Prishtinë, 30 tetor 2018:
1. Në Kosovë, sentenca e idiomës “brainwashing” apo “shpërlarjes së trurit”, që ndryshe në politiken paramode shquhej dhe identifikohej pak a shumë si ”indoktrinim” e si “përpunim politik”, është ka merr dimensione të një fatpajtimi të çuditshëm dhe pothuajse iracional!
2. Themi iracional dhe fatpajtues, për shkakun se “skalpeli” ynë sociologjik e ka pak si vështirë ta imagjinoj politikën që me dy dekada demokracie e tendence shtendërtimi, nuk arriti bile njëhere ta fut ne agjenda nacionale luftimin e; kriminalitetit, korrupsionit, pabarazisë papunësisë dhe varfërise ekstreme?
3. Në cilën do shoqëri europiane, këta parametra e tregues socioekonomik, do ishin definitivisht shenja alarmuese per kolapsimin dhe bankrotimin e shtetit! Duket, që këtë lëmsh të kesaj tendence bankrotuese, do ta paguajmë me “internim” dhe ikje masive nga vendi, menjëhere sapo të lejohet liberalizimi i vizave. Atëherë, kujt i duhet një Kosove e tillë!?
________
Uroj të mos ndodhe kështu /Sh.B/!