Berlin, 1 Prill 2020: (Mbi kulturën e fatpajtimit)
1.
Turma s’është gjë tjetër veçse një qen i zgjebosur, i lidhur për një hu në mes të diellit. Ky qen gjithë ditën fle, kuron zgjebën dhe vërsulet i tërbuar kundër çdo njeriu që orvatet ta shpëtojë nga veset e t’i zgjidhë zinxhirin, me të cilin është i lidhur. Ky fragment nga “Apologjia e Sokratit”, do t’më vinte si zhgënjim. I admiruar, gjithësesi, por dëshpërues me saktësinë e tij për kohën time.
2.
Për dallim nga bota ku solli mner, dhimbje e mort, zezona e Coronës, pati dhe prurje mrekullie. Rrëzoi një qeveri rebele, llogarilypëse dhe, për çudi, të dedikuar deri në sakrificë. Dhe, ashtu, çliroi Kosovën nga krusma e saj.
Por, njëkohësisht, ana tjetër e së mirës është rikthimi kopeist e i tufëzuar i oligarkisë së vjetër. E kthehet ngazëllyeshëm me formulë të re për krizë e mjegullnaja, kushtetutë të amenduar dhe përvojë të shkëlqyer lindore…Por, mbi të gjitha, me elan vital për rrethimin shpëtimtar të Republikës. Shëlbim e dehje më të ngrohtë për zemrat e tyre, nuk mund të sillte Naltmadhnia e saj pandemike. Ndaj, martirët e shmagjepsjes nga liria do t’a nderojnë përjetë kujtimin e saj.
3.
Ndërkaq midis tyre, mijëra vjet më vonë, turmësi i Platonit hakërron e betohet. Janë hekurat e murtajës së re që e ndalojnë. Se, ndryshe, do shpërthente si magmë vullkani kundër të gjithëve. Madje, më shumë akoma, ndaj atij që desh t’a bënte zot të shpresës së vet.
Veçse tani është mot i heshtjes. Ç’dhuratë e zbritur qiellit kjo prehje e fshehtë fajshlyese.
Dhe asgjë. Dielli vijon të perëndojë pas bjeshkëve të Nëmura. Njësoj ndër shekuj. Duke praruar muzgjet e sulltanëve e dushanëve, kryetarëve e komitetarëve dhe çlirimtarëve e zagarëve, që të ndryshme do t’kenë vetëm gjuhën që flasin.
Mësova nga një dijetar i bekuar se shkalla më e lartë e besimit, qenka heqja e të keqes me dorë. Por më parë se heqjen, dorë e turmësit lëmon atë përulshëm e robnisht. Kujtoj, prandaj, për të satën herë Talmudin e vërtetë që thotë: dhjetë kafe gjumë kanë zbritur në botë. Nëntë prej tyre i kanë pirë robërit, kurse një të vetme të mbetur e gjithë bota tjetër!
Postime të Lidhura
A MUND TË KTHEHET LUFTA NË UKRAINË NË NJË LUFTË BËRTHAMORE?! (Video)
Sa armë bërthamore ka në botë? Ka 9.5 – 10 mijë koka bërthamore! Rusia ka 4.500, SHBA 3.700!…
QEVERIA FEDERALE GJERMANE KA BËRË MARRËVESHJE MILIARDA DOLLARËSH ME KOMPANITË E VAKSINAVE!
QEVERIA FEDERALE GJERMANE KA BËRË MARRËVESHJE MILIARDA DOLLARËSH ME KOMPANITË E VAKSINAVE! “Kabineti federal vendosi të mërkurën të…
IN MEMORIAM – TRIMI I EMSHIRIT
Mejdi Asllani – Plaku (1940-2024) Mejdi Asllani-Plaku iu paska shkuar në amshim bashkëluftëtarëve çlirimtarë!… Nuk harrohet akti i…
ISMET HAJRULLAHU: MOHUESIT E ATDHEUT AKTIVIZOHEN SËRISH
Prishtinë, 18. 01. 2013 – (Reagim ndaj artikullit: “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!”, të Enver Robellit.)…