SERBIA NUK E KA PËR QËLLIM VETËM VERIUN E KOSOVËS!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Dështim i intervenimit , fitore e Vuçiqit

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar, pa lënë asnjë mëdyshje se nga data 1 gushti 2022 do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për qytetarët që kishin dokumentet e Serbisë duke lëshuar leje hyrje dhe daljeje në pikat kufitare me këtë shtet, që as nuk e njeh Kosovën si shtet dhe që përpiqet , duke e bërë jofunksional, ta shkatërrojë atë. Serbia asnjëherë nuk i ka pranuar dokumentet e lëshuara nga Kosova dhe, gjatë hyrjes në këtë shtet ua ka lëshuar një leje hyrjeje për një kohë të caktuar. Gjithashtu, qeveria e Kosovës ka vendosur të zëvendësojë  tabelat e mëparshme me tabela RKS dhe për këtë ka qenë një fushatë disamujore si dhe premtime se do të lirohen nga pagesa gjatë regjistrimit të automjeteve. Po të njëjtën kohë, qeveria e Serbisë e ka kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës duke riaktivizuar instrumentalizimin e strukturave paralele serbe. Skenari ishte grumbullimi i serbëve të veriut pas sirenave për alarm dhe bllokimi i rrugëve kryesore për të pamundësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të Policisë së Kosovës e që , së paku deri më tani është treguar e suksesshme në masën thuaja 100 përqind. Pastaj, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kryesisht të ambasadorit të Amelikës, janë bërë përpjekje të rikthehet normaliteti përmes një kompromisi të padinjitetshëm për një shtet , ju hiqni barikadat ndërsa ne e tërheqim policinë! Madje, kishte situata të rënda kur policia mbahej peng e bllokuar nga forcat paramilitare dhe bisedimet bëheshin që të sigurohen kushtet për tërheqjen e tyre duke i fyer rëndë në baza kombëtare , me familje etj. Policia nuk kishte të drejtë të përdorte armën e që , në këtë rast ia mundëson ligji . Edhe gjatë intervenimit të fundit policia e Kosovës ishte në situatë të njëjtë , u desh të dërgohen dy autoblinda për të mundësuar kthimin e tyre. Se kush ka vendosur për këtë intervenim të papërgjegjshëm , të tillë ishin edhe intervenimet e mëparshme , nuk dihet ende ! Opozita po e akuzon poziten se ka intervenuar pa koordinim me ndërkombëtarët ose , më mirë të themi pa u koordinuar me Ambasadën   e Amelikës në Prishtinë. Tash , ambasadori po thotë se ka pasur koordinim e që nuk është pritur deklarim tjetër përveç nëse kanë vendosur që kryeministrin Kurti ta dërgojnë në pushim të përhershëm në Santorini , Shtojë apo fjordet e Norvegjisë. Po duket se ndërkombëtarët kanë vendosur ta luajnë lojën deri në fund me Albin Kurtin për faktin se ia kanë zbutur aq shumë imunitetin ndaj kundërshtimit sa që nuk kanë nevojë për tjetër lojtar. Realisht , Albin Kurti , si pushtetar nuk është as hije e zbehtë e Albinit opozitar . Është i dorëzuar fare dhe , në rrethanat ekzistuese në asnjë mënyrë nuk do ta dorëzojë pushtetin sepse , është bindur se të qenit në pushtet dhe i pushtetshëm nuk qenka aspak keq , përkundrazi. Dihet mirëfilli se politika dhe politikanë , sidomos në Ballkan me të ardhur në pushtet operohen nga përgjegjësia dhe skuqja e fytyrës përjashtuar rastit kur i ekspozohen diellit më shumë se që duhet . Marrja , si kategori morale i adresohet opozites sikur edhe të gjitha dukuritë tjera negative. Tash , pas këtij dështimi total dhe kolosal të intervenimit , si të gjitha intervenimet e mëparshme , ambasadori i Amelikës i nxori Kurtit dhe qeverisë së tij , një muaj besë , deri më 1 shtator . Ambasadori i Amelikës duket se është njohës i mirë i Kanunit të Lekë Dukagjinit sepse kanunçe edhe ka marrë vendim . Kryeministri Kurti , i gjetur para një situate thuaja pa zgjidhje , botërisht e falenderoi ambasadorin e Amelikës kurse Vojsa Osmani , si faktor përcaktues për zgjidhjen e të gjitha problemeve të botës kërkon që BE –t’i vendosë sanksione Vuçiqit në kohën kur kryetari i Serbisë po i gëzon të gjitha privilegjet pikërisht nga kjo BE–e. Se kush u nda krejtësisht i lagur e ceka më lartë por, pse Vuçiqi e arriti një fitore të pastër , me mjete krejtësisht të ndyra politike dhe paramilitare ?!

Vuçiqi tërë lojën po e luan në territor të Kosovës , Serbia po mbetet e paprekur . Po flitet për kompromis të dhimbshëm që i drejtohet ekskluzivisht Kosovës , Serbia vetëm fiton qoftë nëse e merr edhe një dru të vetëm nga Kosova ! Me para të buxhetit të Kosovës po paguhen paramilitarët politikë të Listes Serbe , me vojvodën Goran Rakiq , në krye. Po iu paguhen të gjitha shpenzimet si rryma , uji , mbeturinat , nuk e paguajnë as tatimin në pronë , shteti i Kosovës ka paguar dhe po paguan rebelimin e këtyre njësive çetnike të Serbisë në Kosovë. Realisht , veriu i Kosovës nuk kontrollohet nga Kosova , aty është Serbia që është përcaktuese për këtë pjesë të okupuar të Kosovës , me ndihmën e ndërkombëtarëve , pa asnjë dyshim . Serbët e instrumentalizuar vullnetarisht , kur të duan dalin nga institucionet e Kosovës , kur të duan kthehen mirëpo pagat i marrin me rregull , sikur të ishin qytetarët më besnikë të Kosovës ! Paramilitarët e Serbisë në Kosovë dhe vet Serbia po e mbajnë peng Kosovën duke e penguar ta shtrijë sovranitetin në kufijë të integritetit territorial duke e përdorur ligjin dhe detyrimet kushtetuese . Tash , në këto rrethana dhe në këto mundësi duhet të kërkohet një zgjidhje , aspak e mirë për Kosovën dhe , ndonëse shumë e mirë për Serbinë  , ajo nuk e donë as këtë zgjidhje .

A kërcënohemi nga një luftë me Serbinë

Bashkësia ndërkombëtare po e përdorë Serbinë si gogol kërcënimi ndaj Kosovës dhe disiplinim të politikanëve të pabindur. Si armë të fuqishme , në këtë drejtim po e përdorë Gjykatën Raciste Speciale në Hagë. Një luftë eventuale me Serbinë , unë besoj se nuk do të ketë luftë , më shumë i konvenon Kosovës se Serbisë . Përveç retorikes luftënxitëse , Serbia nuk ka kapacitet  ta pushtojë e lëre më ta mbajë nën pushtim Kosovën . Në një konflikt eventual , më nuk do të kishte luftë vetëm midis Serbisë dhe Kosovës por do të ishte luftë e serbëve kundër shqiptarëve . Janë provuar luftat lokale dhe ato kanë prodhuar një situatë që e kemi sot , duke mos i zgjidhur problemet por i ka konservuar ato. Kjo është edhe taktikë e fraktorit vendimmarrës ndërkombëtaar ; duke mirëmbajtur paqen e brishtë , imponojnë zgjidhje të përhershme politike sipas ligjit të të fortit. Në një luftë eventuale do të ishin përballë 6 milionë serbë , me 8 milionë shqiptarë. Kjo nënkupton se do ta kishim një situatë krejtësisht ndryshe krahasuar me luftën e fundit. Në Kosovë aktualisht janë mbi 10,000 policë të trajnuar mirë dhe të motivuar sikur edhe mbi 8000 ushtarë . Pastaj , territori i Ballkanit është pjesë integrale e Evropës dhe , askush normalë nuk do të lejonte hapjen e zjarrit i cili nuk do të kishte mundësi të lokalizohej . Lufta eventuale , për të cilën nuk besoj se do të ndodhë , në mënyrë të drejtpërdrejtë do të prekte Kosovën , Shqipërinë , Serbinë , Malin e Zi , Maqedonin e Veriut , Bosnje dhe Hercegovinen , Greqinë dhe Bullgarinë . Pasojat do të ishin të paimagjinueshme . Serbia e di këtë dhe vështirë do t’i hynte kësaj aventure që përfundimisht këtë shtet do ta kthente në kufijtë e Pashallëkut të Beogradit . Jam i bindur se , edhe nëse Serbisë i jipet pjesa më e madhe e Veriut të Kosovës , Serbia nuk do të pranonte që Marrëveshja të përfshijë edhe njohjen reciproke . Serbia e kontrollonë Veriun si dhe Zonat e Mbrojtura brenda Kosovës . Me një Marrëveshje eventuale Serbia e humbë mundësinë e mbajtjes nën presion të Kosovës në një periudhë afatgjate prandaj është kundër çdo Marrëveshjeje . Mirëpo , Vuçiqi po e luan mirë lojën politike duke u ofruar si njeri i paqes po që , Albin Kurti po i prishë të gjithja mundësitë për marrëveshje . Politikë tipike bizantine por mirë e pranuar dhe e integruar në politikën evropiane.  Bashkësia ndërkombëtare , midis kërkesës së drejtë të Kosovës që të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë shtetërore në territorin e saj dhe kërkesës së Serbisë që të rikthejë politiken e Millosheviqit përmes riinkarnimit shumë origjinal në formën dhe përmabjtjen e Aleksandar Vuçiqit , do të ofrojë një zgjidhje të ndërmjetme e cila , në një formë apo tjetër do të mbajë të lidhura Serbinë dhe Kosovën dhe , e cila do të duket në vija më të qarta pas 20 vjetëve , ta zëmë . Nëse Veriun  e Kosovës , të spastruar nga shqiptarët lejon të aneksohet nga Serbia atëherë duket si utopike mbijetesa e serbëve brenda pjesës tjetër të Kosovës , edhe në rrethana të një demokracie të konsoliduar. Nuk është halli i Serbisë se çka do të bëhet me serbët e Kosovës por si do ta mbajë Kosovën nën presion për një kohë të gjatë , në përpjekje ta shndërrojë në gjendje të përhershme  .

Albin Kurti aspak nuk e ka problem ta  pranojë Zajebnicen , Manastirin e Deçanit dhe të tjera për faktin e i ka të trashiguara . Në rrethana normale kjo do të ishte çështje teknike mirëpo duhet ta kemi të qartë se Albin Kurti të gjitha çështjet politike dhe jopolitike , në 15 vitet e fundit i ka ndërtuar mbi themelet e kundërshtimit të Zajebnices dhe parullave , Jo Negociata , Vetëvendosje . Tash , këto kundërshtime po i përdorë për blerje të kohës , ndryshe mendoj se nuk do ta kundërshtojë asnjë marrëveshje . Nëse  i kundërshton këto marrëveshje , si do të pinte pastaj kafe me ambasadorin e Amelikës ?! Për këtë arsye mendoj se nuk do të ketë zgjedhje në vjeshtë përveç se nëse këtë nuk e imponojnë ndërkombëtarët . Opozita e Kosovës është aq paqësore sa që e turpërojnë edhe Gandin që preferonte një kundërshtim aktiv dhe Rugovën që nuk ofronte kurrfarë kundërshtimi . Prandaj përpjekja e ndërkombëtarëve do të shkojë në drejtim të përfshirjes së sa më shumë subjekteve politike në marrëveshjet eventuale për faktin se nuk lejojnë që vetëm një subjekt politikë të vë firmën në nkë marrëveshje për Kosovën . Faktori ndërkombëatar nuk e ka aspak problem ta bindë opoziten , me një kafe 30 centë në Kuvendin e Kosovës për një numër të caktuar , me një kafe të mëngjesit në ambasada pëpr ata me një k..e dhe me një biletë për pushime afatgjata në qytetin pitoresk të Hagës , për ata që kanë k..e , në kuptimin e plotë të fjalës . K…mëdhenjtë janë veç në Hagë dhe po mbahen pengje.  Krahasuar me Grenellin që mercenarizmin për Serbinë më nuk po e mbanë fare të fshehur , mercenarët kosovarë janë më diskretë , deri në kohën kur do të duhet t’i ulin brekushet !

E kam edhe një shkrim tjetër të papërfunduar me titullin : “ A mund të ndodhë që në qeverinë Kurti , Veton Surroi dhe Blerim Reka të mos jenë pjesë e grazhdit …”. Nëse më kthehet guximi , do ta përfundojë , nëse më forcohet frika , asgjë . Frika është njerëzore , në fund të fundit !

2 gusht 2022 Prishtinë       Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

***

EDHE NJË VIT PA KUPTIMIN E LUFTËS PËR LIRI DHE BASHKIM KOMBËTAR – BACË ADEM DEMAÇIN !

Koha nuk shëron plagë , i mirëmbanë ato : Të gjithë jemi vdekatarë të thjeshtë apo kalimtarë , jo të rastit , të kësaj bote . E kemi një ditë kur shënohet dita e lindjes dhe një datë kur shënohet largimi nga kjo botë drejtë një të panjohure të pasqaruar , së paku deri më tani . Janë dy pika që , te popujt eme vetëdije të lartë vlerësohen  , përmbajtja apo vepra e vulosë jetëgjatësinë kurse te popujt me një vetëdije më të ulët jatëgjatësia matet se sa vite ka jetuar dhe , në bazë të kësaj edhe i caktohet vendi në shoqëri apo edhe në histori. Në këtë kontekst e përmendi shpesh babagjyshin ( nga ana e dajve ) , Hajdar Menxhiqi që ka jetuar plotë 107 vjet dhe për këtë edhe mbahet në mend . Kjo është vepra e tij , jetëgjatësia fizike ! Baca Adem Demaçi , ka një jetëgjatësi mesatare fizike , ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare mirëpo , në aspektin e mbamendjes historike , si krijues i veprës së pavdekshme dhe të përjetshme të kuptimit të edukimit , luftës dhe sakrificës për liri dhe bashkim kombëtar , jetëgjatësia e tij nuk matet me afate kohore , qofshin ato në baza ditore ,  javore , mujore , vjetore apo shekullore sepse  , si e pavdekshme që është , bëhet e përjetshme . Ndërkaq , kujtimi për Bacën Adem Demaçi , për ata që e duan lirinë, si domosdoshmëri e jo si interes , është i përditshëm , i përjavshëm , i përvitshëm dhe i përjetshëm ! Më duhet ta them se ka të tillë që politikisht janë ngritur mbi themelet e sakrificës së Bacës Adem Demaçi , që mësimet e Bacës i kanë keq- përdorur për t’u ngjitur majave të pushtetit dhe te Baca shkojnë vetëm pasi e vizitojnë një varr tjetër që nënkupton se gjatë kthimit , marrin thua në Vendin ku Përjetësisht prehet Baca Adem Demaçi  si pjesë e universit të përgjithshëm dhe si pjesë e tokës shqiptare , e Kosovës dhe e Shqipërisë . Duke bërë përpjekje ta nderojnë Bacën , përfundimisht e çnderojnë veten , të çnderuar në çdo pikëpamje , edhe para kësaj vizite ! Ata që e respektojnë Veprën e Përjetshme të Bacës Adem Demaçi nuk kanë pushtet politik dhe institucional por kanë pushtet dhe ndershmëri morale ! Ata ishin streha e Bacës Adem në kohën kur të tjerët që e deshën dhe e duan pushtetin ia vënin diellin mbi kokë , edhe në vendet ku kishte hije absolute . Njeriu , në kuptimin e plotë të fjalës , te varri shkonë për ta nderuar kujtimin , kuptimin dhe veprën e atij që ka ndërruar jetë kurse te familja shkonë për ta ruajtur atë kuptim dhe kujtim , jo për ta ngushëlluar . Personalitetet që kanë krijuar dhe kanë lënë në trashëgimi vepra të përjetshme nuk qahen por festohet dhe nderohet vepra e tyre. Te shqiptarët , sidomos në Kosovë , si rast sui generis bëhet e kundërta , vlerësohet dhe përjetësohet ndryshku kombëtar kurse harrohet apo bëhet përpjekje për t’u harruar biluri kombëtar ! Si popull jemi mbrapa me shekuj ndaj popujve që sot e kanë arritur shkallën më të lartë të qytetërimit . Në respektimin apo vlerësimin e vlerave të mirëfillta njerëzore , morale ,kombëtare , shtetërore , politike , kulturore , artsistike etj.,mund të krahasohemi me kohën kur kanë jetuar Da Vinçi , Galileu ,  Botiçelli , Van Gogu , Mocarti , Spinoza , Teslla ,  Betoveni ,  Shuberti dhe shumë vlera universale botërore të tjera dhe të Hasan Prishtinës , Ismail Qemalit, Fan Nolit , Isa Boletinit , Luigj Gurakuqit ,  Konices , Lasgush Poradecit , Azem Bejtës dhe Shotë Galicës , Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradices , Tahir dhe Nebih Mehës , Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit dhe të Pavdekshmit dhe të Papërsëritshmit , Komandantit Legjendar , Adem Jashari , me familjen e sakrifikuar , deri në vetëflijim duke i pasur në krahë Shkëlzen dhe Luan Haradinajn dhe të gjithë Dëshmorët e Kombit . Të gjitha vlerat e mëdha botërore kanë ndërruar jetë si të pavlerësuar , madje edhe të shpërfillur dhe  të sfilitur në mjerim material për t’u vlerësuar shumë më vonë , pasi përjetësisht e vulosën historinë njerëzore dhe botërore , si vlera universale dhe të papërsëritshme . Te shqiptarët kjo shpërfillje ishte dhe është shumë më e theksuar . Për më keq , shumicën e vlerave njerëzore , kombëtare dhe politike , për shkaqe kryesisht të pushtetit i vranë vet shqiptarët kurse vlerat shkencore , kulturore , letrare dhe të tjera u luftuan dhe u shpërfillën nga analfabetët politikë apo intelektualët , në shërbim të këtyre analfabetëve . Mediokriteti , si vlerë e disa politikanëve aktualë dhe dhe një pjese e politikës së kaluar , ishte kriter në bazë të së cilit vlerësoheshin personalitetet e shquara shqiptare , në të kaluarën dhe që vlerësohet sot vlerat që e bënë Kosovën ashtu si është sot dhe jo ashtu siç ëndërruan , deshën , punuan dhe u sakrifikuan sepse pikërisht mediokërit e penguan këtë .  Lirisht mund ta them se në historinë e shqiptarëve , ta themi ,  nga koha e Rilindjes Kombëtare e deri më sot , nuk ka shqiptarë të jetë shpërfillur më shumë se Baca Adem Demaçi nga mediokritetet politike dhe jo vetëm politike . Mbështetur në përvojat e popujve shumë më të qytetëruar se që janë shqiptarët , vlerësimi i personaliteteve që e kanë noterizuar historinë njerëzore , botërore , në rrafshin e përgjithshëm sikur edhe të asaj shtetërore dhe kombëtare , në rrafshin e ngushtë , bëhet pas kalimit të një distance kohore , kur të krijohet një vetëdije e re , e pangarkuar nga interesat politike dhe materiale , kur arsyeja do të jetë përcaktuese për vlerësim e jo mediokriteti . Kjo kohë , pashmangshëm do të troketë edhe në derën dhe vetëdijen e shqiptarëve sikur që ka ndodhur edhe te popujtë tjerë !

Raport telegrafik për Bacën nga ata që jetuan me TE dhe jetojnë me ato kujtime :  Bacë , sot , nëse e ke një të kaluar kombëtare , nuk je aspak i mirëseardhur për një pjesë të pushtetit , madje , ta marrin si rrethanë rënduese sikur që edhe të përndjekin . Pasardhësitë politikë dhe biologjikë të ish jugosllavëve që flisnin shqip sot kanë zënë pozitat kyçe , brenda Kosovës dhe në diplomaci , si ambasadorë apo konsuj , madje jetojnë më mirë se Senatori , kali i Kaligules ! Edhe ata bashkëluftëtarë tanë të dikurshëm  ( një pjesë ) janë paluar në skutat e pushtetit , si oportunistë dhe përndjekës të patriotëve të vërtetë .  Luftë brenda llojit sepse na njohin mirë . Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kanë riformuar me Shtabin e Përgjithshëm , me seli në Qendrën e Paraburgimit të një Gjykate Speciale Raciste në Hagë . Aty janë , si pengje të një vullneti dhe vendimi politik ndërkombëtar e që e duartrokasin , me loçkë e me zemër një pjesë e pushtetit aktual , Jakup Krasniqi , Hashim Thaçi , Kadri Veseli , Rexhep Selimi , Salih Mustafa  , Nasim Haradinaj , Hysni Gucati  dhe Pjetër Shala, me përpjekje që po në Burgun e Gjykatës Speciale të vendosen të gjitha Zonat Operative të luftës së fundit të UÇK-së.

Baca Adem , familjen e ke mirë , Shqiptari po na respekton si shokë të Babës , jemi shumë të kënaqur. Abetarja është në Londër , nuk e kam takuar më por është e familjes Demaçi . Nipat , Dielli dhe Feniksi i ke mirë , po ecinë drejtë ardhmërisë , në rrugën tënde ndërsa mbesa , Latra është e mrekullueshme në rrugën e nxënies së dijes , vetëm me forcat e saja . E tash , Arbëria e Madhërishme që ishte Engjulli Mbrojtës Yti në kohën kur më së shumti kishte nevojë , nuk ka ndryshuar fare . E tillë është edhe sot . Në mungesë të vullnetit institucional , së paku për mirëmbajtje të higjienës së mjedisit ku prehesh  në Përjetësi , ajo e pastron gurin që të mbulon , një ditë para ditës së Përvjetorit . Paramendoje !

 Shokët e idealit që , shumë herë të bënë nervoz por të cilët asnjëherë nuk t’u ndanë , Doktori Haki Gashi , Nuhi Ahmeti – Llapqini , Elmi Reçica , Avdullah Dërguti – Dul Teraku , Idriz Hysenaj , Besim Baraliu – Baraleci , Xhavit Haliti – Zeka , Tahir Hani – Zhidovi dhe Basri Ibrahimi kryesisht janë mirë , kanë disa probleme me shëndet dhe me pushtet por aty janë. Së paku të përmendin , ndjejnë nevojë për qortimet Tuaja , ndjenë nevojë për praninë Tuaj , për Hijen Tënde , qoftë edhe si Kujtim . Prandaj , për çdo përvjetorë , ky Grup , jashtë çdo protokolli të pushtetit , është aty , me një buçetë – kurorë të luleve të freskëta siç është edhe Kujtimi për Ty. Sikur të ishte me neve edhe Doktor Hafiri , Xhavit Haziri , Fehmi Lladrovci – Zharava , Shahivar Makolli – Qali dhe idealistë të tjerë ….! Këto takime me Ty , Baca Adem , në vendin ku prehesh përjetësisht nuk mund të bëhen pa Rinin , djalin e Llapqinit .

Aty dikund jam edhe unë , Behxheti apo Qupina , që më thërrasin këta shokë të idealit kurdo që bëhet ndonjë manifestim për Ty , Baca Adem. Baca Adem , ushtarët e Tuaj të Përjetshëm , Shkëmbi dhe Blini janë mirë , janë rritë dhe edukuar me Frymën Tënde dhe , në disa raste kur polemizojë me ta më thonë , : “ nuk është ashtu sepse kështu thoshte Baca Adem … “. Jam i dorëzuar para tyre . Motra jote Fexhrie Shala  e që i ka rënë fati i keq të jetë gruaja ime , ditë më parë ka vendosur edhe një stentë , si dhuratë e trajtimit të Gazmend Maliqit , Sahit Ismajlit , Zokit , Bokit  , Miradijes , Lules , Masarit , Selamit , Ukës etj. në Burgun e Mitrovices në vitin 1989.

Për së gjalli thoje se shqiptarët , pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë asnjëherë nuk kanë jetuar më mirë dhe se , duke e ruajtur substancën kombëtare , nuk rrezikohen më të zhbëhen si komb! Duke besuar mësimive Tuaja se asnjë proces nuk kthehet mbrapa , duhet të shpresojmë se pashmangshëm do të kemi një ardhmëri më të mirë ndonëse po kalojmë në kohë të vështira . Është rikthyer një kohë e çuditeshme , të jeshë përkrahës i Adem Demaçit , ta marrin si rrethanë rënduese dhe mundësi për inkriminim , të jeshë përkrahës apo trashëgimi biologjike dhe politike e Ali Shukrisë , Kolë Shirokës , Mehmet Maliqit dhe Rrahman Morinës  e keni një përparësi për punësim , përparim dhe ngritje në karrierë , institucionale , politike dhe diplomatike ! Kjo ishte Kosova e ditëve të kaluara , kjo është , pjesërisht Kosova e ditëve tona dhe , pa asnjë dyshim kjo nuk do të jetë Kosova e ardhmërisë !

Baca Adem , nesër do të jemi aty ku , edhe nëse vetëm për një çast ndjehemi të vlefshëm , në aspektin kombëtar , njerëzorë dhe politikë ndonëse na brenë ndërgjegja se nuk kemi bërë sa duhet për Ty , ndoshta këto ishin mundësitë por , edhe në qortimin tënd , jo dënimin sepse kjo kurrë nuk ka qenë në natyrën tënde , ndjehemi të lehtësuar sepse na lë rrugën hapur edhe për takimet tjera , deri në kohën kur Zoti do të na bashkojë.

Krenarë që patëm fatin të jetojmë në Kohën Tënde dhe që bëmë përpjekje , qoftë edhe modeste të të përcjellim në Rrugëtimin Tënd të Gjatë të Luftës për Liri dhe Bashkim Kombëtar , i cili ende nuk është realizuar në tërësi por që , nga ëndërra , tash u krijua si një mundësi ! E realizueshme dhe e pashmangshme !

26 korrik 2022  Prishtinë   Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

***

NË VJESHTË VJELET RRUSHI POR NUK BJENË QEVERIA KURTI 2 !

Albin Ameriko Vespuçi :  Në vitin 1492 hulumtuesi italian  , Kristofer Kolumbo zbarkoi në tokën e Amerikes së sotme të cilën e shpalli si koloni spanjolle. Për këtë , 12 tetori , që nga viti 1937 u shpallë festë zyrtare në SHBA dhe festohet si Dita e Kolumbos. Ndërkaq , emrin Amerika e mori për shkak të Ameriko Vespuçit  , eksplorues , financier ,lundërtar dhe hartograf italian që e vizitoi këtë territor , pa emër , menjëherë pas Kolumbos. Amerika u emërtua me kërë emër shkaku i emrit Americus në gjuhën latine të këtij rizbuluesi italian . Në kohën kur u zbulua dhe kur u emërtua me emrin Amerika nuk kishte asnjë rëndësi për Kosovën , shtet i pavarur dhe sovran e as për shqiptarët sepse nuk ishin askundi .  Në korrik të vitit 2022 , dy shetitës dhe lundrimtarë të vijave ajrore , presidentja Vojsa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti rizbuluan Marrëveshjen për Energji duke e nënshkruar një grant prej 200 milionë dollarësh që siguron bateri për ruajtje të energjisë elektrike dhe mbushje të telefonave celularë. Këtë Marrëveshje e kishin zbuluar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, qysh në vitin 2015 mirëpo , me nënshkrimin e Artane Rizvanollit , xhoistiku i Albinit , meritat i shkuan kësaj personalisht dhe përcjellësve të saj , Vojsës dhe Albinit. Kot që Kolumbo e zbuloi Amerikën kur emrin ia lanë sipas Ameriko Vespuçit . Kristofer Kolumbo e ka një ditë për të festuar , Ameriko Vespuçi e ka përjetësinë për shkak të emërtimit. Kot që Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e zbuluan Marrëveshjen kur Artanja , me dy përcjellësit , Vojsën dhe Albini e noterizuan këtë Marrëveshje. Politika është jo vetëm art i së mundshmes por mjeti më efikas për të të shndërruar në një objekt përqeshjeje ku dinjiteti , dikur i fuqishëm , mbulohet me një tis buzëqeshjeje të hidhur para kamerave dhe opinionit.  Amerikanët dinë t’i vlerësojnë të merituarit për lirinë dhe zhvillimin e demokracisë , qofshin ata ushtarakë apo politikanë. Edhe ne dimë shumë mirë , i fusim në burg në Kosovë , Serbi e deri në Hagë ! Nëse e bëni një shikim sipërfaqësor se kush janë oligarkët amerikanë , lehtësisht e vëreni se ata janë ish – veteranë të luftës në Vietnam sikur edhe përfaqësues të këtij shteti gjatë intervenimeve ushtarake apo edhe politike në vendet tjera . Nuk e keni ndonjë personalitet nga historia e mëparshme apo e re të Amerikës që nuk i ka futur duart në ndonjë biznes shumë fitimprurës . Madje , është interesant se kryesisht kthehen si biznesmenë në shtetet ku , më parë kanë qenë në misone ushtarake , politike apo diplomatike. E shihni që  nga pala amerikane u nënshkrua nga vajza e sekretares së Shtetit , Madlin  Olbrajt. Rasti tjetër ishte përpjekja e gjeneralit Ueslli Klark të zhvillojë një biznes në Dukagjin ku nga thëngjilli do të prodhonte karburante të lëngta e që nënkupton se do të kishim një ekocid në atë pjesë të Kosovës , në emër të lejimit të këtij investimi i cili , si argument kryesor nuk e kishte arsyetimin ekonomik dhe ekologjik por faktin se gjenerali Ueslli Klark ka udhëhequr forcat e NATO-së gjatë bombardimit të caqeve policore , ushtarake dhe logjistikës tjetër të dhunshme serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Çështja ishte se këtë vizitë dhe nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje e përdorën dhe keqpërdorën , si pozita , ashtu edhe opozita ekskluzivisht për shkaqe politike . Pozita , përkatësisht Vojsa Osmani dhe Albin Kurti deklaruan se kjo Marrëveshje ishte shenjë e miqësisë dhe partneritetit të përjetshëm midis Amerikës dhe Kosovës përkatësisht se kjo nuk do të bëhej pa lidershipin e presidentes Vojsa Osmani dhe Udhëheqësit të Madh të Popullit Kosovar , Albin Kurtit . Opozita u mundua ta minimizojë këtë vizitë dhe nënshkrim të marrëveshjes si diçka teknike , e vonuar dhe devijim të destinimit të këtyre mjeteve që ishin të planifikuara për ndërtimin e gazsjellësit kurse këta po e bëjnë si deponi të baterive ! Më bëri shumë përshtypje ekzaltimi , edhe i treshes nga Kosova pas takimit me sekretarin e Shtetit , Blinken e sidomos të xhematit për shkak të këtij takimi në kohën kur përqeshnin takime të ngjashme , madje edhe të nivelit më të lartë që kishin Hashim Thaçi , Isa Mustafa , Avdullah Hoti dhe Atifete Jahjaga po në Amelikë . Po ky është shembulli që dëshmon bindshëm se asgjë nuk mbetet për botën tjetër apo një xhevahiri popullor : “ se kush e kesh , e vesh ..”

Më lehtë e rëzon Albinin Blinken se Duda Bale : Takimi me sekretarin Blinken ishte infuzion për pozitën që hyri në një proces të rënies së shpejt sikur edhe për një grup paramilitarësh politikë që shërbejnë si skuadër pushkatimi ndaj atyre që nuk pajtohen me ta e që njihet si skuadra për pushkatim përmes rrjeteve sociale . Disi , ua ktheu buzëqeshjen dhe ua mbushi armët ! Në anën tjetër ua zbuloi kartën blof , shumëherë e djegur të opozitës q[ , në mungesë të koçeve opozitare , antiamerikanizmin e Albin Kurtit e përdorin si argument dhe mjet për rrëzimin e Albin Kurtit dhe rikthimin e tyre në pushtet. Nuk mblodhën aspak mend nga zgjedhjet e fundit kur pikërisht manipulimi me antiamerikanizmin e Albin Kurtit dhe ameriaknizmin e tyre të tipi se : “ nënshkruaj çdo gjë pa e lexuar fare nëse vjen nga  Amerika …” . Kjo mendësi manipulative ishte vota më e fuqishme për Albin Kurtin  dhe vota më ndlshkuese për opoziten aktuale ! Vetëm Vojsa Osmani dhe Albin Kurti e dinë se si kanë kaluar në takim me sekretarin Bilten kurse buzëqeshja dhe fotografitë sikur edhe lavdërimi për lidershipin e Vojsa Osmani , një personi që çdo gjë dhe çdo sukses , çdo ngritje në karrierë e ndërton mbi urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë që i konsideron si armiq të përbetuar e sidomos përcjellja e përshëndetjeve të ngrohta të presidentit Bajden ndaj këtyre tre musketirëve të Apokalpsit zhvillimor në Kosovë , është mënyra më e mirë për ta harrnuar sedrën e leckosur të këtyre liderëve të pozitës por edhe shpresë se kjo do të mund të vlejë edhe për opozitën ,  aktuale nëse ajo bëhet pozitë ! Ma merr mendja se në këtë takim janë ndarë detyra të rënda sikur Zajebnica  , Manastiri i Deçanit dhe i pronave të Kishës ortodokse sikur edhe Marrëveshja përfundimtare , e dhimbshme dhe me kompromis . Mos qofsha në lëkurën e Vojsa Osmanit dhe Albin Kurtit ! Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë Zajebnicën sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sepse nuk i konvenon , as Serbisë e as BE –së , përkatësisht mashtruesit dhe rrencit Lajçak dhe Borrell . Kosovës nuk i konvenon zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirinë e popit Sava Janjiq , një shovinisti të madh serb , me origjinë nga Kroacia. Mirëpo , ky vendim i konvenon Serbisë , BE –së dhe duket qartazi edhe Amerikës sepse do të përdoret si model për zgjerim të zonave të mbrojtura që janë shpallur pronat e kishës ortodokse . Unë , si bajgorali i llapjanizuar , i lindur dhe rritur në Podujevë , si fëmijë kam përdorur  pronën e kishës ortodokse duke u lëshuar thuaja nga oborri i kishës me saja dhe ski e që përfundonte pikërisht te hekurudha , përkatësisht te stacioni i trenit të Podujevës . Tash , kjo hapësirë që dikur ishte krejtësisht e pabanuar e që ne . fëmijët e Podujevës e kishim shndërruar në Sent Moric , qendër skijimi , tash është e nbjellur me shtëpi të shumta përmes shitjes fiktive të pronave . Uroj të kenë dëshmi për këto prona , në të kundërtën do të mbesin pa shtëpi ose do të bëhen qiraxhinj të Kishës . Në variantin më të mirë do të kishin mundësi të riblenin pronat e tyre sikur që kanë bërë disa harë më parë.

Me gjasë , nëse duan të mbesin në pushtet , edhe Vojsa Osmani edhe Albin Kurti do të detyrohen t’i përmbushin të gjitha këto vendime ndonëse Manastiri i Deçanit nuk është çështje juridike por puro politike . Edhe Zajebnica është çështje politike e jo juridike . Po të vendosej nga aspekti i së drejtës dhe ligjit , Vojsa Osmani  , si juriste që i ka fituar të gjitha betejat juridike deri më sot , lehtësisht do ta zgjidhte çështjen , si politikane që nuk merr fare vesh në politikë do të detyrohet të merr vendime politike në kundërshtim me ligjin . Albin Kurti në këtë ballo të maskave , kot po bënë përpjekje ta fshihet prapa maskës së Vojsa Osmanit dhe zonjës Shvarc që po e kopijon rolin e ministres për Punë të Jashtme . Maskat nuk sigurojnë imunitet afatgjatë dhe garancion se do të mbeteni në pushtet . Prandaj , me shumë gjasë Albini do t’i pranojë të gjitha kushtet , por tani me një ambalazhim tjetër sikur ajo e Marrëveshjes për Energji që , e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte shumë e keqe , dhe , e njëjta , pa asnjë ndryshim , e nënshkruar nga Besnik Muçiverca , nuk ishte më e mira , por më e mirë se ajo e hashimit dhe Isës . Çfarë manipulimi idiotesk !

Arben Gashi deklaroi se në vjeshtën e vonshme e që unë e kuptoj se po pretë të bjerë bora e parë e që pastaj duhet që ajo borë të shkrihet , me gjasë do të rrëzohet qeveria Kurti 2 për faktin se 8 deputetë të pozitës aktuale po vdesin nga dëshira t’i bashkangjiten LDK-së . Ik more Beni , leri këto përralla . Çka po ofron LDK , si opozitë me i tërheq këta 8 deputetë . Trusni ku jeni dhe mrizoni , sepse edhe ashtu është vapë e madhe . Aktualisht opozitarizmi në Kosovë është potent sikur që janë potentë eunuhët apo ruajtësit e Haremit tësulltanit që janë krejtësisht të tredhur , dhe , në aspektin e ndjenjës së fuqisë mashkullore janë më femra se vet femrat , gratë e sulltanit që i ruajnë . Eunuhët , formën dhe dukjen e kanë të mashkullit , përmbajtjen e kanë të femrës . Sa i përket potencës politike opozitare , opozita e sotit në Kosovë është grupim i eunihëve politikë , të tredhur nga çdo dëshirë apo pasion opozitar . Po nesër me e thirrë Albini Lumin e Xhikës për t’u bërë pjesë e Qeveris Kurti 3 , këmbët i thenë sikur që i thenë të gjitha rekordet botërore të shpejtësisë në shtigje të shkurtëra . Më parë e rrëzon Albini Vojsa Osmani se krejt LDK –ë . Nëse opozita dëshiron ta thenë një çikë të nderit opozitar , brutalisht të dhunuar nga Albin Kurti dhe Vojsa Osmani , si hap i parë është të mos kontribuojë  as 0.00001% në bisedimet me Serbinë . Ndërsa , punën ma të madheqë do ta bënte e që do ta forconte opoziten për zgjedhjet e ardhshme është mosrrëzimi , në asnjë mënyrë i qeverisë Kurti 2 edhe nëse 100 % i ka mundësitë për këtë pavarësisht a e kërkon këtë Blinkeni , Levandovski apo edhe miku i ngushtë i Albinit dhe Vojsës , Zelenski i Ukrainës !

Nderimi dhe çnderimi i përkujtimit të përvejtorit të Bacës Adem : Përkujtimi institucional i përvjetorit të kalimit në përjetësi i Bacës Adem Demaçi ishte karikaturë e karikaturistëve institucionalë . Bacën shumë e nderuan Vojsa Osmani që nuk e përmendi fare . E nderuan shumë edhe udhëheqësit aktualë të LDK-së që , gjithashtu nuk e përmendën dhe nuk bënë asgjë. E çnderoi shumë ekipi i Qeverisë së Kosovës , shkaku i këtyre që shkuan por se mungoi Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Urrejtjes kundër UÇK- së , Hekuran Murati . Si mund ta nderoni Adem Demaçin e që aty të mos jenë Besnik Muçiverca , Hekuran Murati dhe gjeneralja Shvarc ?

Kapakun ia vuri Glauku , kryetar i Kuvendit , zotshtëpie i një Ode prej 120 burra dhe gra . Merreni me mend , si kunxh shkoi vetëm, i përcjellur vetëm nga Ilir Kërçeli , që qenka një patriot i madh i  leshistanit e për të cilin , si shumë mirë i informuar , nuk kam pasur asnjë informatë . Te shqiptarët ishte një rregull që , as në kryeshëndosh nuk shkohej si shkoi Glauku për përkujtim . Nëse nuk keni pasur familjarë , iu jeni bashkangjitur një grupi më të madh . Për ta nderuar familjen dhe për t’ia zbutur dhinmbjen . Nuk e kam të qartë kend e nderoi Glauku me këtë veprim ! Mbase ,  leshko i madh jam unë !

28 korrik 2022 Prishtinë    Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

***

LUFTË NË KOSOVË , E KUSH DO TA BËJË KËTË LUFTË ?!

Uroj që Kina të mos e sulmojë Tajvanin :  Kosova qenka në rrezik nga Serbia e cila , në fakt është vetëm mjet për ta destabilizuar vendin tonë , me urdhër të Rusisë dhe Vlladimir Putinit ! Këtë nuk e kanë ditur as shërbimet më të fuqishme zbuluese dhe kundërzbuluese por , pas analizave , këtë e bënë publike kryeministri Albin Kurti dhe presidentja , Vojsa Osmani . Si Papë Françesku që i drejtohet besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me enciklikën e tij , urbi et orbi , edhe kryeministri Kurti e shfrytëzoi një medium italian , tash edhe një anglez që , përmes një interviste ta informojë opinionin ndërkombëatr se lufta në Kosovë vetëm se nuk paska filluar dhe se përgjegjësinë për këtë e kanë Aleksandar Vuçiq , president i Serbisë dhe Vladimir Putin , president i Rusisë . Bota këtë e mori shumë seriozisht , më seriozisht se vet luftën në Ukrainë . Kurrë dhe asnjëherë Kosova nuk ka qenë më e gatshme , ushtarakisht dhe politikisht për luftë seqë është tani. E kemi një kryeminister që nga Ballkoni i Hapur dhe duke hëngër shtalba i mbikëqyrë operacionet ushtarake . Ndonëse nuk ka përvojë ushtarake , ka përvojë të madhe politike dhe është njohës i mahnitshëm i doktrinave luftarake. Sun Tzu , Monteskje , Makiavelli , gjenerali Gjap  dhe strategët e tjerë  ushtarakë të cilët i pranon bota si autoritete të jashtëzakonshme në këtë fushë , janë thuaja amatorë krahasuar me kryeministrin tonë . Pastaj , kryekomandantja e forcave të armatosura të Kosovës , presidentja Vojsa Osmani ka përvojë të gjatë luftarake , që nga fillimi ka luftuar me të gjitha mjetet e lejuara dhe aspak të lejuara udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët , ndonëse po mbahen peng në Gjykatën Raciste në Hagë , ende po sulmohen nga kryekomandantja  , deri në çastin kur në nuk do të paraqesin rrezik për këta trashigimtarë të lirisë që me asgjë nuk e kanë merituar . Zëvendësuesja e saj , Donika Shvarc ( Katran ) ka përvojë edhe më të gjatë në luftën kundër ish të burgosurve politikë , Bacës Adem Demaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Madje , botërisht pati deklaruar se , nëse kërkohet nga ajo , do të dërgojë dosje edhe në Gjykatën e Hagës , nëse nuk i ka dorëzuar deri më tani. Jo në mbrojtje të tyre , sigurisht . Nëse këta tre që i përmenda më lartë vetëm 10 përqind do ta urrenin Serbinë dhe Rusinë krahasuar me urrejtjen që e kanë ndaj udhëheqësve të UÇK-së , pavarësisht a janë të burgosur apo në “ liri “   , as Serbia e as Rusia as që do të nisinin luftë kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Këta që po trumpetojnë se do të ketë luftë me Serbinë dhe Rusinë , e kanë lepurin në bark dhe sot e 500 vjet nuk do të luftonin për asgjë , përjashtuar për karriket e pushtetit . Nëse e bëjmë një shetitje , mbase edhe sipërfaqësore të emërimeve në borde të ndryshme , në misione diplomatike dhe konsulare , poste ministrore dhe në nivele më të ulëta të pushtetit , atëherë me lehtësi konstatojmë se asnjë qeveri e mëparshme nuk ka numër aq të madh të ish – bashkëpunëtorëve të Jugosllavisë , Serbisë , UDB –së dhe shërbimeve tjera , sa ka qeveria aktuale. Janë krejtësisht të kastruar nga patriotizmi , qoftë edhe deklarativ. Madje , për ta vërtetuar ate që e thash më lartë ,  kemi shumë fakte dhe shkarkime që kanë ndodhur kohëve të fundit pikërisht ndaj të merituarve për lirinë që aktualisht po e përdorin për mbajtje të pushtetit , pasi e përdorën paraprakisht për marrje të pushtetit ,  madje , duke shfaqur një ekzaltim patologjik . Kemi rastin kur trashigimtari biologjik i një ish – bashkëpunëtori të sigurimit jugosllav dhe serb është zgjedhur në një bord shumë të rëndësishëm ndërsa një ish – i burgosur politik , viktimë e dhunës të atij bashkëpunëtori ishte eliminuar. Merreni një tablo të mozaikut të punësimit në vende të ndjeshme , në institucione të ndjeshme dhe do ta shihni se pikërisht fëmijët e spiujve janë emëruar ambasadorë , anëtarë të bordeve , zëdhënës , këshilltarë politikë kurse fëmijët e ish të burgosurve politikë dhe të ish – ushtarëve të UÇK-së , bëjnë punë krahu , punojnë nëpër kafiteri apo kërkojnë rrugë të shkojnë në vende tjera. Ose , nëse rastësisht dikush prej tyre është në ndonjë vend të rëndësishëm e që pushteti aktual i konsideron armiq prindët  e tyre , i bien gurit dhe drurit deri sa t’i largojnë nga puna. Këso hakmarrje dhe linçim nuk ka pasur në asnjë regjim.  Në qeverinë aktuale ka aq urrejtës të mëdhenj të UÇK-së , të burgosurve politikë , të  burgosurve që po mbahen peng në Gjykatën Raciste në Hagë , të veteranëve të luftës së UÇK-së e që do ua kishin zili edhe Shesheli dhe çetnikët e Vojë Peçancit. Së paku sipas deklaratave publike që i kanë bërë dhe po i bëjnë . Askujt prej tyre për këto deklarata nuk iu  mungon as edhe një qime e vetme e lëre më të thirren në përgjegjësi . Madje , këta janë të përkdhelurit e kryeministrit dhe të presidentes Vojsa Osmani. Sa më shumë që kanë punuar paraardhësitë kuislingë të këtyre kuadrove qeveritare kundër Kosovës , Shqipërisë dhe interesave kombëtare , aq më lartë janë të ranguar dhe kanë qëndrueshmëri më të madhe në ruajtje të pozites që e kanë , pasardhësitë e tyre! Përpara , kur botërisht e përkrahja Albin Kurtin dhe kur linçohesha botërisht nga ndërkombëtarët dhe këta kuislingët politikë dhe joqeveritarë që po mrizojnë nën flladin dhe kujdesin e plotë të Albinit, as në ëndërr nuk kam menduar se do të vijë një kohë kur Albini do të transformohej aq shumë , në kuptimin negativ , pa asnjë dyshim. Albin Kurtin e ka bërë Albin Kurti , Baca Aden Demaçi , shiheni sot qëndrimin e Binit për Bacën ?! E keni dëgjuar ta ketë përmendur përveçse kur kthehej nga vizita e Varrit , të cilin , për së gjalli as që e bënte llogari ! Jam i sigurt , dhe koha ma ka vërtetuar se çdonjëri që është fërkuar për Bacën Adem Demaçi , në kohën më të keqe për të i kanë ardhur faturat të cilat nuk ka pasur mundësi t’i shlyej. Nuk kanë qenë fatura të drejtësisë apo hakmarrjes tokësore por fatura të drejtësisë hyjnore ! Kush do të jetë gjallë , do të bindet , sigurisht ! Të gjithë ne që kemi besuar se Kosova ka nevojë për ndryshim , kemi pasur të drejtë . Mirëpo , në asnjë çast nuk kemi besuar dhe nuk duam të besojmë se ky ndryshim është ai të cilin e kemi pritur . Nuk kemi besuar se rinia , në vend që të shkrijë mend dhe mund në Kosovë  , po e bënë të pamundurën të ikë nga Kosova . Nuk kemi besuar se ende duhet të skuqemi , turpërohemi dhe të ndjehemi fajtorë para fëmijëve të kuislingëve të policisë serbe , të UDB-së , prokurorisë dhe gjyqësorit e që sot mbajnë pozita të rëndësishme në institucione ndonëse edhe sot i bartim pasojat e torturave nga ta . Thuaja si çdo qeveri e mëparshme , edhe qeveria Kurti 2 po e blenë dëgjueshmërinë me poste , nepotizëm , korrupsion , tash në sasi shumë më të madhe sepse edhe numri i votave ishte shumë i madh e që , përkthyer në përqindje , ka pushtet absolut.

Si do të dukej lufta e ardhshme : Fillimisht jam i sigurt se nuk do të ketë luftë sepse nuk ka kush të luftojë . Në pushtetin aktual ata që e “ hanë hekurin me dhëmbë “ numërohen me gishta të një dore , saktësisht këta janë , Dimali , Hakiu , Haxhi Qamili , Hekurani  dhe … kush tjetër ? ! Këta që po flasin për luftë e kanë të qartë që për aq kohë sa në Kosovë do të valvitet edhe një uniformë e vetme e NATO –së , Serbia nuk e mësynë Kosovën prandaj edhe po i bien trumpetave të luftës. Në fakt , këtyre “ shqipeve “ , pa sqep dhe pa kthetra , më mirë do t’u shkonte muzika me trumpetë “ Il Silenzio “  , nga Nino Rossi që përdoret si ninullë për t’i vënë ushtarët në gjumë ! Edhe në rastin më të skajshëm kur bashkësia ndërkombëtare do të vendoste të tërhiqej nga Kosova e që nënkuton se Serbisë do t’i jepeshin duart e lira për veprim , luftën do ta bënin ata që e bënë luftën e fundit të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e  Kosovës , pasardhësit e tyre sikur edhe pasardhësit e ish – të burgosurve politikë . Këta janë sakrifikuar që nga dita e parë e rezistencës kombëtare , deri në kohën kur u fitua një liri gjysmake. Një numër i patriotëve të Shtalbit të Përgjithshëm të Ushtrisë Virtuale të pushtetit aktualë , luftën do ta bënte nga Norvegjia , Gjermania , Anglia , Zvicra , Italia dhe Greqia kurse , një numër jo i vogël , si vazhdimësi e traditës familjare , luftën do ta bënin nga Serbia. Këto kombinime mund të bëhen vetëm pasi do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe pasi Rusia dhe Putini të marrin dënimin e merituar nga kryeministri Kurti dhe Vojsa Osmani , presidente shetitëse , sikur Holandezja e fjetur ! Uroj sinqerisht që Kina të mos e sulmoj Tajvanin sepse do të dilte një angazhim shtesë për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, do të detyrohen të mobilizohen në mbrojtje të Tajvanit dhe në luftë kundër Kinës. Punë e vogël kjo , do të luftonin kundër 1 miliardë e 500 milionë kinezëve. Angazhim i papërfillshëm , fare ! Zot , qo mend aty ku nuk ka !

11 gusht 2022 Prishtinë     Behxhet Sh. SHAL – BAJGORA

***
A I ËSHTË RIKTHYER AMBASADORIT HILL DËSHIRA PËR KOSOVËN ME AUTONOMI SUBSTANCIALE!

Deri ku shkonë kompromisi : Kosova është para një sfide të madhe ku , edhe kjo pavarësi , pa sovranitet të plotë mbi një integritet territorial të munguar po rrezikohet , si nga injoranca , mediokriteti dhe pafuqia e politikanëve kosovarë ashtu edhe nga agresiviteti , dhuna dhe brutaliteti i politikës serbe e cila , çuditërisht po heshtet nga politika ndërkombëtare dhe qendrat e vendosjes . Jemi dëshmitarë se një kohë të gjatë po dhunohemi nga ndërmjetësuesit dhe “ lehtësuesit “ ndërkombëtarë si soji dhe lloji i bareshës Ashton , dona Federika Mogerinit  dhe , së fundi e më së shumti nga dy mashtrues ordinerë dhe mohues institucionalë dhe shtetërorë të pavarësisë së Kosovës , Borrellit dhe Lajçakut , njëri nga Shumadia e tjetri nga Beogradi  , sa i përket përcaktimit politik . Çështjen e Kosovës e kanë tjerrë hollë e hollë sipas parimit , tjerre dhe të mos këputet , në mënyrë që kjo të zgjasë sa më shumë dhe sa më gjatë . Çështjen e Kosovës po e përdorin për sistemimin dhe promovimin e politikaëve , hetuesve , prokurorëve dhe gjykatësve të dështuar dhe të korruptuar ndërkombëtaar , që nga koha e paraluftës , luftës , Tribunalit të Hagës , gjykatave të UNMIK-ut dhe të EULESH-it e deri te monstrumi i sotëm juridik , Gjykata Raciste Speciale e Mongolisë ,  e maskuar si gjykatë e Kosovës .

Serbia ka ndërtuar një mekanizëm paralel shtetëror në Kosovë me ndihmën e kriminelëve të luftës dhe të paqes  me të cilin ka ndërtuar një shtet brenda shteti dhe të cilin e vë në veprim çdoherë kur i duhet për arritjen e qëllimeve politike. Sikur që tani po vepron duke i rikthyer barrikadat në Veri të Kosovës dhe duke dhunuar Policinë e Kosovës në kryerjen e detyrimeve ligjore. Ndërkombëtarët , në përpjekje , kinse për të na ndihmuar  thuaja  janë shndërruar në pjesë të strukturave paralele ; thonë se mund ta integrojmë veriun por vetëm në mënyrë paqësore ndonëse vet u detyruan ta bombardojnë Serbinë shkaku se nuk u përfillë alternativa paqësore. Për ta bërë më të lehtë sundimin dhe shndërrimin e destabilizimit në mënyrë të sjelljes , veprimit dhe jetesës , aq thellë e kanë përqarë hapësirën politike kosovare , madje edhe shqiptare sa që , në jo pak raste më shumë zhvillohet luftë midis subjketeve politike kosovare dhe shqiptare se që kundërshtohet Serbia dhe strukturat paralele . Interesant që në të gjitha ekipet negociatore , spiritus movens e vendimeve ka qenë ndikimi i pasardhësve biologjikë dhe politikë i ish – bashkëpunëtorëve të Jugosllavisë dhe të Serbisë , dhunues të çdo përpjekjeje për çlirim , liri dhe bashkim kombëtar apo edhe shtet të mëvetësishëm. Këta ishin pjesë e të gjitha qeveriveve kurse në qeverinë Kurti 2 janë shpirti dhe truri që kanë metastazuar në të gjitha segmenetet institucionale të Kosovës.

Albin Kurti , kryeminister i Kosovës me më shumë se 50% të votave po përballet me probleme të shumta , në dukej të papërballueshme  , qoftë për shkak të problemeve të trashiguara , megallomanisë që e përcjellë në çdo paraqitje dhe veprim , politikes kriminele të Serbisë dhe oportunizmit dhe politikës anuese të vendimmarrësve ndërkombëtarë sikur edhe krizës globale që po e bënë jetën e pajetueshme në Kosovë dhe thuaja në tërë botën . Përkundër të gjitha këtyre problemeve , më shumë të natyrës objektive , kryeministri Kurti po sillet si Valentino Corleone duke luajtur lojën e “ ruletës ruse “ me qytetarët e Kosovës. Në vend se të jetë shumë dashamirës me opoziten , kjo që është , në vend se të veprojë në planin ekonomik për të lehtësuar , qoftë edhe vetëm pak gjendjen e qytetarëve të Kosovës ndaj të cilëve po e vazhdon politikën e qeverive të mëparshme të diskriminimit në baza etnike dhe politike ,e ka bërë kabinetin qeveritar me eunukë intelektualë , profesionalë dhe politikë për ta ruajtur haremin të cilin e quan qeveri të Kosovës . Në kohë krize , pasiguria ekonomike dhe  politike  përpjestohet për të gjithë kurse megallomania duhet të dërgohet atje ku edhe mund të trajtohet profesionalisht , në Klinikën psikiatrike dhe jo të serviret si model i suksesshëm i qeverisjes. Deri në një masë klientelizmi politik mund të durohet , sidomos në shtetet e Ballkanit pir , është e palejueshme që klientelizmi poltik të përdoret si mjet për ardhje në pushtet kurse, kur ta zbatoni në masë shumë më të madhe se të tjerët këtë e heshtni apo e arsyetoni sikur që është gjëja më e mirë për vendin dhe qytetarët e saj.

Albin Kurti është përballë një presioni të madh ndërkombëtar dhe është vendosur midis darave që fuqishëm po e ngulftin ; midis Serbisë dhe presioneve ndërkombëtare. Opozita e Kosovës është krejtësisht jashtë loje në këtë linçim të Albinit që po i bëhet përmes presioneve . Si njohës i mirë i Revolucionit Borgjez Francez , Albin Kurti e ka të qartë fatin e Dantonit , Robespjerit , Monteskjes dhe udhëheqësve tjerë të cilët , për pushtet i dërgonin kundërshtarët në gijotinë për të përfunduar edhe vet në gijotinë. Nuk mund të ndjehet as i lumtur , as i përmbushur e as i sigurt  kryeministri Kurti dhe disa ministra paranojakë të kabinetit qeveritarë shkaku se ish bartësit më të lartë të institucioneve të Kosovës , krijues të lirisë dhe të paqes janë aktualisht nën gijotinën e Gjykatës Raciste në Hagë, sipas xhelatit Dik Marti shkaku se Albin Kurti domosdoshmërisht do të përfundojë nën gijotinën e burokratëve të Europës dhe të ndonjë  ambasadori të shpenzuar dhe të ricikluar enkas për Kosovën , nëse nuk luan lojën e ndyrë të tyre , deri në fund dhe përtej fundit ! Për mendimin tim , kryeministri Kurti , i rrethuar dhe shoqëruar me injorantë , mediokër dhe antikombëtar , nuk mund të ketë fat më të mirë përveç gijotinimit . Në rastin më të mirë , mund të shpëtojë vetëm nëse tërhiqet nga procesi ku kërkohen kompromise dhe lëshime të dhimbshme të cilat nuk kanë të përfunduar dhe nuk dihet as intensiteti e as vëllimi i këtyre vuajtjeve të dhimbshme . Albin Kurti , nëse do ta ketë një strategji dalëse të dinjitetshme duhet ta ndërtojë një konsensus politik dhe kombëtar duke lënë anash ,mbase edhe përkohësisht megalomaninë dhe duke u liruar nga injorantët dhe antikombëtarët që i ka në qeveri , me tepricë përmes riformatizimit të qeverisë . Duhet ta harrojë hakmarrjen ndaj kundlrshtarëve politikë , ndaj atyre që e kanë përkrahur në kohët më të vështira dhe të cilët edhe sot e përkrahin , pa asnjë dyshim dhe shumë më sinqertë se kjo “ Çeta e Profetëve Injorantë dhe Antikombëtarë “.

Asociacioni si e propozon Serbia e që po e përkrahin edhe lehtësuesit dhunues ndërkombëtarë  është vetëm njëra nga hallkat që pashmangshëm , në të ardhmën Kosovën do ta shndërrojë në peng të Serbisë dhe do ta bëjë të varur nga Serbia . Për këtë arsye edhe bëhet aq presion te Albin Kurti  pikërisht për Asociacionin apo Zajednicen , shprehje dhe armë e LV –së. Së fundi , këmbëngulës dhe partizan i Asociacionit dhe kompromiseve të dhimbshme po paraqitet “ buldozheri “ i diplomacisë amerikane , Ambasadori i SHBA –ve në Beograd , Kridtofer Hill , luftëtar i pakompromis për autonominë substanciale të Kosovë në prag dhe gjatë luftës në Kosovë . Për këtë arsye i pati thyer shtizat me Bacën Adem Demaçi që nuk pranonte asnjë llojë autonomie dhe, pikërisht për këtë , me dëshirë nuk takohej me Hillin. Tash , faktori politikë kosovarë , me dëshirë dhe vullnet të plotë e ka përkrahur Hillin , si njeri që do ta detyrojë Kosovën të përkahë pavarësinë e Kosovës e po del se duhet të detyrohet të pranojë kompromise të dhimbshme që duhet të bëjnë të dyja palët ( barazon Serbinë kriminale me Kosovën e dhunuar nga Serbia , si në kohë lufte ashtu edhe në kohë të paqes  deri më sot ) që nuk është as zgjidhje e drejtë e as e qëndrueshme . Kristofer Hill sidomos insiston për Asociacionin sikur të bëhej fjalë për zgjidhje të dy shteteve që kanë marëdhënie , nëse jo miqësore , së paku të konsoliduara e jo midis një shtet skajshmërisht armiqësor ndaj një shteti që vazhdimisht përballet me shantazh dhe detyrime të vendosura  nga bashkësia ndërkombëtare . Unë aspak nuk i besoj “ qëllimit të mirë “ të Kristofer Hillit dhe i kam frikë dinakërisë politike dhe diplomatike që e ka praktikuar që nga ditët e para në Kosovë  . Asociacioni i propozuar dhe përkrahur nga Serbia dhe një pjesë e Bashkësisë ndërkombëtare  paraqet Nyjën e Gordit duke krijuar një lidhje të pashkëputshme dhe të kushtëzuar midis Kosovës dhe Serbisë . Para dhe gjatë Konferencës së Dejtonit ishin dhënë zotime se Bosnja nuk do të ndahej dhe se do të ishte  në dhe e pandashme . Shihni ku është sot Bosnja , as nuk është një , as nuk është funksionale dhe nuk është aspak e pandashme ! Kosova , në këtë kontekst është shumë e ngjashme dhe , lehtësisht mund të bëhet më keq se Bosnja ; Bosnja ka homogjentitet territorial etnikisht të pastër , Kosova është e leopardizuar territorialisht  pikërisht në baza etnike . Albin Kurti duhet të zbresë nga retë e pushtetit , të mos mbahet për degë dhe gjethe por të mbahet fort për trungu duke iu kthyer rrënjëve kombëtare dhe politike . ndryshe , e pret fati i Dantonit sepse retorika për aq sa të lehtëson marrjen e pushtetit , ta shkurton dhe lehtëson rrugën drejt Gijotinës , në rastin konkret asaj politike . Takimi nesër në Bruksel është vazhdim i përrallave të mëparshme të të gjitha qeverive të cilat ishin mbuluar me kostume të kushtueshme . Kurse , vet procesi e vë kryministrin Kurti në pozitë , ose të ndahet i mbuluar me do zhele politike e që do të ishte shumë më e ndershme , ose të mbesë i lakuriquar sikur mbreti në përrallat e Andersonit . Unë , në asnjë mënyrë nuk ia dëshiroj këtë të fundit !

Jetësimi i parashikimeve të Ben Nostradamusit :  Beni i LDK-së paralajmëroi se disa deputetë do t’i bashkangjiten LDK-së. Dallëndyshja e parë e këtij shtegëtimi politik ishte largimi i Doarsa Kicës – Xhelili ( mbiemër shumë i afërt me LDK ) nga lista S’Guxo ! Personalisht , nuk jam brengosur aspak sepse sa të jenë në këtë listë Katran Shavrci dhe Haxhiqamili , Lista ka perspektivën …e Mefistofelit . Në çastin e fundit Doarsa ka shpëtuar , politikisht dhe njerëzisht e më së shumti shpirtërisht . Ka kaluar koha e “ Shpirtërave të Shitur “, besoj fuqishëm !

17 gusht 2022 Prishtinë     Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

***

A DO TË DRIDHEN PRISHTINA DHE BEOGRADI , NGA PORDHËT E MIUT !

Bislim Muçiverca dhe Sigmund Frojdi :  Kosova , që nga përfundimi i luftës asnjëherë nuk ka pasur qeveri më kompetente , jo për qeverisje por në fushën e psikoanalizës .  Kur t’i dëgjoni arsyetimet , jo për dështimet sepse dështuan ata që qeverisën 20 vjet  kurse  këta të ditëve dhe netëve tona ( nuk po dihet kur është ditë e kur është natë sepse po bëhet terr në pikë të dites ) , kanë vetëm suksese , më së shumti në tredhje të mizave ! Kur i dëgjoni se si mburren me suksese , atëherë fitohet përshtypja se ne  që nuk po besojmë në këto suksese , duhet t’i nënshtrohemi , kolektivisht , një trajtimi psikiatrik e për raste më të lehta , një trajtimi psikologjik që të bindemi se nuk ka ministër më të mirë të shëndetësisë se kaubojsi i Llapushnikut , se nuk ka minister më të mirë të mbrojtjes se vikingu me prejardhje shqiptare nga fjordet e Norvegjisë  , se nuk ka ministre më të kualifikuar për terrin në pikë të ditës se xhoistikja e Binit , se nuk ka ministre më të zonjën për moszhvillim dhe rritje të varfërisë se Helena e Greqisë e cila , në baza vullnetare bëri hulumtim me rezultate , deri më tani të panjohura shkencërisht se nuk e shkel vetura njeriun por njeriu veturen . E kemi një minister që e punëson kënd të donë dhe askujt nuk i tutet sepse është apo ka prejardhje nga Faraoni i Egjiptit, Tuta – kak – mon. Për sukseset dhe ministrat dhe ministreshat ( konteshat ) tjerë /a   , një  herë tjetër .

Goran Rakiq është udhëheqës i një Liste , jo Guxo por i Listes Serbe , e regjistruar në Prishtinë por me mendje , shpirt dhe veprim është e Beogradit . Janë pjesë e kabinetit të qeverisë së Kosovës dhe bëjnë pjesë në ministrat e baushtellës . Gjysma e qeverisë së Kosovës është e tillë , me ministra dhe ministresha të baushtellës. Goran Rakiq është kryegjëja dhe kuptimi i kundërshtimit të shtetit të Kosovës dhe kryebarrikadisti i barrikadave mobile që i vendosë Serbia në veriun e Kosovës çdoherë kur ka nevojë që Aleksandar Vuçiq të përjetojë orgazëm nacionaliste dhe shoviniste. Ky haptasi thotë se kryetar e ka Aleksandar Vuçiqin e jo Vojsa Osmanin , se kryeminister nuk e ka zotin Albin Kurti por zotin Ana Brnabiq dhe se shteti i tij është Serbia dhe jo Kosova. Madje , kërcënon se do të dalin nga instituconet e Kosovës , ku marrin paga të pamerituara dhe gëzojnë privilegje që as Vuçiqi nuk iu jepë dhe se tokë serbe është çdo pëllëmbë ku shkel Radoiçiqi , Sava Janjiqi , Delibashiqi , Vulin dhe humanistët e shquar serbë tjerë. Ishte një reagim që kërkohej nga kryeministri Kurti ta shkarkojë Goran Rakiqin por se kjo nuk ndodhi me arsyetim se pas Titos ( Rakiqit ) vjen Tito ( Rakiqi ) tjetër ! Nuk e luan topi. Në imagjinatën më perfeksioniste që ia kalon edhe amatorëve siç ishin Frojdi , Adleri , Fromi , Niçe , Spinoza dhe të ngjashmëve , Besnik Bislimi , me profesion kontabilist – ekonomist , numri 2 i qeverisë së baushtellës dhe kryenegociatori për bisedime me Borellin dhe Lajçakun , si dëgjues i bindur dhe pa dinjitet , si shef i një pjese të mercenarëve të dëshmuar të Ekipit Teknik  , pasardhës i denjë dhe i pakontestueshëm i grofit Minhauzen ( dëshmon se ka prejardhje fisnike ) , ka shkuar përtej atsyetimit të kryeministrit Kurti duke deklaruar se e kanë shumë të qartë se kush është Goran Rakiqi por se çdo ditë po punojnë në diskreditimin e tij përmes demaskimit që ia bëka Rakiqi vetes  ndonëse Rakiqi po flet pa asnjë maskë dhe pa doreza. Po të bëheshin bashkë të gjithë psikanalistët e botës dhe Akademia e Psikoanalizës në Vjenë nuk do të hynin aq thellë në çmontimin e një misteri shkencor sikur që është personaliteti i Goran Rakiqit. Kompleksi i Edipit është shkërdhatë krahasuar me Kompleksin e Besnikut ! E tash , i gjori Rakiq  ; pas konstatimit shkencor dhe gjenetik për figurën dhe personalitetin e tij nga autoriteti i Shkollës Psikologjike të Muçiverces , tërë kohën po e kalon në seanca të trajtimit psikologjik dhe psikiatrik . Rruga e Golgotës e Goran Rakiqit niset nga Beogradi , me bekimin e Pont Pilatit e përfundon në Mitrovicë të Veriut ku e presin legjionarët që do ta kryqëzojnë . Fort shumë po i ha luli Rakiqit për konstatimet shkencore të Besnik Bislimit ! Pas përfundimit të bisedimeve , qartë do të dihet se kush do të ketë nevojë për seanca dhe trajtim psikiatrik. Unë nuk kam asnjë mëdyshje në këtë drejtim.

Trajtimi i rastit të mëparshëm ishte çështje e raportit Prishtinë – Beograd  kurse rasti i dytë që do të trajtohet është edhe më i rëndë se ai i pari për faktin se trajton raportet Prishtinë – Tiranë . Bëhet fjalë për refuzimin që ta takojë presidentin e Shqipërisë , Bajram Begajn , presidenti i LDK-së dhe Princi i Malçidezekut , Lartmadhëria e Tij , Mumnir Kapcixhiku . Të gjithë e takuan presidentin e Shqipërisë ( opozita ) në Kuvendin e Kosovës kurse Kapcixhiku kërkoi që të vizitohet në selinë e Partisë që e drejton , në selinë e Riinvestit . Në të kundërtën , mund ta thyejë qafën përmes Qafës së Morinës e të shkoi nga ka ardhur . LDK –ë e arsyetoi këtë veprim të playboit   që , në rrethana të fatkeqësive elementare  politike u bë kryetar i kësaj partie kurse , disa anal – istë nga Tirana dhe Prishtina që , nëse i quan idiotë e marrin si ngritje të gradës shkencore , refuzimin e Lumit të Xhikës që ta presë presidentin shqiptar e përkrahin shkaku , se , gjithnjë sipas tyre , presidenti Begaj qenka pion i Edvin Kristaq Ramës , “ vëlla “ i Aleksandar Vuçiqit dhe se udhëheqë politikë kundërshqiptare . Çfarë perversiteti idiotesk ! Çfarë çrregullimi mendor ! Sepse , për ta fituar mëshirën dhe bekimin e pushtetit aktual , mjafton ta sulmoni Edi Ramën se është tradhëtar e që automatikisht i rritë kredencialet patriotike të kryeministrit të Kosovës . Nuk sulmohet Rama se qenka tradhëtar , askush , me dy koçe mend nuk e beson këtë por se e konsiderojnë si kundërshtar – armik të Albin Kurtit ! Çfarë perversiteti idoiotesk ! Po , sipas informatave , edhe presidenti Begaj ka rënë në depresion të thellë dhe po trajtohet nga psikanalistë më në zë të Shqipërisë shkaku se Mumnir Kapcixhiku nuk paska pranuar ta presë në Kuvendin e Kosovës . Sigurisht po pret të formohet Zajbnica ku edhe do të realizohet kjo pritje ! Nostalgjikët e Jugosllavisë , alfabetin e të shkruarit dhe të menduarit e kanë me shkronja serbe , cirilike . E tillë ishte ftesa e Millos për një takim në një lokal nate të cilën Mumniri  e tumniri menjëherë !

Bisedimet në Bruksel dhe pordhët nukleare : I tërë kombi kosovar u mbajtë në shtetrrethim gjatë takimit të dy “ gladiatorëve në luftë me dema të tredhur “ , Albin Kurtit , kryeminister 51 % i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq , president 60% i Serbisë. Kjo ishte fuqia e votave të tyre.   Shkas ishte 1 shtatori kur përfundon besa e Eskobarit dhënë Serbisë . Bëheshin parashikime të rënda që ndjellnin kob prandaj , thuaja dhunshëm u sollën në Bruksel , kryeministri Kurti për takim me anëtarët tjerë të delegacionit të Serbisë në krye të cilit ishte Vuçiq , Mirosllav Lajçak dhe Josef Borrell . Mediat raportonin nga takimi për një disponim mortor ku , Vuçiqi , vajtues dhe” luftëtar  për paqe “ , në njërën anë bënte edhe të pamunduren që të arrihet kompromisi kurse Kurti , në anën tjetër  refuzonte çdo propozim , pavarësisht se nga vinte ! Kjo mjaftoi që të[ ndizet idolatria e besnikëve të kryeministrit të cilët , edhe kësaj radhe shfrytëzuan rastin të sulmojnë heronjtë e vërtetë të luftës dhe të lirisë së Kosovës që po mbahen peng në Hagë nga një Gjykatë puro raciste . Çfarë kompromisi po ofron Vuçiqi , ky mashtrues që me lotët e një plake të përvuajtur e luan rolin e viktimes duke dribluar , së paku deri më tani të gjithë lehtësuesit e dialogut dhe qendrat e vendosjes . Vuçiqi nuk po bënë kurrfarë kompromisi , po bisedon për arat e Kosovës , për njerëzit e Kosovës , për politiken e Kosovës , për sigurinë e Kosovës dhe për statusin e Kosovës , sikur të ishte kryetar i Kosovës e jo i një shteti , Serbisë që skajshmërisht sillet armiqësisht ndaj vendit tonë ! Nëse dikush do të detyrohet të bëjë kompromis ai do të jetë kryeministri Kurti e jo Vuçiq sikur që ishin politikanët kosovarë para Kurtit që u detyruan të bëjnë kompromis. Kurtit i ka ra hise të bëjë kompromis , jo dosido por kompromis të dhimshëm  ! A do ta bëjë ? Mendoj se do ta bëjë prandaj janë angazhuar shtetet miqësore dhe “ miqësore “ duke shtuar presion . Fillimisht e shtyenë deri me 1 shtator zbatimin e reciprocitetit pët targa dhe dokumente e , që , ndërkohë do të arrihet një marrëveshje e imponuar , jo për Serbinë por për Kosovën . A do të bisedonin SHBA dhe Meksiko për targa të automjeteve ? Kurrë dhe asnjëherë . A do të bisedonin Franca dhe Gjermania për targa  Kurrë dhe asnjëherë . Kjo është çështje ekskluzivisht e shteteve sovrane dhe të pavarura . Realisht , për të mbuluar kompromisin që për Serbinë nuk është fare kompromis , u krijua një atmosferë lufte e cila vetëm sa nuk ka shpërthyer ! Pati lëvizje të KFOR-it në Veri të Kosovës. Për të na vënë në gjumë dhe për të na ushqyer egon e llaskucërisë dhe të dorëzimit përkatësisht për të na ambalazhuar frikën me një cipë të hollë trimërie , theksuan se në Veri të Kosovës po shkojnë ushtarët amerikanë. Në të njëjtën kohë ambasadori Hill po thotë se në Evropë ka asociacione që mund të merren si model edhe për Kosovën duke menduar , besoj në rastin e Tirolit Jugor ( Alto Adixhe ) , Belgjikës Lindore , kantoneve zvicerane apo , për shkak të afërsisë gjeografike edhe kantonet e Bosnjes dhe Hercegovines që , sigurisht do të pranohej nga serbët dhe , pa asnjë dyshim edhe nga “ lehtësuesit “ Borrell dhe Llajçak , mbase edhe nga ambasadori Hill , me disa përmirësime kozmetike.  Do të krijohej një ekuilibrim i kantonizimi serb sipas dëshirës së Vuçiqit ; kantoni i Republika Serbska me Dodikun në kyre dhe Zajebnica , me Goran Rakiqin , në krye . U shtuan bisedat telefonike dhe selamet e dërguara nga sekretari Bllinken , Stoltenberg , kancelari Sholc , Makroni i Frances dhe të tjerët  . Nga ana e partisë në pushtet po thuhet se kjo po bëhet për shkak të vendosmërisë së kryeministrit Kurti për të mos lëshuar pe në bisedime me Serbinë. Dhashtë Zoti e të jetë ashtu ! Edhe unë do t’i përkrahja , pa asnjë dyshim ! Besoj se është e kundërta , lëshimet janë bërë , premtimet janë dhënë dhe duhet të pregatitet opinioni. Për ta lehtësuar këtë , tash Eskobar dhe Llajçak po shtrojnë drekë pune ( nënshtrimi apo pajtimi ) me krerët e opozitës të cilët . si Red Bull –i , duhet ta bëjnë me krahë kryeministrin Kurti. Të gjithë po futen në një vorbull apo kazan , pozitë dhe opozitë për të relativizuar dhe shpërndarë përgjegjësinë eventuale.  Këto janë presione konkrete e që do të japin rezultate konkrete . Kërcënimet për eskalim të situatës , si nga Kurti , ashtu edhe nga Vuçiqi  përmes Goran Rakiqit dhe Brigades së Veriut janë pordhë të ftohta që e ngrohin atmosferën në kohë të mungesës së rrymës. As nuk do të ketë luftë e as viktima , as bllokim të institucioneve si pasojë e  largimit të serbëve nga institucionet  , Ata që e bënë luftën dhe që përsëri do ta bënin janë . ose në Hagë , ose në pritje për Hagë.  Këta që i kanë rënë Santorinit , Mykonos , hoteleve të shtrenjta në SHBA dhe shtetet evropiane , që në vend të kifleve po hanë kavijar dhe fruta deti , që , përveç bakllavasë i kanë rënë edhe të gjitha ëmbëlsirave tjera , nuk do të luftojnë asnjëherë . Mos do të luftojnë ata që nuk e dinë se kur ësht ditëlindja e Adem Jasharit por llaskucërisht  e festojnë ditëlindjen e Bill Klintonit apo ata që thonë se në qiell janë bombahedhësit amerikanë kurse në  tokë Baba ( Skenderbeu ) ! Pordhë të ftohta janë këto  . Sipas informatave , deri më tani kam besuar se Kosova i ka tre personalitete që thirreshin Baba . Ata janë ; Albin Kurti , Enver Hasani dhe Ismet Munishi . Kah doli edhe Baba i katërt ; Skenderbeu! Tradicionalisht , ku ka shumë baballarë , fëmijët ( shteti ) nuk është në rregull!

Tash , darka apo dreka e emisarëve amerikanë dhe evropianë është një përkrahje për Albin Kurtin , një detyrim i opozites ndaj procesit që ,edhe nëse nuk dëshiron të jetë aktive , atëherë të jetë bashkëpunuese . Detyrimisht bashkëpunuese . Se çfarë opozite kanë bërë deri më tani , në planin e brendshëm , as edhe një hamburger nuk e kanë me do të pranojë , ose do rituar . Në fund të fundit , nëse botërisht deklaroheni se pa amerikanët dhe pa Brukselin nuk mund të ketë zgjidhje atëherë , si të kundërshtojmë një propozim edhe në rast se nuk na pëlqen. Albin Kurti nuk është në pozitë të mbrojë parime , nuk ka aspak hapësirë manovruese dhe , ose  do të shkojë . Procesi e mbanë në pushtet dhe procesi e largon nga pushteti , kurrsesi opozita . Dhe , mund edhe të gaboj , por , Albin Kurti me asnjë kusht nuk do të largohet nga pushteti sepse e ka ndërtuar një piramidë që është e varur ekzistencialisht nga pushteti .

Përfundimisht , Zajebnica nuk është zgjidhje për Kosovën por vetëm sa e ngatërron problemin.  Do të mbetet një urë lidhëse midis Kosovës dhe Serbisë , do ta ruaj dhe do ta forcojë ndikimin e Serbisë në Kosovë. Në gjendjen në të cilën jemi , Kosova ka nevojë për një zgjidhje radikale që përfundimisht e ndanë nga Serbia dhe ia pamundëson Serbisë të ndërhyjë në punët e brendshme .  Këto vizita që po i bëhen Kosovës , drekat dhe darkat janë presion mbi Kosovën dhe imponim të një zgjidhjeje e cila nuk është zgjidhje . Albin Kurti e ka më së vështiri kurse Besnik Bislimi do të jetë figura tragjike e këtij procesi kur do të hapen dhe mbyllen llogaritë .

Zhvillimet shqiptare dhe kushtimisht shqiptare : Dritan Abazoviqi iku për lesh . Erdhi në pushtet me mashtrime dhe improvizime me qëllim të vetëm ta burgosë Babain e shtetësisë së Malit të Zi , Milo Gjukanoviq . U lidhë me popat e Beogradit duke bërë përpjekje që Malin e Zi ta vë nën tapi të Kishës Ortodokse të Serbisë . Milo Gjukanoviq e bëri kryeminister të Malit të Zi dhe po ky Milo ia tregoi derën . Kur u bë kryeminister i Malit të Zi asnjëherë nuk e përmendi se është shqiptar , kur e shkarkuan tha se po e bëjnë shkaku se qenka shqiptar , jo se ka nënshkruar pronësinë e Malit të Zi kishës Ortodokse serbe . Dyfytyrësh dhe manipulant . Nuk meritoi fund më të mirë !

Zijadin Sela dha dorëheqje nga kryetari i Alternativës Shqiptare . Ai nuk e luiftoi shovinizmin maqedonas por e luftonte Ali Ahmetin . Ai asnjëherë nuk u bë lider i vërtetë sepse u shndërrua në tullumbace të Vetëvendosjes . Nuk kishte lidership për faktin se rolin e liderit përpiqej ta ndërtonte përmes viktimizimit pasi e rrahën në Kuvendin e Maqedonisë e jo në bazë të rezultateve që duhej t’i kishte por nuk i pati . Mbeti pa asnjë asambleist në Tetovë , kryeqytetin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut . Zijadin Sela nuk ka përmbajtje për t’u bërë lider i vërtetë .  dhe , fundi nuk është i keq për te , ka mundur të jetë edhe më i keq. Kjo dëshmon se përçarja dhe grindavecaria nuk sigurojnë vota e as elektorat afatgjatë dhe stabil. Mësim për disa liderë edhe në Kosovë , të fortë në paraqitje , qyqarë në përmbajtje !

Një lajm i mirë :  Gentrit Shala , djali i vetëm i Heroit të Kombit , humanistit , aktivistit për të drejtat e njeriut , ish –të burgosurit politik , mjekut të popullit dhe mjekut të UÇK –së , vëllaut të pesë motrave , Hafir Shala u martua e që gëzoi shumë Nënën e vet Sakrifikuese , pesë motrat , familjen , miqtë dhe shokët e DOKTORIT , tash i zhdukur nga shteti i Serbisë , u martua me znj . Fjolla . Rast i veçantë dhe i gëzimit për shokë të idealit , shokë të burgut dhe shokë të luftës të DOKTORIT Hafir Shala , Elmiu , DR . Hakiu , Nuhiu , Avdullahu , Idrizi dhe Behxheti që ishin të nderuar ql ishin në dasmë , të respektuar nga familja e DOKTORIT dhe nga Gentriti . Po ringritet edhe një trashigimi kombëtare  e një Patrioti të Madh si ishte Dr. Hafir Shala.

23 gusht 2022 Prishtinë     Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

***

HOXHA DHE FERRAJ , BIJTË POLITIKË TË MUHO ASLLANIT DHE LENKA QUKOS !

Ideologët sllavokomunistë , përcaktues të ADN-së shqiptare : Të gjitha  partitë politike në Kosovë ,në radhët e veta kanë mbetje politike dhe biologjike të ish – regjimeve të Jugosllavisë dhe Serbisë , të sistemuar si është më së miri ; si këshilltarë politikë , deputetë  , ministra dhe zëvendësministra , ambasadorë dhe konsuj , profesorë universitar , në diplomaci , media ,  në polici , prokurori , gjyqësorë , me një fjalë janë shpërndarë si metastaza malinje në të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare prandaj edhe jemi  si jemi , ende në mjegull dhe pa një përcaktim të qartë për të ardhmën tonë , si komb dhe si shtet. Asnjë proces në Kosovë , që nga përfundimi i luftës nuk është zhvilluar pa këta biseksualë politikë dhe kombëtarë për faktin se e kanë pasur përkrahjen e plotë ndërkombëtare të cilët kërkojnë hyzmeqarë që ua kryejnë punët më lehtë dhe sipas projekteve të tyre .  Ndërkaq , të tillët , me ADN-ë të përshtatjes ndaj çdo pushtuesi legal dhe ilegal ka qenë ajo “ armata e karkalecëve “ që ka shkatërruar dhe shkretuar çdo ide për liri të vërtetë dhe bashkim kombëtar . Me daljen në skenë të LVV –së që si projekt kryesor e kishte bashkimin kombëtar , midis shumë projekteve tjera që 100 % frymonin kombëtarisht , u servua një ushqim shpirtërorë për idealistët dhe patriotët e vërtetë për faktin se subjektet tjera kishin filluar të brehen nga krimbi që , në një mënyrë e relativizonte qenien dhe përcaktimin kombëtar si shqiptarë kurse e afirmonte një komb inekzistues , kombin kosovar. Këta ishin xhokerët e LVV –së sa ishte në opozitë , deri sa erdhi në pushtet. Tash , me asgjë nuk ndryshon nga partitë tjera në Kosovë . Madje , në përputhje me fuqinë e votave prej 51 % , në atë masë ndoshta edhe më shumë e ka rritur dhe fuqizuar praninë e trashigimtarëve politikë dhe kombëtarë të ish – Jugosllavisë dhe të ish – Serbisë duke e shtuar si “ si vlerë demokratike “ edhe një grup stalinist – enverist nga Shqipëria që portretizohen si njerëz shumë me ndikim në LV –ë e që janë pararoja politike e LV-së . Në fakt këta nuk janë asgjë më shumë se një grup injorantësh racistë që mendojnë se janë superiorë në aspektin intelektual , politik dhe kulturorë ndaj kosovaristëve , siç i cilësojnë qytetarët e Kosovës pa të cilët asnjëherë Shqipëria nuk do të ishte shtet dhe as që do të ekzistonte si shtet përveç se do të ishte banovinë e ish – Jugosllavisë dhe ish – Serbisë gjë që edhe e pranuan pas përfundimit të luftës së dytë botërore; Shqipëria si republikë e shtatë e Jugosllavisë. Dihej dhe dihet qartazi se kush e formoi Partinë Komuniste të Shqipërisë , kush udhëhiqte politikën e Jashtme të Shqipërisë , ekonominë , arsimin , policinë , ushtrinë dhe segmentet tjera të shtetit shqiptar . Ishin Dushan Mugosha , Milladin Popoviq , Tempo , Stojniq  , dizdareviqët , rankoviqët dhe të ngjashmit që vranin e kthjellin në Shqipëri. Kryengritjen e Shaban Polluzhës , bashkë me dapçeviqin e shuan , në gjak dhe terror edhe partizanët shqiptarë të Shefqet Peçit. Edhe Masakra e Tivarit nuk ishte bërë pa dijenë e komunistëve shqiptarë që , në heshtje , duke mos e kundërshtuar , e miratuan këtë. Dhe shumë e shumë të tjera Me një fjalë , askush dhe asgjë  nuk dëmtuan shqiptarët , Shqipërinë dhe viset ku jetojnë shqiptarët se komunizmi. Madje , e them se shqiptarët dhe Shqipëria do të duhej të ishin të fundit në botë që do ta përkrahnin komunizmin !

Diçka që ndërlidhet me titullin :   Sa ishim në vuajtje të dënimit në llogoret e ish –Jugosllavisë dhe Serbisë e që , në fakt ishin një dhe e vetme , ishim mirë të informuar për zhvillimet në Jugosllavi nga mediat e atëhershme që i kishim mjaftueshëm , mirëpo kishim mungesë të informatave për Shqipërinë që e kishim idealizuar sikur të ishte  edhe mbi Amerikën. Prandaj , me të gjitha mundësitë angazhoheshim për të siguruar një radio të vogël të cilën e kontrabandonim duke paguar një çmim të kripur , qoftë për ta blerë brenda ambienteve të llogorit ose , nëse vinte nga jashtë korruptonim ndonjë të burgosur , të besueshëm për aq sa mund t’i besohej , që ta fuste brenda . Për  kuriozitet , asnjëherë i burgosuri kontrabandues nuk na ka denoncuar te autoritetet e llogorit . Mendoj se kanë pasur frikë se mund t’i humbin beneficionet e mëdha që i gëzonin si të dënuar të sjellshëm . Për burgun në Foçë dhe qendrën e Paraburgimit në Mostar ku ishim , Skender Kastrati  , Rexhep Mala , Agim Sylejmani dhe unë , për radio përkujdeseshin Rexhepi dhe Skenderi kurse në llogorin në Stara Gradishkë , Baca Adem Demaçi e shfrytëzoi autoritetin e jashtëzakonshëm që e kishte te të gjithë të burgosurit , duke e bindur një të dënuar politikë kroat , inxhinier me profesion që në kutinë ku vendosej sapuni të montonte një radio që e ndërtoi vet dhe i cili ishte shumë i përdorshëm dhe vështirë i identifikueshëm shkaku i maskimit të mirë. U krijuan të gjitha kushtet që çdo ditë përmes Revistes Radiofonike të Mbrëmjes të Radio Tiranës të informohemi , më vonë doli se jemi dezinformuar , për Shqipërinë dhe rreth Shqipërisë. Në kontekst të interesimit patriotik , bënim përpjekje të mbajmë mend përbërjen e Poiltibyrosë së Shqipërisë  tlë cilin pastaj ua përcillnim të burgosurve tjerë. Një kohë të gjatë , pasi Baca donte të pushonte pak , kjo radio m’u dorëzua mua me ç’rast përveç lajmeve që i emitonte Shqipëria , i përcillja edhe lajmet e agjencive botërore të informimit në gjuhën serbo – kroate , të cilën e njihja sikur edhe gjuhën shqipe . Pastaj , në brifingun e mëngjesit u tregoja lajmet që kishin të bënin  me zhvillimit në Kosovë dhe rreth Kosovës. Ama , lajmeve nga Shqipëria nuk iu besoja fare sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik ku mbizotëronin lajmet se në kooperativen këtë e këtë kishte aq lopë , del , kuaj , dhi , gomerë etj , për rendimentet e grurit , për elektrifikimin e çdo vendi , për ndërtimin e rrugëve të reja , për përurimin e ujësjellësve të shumtë dhe të tjera . Të gjitha këtyre të “ arriturave “ iu paraprinte ai që kishte merita ; Partia e Punës e Shqipërisë dhe shoku Enver Hoxha , sa ishte gjallë …” I mësoja emrat e anëtarëve të Politbyrosë ndërsa i veçova dy emra , Muho Asllani dhe Lenka Quko. Emrin Muho e lidhja me muha që në shqip është miza kurse Lenka e mirrja si një emër 100 sllav . Pasi dola nga burgu dhe shkova në Shqipëri , për herë të parë në vitin 1990 , u binda se të gjitha sukseset që i dëgjuam në lajme , në fakt ishin gënjeshtra , mirëpo , edhe si gënjeshtra , sa ishim në vuajtje të dënimit na mbanin sepse Shqipërinë e shihnim me sytë tanë , me zemrat tona , ashtu siç kishim dëshirë të ishte . gjatë bisedës me disa personalitete të informuara mirë , kërkova të dija më shumë për Muho Asllanin dhe Lenka Qukon , si kuadro të forta dhe premtues të PPSH-ë.   Më thanë se Muho Asllani ishte zgjedhur anëtar i Politbyrosë së Shqipërisë , si karrocieri më i mirë i Shkodrës kurse Lenka Quko ishte zgjedhur si anëtare si mjelësa më e mirë e lopëve në Shqipëri !

Elvis Hoxha është mbase këshilltari kryesor dhe më me ndikim , bashkë me Veton Surroin , i kryeministrit Albin Kurti! Që të dy me bindje të fortë komuniste , por me një jetë ekstravagante që është në kundërshtim të plotë me botëkuptimin komunist. Elvis Hoxha përkulet para Sartrit , që ka qenë intelektual i madh por edhe komunist – anarkist edhe më i madh. Mbase edhe i Sllavoje Zhizhekut , që  ka përmbajtje të njëjtë me Sartrin . Elvis Hoxha pahuhet mirë nga Buxheti i Kosovës për qëndrimin nënçmues , injorant dhe racist ndaj “ kosovaristëve “ në me krye Rrahman Jasharajn të cilit ia cakton edhe përkatësinë nacionale serbe përmes ADN-së komuniste – anarkiste .  Duhet të jeshë , së paku një idiot e të mendosh si Elvis Hoxha , si për “ kosovaristët “ ashtu edhe për Rrahman Jasharajn. Elvis Hoxha , si parardhës i babait politik , Muho Asllanit , donë të bëhet kryekarrocieri që do ta rikthejë Shqipërinë dhe shqiptarët në “ kafazin e artë “ të komunizmit të Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviqit , të cilët mbase i do shumë . Para më haram se që i shpenzon Buxheti i Kosovës duke e paguar një injorantë anarkist si puna e Elvis Prislli Hoxhës , nuk ka ! Elvis Hoxha është skajshmërisht i keq , shpjegueshëm i keq i cili poshtërsinë dhe të keqen e përdorë për përfitime politike dhe , sidomos ato materiale. Po t’i mbledhësh të gjithë të padishmit e LV –së , nuk do të bënin më shumë dëm se një pordhë patriotike e Elvis Hoxhës . Për LV –ë , pa asnjë dyshim . Prandaj morën aq vota në zgjedhjet në Shqipëri !

Hysamedin Ferraj është njeri i grushtit , jo kundër Serbisë por në nderim të idhullit politik që e kishte , nr.1 , Enver Hoxhën dhe numër 2 , Lenka Qukon . Mund të shpallet si njëri ndër mjelësit më të suksesshëm dhe më të pamerituar të Buxhetit të Kosovës  . Përrallave të tij për bashkim kombëtar dhe bashkim me Shqipërinë nuk iu besojn aspak , as Elvis Hoxha dhe as Albin Kurti . Edhe ky kishte merita të jashtëzakonshme për “ fitoren “ e madhe të LV –së , në zgjedhjet e fundit në Shqipëri ! Dështoi në garë për deputet të Kuvendit të Kosovës prandaj u emërua ( nga kryeministri Kurti ) si këshilltar që koordinon marëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës . Nëse i kemi parasysh se çfarë marëdhënie janë me Shqipërinë atëherë do ta keni të qartë tërë potencialin destruktiv që e përdorë për të minuar këto marëdhënie , shoku Hysamedin ( Azemi ) Ferraj ! E mira e së mirës do të ishte që kryeministri Kurti t’i jepë një rrogë shokut Hysamedin me vetëm një kusht ; të ndërprejë angazhimet dhe kontributin për normalizim të marëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë bombardimeve të NATO-së , në Serbi u paraqit një sllogan në pankarta : “ Sllobo , dosta si nas branio … ) ,  ( Sllobo mjaft na ke mbrojtur ..). Në asçpektin e kontributit kombëtar , një pordhë e Rrahman Jasharajt është më kontribuese se “ angazhimi kolosal dhe vetëmohues “ i Elvist dhe shokut Hysamedin. Nuk është ky i pari Hysamedin në Kosovël që aq shumë po kontribuon , para tij ishte Hysamedin Azemi , jo vetëm emnak i shokut Hysamedin !

Një panik dhe nguti krejtësisht e panevojshme : LV –ë ka pushtet absolut në Kosovë në saje të 51 % të votave. Kjo nënkupton se ka qenë një disponim për ndryshime me të cilat ka ardhur në pushtet LV –ë. Nuk ka pasur qeveri që nuk ishte kundërshtuar nga opozita se që ishte dhe është LV –ë. Opozita nuk ka numra ta rrëzojë LV –në mirëpo , jam i sigurt se , edhe nëse do të kishte këtë mundësi , nuk do ta bënte këtë . Nuk do të merrte përgjegjësi për marrje të vednimeve të rënda dhe të dhimbshme . Nuk ka gatishmëri të përballet me krizën , thuaja të papërballueshme edhe në Kosovë , ndër të tjera si pasojë edhe e krizës së përgjithshme botërore . LV –ë ka komoditet të realizojë të gjitha premtimet sepse nuk ka kush ta kundërshtojë . Nuk  ka opozitë , nuk ka vullnet oozitarë sikur që opozita nuk dëshiron t’i mbajë “ këmbët e arushës “ , pasi ia ka lënë në duar LV-së. Pasi LV –ë ka dashur , me çdo kusht dhe me çdo mjet ta marrë pushtetin , pa i studiuar mirë rrethant brenda vendit e sidomos ato të jashtme , politike dhe ekonomike . Pastaj , garnitura udhëheqëse , si në qeveri e sodomos në Kuvend e pozitës është mizerabële . E tmerrshme. E pa shpresë . Ky është takati i tyre politik dhe intelektual ! Nuk ndezë më arsyetimi se të gjitha këto janë pasojë e 20 vjetëve të kaluar për faktin se e kanë pasur të qartë se në çfarë gjendje po e marrin pushtetin . Në rrethana aktuale , askush mos të gënjejë dhe të rrehet se do t’i zgjidhte këto probleme por se duhet që këto probleme të menaxhohen për të siguruar mbijetesën e qytetarëve të Kosovës. Më askush nuk iu beson se janë për bashkim kombëtar , se e duan flamurin kombëtar e jo flamurin e Kosovapetrolit , se do t’i rishqyrtojnë të gjitha Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel , se nuk do ta pranojnë , me asnjë kusht Zajebnicen , se do ta mbyllin Gjykatën Raciste Specialen dhe shumë të tjera . Importi i mallrave nga Serbia është mbi 600 milionë në vit , nuk ka më kamionë të rrotulluar ( kryesisht të shqiptarëve ) që transportojnë mallra serbe . Oligarkët tash janë bërë patriarkë të pushtetit . E vetmja opozitë e mirëfilltë është Kimete Berisha , disa analistë dhe gazetarë që kishin shumë adresa më parë , dhe krahu i luftës i LVV –së , PSD –ë. Me forcën politike që e ka Albin Kurti  dhe qeveria sikur edhe me deputetë në Kuvend , kryeministri nuk do të duhej ë kishte asnjë problem , asnjë ankth apo makth. Mirëpo , të gjitha këto ia shkaktojnë të paaftët e vet , që vet i ka emëruar , vet i mbanë dhe vet i ushqen.  Po si është e mundur që , përkundër të gjitha këtyre problemeve , nuk është shkaktuar asnjë minister , zëvendësminister apo zyrtar kurse përgjegjësi kërkon nga opozita , që , sipas mandatit që e ka , nuk ka asnjë përgjegjësi , që Rarhman Jasharajn e trajton si armik kurse zotin Brnabiq , si mik ! Së fundi ua ndërrojë vendin dy zëvendësministrave e që ma kujton një barcoletë me një familje shumë të varfër , pa kushte minimale për jetë. Një ditë zonja e shtëpisë u thotë fëmijëve , 10 sa i kishte se të shtunën nëora 11.00 duhet të jenë në shtëpi sepse do t’ua ndërrojë brekët . Fëmijët e gëzuar u renditën në kohën e paraparë në shtëpi , me gëzim se do t’i ndërrojnë brekët që asnjëherë nuk i kishin ndërruar më parë. Zonja e shtëpisë fillon ndërrimn e brekëve me : Xhaviti do t’i vesh brekët e Xhevatit , Xhymshiti brekët e Behxhetit , Halim brekët e Nysretit , Sandokani brekët e Tarzanit dhe Xhevrija brekët e Shehrijesë … Në këtë mënyrë edhe kryeministri Kurti do ta bëjë , sa duket riformatimin e qeverisë. Sot në qeverinë e Kosovës ka ministra , krejtësisht koprofesionalë që e luajnë rolin e hetuesit , prokurorit , gjykatësit , auditorit , censorit , zëdhënësit e më së paku rolin që ia përcakton posti. Qeveria po bënë gabime të panevojshme se po ngutet shumë , pa asnjë nevojë kur tërë pushtetin e kanë në duar dhe i cili nuk rrezikohet nga askush . Në vend që Albin Kurti , më shumë kohë t’i kushtojë opozites se pozites , ai panevojshëm dhe pafalshëm e poshtëron dhe e fyen opozitën dhe , vetëm kur t’i vjen veja te b..a , e lajmëron opoziten se çfarë marrëveshje ka nënshkruar apo rinënshkruar , pasi është falur Bajrami. Kryeministri Kurti duhet që para çdo takimi dhe vendimi ta takojë opoziten dhe të konsultohet me te , të ndërtojë një bashkëpunim të domosdoshëm apo koncensus për vendime të mëdha , të vëpshtira apo të dhimbshme ai , tërë këtë ia beson një injoranti amblematik si është puna e Besnik Muçiverces . Krijon ndasi te shqiptarët e Lugines  , krijon tensione me Edi Ramën që , për këta tanët është Ajnshtajn , e frynë dhe pastaj e shrynë Zijadin Selën në Maqedoni , luan çoke me Dritan Mashtruesin në Mal të Zi etj. Qeveria është e vetdijshme se asnjë vendim të madh , as brenda e sidomos në planin e jashtëm nuk mund ta merr pa opoziten . Deklarohet që është qeveri që nuk shantazhohet por shantazhon edhe ate që vetëm 0.5 % nuk mendon si qeveria , deklarohet kundër punësimeve partiake dhe nepotizmin në ndërkohë që këto dukuri i ka shndërruar në art . deklarohet për shtet të së drejtës dhe pushtete të ndara në kohën kur nuk e lë asnjë prokurorë dhe gjykatës pa e kërcënuar dhe pa e shantazhuar . I varte shumë shpresat te Elezi të cilin e përgjëruan të kthehet për ta përmbushur premtimin : “ le të shkojë Lumezi dhe le të vijë Elezi …në ndërkohë që Lumezi shkoi…. për t’u rreshkur dikun në det kurse Elezi e kuptoi se duan ta bëjnë vegël…dhe nuk erdhi. Doli të jetë shumë i mençur ! Ndaj ish pushtetarëve , ku me të drejtë e ku me të padrejtë e përdorën të gjithë arsenalin që edhe jetën ua rrezikuan seriozisht , miellosjen e Hekuranit e ngritën në nivel të sakrifices së Adem Jasharit ! Po nguten nga padurimi që ish drejtuesit ushtarakë dhe politikë të Kosovës , që po mbahen peng në Gjykatën Raciste në Hagë ende nuk e kanë marrë dënimin me burg të përjetshëm.  Hashim Thaçit i kërkonin të raportojë edhe për një gotë uji që e ka pirë gjatë bisedimeve në Bruksel , kryeministri Kurti iu drejtohet Rakiqit dhe serbëve të tjerë që t’i regjistrojnë veturat me tabela të kosovës me ç’rast iu premton kursime deri më 5000 euro , pagesë të rrymës , ujit , mbeturinave , tatimit në pronë dhe mosheqje nga lista e pagave për punën që nuk e bëjnë për Kosovën por e bëjnë për Vuçiqin dhe Serbinë.  Çfarë sikleti , përveç atij manipulativ kishte kryeministri Kurti që , në ditën e diel , ditë pushimi e zgjoi nga gjumi kryeparlamentarin , shokun Glauk , dhe , pa asnjë procedurë apo vendim qeveritar e dorëzoi Ligjin për Vettingun ?! Pse nuk pritë , deri të hënën që ishte ditë pune dhe ishin në pyetje dallimi vetëm disa orë !

Albin Kurtit dhe LV –së do t’i vijnë , pashmangshëm faturat e Bacës Adem Demaçi sepse , ai që e vret Atin e vet , nuk mund të ketë fund të mirë . Uroj të mos jem i saktë !

6 shtator 2022 Prishtinë                        Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura