Nga Argjira Ukimeri – Mr.sci. Pedagoge
NËNË TEREZA
Nënë Tereza
Nënë e Universit
Prehet lartë në Qiell
Prehet afër Diellit
*
Shpirti saj i ndritur
E ndriçon Atdheun
Bashkë me Ibrahimin
Bashkë me Skënderbeun
*
Nënë Tereza
Kjo Nënë e uruar
Kujdeset për të gjithë
Edhe në botën e Amshuar
*
Pusho Nënë e dashur
Në kopshtin e Perëndisë
Fanar i pashuar
Në tokën e Ilirisë
***
LIDHJA E PRIZRENIT
Themelet që u vunë
100 vite më parë
Tash po hedhin shtat
Në shtetin e ri Shqiptar
***
Kosovën Dardane
Bijën e Ilirisë
Tani po e ngrohë dielli
Me rrezet e Pavarësisë
***
Ku i thonë bukës bukë
E ujit ujë
Është tokë e të parëve
Nuk ia lëmë askujt
***
Që nga Konispoli
Gjerë tek Molla e Kuqe
Shqipëria dhe Kosova
Do të shkëlqejnë si Nuse
***
SALIH SHABANI
Heeej Kabash fortesë Dardane
Nëpër shekuj me stuhi
Gjithmonë në ballë krenar qëndrove
Për ta mbrojtur Nënën SHQIPËRI
*
Qifteli një dru prej mali
Dridhe telat si kurrë më parë
Ti këndojmë Salih Shabanit
Trim i madh e atdhetar
*
Thonë me këmishë e lindi Nëna
Këtë vigan të Dardanisë
Në Baqevc rrëzë maleve t’Sharrit
Dridhi carët e Rusisë
*
Në fushë të thatë afër një shkëmbi
Shkrepi armën e trimërisë
E qëlloi në lule të ballit
Spirrë çetnikun e Shumadisë
*
Mori hakun e vendasëve
Që u vranë nga një barbarë
Busti i tij me shtat kolosi
Përshëndet çdo kalimtarë
*
Prishtinë, Nëntor 2023
ARGJIRA UKIMERI – BIOGRAFIA
Argjira Ukimeri u lind në vitin 1989, në Prizren. Shkollimin parafillor, fillor dhe atë të mesëm (Gjimnazi i shkencave sociale), i përfundoi në Prizren. Krahas shkollimit fillor, Argjira Ukimeri ndjekë dhe edukimin muzikor pranë Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren – Dega Piano. Studimet themelore dhe ato post-diplomike i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Pedagogjisë së Përgjithshme. Që nga fëmijëria e hershme, Argjira u morë me shkrime. Fillimisht në shkollën fillore, mori çmimin e dytë me shkrimin “Hartim mbi Përrallat e Gjyshit” (shkruar nga Mark Krasniqi), duke vazhduar më pas dhe me shkrime dhe çmime të tjera ndër vite. Nga viti 2004-2007, ishte pjesë e “Hulumtuesve të Rinjë në Prizren”.
Në vitet 2010-2014, ishte pjesë e revistës shkencore “BOTA E RE”, pranë Fakultetit Filozofik – Universiteti i Prishtinës. Argjira Ukimeri, është autore e shumë shkrimeve me karakter kulturor, të botuara në shumë revista, portale dhe gazeta – brenda dhe jashtë vendit. Poashtu, Argjira Ukimeri është bashkëpunëtore me:
– GAZETA NACIONAL
-PORTALIN PASHTRIKU.ORG
– REVISTA ORFEU
– REVISTA HESHTJE
– AKADEMINË e ARTIT, SHKENCËS DHE LETRAVE “MIRDITA”, – SHQIPËRI
– LIDHJA E HISTORIANËVE SHQIPTAR – ZVICËRR (ANËTARE)
– HULUMTUESIT E RINJË TË PRIZRENIT (ANËTARE)
– BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS – ANËTARE DHE HULUMTUESE PËR GRUMBULLIM TË DHËNASH.
– GAZETA PANSHQIPTARE DIELLI/VATRA – USA
– REVISTA KUVENDI – MICHIGAN/USA
– GAZETA E ALPEVE
Aktualisht, Argjira Ukimeri është pjesë e shoqërisë civile (Pjesë NGO ZËRI YNË).
I am really inspired along with your writing skills and also
with the format to your blog. Is that this a paid topic or
did you customize it yourself? Either way stay up the nice
quality writing, it is rare to look a nice blog like this one today..