ÇKA FSHIHET PAS NEGOCIATAVE KOSOVË – SERBI?!

ÇKA FSHIHET PAS NEGOCIATAVE KOSOVË – SERBI?!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 29 Gusht 2022

Cili është qëllimi final në dialogun Kosovë – Serbi?!

A janë marrëveshjet e nënshkruara në vitet 2011 – 2015 substanciale në zgjidhjen e nyjes gordiane Kosovë – Serbi?!

A është procesi i negociatave për “normalizimin” e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, (i cili në dukje ka vështirësi), agjendë e fuqive globale për realizimin e interesave të tyre afatgjatë mbi resurset blionëshe natyrore në Kosovë dhe jo vetëm!?

Për të pasur një pasqyrim më të thellë e përmbajtësor për këto zhvillime që shohim në TV-ë, që lexojmë në mediet elektronike e dëgjojmë koluareve, në vijim ju ftojë të lexoni në mënyrë të koncentruar këtë analizë me disa lidhje e videoinçizime:

Kah po shkon Kosova?

PASURITË MILIARDËSHE TË KOSOVËS NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!

Nga Sheradin Berisha

Pashtriku, 18 shkurt 2020

Pashtriku, 18 shkurt 2020: Kryeministri aktual Albin Kurti me reformat e premtuara gjatë fushatës parazgjedhore, mund t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në planin e brendshëm, ndërkaq në planin e jashtëm që ka të bëjë me negociatat Kosovë – Serbi mund të deshtojë, sepse nuk do të mund ta prish agjendën e ndërtuar nga fuqitë globale: SHBA ‘ BE ‘ RUSI ‘ KINË etj.

Këtë fakt e kam thënë në disa analiza!

Në vijim lexoni njërën prej tyre, të datës 9 nëntor 2019: “Albin Kurti përballë sfidave, nëse bëhet kryeminister …

A DO TA PËRBALLOJ ALBIN KURTI PLANIN E “ELITËS BOTËRORE” E CILA E DËMTON INTERESIN E SHUMICËS NË KOSOVË?!

 KAFAZI I BE’së!

“Gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor jo rastësisht janë izoluar (si në kafazë) brenda shteteve anëtare të BE’së!

Pse po ndodhë ky proces izolues?!

Po ndodhë, jo vetëm për mosplotësimin e kushteve të Brukselit (sepse Bullgaria dhe Rumania në shumë aspekte janë më keq se disa shtete të këtij kafazi), por për faktin sepse konjukturat e fuqive të mëdha (deri në vitin 2025…) duket se kanë projektuar risistemimin gjeopolitik (ridizajnimin e kufijve, etj) ndërmjet shteteve, për interesa të tyre gjeostrategjike, për shfrytëzimin e resurseve miliardëshe natyrore, etj., në planin afatgjatë!!!” Kështu kam thënë në një analizë të shkruar në tetor 2018:

KAFAZI I BE’së!

***

Ndërkaq tri javë më vonë (më 2 nentor 2018), kam shkruar si vijon:

PASURIA JONË KOMBËTARE NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!
Ballkani perëndimor, (ky Kafazi i BE-së), është shndërruar prej kohësh në një arenë të hapur gjeopolitike e gjeostrategjike nga fuqitë e mëdha: SHBA, BE, RUSI… Pse? Për faktin sepse mbitoka dhe nëntoka shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri …, është e pasur me ujë, male, me minerale, metale, me gaz, naftë, etj., dhe vlera e tyre është biliardëshe! Rrjedhimisht procesi i “negociatave Kosovë – Serbi”, (i cili në dukje sikur ka vështirësi), është agjendë e elitës globaliste, e cilat po përpiqet të krijojë një ambient të qetë, për realizimin e interesave të tyre afatgjatë mbi resurset natyrore në gjeografinë tonë kombëtare!

***

Lexoni këtu: PASURIA JONË MILIARDËSHE NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10212881748974910&id=1125324528

***

APOLLON BAҪE: “MITROVICA KA PASURI 500 MILIARDË DOLLARËSHE”!

Në shkurt 2019, akademiku Apollon Baçe në një debat televiziv te “Ora News” në emisionin “Arena” që drejtonte gazetari Dritan Hila, akademiku Apollon Baçe theksoi llojin dhe sasinë e mineraleve si dhe vlerën monetare të kësaj pasurie nëntokësore në Mitrovicë!

Me këtë rast akademik Baçe thotë:

“Është i vetmi vend në botë që puçen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, “New York Times” shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën.” (…)

Akademik Apollon Baçe, në vijim përmend llojin dhe sasinë e mineraleve si dhe vlerën monetare prej 500 miliardë dollarësh.

“80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë. Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë.” – thotë ai, dhe vijon: “Edit Durham thotë se Mitrovica do të jetë eshka që do t’i japë flakë fuçisë së barutit të Ballkanit.”

***

EDHE DISA TË DHËNA PËR PASURITË E KOSOVËS!

Sipas të dhënave për burimet natyrore Kosova ka një sasi të madhe të kromit (20 për qind të përmbajtjes totale të kromit në botë), e nikel, zink, magnez, bakër, zhivë, argjend, ari, metalet bismuthi dhe të tjera të rralla. Vlerësohet se rezervat e Kosovës për thëngjillin, gazin natyror dhe metalet janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë. Ky vlerësim më vonë u konfirmua nga CIA në një nga raportet e saj, e cila deklaroi se, sipas standardeve ndërkombëtare, Kosova është me vlerë dy herë më të madhe se Serbia, dhe se kjo krahinë është me vlerë pesëqind miliardë dollarë, ndërsa Serbia me Vojvodinën pa Kosovës e ka vlerën rreth dyqind miliardë dollarë.

Sipas vlerësimeve nga UNMIK-u, minierat e Kosovës do të jenë shumë atraktive për shumë kompani minierare në botë. Sipas këtyre vlerësimeve, lokacionet Belo Brdo, Crnac, Stari Trg, Hajvali dhe Novo Brdo ka një total prej rreth 21.5 milion ton të plumbit mineral që përmban, zink dhe argjend në sasi ekonomikisht të qëndrueshme për shfrytëzim. Përveç kësaj, afërsisht ka edhe rreth 1.7 milion ton boksit (me potencial shtesë 4-5000000), kompleksi “Feronikël” me rreth 14 milionë ton mineral që përmban rreth 1.3 për qind nikel dhe 0.07 për qind kobalt, pastaj magnezit nga Strezovci (2.8 milion ton) dhe Goleshi (1.7 milion ton).

***

Rezervat e linjitit u vlerësuan në 8.3 miliardë ton me dhjetë miliardë më shumë rezerva potenciale, të cilat duhet të shqyrtohen më tej. Në “betejën” supreme të minierave të Kosovës janë mineralet e rralla, kryesisht indium, kadmium, germanium, tallium dhe galium. Këto minerale të rralla përdoren në industrinë e teknologjisë së lartë, prandaj shumë besojnë se këto potenciale janë objektivi kryesor i kompanive “të bardha”. (Burimi: CIA – pasuritë e Kosovës nuk kanë të krahasuar me Serbinë, ja pse? radiokontakt,al)

***

Miniera e Trepçës – The Trepca story

***

KOSOVA SHTRIHET NË MILIARDA DOLLARË!

Se Kosova ka nëntokë të pasur (madje edhe me uranium) e thotë edhe Zvonimir Trajkoviç, njeri nga ish këshilltarët e kriminelit Sllobodan Milosheviç.

Shikoni dhe dëgjoni me kujdes inërvistën e Zvonimir Trajkoviçit në yotube!

***

Kosova shtrihet në milarda dollarë:

_________________

A jemi të vetëdijshëm çfarë fshihet poshtë sipërfaqes së tokës në Shqipëri?!

Lexoni shkrimin e Entela Resulit, botuar në portalin pashtriku,org, më18 shtator 2018:

MILIARDAT E NËNTOKËS MBI TË CILËN SHKELIM!

==============

Shtojcë

Me funksionimin e Serbisë në Dardani

PAKOJA E AHTISARIT PO BËHET VARR I REPUBLIKËS SË AHTISARIT!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 11. 2022

Total
0
Shares
1 comments
  1. Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura