BEHXHET Sh.SHALA: PATRIKU DAÇIQ, ARQIPESHKVI NIKOLIQ, OTAC VUÇIQ, IGUMANI VULIN, MULLAH HASHIM AL BRAHIMI DHE EKATRINA ESHTON E I’rë!

Prishtinë, 09. 10. 2013 – Sveta Nedela Zveçanska (E Diela e Shenjt e Zveçanit) – Sipas kalendarit ortodoks muaji tetor është muaj me rëndësi të veçantë për serbët e besimit ortodoks e cila përfundon me festën e madhe të 3 nëntorit, Sveta Nedela Zveçanska. Prandaj, Skupshtina apo Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe mori vendim që një delegacion i lartë i kësaj kishe ta vizitojë gjatë këtij muaji pelegrinazhi Tokën e Shenjt serbe në territorin e Stara Serbisë e okupuar nga shiptarski teroristi! Ndërkaq bekimin e morën në kryeqytetin e Evropës nga Vellika Ekatrina Eshton e I-rë me tri puthje ortodokse në faqe. Këtë pelegrinazh nuk e kundërshtoi as Kryemuftiu i Kosovës, Mullah Hashim al Brahimi i cili e vulosi me dy puthje muslimane në faqet e Vellika Ekatrinës së I-rë , Mbretëreshë e BE-së në Bruksel. Lejet u siguruan, po ashtu edhe logjistika e përbërë ekskluzivisht nga personat e fesë, murgjit e MUP-it të Serbisë!

* * *
Arqipeshkvi i kësaj kishe, otac Tomo (Nikoliq) si besimtar i devotshëm i mbuluar me kamilav mbajti liturgjinë e parë në Graçanicë duke rënë në gjunj para freskës së Simonidës. Mbajti një ligjeratë krejtësisht fetare duke rikujtuar se Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën edhe nëse do të detyrohet që të mos bëhet pjesë e Evropës, nëse ky do të jetë kusht! Ligjeratën e përfundoi me një lutje kushtuar syve të Simonides: Simonida sa llepim oçima kao iz dubina Jadransko more, shiptarski teroristi su te osllepilli iz lubomore, billa si llepa, poshtena i nisi billa drska, opet çesh da proglledash kad na vllast dogje zajedniçka lista srpska.! (Simonida me sy të bukur si Deti Adriatik në thellësi, terroristët shqiptarë të verbuan për xhelozi, ke qenë e bukur, e ndershme dhe simbol i butësisë, përsëri do të kthehet shikimi kur në pushtet do të vjen zajedniçka lista e Serbisë!

Hashimi dhe Daçiqi – me gazetarët në Bruksel!

* * *
Patriku Daçiq të cilit nga veladoni i gjatë nuk i dukeshin këpucët Prada të prodhuara në bodrumet e errëta të Çing-Janit në Kinë e që mbanin etiketën Made in Italy, me një fener që në vend të dritës prodhon vetëm errësirë, si njeri i vendit shkoi në Prizren dhe pasi piu ujë në burimin publik në Shadërvan hyri në Kishën Levishka prizrenska ku ishte paraparë të mbante një ligjeratë krejt fetare për çka edhe kishte marrë leje. Që nuk ka të bëjë fare me politikë! Si njeri i fesë shpërndau vetëm porosi të dashurisë, tolerancës dhe bashkëjeteses! Vollim te Prizrene, Dushanov grad, Ali Shukrija mi je bio brat, llepo smo zhivelli za vreme Sllobodana, sa demokratskom vojskom Razhnjatoviq Arkana, jebem vam boga i vashu demokraciju, kad ne poshtujete vllast i drzhavu Srbiju, shta qe vam Evropa, Nemaçka i Austrija ako na izborima na Kosovu i Metohji ne pobedi zajedniçka lista Srbija! (Të dua Prizren , qytet i Dushanit të sime rinisë, unë kam qenë vëlla i Ali Shukrisë, bukur jetonim në kohën e Sllobodanit , me ushtrinë demokokratike të Razhnjatoviq Arkanit, ua q.. zotin dhe demokracinë , kur nuk respektoni pushtetin dhe Serbinë, çka ju duhet Evropa, Gjermania dhe Austria , nëse në zgjedhje në Kosovë dhe Metohi nuk fiton zajedniçka lista Srbija !
* * *
Arqipeshkvi Vuçiq i shoqëruar nga otac Sava, në Manastirin e Deçanit pas një buon giorno (mirdita) kapiten Chieneffit, hyri brenda me disa qirinj në duar dhe u drejtua kah ikonostasi. I magjepsur nga freskat e mrekullueshme dhe nën ndikimin e erës së temjanit në stilin e Gjon Pagëzuesit që vrau kulçedrën e filloi ligjeratën e ligjëruar çdo ditë në Beograd, Moskë, Athinë dhe Bruksel. Qirinjt i renditi duke thënë: Jedno sveqe za Millosheviqa, drugo za Arkana, jednu za Legiju drugo za kapetan Dragana, jedno za gjenerall Drazhu, drugo za mrtvu strazhu, jedno za Brahima, nijedno za Hashima, tri za Srbiju, pedeset za Rusiju, tri za Sheshela u zatvoru u Hagu, jedna za Daçiqa kad ga poshalem proklletom vragu, polla sveqe za evropsku integraciju, hiljadu sveqa za oca Putina i majku Rusiju, neka zhive veçno bratstvo sa Rusijom i u ime zjedniçke vere i boga neka pobedi zajedniçka lista srpska sa majkom Srbijom! (një qiri për Millosheviqin, tjetri për Arkanin, njëri për Leginë, tjetri për kapetan Draganin, njëra për gjenerall Drazhën, tjetra për mrtva strazhën, një për Brahimin, asnjë për Hashimin, tri për Serbinë, pesëdhjetë për Rusinë, tre qirinj për Sheshelin në burg të Hagës të arrestuar, një për Daçiqin kur ta dërgoj në dreq të mallkuar, gjysmë qiriri për integrime evropiane ndërsa një mijë qirinj për babë Putinin dhe nënë Rusinë, le të rrojë përjetshëm vëllazërimi me Rusinë dhe në emër të fesë së përbashkët dhe zotit le të fitojë zajedniçka lista për Serbinë!
* * *
Pelegrini i katërt, Vulin Igumani nuk guxon as të marr erë kah Deçani. I veshur në të zeza sikur djalli i Kju-klus Klanit, ateroi si lugat në kishën në Parlesh të Gjilanit! Igumani Vulin nuk kafshon por helmon! Në katërshen e pelegrinëve igumani Vulin është bira e fundit e kavallit mirëpo më së shumti bënë zhurmë. Është shurdhues dhe nuk i zë bytha vend; sa e shihni në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Kamenicë dhe Graçanicë, Shtërpce dhe Livadicë, në Lipjan dhe Dragodan, në Obiliq, Ranillug dhe Viti duke thënë se krejt është Serbi! Zakonisht e ka këngën: ”ko to kazhe, ko to llazhe, Srbija je malla, nije malla, nije malla veq je vellika kao Roma mahalla, pozdravljam vas u ime Tome Nikoliqa koji je na leçenju u Rusiji sa zahtevom da glasate za zajedniçku listu srpsku koja je pravlena u Srbiji! (kush na thotë dhe kush gënjen se Serbia është e vogël, s’është e vogël, s’është e vogël por është e madhe sa një gogël (Roma Mahalla). Ju përshëndes në emër të Toma Nikoliqit që është në shërim në Rusi me kërkesë që të votoni për zajedniçka lista srpska që është përpiluar në Serbi!

Nikoliç dhe Daçiq, me atin shpirtëror Irinej!

* * *
Pasi përfunduan pelegrinazhin që të katër, të bashkuar shkuan në Patrikanën e Pejës ku u pritën nga murgesha Tina që shumë kishte kontribuar për legalizimin e murit të Patrikanës. Aty e patën një lutje të përbashkët që si psalm e këndoi Arqipeshkvi Vuçiq: ”Oprosti nam bozhe shto llazhemo nash narod mitom o Velikoj Srbiji i pomozi nam da zajedniçka lista srpska dobije izbore na Kosovu i Metohiji! (na fal o zot që e gënjejmë popullin tonë me mitin për të Madhën Serbi po na ndihmo që zajedniçka lista srpska t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë dhe Metohi)!
* * *
Hashim al Brahimi doli më i mençuri dhe më trimi! Mos votoni ledeke po votoni pedeke! Kush qohet prej së mirave peshë, vet e vesh! Iniciativat qytetare, si çupat lozonjare! Dobar dan Sllobodan, mua vota ty nji stan (aprtament )! Hiç nuk po e marr vesh, pse m’u bë puna kaq lesh! Mos votoni zajedniçka lista srpska për Serbinë por votoni për Naim efendinë!
* * *
Dhe aktori i fundit dhe më i rëndësishmi në këtë ngjarje me të dëgjuar se çdo gjë përfundoi si mos më mirë, me urgjencë e dërgoi një e-mail: tenkju maj çilldren Hashim dhe Ivica, tenkju maj doter Zezdita dhe Dragica. Kongraçullejshen for Shou Mesellejshen! (faleminderit bijt e mi, Hashim dhe Ivica, faleminderit çupat e mia, Zezdita dhe Dragica. Kongraçullejshën for Shou Mesellejshën (kjo nuk përkthehet)! Imejlli u dërgua nga Ekatrina Eshton e I-rë, Mbretëresh e BE-së në Bruksel!

Nikolici, Shesheli i vogël!

Ivica Daçiq,slloba i vogël!

* * *
Lexues të nderuar, më duket se kam ngatërruar personazhet dhe funksionet e tyre. Krejt më duket se Daçiq, Vuçiq, Nikoliq dhe Vulin janë jo delegacion i Kishës Ortodokse serbe por udhëheqës më të lartë të Serbisë me synim që të bëhen edhe udhëheqës të Kosovës! Po falë vendosmërisë dhe këmbëngulësisë sonë gjithashtu të dëshmuar ata nuk i lejuam që të vizitojnë Kosovën në cilësinë e tyre të vërtetë por të kontrabanduar si klerikë. I detyruam që të mos flasin as një fjalë të vetme për politikë. Folën për fe dhe erotikë! Në këtë mënyrë u përmbush zotimi që buron nga marrëveshja e Brukselit të dy kryeministrave dhe bota u kursye nga një krizë e madhe e përmasave globale me pasoja të parashikueshme. Për Kosovën, natyrisht! Është koincidencë e rastit që muaji i shenjt tetor për besimtarët e besimit ortodoks po ndërlidhet me muajin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë! Është krejt e rastit dhe mbase aksident që ndodhë një herë në katër vite që dita e votimeve e 3 nëntorit 2013 përputhet me festën ortodokse Sveta Nedela Zveçanska. Me rëndësi është se e shpëtuam fytyrën dhe nderin. Dhe rendin kushtetuese. Kosovën e pavarur dhe sovrane! Krejt në fund të kërkoj falje për gabime ortografike dhe mbase përkthim jocilësorë! Kriza globale financiare nuk më lejojë të angazhoj përkthyes profesionist.

…………………

(Ilustrimet janë të pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura