Nga arkivi i fb, 5 shtator 20217
Pesë vjet më parë kam shkruar:
Për ta ndalur Serbinë dhe ikjen e shqiptarëve nga Kosova
KOSOVËS URGJENTISHT I DUHET NJË QEVERI E NDRYSHIMIT…!
Nga Sheradin Berisha, 5 shtator 2017
Për ta ndalur Serbinë në Kosovë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e ndryshimit me shumicë shqiptare…
Pas konstituimit të kësaj qeverie, Kuvendi i Kosovës duhet sa më parë të nis:
1 – ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit,
2 – ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, dhe
3 – një reformë e thellë në drejtësi, polici,.., duke përfshirë edhe lustracionin.
1. Ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit
Në keshtetutë duhet të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:
a) vendet e rezervuara për pakicat, dhe
b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend! (Vendet e rezervuara për pakicat dhe shumica e pakicës nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve në botë, andaj pse duhen të jenë pafundësisht në Kosovë?!)
2. Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet
a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa duhet të ketë pesë (5) zona zgjedhore (Shqipëria i ka dymbëdhjetë (12) zona zgjedhore!),
b) Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani),
c) Ҫdo zonë zgjedhore mund t’i ketë 15-20 deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë dhe më cilësor në kuvend!
d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe vetëm 5% minoritete! Prandaj mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend! Shumica shqiptare duhet t’i ketë 93-96 deputetë, ndërsa minoritetet mund t’i kenë 4-7 deputetë!
3. një reformë e thellë në drejtësi, polici,.., duke përfshirë edhe lustracionin
Të gjithë sektorët e drejtësisë, të policisë, politikës, (duke përfshirë këtu edhe çështjen e lustracionit), duhet të jenë të pavarura të depolitizuara dhe të pastruara nga ish politikanë, gjyqtarë, prokurorë, etj., sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar…!
***
Siç e theksova në fillim këto reforma për ndryshime substanciale bëhen vetëm me një qeveri që ka shumicën shqiptare, pa i anashkaluar komunitetet minoritare.
Dhe Kosovës i duhen së paku 2 – 3 mandate të Kuvendit për ta sanuar këtë gjendje të rëndë politike, sociale, ekonomike … që po shkakton edhe ikje! Ndërsa ndryshimi substancial fillon pas 8 apo 12 vjetve!!!