Pashtriku.org, 19 korrik 2017: Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave, thjesht është i pari që e zë n’gojë si të bijën e princit të Tribalëve… kaq.
Përpiqen të argumentojnë, e s’ia gjej dot arsyen e arsyes, por nuk mbërrijnë të nxjerrin askund se Vojsava Kastrioti ishte sllave (madje shkojnë deri aty sa në emër të neo-internacionalizmit ballkanik të deklarojnë se ishte serbe).
Jepen si argument emrat ortodoksë (jo etnikë: që mund t’i ketë kushdo serb, arbër, grek a bullgar) kundrejt atyre arbërorë (etnikë: si Ghin, Ghon, Deda, etj. që normal janë shumë të paktë) dhe luajnë pa kokëçarje me një marifet të tillë fëminor.
Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave, thjesht është i pari që e zë n’gojë si të bijën e princit të Tribalëve… kaq.
Më pas është Gjon Muzaka, i cili e përmend i pari me emër e mbiemër si Vojsava Tribalda e cila vinte nga një derë e fisme, por pa ndaluar në përkatësinë etnike të saj, sikurse edhe Barleti, pasi edhe për të nuk paraqiste ndonjë veçanti.
E ndërkaq, është po Muzaka që në “Kronikën” e tij, kur flet për Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ëma, e quan atë markez të Tribaldëve; të një gjindjeje pra minimalisht me përzierje të fortë arbërorësh.
E sikur kaq të mos mjaftonte, G. Von Hahn në “Studimet” e tij, në dijeni të shtesës gjenealogjike të Kostandin Muzakës, i mëshon faktit se Vojsava, bijë e fisnikut Monçini e zot i Pollogut është me gjak nga të Muzakajve – gjë që mbështetet edhe nga Babingeri.
Historitë dhe historianët e mëpasshëm, nën frymën e ndihmës që u jepeshin popujve sllavë për shkëputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idetë pansllaviste, por pa filtrin e nevojshëm kritik, e ndofsha pa dashje, në kurriz të një populli që ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zotërinjtë sllavë u zhdukën si kripa në ujë nga territoret arbërore pas vdekjes së S. Dushanit. Në rrëmujën që pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Aranitëve etj., në atë zonë është sot vështirësisht e ndjekshme, sikundër edhe ajo e vijimësisë aty të pushteteve të Brankoviçëve apo bujarëve bullgarë (fundi i shek. XIV).
Sa i takon Tribalëve, fisit të lashtë ilir, pa u futur në hollësirat e periudhës greko-romake, ata vijojnë në Mesjetë të përmenden nga Stefan Bizantini ende si “ilirë” (shek VI e.s.); dmth pak para vendosjes së sllavëve në territoret e Ballkanit jug-perëndimor.
Si në shek. VI të Stefanit, në atë të XIV të Monçinit dhe sot në shek. XXI tonin, çka mbetet, është fakti se Pollogu, banuar vijimisht nga arbërorët, e herë nga përzierje arbano-sllave, u ka lënë trashëgim shqiptarëve kujtimin e një gruaje të hirshme: dibranen Vojsava Tribalda-Kastriotin. Nëse këtë e mëtojnë edhe sllavët (bullgarë, serbë e boshnjakë), për shkak të mungesës së burimeve absolute mbi etnicitetin e saj, janë të lirë ta bëjnë e ta ribëjnë, por nuk besoj se u duhet ndihma jonë për këtë.
P.S. – sa i takon O. Schmidtit, dihet se ai nuk sjell asgjë origjinale, përveçse përsërit tezat e serbit B. Petrovski.
Postime të Lidhura
PROF.DR.AGIM ZOGAJ: ADOLF HITLERI – JETA DHE VDEKJA E TIJ (II)
Prishtinë, 27 korrik 2020: Hitleri prirej nga urrejtja dhe shkatërrimi! Në Vjenë, Hitleri bënte jetën e një lypsi…
POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (5)
Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023 POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN…
PSE SHQIPTARËT THONË ‘PI DHE JO TYMOS DUHAN’? SHPJEGIMI I FAIK KONICËS (SPIRO BEGUT) NË REVISTËN FRANCEZE ‘MÉLUSINE’ NË 1900
Francë, 3 Maj 2020: Revista “Mélusine” ka botuar, më 1900, në faqen n° 83, shpjegimin e Faik Konicës…
XHEMALEDIN SALIHU: FELIKS KANICI, SERBIA DHE SHQIPTARËT
(Preshevë, më 06 mars 2013) – Biografi e shkurtër e Feliks Kanicit – Feliks Filip Emanuel Kanici u…