjithashtu historiani francez, Germain Lefèvre – Pontalis (1913) me veprën e tij « Un héros albanais, Scanderbeg », i cili përshkruan mjaft bukur princin e Matit dhe mbretin e shqiptarëve.
Ja si shprehet autori për heroin tonë kombëtar :
«Skënderbeu sipas disa llogaritjeve mund të ishte 40 vjeç. Ai ishte një atlet i zgjuar, që njihte politikën dhe luftën. Forca e tij fizike ishte e jashtëzakonshme. Luftonte gjithmonë krahëhapur, në krahun e tij të djathtë kishte shenjën (tatuazhin) e një shpate. Me armën e ftohtë, ai bënte që kokat të fluturonin dhe i çante kalorësit…
…Njohuria e mjediseve turke i ofronte atij burime të pafundme. Ai kishte një përvojë të gjatë të luftës që i mjaftonte Shqipërisë dhe manovronte me mjeshtëri një ushtri që mesa duket nuk i ka tejkaluar kurrë 15.000 veta.
Në betejë, për fatkeqësinë më të madhe të armikut, ai gjendej aty ku nuk duhej të ishte, aty ku është e pamundur të jesh. Vendbanimet i mbronte nga jashtë, duke ardhur rreth e rrotull kampeve të pushtuesve ; që i uriste dhe i shkatërronte.
Gjatë një çerek shekulli, jeta e tij ishte një udhëtim me shpatë. Pas rënies së Konstandinopojës, ai e mbajti akoma të paprekur Akropolin e tij të Krujës. Vdiq i lirë me një copë toke shqiptare të pavarur dhe katolike. »

Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura