A jemi liruar nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale dhe në platformat tjera mediale?! JO!
GJUHA POLITIKE E URREJTJES!
Të urrejmë më pak që të jetojmë më gjatë!
Nga Sheradin Berisha, më 19 janar 2025
Pesë vjet e ca më parë (më 29.12.2019) i nxitur nga mendësia dhe gjuha urrejtëse e liderëve dhe militantëve partiakë, kam bërë dy komente të shkurta si vijon:
1. “Mendësia “vrastare” e militantëve buron nga fryma politike e liderëve dhe politikanëve të të gjitha partive!” dhe

2. “Në Kosovë duket që dekriminalizimi i shoqërisë duhet të nis nga gjuha “vrastare” e parisë politike!”

Sa kanë ndryshuar liderët e partive në këtë drejtim?!
Anjë grimë!
Për më tepër është shtuar gjuha e urrejtjes!
Dëgjoni fjalimet e liderëve partiakë në këtë fushatë parazgjedhore për votimin e 9 shkurtit 2025 dhe do të bindeni për këtë gjuhë politike të urrejtjes dhe jo vetëm!
Nikolla Teslla, (1856-1943) shpikësi më i madh i të gjitha epokave të njerëzimit, për urrejtjen ka thënë: “nëse urrejtja juaj mund të shndërrohej në energji elektrike do të ndizte tërë botën”.
Rrjedhimisht nuk duhet harruar faktin se, kur e urrejmë dikë politikisht dhe jo vetëm, duket që urrejmë tek ai një gjë që është brenda nesh!
Filozofi dhe teologu i shquar, Agustini (354-430 e.s) thotë: “Urrejtja është helmi që pihet, me shpresën se do të vdes dikush tjetër”!
Ndërsa për mendimin tim urrejtja është helmi që e bënë urrejtësin të vdes çdo ditë nga pak!
Prandaj të urrejmë më pak që të jetojmë më gjatë!