Tiranë, 10 maj 2019:
MAJËMAL
(Pashtrikut)
Në majë të malit buron një curril i hollë uji
Sa gishti i vogël i njeriut
I ftohtë, akull i ftohtë
I kaltër, si një lot i kaltër
Kaq shumë reshje këtu
E vetëm një curril i hollë uji
Rrjedh mu prej shkëmbit
Edhe udhëtari më i zhuritur nga etja
Këtu mund të pijë vetëm disa hulme
Uji rrjedh e rrjedh
S’mbahet mend të ketë pushuar ndonjëherë
As rritur, as vogëluar në breza
Duke i joshur njerëzit të krijojnë legjenda
Një curril i hollë uji del mu prej shkëmbit
I kaltër, si një lot i kaltër
I ftohtë, krejt akull i ftohtë