LAKMIA E POLITIKANËVET!

LAKMIA E POLITIKANËVET!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 25 dhjetor 2023

“Pasuria dhe fama: janë armike të paqes”, ka thënë filozofi Baruch Spinoza (1632-1677). “Pasuria është kurth” – thotë ai – prandaj shmanguni”, – sepse sipas gjykimit të tij – “sa më shumë shtijmë në dorë, aq më shumë na shtohet oreksi, dhe aq më i madh do të jetë pikëllimi, kur nuk e shuajmë dot lakminë”!

Jo më kot filozofi i antikitetit, Diogjeni ka thënë:

“Lakmia është fillimi i çdo të keqe”!

Politikanët vijnë në pushtet me premtimin se do të jenë në shërbim të qytetarëve, por, politika i korit, derisa s’i venë lakmisë ‘pritë’ për t’ia vënë një limit!

Rrjedhimisht lakmia e politikanëve tanë për pushtet për ta shti në dorë një buxhet, nuk duhet të jetë oreks i pashuar për pasurim, sepse në fund të sjellë pikëllim!

Të gjithë politikanët duhet ta shohin veten në pasqyrë, për të parë veten në sy se sa janë të pafytyrë!

Kjo është një mynxyrë (*) në çdo mënyrë!

————

(*) Kuptimi i fjalës mynxyrë:

Mynxyrë, -a / emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) fatkeqësia, e keqe shumë e madhe; gjëmë: e gjeti një mynxyrë, i shkaktoj dikujt një mynxyrë; ia nxiu jetën.

______________

MUSTAFA SHTEGËTARI

https://pashtriku.org/category/opinione/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura