VUÇIQ PRANON TAKIMIN ME RADOIÇIQIN, TRI DITË PARA SULMIT NË BANJË TË ZVEÇANIT, BORELLl, LAJÇAK… HESHTIN!!!
“Vuçiq, një partner i mirë për ne, nuk e di nëse mund ta konsiderojmë Kurtin si të tillë”. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ZA – më 8 qershor 2023.
Nga Sheradin Berisha, Facebook më 7 shkurt 2024
“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”, kështu ka thënë Presidenti i 32’të i SHBA’ve, Franklin D.Roosvelt (1882-1945)
***
Tashmë Gebelsi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiq ka pranuar se, u takua me Milan Radoiçiqin para sulmit të Banjë, më 24 shtator 2023! Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në “Tv Happy” ka rrëfyer për takimet e tij me organizatorët e sulmit terrorist në Banjë, të Zveçanit ku kishte takuar Milan Radoiçiqin, Simiçin dhe 10 burra të tjerë (të listës serbe dhe jo vetëm) për tre net rresht para se të ndodhte agresioni!
Rrjedhimisht po bëhen gati pesë muaj nga agresioni serbë në Banjë të Zveçanit (më 24 shtator 2023) dhe ende Brukseli deklaron se, po presim të “dhëna” nga tereni për të bërë një raport, se çka ka ndodhur atje!!! Kush e beson këtë gënjeshtër? Vetëm injorantët politik dhe zhurmuesit mediatik! Deklarata e fundit e Vuçiqit dëshmon për “neglizhencën” e hartimit të këtij raporti!
Me këtë rast Brukseli (Borelli, Lajçak), dhe Uashingtoni (Escobar, Ambasadori Hill) dhe jo vetëm, në vend se të marrin masa ndëshkuese ndaj Vuçes dhe ushtarëve të tij, ata HESHTIN, ndërkohë që masat ndëshkuese i shtohen Kosovës!
Më 26 shtator 2023 (vetëm dy ditë pas sulmit) nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera të shtetit, kam kërkuar që Lista Serbe të shpallet si organizatë terroriste! Fatkeqësisht një vendim i tillë i shumëpritur nuk ka ndodhur! Tani pas dëshmisë së Vuçiqit, Qeveria e Kosovës (nëse ka guxum) mund ta marrë një vendim të tillë!
Lexoni: Të shpallet Lista serbe e Vuçiqit organizatë terroriste
***
Në maj të vitit 1999 Qendrën Stërvitore të UÇK-së në Feken (afër Tiranës) e kishte vizituar një delegacion i oficerëve të NATO-s, dhe në përfundim të vizitës një oficer amerikan, eprorëve të Brigadës “Feken” në krye me K-dant Bilall Syla u kishte thënë:
“Sot NATO dhe UÇK-ja e kemi një armik të përbashkët (Millosheviçin me Ushtrinë serbe), por synimet në të ardhmen i kemi të ndryshme”! Dhe sot kur shohim këto zhvillime më kujtohet thënia e oficerit amerikan të NATO-s.
Meqë Millosheviqi në shkurt – mars 1999 nuk e pranoj aneksin ushtarak të marrëveshjes së Rambujesë (për dislokimin e trupave të NATO-s edhe në Serbi), më 22.06.2023 stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane me ushtrinë serbe tregon qartë synimin final që kishte NATO-ja me bombardimet e marsit – qershorit 1999!
Lexoni: Stërvitja e përbashkët e”armiqëve”, (video)
***
Bazuar në mënyrën se si ledhatohet Vuçiqi&Co, nga Brukseli dhe jo vetëm, delë se ai nuk është vetëm në shërbim të Rusisë, por edhe në shërbim të BE-së dhe NATO-s në krye më ShBA-në!
Lexoni:
ALEKSANDËR VUÇIQI – GEBELSI I MILLOSHEVIÇIT DHE I LLASTUARI I PERËNDIMIT …
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221521096913209&id=1125324528
***
Prej kohësh e kam kuptuar se, sikur të mos ishte interesi gjeopolitik e gjeostrategjik i NATO-s, në Ballkan, kurrë nuk do të ishte bombarduar Serbia! Qëllimi final i tyre është hyrja e Serbisë në NATO! Duket që Kosova ishte stacioni i fundit në këtë drejtim! Rrjedhimisht interesat e forcës jenë përputhur me interesat tona, dhe jemi këtu ku jemi!
Në vijim lexoni:
ÇMENDURIA E TRISHTUESHME E HILL-it!
Nga Sheradin Berisha, më10 qershor 2023
“Vuçiq, një partner i mirë për ne, nuk e di nëse mund ta konsiderojmë Kurtin si të tillë”, kështu ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Zërin e Amerikës, më 8 qershor 2023. Në këtë mënyrë ambasadori Hill po e ndërton interesin gjeopolitik e atë strategjik me Gebelsin e Millosheviçit, varrëmihësin e Ballkanit!
________
Shtojcë
RREZIQET NGA ZAJEDNICA, KISHAT DHE MANASTIRET SI “MINISHTETE SERBE”!
Nga Sheradin Berisha
***
RREZIQET NGA ZAJEDNICA… (Video)
***
Rreziku nga “Zajednica” dhe “44 minishtetet kishtare serbe” në Republikën e Ahtisarit!
ULTIMATUMI I ESCOBARIT!
Nga Sheradin Berisha, më 6 qershor 2023