BEHXHET SHALA – BAJGORA: A DUHET PAVARËSINË TA FESTOJMË APO KUFIRIN TA KORIGJOJMË?!

Prishtinë, 13 shkurt 2019: (Taksa me maska) Kosova , si të vetmen masë mbrojtëse ndaj Serbisë fashiste i vendosi taksën prej 100% për mallrat e Aleksandar Vuçiqit dhe Dodigut , çetnikut të Bosnjes. Realisht , masa ishte një përgjigje politike e Kosovës ndaj sabotimit që po ia bënë Serbia në të gjitha dimensionet e që për këtë po e ka përkrahjen e mashtruesve të Brukselit , mafiozes politike Frederika Mogerini dhe rrenacakut bredhës , Johanes Han . Në Kosovë , kundër taksës fuqishëm janë deklaruar dy individë me një të kaluar të lavdishme politike dhe kombëtare ; presidenti Hashim Thaçi që dikur i ka shërbyer shqiptarëve , Kosovës dhe Shqipërisë dhe Ramiz Kelmendi që e ka një të kaluar krejtësisht të kundërt me ate të Thaçit , duke mos i shërbyer as shqiptarëve , as Kosovës kurse për Shqipërinë nuk e besoj se ka dëgjuar më parë ! Kadri Veseli dhe sidomos Enver Hoxhaj , 100% e morën atësinë dhe mëmësinë për taksën 100% kurse tani , pasi janë ngritur temperaturat e që kanë ndikuar në shkrirjen e borës , kanë shumë mundësi ta bëjnë punën skllotë , Kadria po kërkon pezullimin e taksës për 120 ditë kurse Enveri nuk po dëgjohet fare , në vend të taksës e ka vendosur maskën ! Kryeministrit Haradinaj i kanë mbetur patatet e skuqura dhe përvëluese në duar , dhe , përkundër vuajtjeve të Tantalit , ende po i mbanë ! Tash , është bërë ekip i tërë që po e kundërshton taksën 100% , nga administrata Tramp e deri te musteqoshi Bolton , në kokë të të cilit po betohen Aleksandar Vuçiqi , Ivica Daçiqi dhe Hashim Thaçi . Madje , dyshi kriminal nga Serbia , Vuçiq – Daçiq po nguten të arrihet një marrëveshje gjatë sundimit të dyshes Trump – Bolton për faktin se duket të kenë siguruar mbështetje të favorshme për Serbinë e që është përcaktuese për mbijetesën politike të tyre për faktin se në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë , për muaj të tërë ka protesta kundër autokratit Vuçiq , siç po cilësohet nga protestuesit. Në Kosovë e kemi një situatë tjetër sa u përket protestave, po mungon kapaciteti dhe kondicioni afatgjatë për organizimin e tyre! Lëvizja Vetëvendsoje, organizimin e protestave e ka ndërlidhur me procesin e shtatëzënësisë duke organizuar protesta në çdo nëntë ( 9 ) muaj ! Sunduesi i botës dhe gjithësisë, Amerika , së fundi , posaçërisht dueti Tramp dhe Bolton e kanë një dashuri të rafinuar për Plazma Keksin dhe ujin Rosa prandaj kanë filluar t’i fusin sanksionet një shteti shumë të fuqishëm që po e rrezikon në politikat globale , ekonomike dhe politike. Edhe ai shtet fillon me shkronjën K por nuk është Kina , siç realisht edhe mund të pritet por është Kosova , e lodhur fare për momentin dhe me pak gjasa të forcohet në një të ardhme të afërt. Duket se keksin e kanë parë në tavolinën e njërit prej këshilltarëve të presidentit Thaçi në takimet e fundit ku , sipas presidentit : “ të gjithë amerikanët flisnin me një zë apo se ishin alter ego e mendimeve të Thaçit dhe Vuçiqit …”., Kurse ujin Rosa e kanë parë mbi tavolinën e tajkunit Kelmendi , mendermethënë deputet , kur gjatë një deklarimi publik urbi et orbi , sikur Papë Françesku në sheshin Shën Pjetri në Vatikan , në emër të patriotizmit fliste se duhej të hiqej taksa 100% , pikërisht në të njëjtat valë me bashkpatriotin Hashim Thaçi , president apo pronarin real të Kosovës. Është interesant përputhshmëria e mendimeve , kërkesave si dhe motiveve për heqjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja të dysheve ; Vuçiq – Daçiq , Thaçi – Kelmendi , Mogerini – Han dhe Tramp- Bolton . Pastaj , për heqjen e taksës janë disa deputetë dhe deputete , krenarë dhe krenare të PDK-së, e tërë Lista Srpska , me babën Putin , disa “ biznesmenë” kosovarë apo ramiza të vegjël si dhe ata që në një mënyrë apo tjetër janë pjesë e kotillës politike të Hashimit apo përfitues të grazhdit që thuaja është e njëjta gjë .

Po pse e bëjnë këtë dhe cili është fati i taksës apo taksambrojtësve

Mendoj se taksa e ka arritur qëllimin politik , kombëtar , ekonomik , sensibilizues , mobilizues dhe psikologjik ndonëse është shumë e vonuar . Kjo taksë është dashur të jetë në kokën e çdo shqiptari si pjesë e vetëdijes dhe ndërgjegjes njerëzore , kombëtare dhe morale , që nga përfundimi i luftës dhe , po të ishte kështu do ta kishim një situatë krejtësisht tjetër . Sot nuk do të flisnim , as për taksën e as për korigjimin e kufijve dhe nuk do të vuanim për viza. Kjo do të ndodhte po ta kishim një klasë politike që e kupton alfabetin elementar të politikës . Këtë klasë politike nuk e kishim dikur sikur që nuk e kemi as sot. Prandaj , 20 vjet pas përfundimit të luftës dhe 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë po pranojmë të bisedojmë për kufij dhe në këtë mënyrë po e shkërdhejmë kuptimin e pavarësisë së Kosovës. Po të flasim pak për çiftet e përfolura më lartë , për kërkesat dhe motivet e tyre .
1. Çifti shovinist Vuçiq – Daçiq . Që të dy e kanë një të kaluar kriminale , shoviniste dhe gjenocidale. Aleksandër Vuçiq është pjellë e spermës politike , shoviniste dhe paramilitare e Vojisllav Sheshelit nga i cili as sot , ndonëse nuk janë në të njëjtën parti, politikisht janë në valë të njëjta. Ivica Daçiqi ka qenë spermatozoid politik , ideologjik , shovinist dhe paramilitar i kasapit të Ballkanit , Sllobodan Millosheviq. Afërsia e madhe me te dhe përpjekja të bëhet si Millosheviqi ia kanë dhënë epitetin , Malli Slloba ( Slloba i Vogël ). Që nga përfundimi i luftës , nuk kanë lënë guri pa lëvizur për ta dëmtuar Kosovën dhe shqiptarët kurse promovimin e karrierës politike e kanë bërë mbi krimet ndaj shqiptarëve , mbi varrezat masive në Batajnicë dhe Petrovo Sello duke u shndërruar në viktimë. Transformimi me një alkimi të përkryer , nga krimineli masiv , në viktimë ! Slloba i Vogël apo Ivica Daçiq sidomos kohëve të fundit mbahet mend si partner i Behgjet Pacollit që bashkarisht po punojnë kundër njohjeve të Kosovës , si shtet i pavarur dhe sovran sikur që e kanë shpikur një dukuri që deri më tani nuk ka qenë e njohur në diplomaci , tërheqja e njohjeve apo afirmim i ç’njohjeve . Në këtë fushë kanë treguar sukses të paparë , i kanë siguruar , së bashku , 12 ç’njohje të Kosovës. Aleksandar Vuçiqi është më dinak se Slloba i Vogël sepse deklarohet se është për kompromis historik me shqiptarët dhe për këtë nga bashkësia ndërkombëtare kërkon diçka konkrete për të pasur arsye të dalë para popullit serb. Nuk kërkon shumë përveç nja 20% të territorit të Kosovës. Modest ështi i biri i Fahriut ! Ky çift kriminal i ka dy kërkesa ; vazhdimi i bisedimeve sipas kushteve të Serbisë dhe heqja e taksës prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja . Marrëveshja e cila sigurisht është në dobi të Serbisë do të sigurojë mbijetesën politike dhe fizike të dyshit fashist , Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq.
2. Çifti patriotik Hashim Thaçi – Ramiz Kelmendi . Hashim Thaçi , presidenti aktual i Kosovës është hermafrodit tipik politik ; kur i duhet paraqitet si luftëtari kryesor dhe themelues i UÇK-së dhe , kur nuk i pëlqen paraqitet si staf civil i UNHCR –së apo hartues i Rezolutes 1244. Si shef i Karl Bildit dhe Kai Aides. Si rektor i Ban ki Munit . Ramiz Kelmendi ka pësuar një ndryshim që as me teorinë e Darvinit nuk mund të shpjegohet ; nga një zvarranik përfitues , përmes parave u bë tajkuni numër 1 në Kosovë dhe tash , për disa mandate u bë mendermethënë deputet i Kuvendit të Kosovës. Tash , me një dinakëri politikani dhe grabitçari ekonomik , po angazhohet për heqjen e taksës duke përdorur si profakturë , miqtë ndërkombëtarë dhe letrën e presidentit Tramp. Si çdo mashtrues. Hashim Thaçi ishte njëri ndër historianët e rrallë që me aktivitetin e dikurshëm u bë pjesë e historisë dhe pati mundësi të bëhet njëri ndër personazhet kryesore të historisë shqiptare . Ka ende mundësi , nëse mbledhë mendë . Por , si po deklarohet publikisht për kompromis të dhimbshëm , korigjim të kufijve , këmbim të territoreve , Hashim Thaçi , nëse do të përfundojë siç po deklarohet , do të bëhet pjesë e errët dhe negative e historisë shqiptare . Do të bëhet njeriu më i urryer në Kosovë . Kurrë nuk ka qenë më lehtë të mbrohet Kosova se tani kur jemi të pavarur dhe e kemi Kushtetutën. Vetëm duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës , asgjë më shumë. Duhet të lihen përrallat se do ta marrim Luginën e Preshevës dhe nuk do të japin asgjë. As rezidentët në Shtime nuk e besojnë këtë përveç Xhevë Izmakut që po e përkrahë dhe disa injorantëve që e kanë humbur rrugën aksidentalisht duke u bërë deputetë , ministra dhe bartës të posteve tjera. Kushtetuta e Kosovës shprehimisht mbronë kufijtë e Kosovës nga çdo lakmitar i jashtëm por duket të jetë e pafuqishme ndaj Hashimit dhe hashimëve. Shumë besoj se Hashimi është më i palumturi në këtë proces dhe se të gjitha veprimet po i bënë për t’u mos arritur marrëveshja sepse , nëse ndodhë kjo , do të jetë humbësi më i madh , në të gjitha aspektet . Hashim Thaçi duhet të dalë para popullit , ta tregojë të vërtetën , të mos hyjë llugave , të mos përmend dhe të mos pranojë kurrfarë ndryshimi të kufijve dhe në këtë mënyrë do t’i kthehej rrënjve – popullit dhe do ta fitonte përkrahjen e popullit ! Fotografia me Trampin dhe Vuçiqin është si çështja e orgazmës , shpejt kalon dhe ndjenja e kënaqësisë është e papërsëritshme . Madje , për më keq , bëhet e neveritshme. Kështu do të ndjehej Thaçi pas nënshkrimit eventual të Marrëveshjes me Vuçiqin . Hashim Thaçi duhet të distancohet nga idiotët që dalin në medie dhe deklarojnë se në variantin e mirë Kosova humb vetëm 2.2% të territorit të Kosovës kurse në variantin më të keq i humbë 4.4% të territorit të Kosovës . Le ta gjej një idiot gazetar që thotë se Kosova fiton diçka e jo vetëm se humbë ! Nëse Hashim Thaçi detyrohet të merr gërshërët për të korigjuar kufijtë ( vetëm të Kosovës ) atëherë le të këmbëngulë se këto gërshërë do të prejnë edhe kufijtë e Serbisë , Maqedonisë së Veriut , Malit të Zi dhe të Greqisë . Atëherë do ta fitonte përkrahjen e të gjithëve ! Duhet t’ua bëjë me dije “ rrobaqepësve “ ndërkombëtarë faktin se nëse lëvizin kufijtë e Kosovës , asnjë serb nuk do të ndjehej i sigurt në jug të lumit Ibër sikur që Kosova nuk do të merrte përgjegjësi për sigurinë e tyre apo objekteve fetare . Ky do të jetë çmimi nëse duan t’i marrin tokë Kosovës . Ose duhet të caktohet kufiri sipas parimit etnik në Ballkan , ose duhet të respektohen kufijtë ekzistues dhe të punohet për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare në përputhje me dokumentet ndërkombëtare e jo sipas dokumenteve të Marti Ahtikarit dhe kriminelëve të ngjashëm. Edhe çifti patriotik Hashim Thaçi dhe Ramiz Boro Kelmendi janë për vazhdim të dialogut dhe heqjen e taksës 100% , sikur edhe Vuçiqi dhe Daçiqi. Edhe çifti patriotik këtë e përdorë për mbijetesë politike , fizike dhe biznesore. Marrëveshja eventuale shpejt dhe shpejt me Serbinë , do t’ia hajë kokën politike të Hashim Thaçit kurse prolongimi i kësaj marrëveshjeje për më vonë dhe përmirësimi i pozitës negociuese të Kosovës do t’i siguronte edhe një mandat presidencial Hashim Thaçit. Kurse tajkuni Kelmendi do ta ngjyejë në të gjitha sistemet sikur që e ka bërë deri më tani. Një politikë e drejtë fiskale dhe sociale këtij tajkuni do t’ia siguronte perspektivën e Al Kapones të cilin , autoritetet amerikane nuk patën mundësi për krimet e shumta dhe makabre por e burgosën për evazion fiskal !
3. Çifti mashtrues Frederika Mogerini – Johanes Han . Ky çift ka edhe disa muaj mandat pas së cilit do të detyrohen ta ndërrojnë grazhdin. Besoj se Johanes Han do të përfundojë në grazhdin e Serbisë kurse Mogerini si trafikante . Duke e parë situatën ky çift mashtruesish po bënë përpjekje ta përshpejtojë arritjen e marrëveshjes , duke e mashtruar Kosovën . Merreni me mend sa gënjyen për viza e ç’do të bënin për një interes më të madh ! Edhe këta , mbijetesën e ardhshme e ndërlidhin me vazhdimin e bisedimeve dhe heqjen e taksës. Për këtë , gënjeshtari bredhës Johanes Han ka ardhur në Prishtinë për t’i bërë presion kryeministrit Haradinaj kurse Beogradit , gjatë tërë kohën së mandatit të tyre ua kanë lëmuar qimet .. e prapanicës !
4. Çifti që e sundon botën Tramp – Bolton . E tash është koha ta palojë pakëz bishtin , si Milaimi . Ndoshta edhe më shumë. Donald Tramp ka probleme me Prokurorin e Shtetit amerikan e jo me Ramushin. Sipas deklaratave të një kandidateje demokrate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020 , perspektiva e Donald Trampit është burgu , në Sing – Sing , San Kuentin apo Kaliforn ,i nuk ka shumë rëndësi. Po hetohet shkaku se ka lejuar dhe pranuar ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e fundit amerikane. Shumë bashkëpunëtorë të Trampit Prokurori amerikan i ka dërguar në Dubravën amerikane. Si parashikues , gjashtë muaj para zgjedhjeve amerikane kam deklaruar se Trampi do të bëhet presidenti Amerikës e që nuk nënkupton se kam besim te ai. Nuk i besoj aspak sikur edhe Boltonit që kurrë nuk e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës. Edhe nëse kurrë nuk do të më japin vizën. Edhe këta i kanë dy kërkesa ; vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe heqjen e taksës 100% , të cilën e vendosin ata vet kur të dojnë edhe ndaj partnerëve dhe shteteve mike. Po e përdorin taktikën e rusëve të cilët pas përfundimit të luftës së dytë botërore ua shkërdhenin gratë shteteve që i kishin çliruar me argumentin ; “ ja te osllobodill , ja te jeball – unë të kam çliruar dhe unë kam për të shaluar …”.
Ramushi dhe taksa , pa maska
Po thonë se taksa që e kanë vendosur të tjerët e që ia kanë lënë në duar Ramushit qenka bërë për shkaqe politike. Mund të jetë edhe ashtu ,kur e luani rolin sikur që jeni politikan. Po edhe këta që po e kushtëzojnë heqjen e taksës , për çka e bëjnë këtë ?! Mendoni për shkaqe patriotike ! E dini se nuk është e vërtetë . Këta nuk kanë guxim të marrin përgjegjsinë dhe fshihen prapa topeve të Trampit dhe Boltonit . Ramushi po e paguan një çmim. Ia refuzuan vizën për Lutje të Mëngjesit për t’ia bërë terr para syve . Nuk e mori vizën dhe tani po lutet kur e vlerëson ai vet. Jo domosdoshmërisht lutja ndërlidhet me ato të mëngjesit. Erdhi mashtruesi shetitës , Johanes Han duke i bërë presion. Mogerini nuk do të dëgjojë më për të. As Vuçiqi e as Hashimi. As ambasadorët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë. Edhe gjenerali nga Iowa nuk erdhi në Kosovë , jo se qenkan bërë gabime ushtarake por që nuk po lejohet Plazma keksi dhe uji Rosa në Kosovë e që është interes jetik i paktit NATO. Edhe shefi i kësaj aleance ushtarako – politike , Jan Stoltenberg doli në mbrojtje të Plazma keksit dhe ujit Rosa duke treguar hidhërim të thellë pse kryeministri Haradinaj nuk po e hjek taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Nuk është e pamundur që NATO do të intervenojë ushtarakisht ndaj Kosovës , jo duke e bombarduar me bomba por duke e bombarduar nga ajri me Plazma keksa , ujë Rosa dhe prodhime tjera serbe. Si pikë koordinuese dhe referuese do ta kenë Çagllavicën dhe Kuçishten , me komandantë Hashimin dhe Ramiz Borën. Tash , nëse Ramushi nuk do të bindet do të bëhen përpjekje ta shkarkojnë dhe ta bëjnë një qeveri pa , Ramushin. Hezitimin kryesorë e kanë se aktualisht nuk po gjejnë zgjidhje pa Ramushin sikur që paraqet rrezik të madhe nëse LVV dhe AAK mbesin në opozitë për shkak të kapacitetit të madh destabilizuse por edhe stabilizues. Ai që destabilizon , mund edhe të destabilizojë ! Po të isha në vend të Ramushit , do ta hiqja taksën 100% dhe si kusht për vazhdim të bisedimeve do ta shtroja pikërisht temën e taksës 100%. Nëse i lejohet Serbisë kushtëzimi , pse mos t’i lejohet edhe Kosovës ?! kundër Ramushit do të punohet në dy binarë ; i pari përpjekja për ta bindur ta heqë taksën me kërcënim të shkarkimit dhe , i dyti ta shfrytëzojë masën të drejtohet kundër tij me pretekstin se po na prishë me miqtë ndërkombëtarë duke në vënë në pozicion kundër krejt botës. Kështu ishte vepruar ndaj Bacës Adem Demaçi që e bënin fajtor për të gjitha viktimat gjatë Konferencës së Rambujesë dhe ndaj të cilit u vërsulën thuaja të gjithë me tituj : “ Adem Demaçi kundër krejt botës “. Ka pohime se Ramushi po sillet sikur të ishte pronar i Kosovës kur të gjithë e kanë të qartë se aktualisht tapinë apo pronësinë reale mbi Kosovën e ka Hashim Thaçi prandaj ai po flet për korigjim të kufijve dhe pallavra tjera territoriale. Mendoj se Ramush Haradinaj duhet ta hjek taksën 100% për mallrat serbe vetëm me një kusht ; të bëhet udhëheqës i Ekipit Negociator dhe ta ndryshojë përbërjen e këtij Ekipi që aktualisht ësht kondom i Hashimit , për një përdorim apo disa përdorime. Përjashtuar këtu tre persona , pjesë e Ekipit Shtetërorë Negociator , të tjerët janë sekserë , antikombëtarë , hajdutë dhe kriminelë . Si të tillë ata nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht por do ndjehemi të turpëruar nga ky përfaqësim. Dhe , pa asnjë dyshim , kjo përbërje shumë e dyshimtë dhe kriminale e Ekipit Negociator , me atributin shtetërorë, nëse vjen puna ta rrahin pykën me pykë , do ta ulin pazarin shumë më shumë se Hashimi .
Krejt për fund lexues të nderuar. A e shihni normale dhe të nevojshme ta festoni 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës kur kufijtë e saj janë nxjerrë në ankand publik , me një çmim qesharak dhe ku pavarësinë e saj po e dhunojmë ne që jemi të thirrur ta mbrojmë ate! Kufijtë nënkuptojnë integritetin territorial kurse ky integritet garanton shtrirjen e sovranitetit! A po e bëjmë këtë apo pikërisht të kundërtën ?!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 12 shkurt 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura