Prishtinë, 14 dhjetor 2018: (Edhe dje pushtetaret “harruan” themeluesen e UÇK-se, Levizjen Popullore te Kosoves) – Lufta e Armatosur per çlirimin e Kosoves (te gjitha krahinat e pushtuara te Shqiperise nga Jugoserbia) nuk u be nga ndonje Hashim, Kadri a Ramush,,, As pagezimi i kesaj force te armatosur nuk u be nga ndonje emer i perveçem njeriu. Ketu edhe duhet kerkuar fati dhe suksesi i Luftes Çlirimtare te UÇK-se dhe kombit tone per çlirimin e afersisht gjysmes se Kosoves shqiptare. E verteta eshte kokeforte dhe e pandryshueshme qofte edhe nga pushtetaret e “fuqishem” te Prishtines!
Dje, Kuvendi i Republikes se Kosoves, miratoi tri ligje per transformimin e FSK-se dhe per krijimin e Ministrise se Mbrojtjes. Me ne fund, njezet vite pas çlirimit(!), Kosova hodhi edhe nje hap te rendesishem per pavaresimin e saj te plote nga Serbia… Gezimi dhe euforia shiheshin ne syte e “pushtetareve” dhe shqiptareve kudo. Ishte ngjarje qe premtonte rikthimin e shpreses dhe krenarise se vrare nga klasa politike dhe shteterore e Kosoves. Falenderimet, mirenjohjet dhe pershendetjet per te gjithe ata qe kishin dhene e ndihmuar per kete dite ishin pa fund! Njeri nga kreret e institucioneve shpiku edhe “ushtrine” e Rugoves ne fjalen e tij! Ndoshta ishte frymezuar nga kenga e Adelinë Ismaijlit!
Njesoj, sikur me Shpalljen e Pavaresise, me Kushtetuten, me ligjin per veterane, invalide e deshmore, edhe dje (me miratimin e ligjeve per transformim te FSK-se ne ushtri), kreret e institucioneve shteterore u perpoqen ta mbulonin diellin me shoshen e tyre te rralluar shume! Per te qene ironia edhe me e madhe te tre keta krere ishin anetare te Levizjes Popullore te Kosoves, e cila ishte Akademia me e madhe dhe me e suksesshme e Atdhetarise, edukimit e formimit politik e demokratik dhe organizimit te Luftes se Armatosur per çlirimin e Kosoves nga pushtimi jugoserb. Ishte kjo akademi qe i “rekrutoi” edhe keta krere te sotem te institucioneve, i edukoi, i formoi, i brumosi dhe armatosi me atdhedashuri dhe shpirt liridashes. Çfare bene e çfare po bejne pas Luftes nuk eshte “pergjegjesi” e LPK-se!
Pergatitja dhe shperthimi i Luftes se Armatosur nuk u be duke shtypur nje pulle apo duke dhene nje urdher ndonje mbinjeri! Ajo ishte “produkt” i mendjes, pervojes, perpjekjeve, mundit, sakrifices dhe gjakut te qindra veprimtareve, anetareve dhe mbeshtetesve te Levizjes Popullore te Kosoves, e cila ishte rezultat i bashkimit te grupeve dhe organizatave patriotike te kohes dhe vazhdimesi e perpjekjeve shekullore per liri e bashkim kombetar. Ishte kjo organizate qe mori persiper dhe i vuri vetes per detyre krijimin e berthamave dhe grupeve te para te armatosura. Keto perpjekje per krijimin dhe zgjerimin e grupeve te armatosura, te shoqeruara me represion sistematik shteteror te pushtuesit, zgjaten me vite. Lufta e Armatosur nuk ishte loder femijesh dhe as konference xhumaje per medie! Per kete ishte e ndergjegjshme LPK-ja, organet e saj drejtuese dhe çdo anetar i saj. Krijimi i nje force te armatosur çlirimtare ne kushtet e nje terrori dhe represioni te eger shteteror ishte ndermarrje qe kerkonte mendjen, penen, shpirtin, zemren, parane dhe pushken e shqiptarit te organizaur ne LPK… Me 17 Nentor 1994, me vendim te Kryesise se LPK-se, keto grupe te armatosura u pagezuan me emrin, Ushtria Çlirimtare e Kosoves (jo vetem per Kosoven qe kemi me kufijte e sotem te imponuar, por per gjitha tokat e pushtuara te Shqiperise nga Jugoserbia). Edhe emblema e UÇK-se u miratua nga Kryesia e LPK-se dhe organet e saj. LPK-ja kishte themeluar edhe Fondin “Vendlindja therret” per mbeshtetjen financiare te Luftes se Armatosur. Levizja Popullore e Kosoves ishte ajo qe i mbushte radhet e UÇK-se me anetaret e saj me te devotshem. Ishte ajo qe mobilizonte dhe “rekrutonte” vullnetare per lufte, siguronte armatimin dhe paisjet e domosdoshme per lufte, e perfaqesonte ate ne bote, etj. Levizja Popullore e Kosoves nuk e organizoi luften e armatosur, UÇK-ne, per nevoja te vetat dhe as per te siguruar pushtet, pasuri e privilegje, por per çlirimin e tokave te pushtuara shqiptare nga Jugoserbia. Prandaj, LPK-ja, forcat e saj te armatosura i pagezoi me emrin kuptimplote dhe te perputhshem me qellimet e luftes se armatosur: Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Kjo ishte dhurata me e madhe qe Levizja Popullore e Kosoves i bente popullit te saj te pushtuar dhe gjithe kombit shqiptar ne fund te shek. XX. Luftes se UÇK-se diku ne maj te vitit 1998 iu bashkua edhe LKÇK-ja (Levizja Kombetare Çirimtare e Kosoves). Lufta e LPK-UÇK-se fitoi mbeshtetjen e mbare kombit dhe te botes demokratike-perendimore…
Anetaret, drejtuesit dhe mbeshtetesit e Levizjes Popullore te Kosoves, qe i mbeten besnik platformes dhe idealeve politike e çlirimtare, natyrshem ndjehen krenare per Luften qe organizuan dhe e fituan kunder Serbise pushtuese ne nje pjese te madhe te territorit te pushtuar shqiptar. Lufta e organizuar nga LPK-ja dha rezultate dhe hapi perspektive te sigurte edhe ne Maqedonine shqiptare… Me krijimin e Ushtrise se Kosoves (transformimin e FSK-se) mbrojtja e Kosoves nga Serbia, pozita e kombit shqiptar dhe mundesite per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare ne Iliri (Ballkan) jane reale…
Dje, keta dainjte pushtetare, “harruan” edhe Republiken e Shqiperise (nje te treten e Shqiperise) dhe Flamurin tone kombetar, ate Flamur qe priu ne te gjitha perpjekjet, lufterat, gezimet dhe hidherimet e shqiptarit! Duhet te jesh i manget nga mendja dhe i lig nga shpirti nese nuk e njeh meriten dhe faktin se pa shtetin shqiptar veshtire qe do te kishte lufte te armatosur, se, edhe po te kishte lufte veshtire se do te fitoheje dhe veshtire se do te kishte nderhyrje te NATO-se! Kushti sine que non per lufte te suksesshme ne tokat e pushtuara shqiptare ishte shteti shqiptar, qe ishte krijuar me perpjekjet dhe luften e medjen e kombit shqiptar ne fillim te shek. XX. Ishim dhe jemi me fat qe e kishim shtetin tone shqiptar. Lufta jone Çlirimtare u be qe tokate e pushtuara te Shqiperise nga Jugoserbia (Kosova) t’i bashkoheshin shtetit-trungut te tyre. Nderhyrja e Fuqive te Medha e “pezulloi” perkohesisht kete zgjidhje te drejte dhe te qendrueshme per te gjithe ne Iliri-Ballkan!
Njohja dhe afirmimi i te vertetes historike jane vlera te popujve te qyteteruar. Keto vlera e kane udhehequr edhe LPK-ne, luften e saj dhe popullin shqiptar. Perpjekjet per ta mohuar te verteten e organizimit te Luftes se Armatosur Çlirimtare dhe te UÇK-se nuk i bejne nder asnje shqiptari! Lufta dhe organizimi i saj nuk mund te ndryshohen pas mbarimit te saj dhe as njemije vjet pas! Dielli me shoshe nuk mbulohet! Kombi shqiptar, pavaresisht ndonjerit qe i duket vetja se ishte “maja” e Luftes dhe UÇK-se apo babai i saj, i eshte perjete mirenjohes Levizjes Popullore te Kosoves, qe i dhuroi Ushtrine Çlirimtare te Kosoves (edhe UÇ Kombetare dhe UÇPMB-ja jane vazhdimesi e UÇK-se). Kombi shqiptar perulet me nderim te thelle para atyre djemeve e vajzave te LPK-UÇK-se qe rane per lirine e kesaj toke shqiptare… Te perjetshem kujtimi dhe nderimi per Deshmoret e Kombit-Atdheut, e perjetshme lavdia per Ta!
Xhevat Bislimi
Postime të Lidhura
BEDRI HALIMI: PËRPJEKJE PËR KTHIM TRIUMFAL TË UDB’së NË OPINIONIN PUBLIKË
Prishtinë, 12. 02. 2014 – Pasi gazetari i KTV-së nuk e pyeti Mehmet Locin për disa gjëra tjera…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: SERBËT DHE RUSËT I TESTOJNË ALEATËT E TYRE, NUK DUAN LUFTË ME SHQIPTARËT
Tetovë, 02. 02. 2017: Provokimet serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në kohën e fundit, me mbështetje të hapur…
HUMANISTI DHE ATDHETARI MARK NIKOLLË PJETRUSHI LULGJURAJ
Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, njeri me vepra të mëdha bamirësie dhe atdhedashurie Nga Gjekë Gjonaj Një mik imi…
AGIM JAKUPI: LAPIDARI I HARRUAR NGA POLITIKA SHQIPTARE
(Shkup, 24. 01. 2013) – Ballkani është si një mozaik kulturor, historikisht i ndikuar prej fushave ekstreme të…