Berlin, 9 shtator 2019:
1.
Mashtrimi e varfëria janë forma tërthore të dhunës. Janë dhuna vetë.
Edhe i urti Gandi e tha këtë qyshkur: dhunë mbi gjithë të tjerat është t’a shtrëngosh një popull të jetojë në mashtrim e varfëri!
2.
Tani megjithë pushtetet e dhunës që kalëruan Kosovës indipendente – sfida e parë, e rëndë dhe e makthshme mbetet akoma gjithnjë Serbia. Ëndrra e keqe nga e cila nuk zgjohemi dot.
Ndaj dhe, as Albini e as Vjosa – por arsyesh të ndryshme, nuk mund të jenë Premierë të Kosovës.
Nuk është kohë e tyre.
I pari, sepse nga investura dhe pozicionimi i tij ndaj Serbisë, do dilte jashtë skemës dhe, ashtu, nuk do të pëlqehej nga aleatët.
Kurse e dyta, ndërkaq, sepse nga formati dhe mënyra e përballjes me të, nuk do pëlqehej fare: as nga aleatët, e as nga shqiptarët.
3.
E pra, vetëm pas zhdukjes së gogolit serb nga horizonti i trysnisë reale dhe justifikimeve dredhore, do shfletohej një kapitull i ardhshëm, joserb, zhvillimesh në Kosovë.
Do vinte kohë tjetër.
Koha e tij, ose e tyre.
Do agonte e gjatëpritura kohë e syzimit, si në gjyq epoke, me një protagonist të paparë deri sot: njeriun e kalvarosur shqiptar. Syzim ku oligarku politik nuk mund të shpërdor më kartën serbe për t’i kërkuar pritje. Pritjen e lodhshme një jetë. Por dhe ky, njeriu që pranoi abuzimin e tyre me ndjenjat e tij t’fisme kombëtare, do të çlirohet nga robnia e heshtjes! Do t’flasë në të gjitha gjuhët që flet njeriu i shmagjepsur dhe njeriu që, përveç mjerimit, s’ka ç’të humbë tjetër.
E, atëherë e aty, shteti do hyjë në pikëzjarrtën e provës gjenerale: të bëhet apo, ndoshta, të dëshmojë pazotësinë e racës për jetë të lirë e sovrane me të drejtën e barabartë t’lumnisë!
Postime të Lidhura
VERA ISTREFAJ: GJETHNAJË SHPIRTI (libër me poezi)
Pashtriku, 20 tetor 2019: Titulli: Gjethnajë shpirti Autori: Vera Istrefaj Kompjuterizoi: Veronik…
TRYEZA SHKENCORE DHE AKTIVITETI PËRKUJTIMOR
TRYEZA SHKENCORE DHE AKTIVITETI PËRKUJTIMOR Për kontributin shkencor dhe kombëtar të Akademik Eshref Ademaj Më 21 shtator 2024…
BESIM R.CENGU: ESSE – MIGJENI – KY ‘PUSHTUES MORAL’ I ‘SHPIRTRAVE TË RINJ
(Tiranë, 18. 12. 2012) – … Nën titullin e rëndë (Migjeni BC) shënon rreshtat e shkurtër plot sarkazëm…
VERA ISTREFAJ: CIKËL POETIK – DEHJE NË BARDHËSI
Kukës, 19 dhjetor 2018: Vera Istrefaj: Cikël poetik – Dehje në bardhësi *** Mbi barkën…