ALBIN KURTIT PO I VJEN FUNDI SI KRYEMINSTËR!
Nga Sheradin Berisha, Fb më 23.11.2022 – Pashtriku më 8 Janar 2023
Nga ky mishmash i ricikluar dhe plotësisht i kontrolluar Kosova del e dëmtuar, jo Serbia! Pse? Sepse gjithçka po negociohet për statusin politik të serbëve në këtë republikë!
Në këtë kuadër rreziku vjen nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet kishtare serbe’!
Klikoni e dëgjoni 👇👇👇
***
Albin Kurti nëse vazhdon kështu i ka muajt e numëruar, për të mos thënë javët… Pse? Sepse kjo republikë është krijesë e marrëveshjeve ndërkombëtare që kulmoi me pakon e Ahtisarit, jo me gjakun e Adem Jasharit. Po ta kishim në themel gjakun e Adem Jasharit do të ishim vërtetë shtet i pavarur dhe sovran! Prandaj ky mishmash që ka krijuar pakoja e Ahtisarit, do të kulmoj me një marrëveshje tjetër ndërkombëtare, në dëmë të Kosovës!
***
Edhe më 15 nëntor 2022 në një stratus në rrjetin tim Facebook kam shkruar:
„Nëse Albin Kurti nuk e pranon zbatimin e marrëveshjes: Thaçi – Daçiq, të datës 19 prill 2013 për Zajednicën, shumë shpejt mund të rrëzohet. Përgatitjet për largimin e tij kanë nisur qysh në verën e këtij viti!“

_____________________
SI U ZHVILLUAN NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA SERBI PËR STATUSIN E KOSOVËS, GJATË LUFTËS 1998 – 1999?!