Analiza
BLLOKIMI I KONSTITUIMIT TЁ KUVENDIT TЁ KOSOVЁS GJATЁ VITIT 2025
NESËR NË HYRJE TË KUVENDIT TË DORËZOHEN LIBREZAT E PARTIVE POLITIKE!
Nga Sheradin Berisha, më 8 korrik 2025
Diku e kam lexuar se “egoizmi është mallkimi më i madh i racës njerëzore”! Pas këtij egoizmi kronik të këtij trupi politik me veprime anakronik, nuk e di çfarë motivi kanë votuesit e tyre që këta bllokues të konstituimit të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të votohen sërish në zgjedhjet e ardhme?! Pa dyshim s’kanë asnjë motiv në këtë drejtim!
Prandaj anëtarët e partive politike, në shenjë revolte [pakënaqësie] për përdhosjen e votës së tyre të 9 shkurtit 2025, nesër (më 9 korrik) para fillimit të Seancës së 44-ërt në hyrje të objektit të Kuvendit t’i hedhin librezat e partisë! Kjo është sakrifica më e vogël e tyre që mund ta bëjnë, pas një gjendje të fjetur letargjike!

***
BLLOKUESVE TË KUVENDIT T’IU NDALOHET KANDIDIMI PËR DEPUTETË NË ZGJEDHJET E ARDHSHME!
Nga Sheradin Berisha, më 7 korrik 2025
Më 26 korrik 2025 kjo legjislaturë e pakonstituuar, në emër të interpretimit kushtetues përfundon në koshin e plehrave! Më 27 korrik 2025 organet përgjegjëse të shtetit duhet t’i penalizojë gjashtë kryetarët e partive politike dhe të gjithë ata deputetë, të cilët me deklaratat e tyre publike e kanë pamundësuar konstituimin e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit! Bllokuesve të tillë duhet t’iu ndalohet kandidimi për deputetë në zgjedhjet e ardhme! Sepse shtrohet pyetja: çfarë motivi kanë votuesit e djeshëm që këta bllokues të sotëm të votohen sërish në zgjedhjet e ardhme?! Asnjë motiv apo arsye! Zgjohuni o njerëz, mos flini me sy hapur!

***
LIDERËT E SKADUAR!
Këta “liderë” partiak me egon e tyre të sëmurë për pushtet, tashmë e kanë delegjitimuar vetveten në çdo aspekt, dhe si të tillë janë të skaduar dhe të pavlefshëm!
Nga Sheradin Berisha – më 23 qershor 2025
1. Në Kosovë për 25 vjet rresht pas luftës, autoriteti suprem i partive politike ishte dhe mbetet Lideri! Janë pikërisht ata ‘liderë’ të cilët me përfundimin e luftës grabitën qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane e dollarë amerikanë nga fondi i 3%’it dhe fondi “Vendlindja Thërret”. Janë ata të njejtit dhe pasuesit e tyre që i shtuan pasuritë e tyre në saje të kontrabandës me derivate të naftës, me pompa të benzinës, me narkotikë, me cigare, pastaj me lojrat e fatit, me bixhozin etj.
2. Në këtë mënyrë u krijuan dhe u zhvilluan partitë lideriste me anëtarësi klienteliste! Këto parti: LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR, Lista Ibrahim Rugova, Lista Serbe, nga vitit 2010 Lëvizja Vetëvendosje, pastaj Alterantiva, Lista Guxo etj., ushtrimin e pushteteve (legjislativin dhe ekzekutivin) e ndërtuan mbi bazën e legjislacionit që buron nga Kushtetuta e Ahtisarit. Dhe duke i pas nën kontrollë të gjitha bordet, agjencitë publike, administratën shtetërore etj., raportet liderë – klientelë u ndërtuan në mënyrë piramidale, si kompani biznesi për punësim e abuzim me paranë publike!
3. Kjo klasë lideriste gjatë ushtrimit të pushtetit (në bashkëqeverisje) në kuadër të sistemit kanë ndërtuar struktura mbrojtëse!
– Kanë ndërtuar:
A. Struktura brenda bordeve dhe agjensive publike të tenderimit për PASURIM;
B. Struktura brenda AKI-s për mos HETIM;
C. Struktura brenda policisë për SIGURIM;
D. Struktura brenda prokurorisë për mos AKUZIM;
E. Struktura brenda gjyqësisë për mos DENIM!
Dhe në këtë mënyrë përmes pushtetit Kosovën e shndërruan në shtet të liderit!
4. Prandaj për ta ndalur këtë abuzim të tmerrshëm, Kosovën “sui generis” të Ahtisarit duhet ta bëjmë shtet normal të Adem Jasharit!
Dhe pa humbur kohë fillimisht duhet të ndërrohet lidershipi aktual partiak (tashmë i skaduar) me një lidership të Ri, i cili do të jetë bashkëpunues (në këtë kohë të vështirë që po kalojmë) në krijimin e një qeverie stabile të shumicës shqiptare, për të bërë:
A. ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit;
B. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet;
C. reformë në administratë dhe agjensitë publike;
D. reformë në gjyqësi;
E. reformë në prokurori;
F. reformë në polici;
G. reformë në AKI;
H. Ligjin e Lustracionit…
5. Nëse me këto reforma nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, nuk do të kemi asnjë institucion funksional! Përkundrazi do të kemi pushtete lideriste – abuzive, nepotiste, korruptive dhe jo vetëm, ashtu siç i kemi për 25 vjet rresht!

***
Fillimisht lexoni pastaj komentoni!
OBSTRUKSIONI KA EMËR!
DALJA NGA KRIZA – NJË QEVERI E PËRKOHSHME TEKNIKE, NDRYSHIMI I LIGJIT ZGJEDHOR DHE NDËRRIMI I LIDERSHIPIT PARTIAK!
Sheradin Berisha, më 29 qershor 2025
Me zgjedhje të reja s’ka zgjidhje, sepse me këtë ligj zgjedhor, këtë kushtetutë dhe me këta politikanë që shkaktojnë krizë nuk mund të dilet nga kriza,
pa e ndryshuar burimin e krizave! Si mund të mposhtet egoja e politikanëve të sëmurë për pushtet, veprimet e të cilëve tashmë kanë pamje
të një “grusht shteti”?! Vetëm me formimin e një qeverie të përkohshme teknike (të nominuar nga presidentja V. Osmani), e cila brenda gjashtë muajve me një diskutim të gjerë publikë duhet të bëjë një reformë të ligjit zgjedhor, ndërkohë që partitë politike duhet të reformohen duke ndërruar lidershipin partik!
Nga Sheradin Berisha
Edhe në të 39’tën herë nuk e konstituuan vetveten deputetët e Kuvendit të Ahtisarit!
Kjo formë e luftës së egër politike për të kundërshtuar e penguar konstituimin e Kuvendit mund të zgjas edhe një apo dy muaj! Rrjedhimisht është tejkaluar rubikoni, dhe nuk ka prapakthim!
– Pse!
– Sepse Kushtetuta e Ahtisarit dhe mekanizmat mbrojtës të saj, (siç është Gjykata Kushtetuese dhe jo vetëm), ua mundëson interpretimin dëshiror deputetëve me ego të sëmurë për pushtet, veprimet e të cilëve tashmë kanë kaluar në grusht shtet!
– A është zgjidhje shkuarja në zgjedhje të reja!
– Jo, nuk është zgjidhje!
– Pse?
– Sepse me këtë kushtetutë krizëshkaktuese dhe me këta politikanë (që i shihni në foto) nuk ndryshohet asgjë! Me ata që e shkaktojnë krizën nuk mund të dilet nga kriza, pa e ndryshuar burimin e krizave!
Prandaj për të ndryshuar këtë gjendje duhet të ndryshohet Kushtetuta, bashkë me një reformim të ligjit zgjedhor si dhe ndërrim të lidershipit partiak! Pa u bërë këto ndryshime obstruksioni politikë do të bëhet kronik në riciklimin e tij!
– Kush mund t’i bëjë këto ndryshime?
– Një Qeveri e përkohshme teknike [e nominuar nga presidentja Vjosa Osmani] me njerëz profesionistë të profileve të ndryshme akademike dhe jo vetëm!
Çka duhet të bëjë Qeveria e Përkohshme Teknike?!
Urgjentisht të bëjë një reformë të thellë në ligjin zgjedhor brenda gjashtë muajve, ndërsa bazave partiake i mbetet “rrebelimi” për ta ndryshuar lidershipin e tyre!
Dhe me këto ndryshime (pas gjashtë muajve) të mbahen zgjedhjet e reja, ku do të dalë një kuvend dinjitoz, i cili procedon ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit!
Kjo është rruga më e mirë dhe me më pak dhimbje!

***
Kuvendi ka hyrë në çorrsokak!
RRUGËDALJA – QEVERIA E PËRKOHSHME TEKNIKE!
Sheradin Berisha, më 1 korrik 2025
Egoizmi i sëmurë i lidershipit të 120 “deputetëve” nuk po ndalet! Dhe rrjedhimisht Kosovën e kanë futur në një çorrsokak institucionalë!
Por, ekziston një rrugëdalje:
QEVERIA E PËRKOHSHME TEKNIKE!
Dështoi edhe seanca e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë do të dështojnë edhe 400 seanca të tjera, derisa kemi
të bëjmë me egon e sëmurë të liderishit partiak të 120 “deputetëve” tashmë të pavlerë. Më 9 korrik bëhen pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe realisht ky votim tashmë e ka humbur vlerën e besimit të votuesve! Prandaj këta 120 “deputetë” meqë nuk e kanë më besimin e votuesit, rrjedhimisht nuk mund ta kenë as në zgjedhjet e radhës, sepse kemi të bëjmë me të njejtit egoistë, të pandryshueshëm në luftën e tyre për pushtet!
Në këtë kuadër Kosova ka hyrë në një çorrsokak institucionalë!
Si mund të dilet nga kjo gjendje?
E vetmja rrugë institucionale është ndërhyrja e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani. Ajo nuk duhet t’i thërras nesër (më 2 korrik) formalisht në takim “liderët” e partive politike, të cilët e kanë shkaktuar këtë bllokadë, por pa humbur kohë të nominoj një personalitet jo partiak për kryeministër, i cili merrë për detyrë të formoj një Qeveri të Përkohshme Teknike [QPT] me ekspertë të fushave të ndryshme.
Çka duhet të bëjë QPT-ja?
Më 26 qershor 2025 lidhur me këtë çështje kam shkruar:
QPT-ja “Urgjentisht të bëjë një reformë të thellë
në ligjin zgjedhor brenda gjashtë muajve, ndërsa bazave partiake i mbetet “rrebelimi” për ta ndryshuar lidershipin e tyre! Dhe me këto ndryshime (pas gjashtë muajve) të mbahen zgjedhjet e reja, ku do të dalë një kuvend dinjitoz, i cili procedon ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit! Kjo është rruga më e mirë dhe me më pak dhimbje!”
Sa më parë që realizohet ky propozim, aq më shpejt dalim nga kjo agoni e tejzgjatur.

***
TAKIMET FORMALE TË PRESIDENTES ME KATËR “KRYEGOMARËT” E PARTIVE DHE PROTESTA E KOCIT ME 4 GOMARË, PARA KUVENDIT TË 120 “GOMARËVE” TË AHTISARIT!
Nga Sheradin Berisha 3 korrik 2025
Edhe sot dështoi seanca e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për shkak të inateve dhe prirjeve egoiste për pushtet të katër liderëve të partive shqiptare. Ata nga 26 qershori kur u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese kanë nisur një garë të kot për interpretimin e vendimit sipas interesave të tyre, në vazhdën maratonike të seancave konstituive që kishin nisur më 15 prill 2025!
Pardje, më 1 korrik 2025 – kam bërë këtë analizë:
Egoizmi i sëmurë i lidershipit të 120 “deputetëve” nuk po ndalet! Dhe rrjedhimisht Kosovën e kanë futur në një çorrsokak institucionalë! Por, ekziston një rrugëdalje!
QEVERIA E PËRKOHSHME TEKNIKE!
Dështoi edhe seanca e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë do të dështojnë edhe 400 seanca të tjera, derisa kemi
të bëjmë me egon e sëmurë të liderishit partiak të 120 “deputetëve” tashmë të pavlerë. Më 9 korrik bëhen pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe realisht ky votim tashmë e ka humbur vlerën e besimit të votuesve! Prandaj këta 120 “deputetë” meqë nuk e kanë më besimin e votuesit, rrjedhimisht nuk mund ta kenë as në zgjedhjet e radhës, sepse kemi të bëjmë me të njejtit egoistë, të pandryshueshëm në luftën e tyre për pushtet!
Në këtë kuadër Kosova ka hyrë në një çorrsokak institucionalë!
Si mund të dilet nga kjo gjendje?!
E vetmja rrugë institucionale është ndërhyrja e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani. Ajo nuk duhet t’i thërras nesër (më 2 korrik) formalisht në takim “liderët” e partive politike, të cilët e kanë shkaktuar këtë bllokadë, por pa humbur kohë të nominoj një personalitet jo partiak për kryeministër, i cili merrë për detyrë të formoj një Qeveri të Përkohshme Teknike me ekspertë të fushave të ndryshme.
Kjo Qeveri në një afat prej gjashtë muajve duhet t’i kryej dy çështje kryesore:
1. Të bëhet një reformë e plotë në Ligjin për zgjedhjet, dhe
2. Të përgatiten zgjedhjet e reja sipas ligjit të ri zgjedhor.
Kush duhet t’i miratoj këto ndryshime?
Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare me ligjin e ri zgjedhor, dhe ky kuvend pa humbur kohë duhet të nis procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës (lexo të Ahtisarit) me një diskutim të gjerë publik.
Sa më parë që realizohet ky propozim, aq më shpejt dalim nga kjo agoni e tejzgjatur.
***
Sot para ndërtesës së Kuvendit u mbajtën dy protesta: disa OJQ protestuan me pankarta në dorë, ndërsa avokati Arianit Koci në shenjë proteste solli katër gomarë, për t’iu treguar katër “kryegomarëve” të partive politike shqiptare se, gomarllëku i tyre i ka tejkaluar të gjitha kufijtë!
………………….

AHTISARI DHE MEMECËT E KUVENDIT TË KOSOVËS!
https://pashtriku.org/ahtisari-dhe-memecet-e-kuvendit-te…
_____________
TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA E PAKOS SË AHTISARIT! MBI TË GJITHA TË HIQEN VENDET E REZERVUARA DHE SHUMICA BLLOKUESE (2/3) E PAKICAVE NË KUVEND!
Nga Sheradin Betisha – më 16 prill 2025
Shumë herë kam kërkuar një mendësi të Re politike e institucionale, e cila do të merret me ndryshimin e madh në strukturën e sistemit politik (i ngritur mbi themelet e pakos së Ahtisarit), i cili ka degraduar pothuaj se në të gjitha hallkat e zingjirit institucional. Por, një gjë e tillë akoma s’ka ndodhur!
Kam kërkuar nga qeveritë dhe kuvendet e kaluara, dhe tani kërkoj edhe nga ekzekutivi dhe legjislativi i Ri, që urgjentisht të nis procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Ahtisarit!
Të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:
a) vendet e rezervuara për pakicat; dhe
b) shumicën (2/3) e pakicave në Kuvend!
Vendet e rezervuara dhe 2/3 e shumicës për pakicat nuk ekzistojnë në asnjë shtetet të botës demokratike, andaj pse duhen t’i ketë pafundësisht Kosova?!
Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta e Ahtisarit, do të kemi riciklim të krizave institucionale, jo vetëm në krijimin e qeverisë, (siç po ndodh tani), por edhe kriza të tjera, të cilat e dobësojnë gradualisht integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të vendit, dhe kështu pamundësohet edhe synimi ynë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet në Ballkan!

(…)
Një propozim për ndryshimin e ligjit zgjedhor!
KOSOVA ËSHTË NJË ZONË ZGJEDHORE, TË BËHET ME 5 – 7 ZONA ZGJEDHORE!
Nga Sheradin Berisha – më 18 prill 2025
Pse Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë, 93 – 94 deputetë shqiptarë dhe 6 – 7 deputetë minoritarë?!
Nga Sheradin Berisha
Lexoni e pastaj komentoni kush të doni:
Përveç ndryshimit të Kushtetutës së Ahtisarit, vazhdimisht prej shumë vitesh, kam kërkuar edhe ndryshimin (përsosjen) e ligjit zgjedhor, i cili ka shkaktuar dhe shkakton kriza të vazhdueshme institucionale!
Sipas ligjit aktual për zgjedhjet, Kosova është një zonë zgjedhore, ndërsa me ndryshimin e ligjit duhet të definohet me 5 – 7 zona zgjedhore!
Sa për ilustrim:
– Shqipëria i ka 12 zona zgjedhore,
– Kroacia gjithashtu i ka 12 zona zgjedhore,
– Maqedonia i ka 6 zona zgjedhore, dhe
– Sllovenia i ka 8 zona zgjedhore.
– Ҫdo zonë zgjedhore në Kuvend duhet të përfaqësohet me numrin real të deputetëve [10 – 20], varësisht nga shtrirja e zonës elektorale dhe numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë, si dhe një votues të votoj një kandidatë, e jo 10 të tillë brenda një liste! Në këtë mënyrë përfaqësimi i popullatës në Kuvend bëhet më gjithëpërfshirës dhe më cilësor!
– Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë, jo 120 sa i ka sot.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2024:
– Kosova i ka rreth 93% shqiptarë dhe rreth 7% minoritete! Rrjedhimisht në Kuvend shumica shqiptare duhet t’i ketë 93 – 94 deputetë, ndërsa minoritetet 6 – 7 deputetë!
– Minoriteti serb ka 2.31 %, (për shkak të bojkotimit kjo shifër mund të arrijë në 3 %), ndërsa në Kuvendin e Kosovës, (me ligjin aktual që lejon vende të rezervuara), ky minoritet përfaqësohet me 10 deputetë! Sipas ligjit të Ri minoriteti serb në Kuvend duhet të përfaqësohet me 3 – 4 deputetë me votë të fituar, jo më me vende të rezervuara!
Me ligjin e ri, duhet të hiqet edhe shumica (2/3) e pakicave, e cila kushtëzon çdo votim në Kuvend!
– Minoritetet: romë (0.55%), ashkalij (1.02 %) dhe egjiptian (0.67%) në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen me 3 deputetë, me numër minimal të votave, në saje të vendeve të rezervuara! Dihet mirëfilli se këto 3 komunitete vijnë nga e njejta origjinë, sepse familjet e tyre janë të përziera. Ta zëmë një vëlla është rom, një vëlla tjetër ashkali e një tjetër egjiptian! Prandaj në Kuvendin e Kosovës ky minoritet (i tre vëllezërve) duhet të përfaqësohet vetëm me një deputet, të fituar me votë, jo si vend të rezervuar!
– Minoriteti boshnjakë ka rreth 1.69%, dhe përfaqësohet me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës! Janë “boshnjakja” Emilia Rexhepi dhe “goranka” Dude Balja, të cilat edhe pse marrin numër minimal të votave, bëhen deputete fal vendeve të rezervuara, sipas ligjit aktual! Realisht “bishnjakët” e Prizrenit i përkasin komunitetit TORBESH në Komunën e Prizrenit, dhe torbeshët janë shqiptarë të torbeshizuar nga regjimet e kaluara! Me këtë fakt nuk dua që torbeshët e djeshëm si boshnjakë të sotëm t’i bëjë shqiptarë, por ky komunitet nuk mund t’i ketë dy deputetë(e), të cilat e luftojnë njëra tjetrën për pushtet, duke e kushtëzuar edhe qeverinë me kërkesa absurde, siç është kërkesa e Dudës për formimin e Komunës në fshatin Reçan të Prizrenit!
– Minoriteti Goranë sipas regjistrimit të fundit i ka vetëm 0.58% dhe në Kuvend përfaqësohet me një deputet, Adem Hoxhën. Ky deputet më shumë se goranët në Kuvendin e Kosovës i mbronë interesat e Serbisë, duke qenë vazhdimisht pjesë e grupit parlamentar të Listës SERBE, të kriminelëve Vuçiq – Radojçiq!
Gazetari dhe shkrimtari i shquar prizrenas, Osman Goranci (1956) kujton se “Adem Hoxhën, në kohën më të egër të okupimit fashist të vendit tonë, nga hordhitë sërbosllave, Millosheviqi e emëroi kryetar të dhunshëm të rinisë së Kosovës. Dhe, dihet atëbotë çfarë ka punuar ky kameleon, prej “politikani”, tani deputet në Parlamentin e Kosovës!…”
Në këtë legjislaturë Adem Hoxha më duket iu ka bashkuar deputetëve të AAK’ës së Ramush Haradinajt! Ky deputet çimen e ndërron por zanatin nuk harron!
Që ta dini! Ashtu si TORBESHËT boshnjakë të Prizrenit edhe GORANËT e Sharrit (Dragashit) në gjenezën e tyre janë puro shqiptarë!
Prandaj me Ligjin e ri Zgjedhor, kur Prizreni dhe Sharri, t’i përkasin një zone zgjedhore, boshnjakët dhe goranët mund të garojnë bashkarisht për një deputet në Kuvendin e Kosovës, me votë të fituar, e jo si vend të rezervuar!
– Minoriteti Turk ka 1.22% (!!!) dhe në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me dy deputetë, të cilët edhe pse marrin vota minimale, sipas ligjeve të Ahtisarit i kanë dy vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës! Me Ligjin e ri ky komunitet duhet ta ketë një deputet me votë të fituar, e jo si vend të rezervuar! Minoriteti turk është më i përqendruar në Prizren dhe në Mamushë (si komunë e minoritetit turk)!
Është me interes të thuhet se në Mamush pjesëtarët e minoritetit turk, kanë mbiemra: Krasniqi, Bytyqi etj., dhe dihet mirëfilli se të gjitha këto familje janë me origjinë shqiptare, por për interesa ekonomike, politike dhe jo vetëm janë bërë “turq”! Edhe në Prizren është e njëjta situatë!
Me këtë rast dua të sjellë një shembull!
Në vitet 50-të të shekullit të kaluar nga vendlindja ime (fshati Billushë) një kusheri i imi me familje, shkon (shpërngulet) në Prizren, dhe atje nis një biznes fitimprurës. Tregtimin kryesor e kishin me Turqinë. Ndërkohë për ta lehtësuar biznesin e tyre me Stambollin e ndryshojnë mbiemrin në KAZAZI! Dhe sot kjo familje shumë anëtarëshe në shtëpi flasin turqisht, shkollohen në gjuhën turke dhe në çdo aspekt e ndjejnë veten si turq! Familje të tilla shqiptare të turqizuara ka plotë në Prizren! Kjo është e vërteta!
Si përfundim
Si në çdo vend të botës demokratike përqindja e popullsisë duhet të pasqyrohet edhe me numrin e deputetëve në Kuvend! Rrjedhimisht (siç e thash më lartë) shumica shqiptare nga 100 ulëse në Kuvendin e Kosovës duhet t’i ketë 93 – 94 deputetë, ndërsa minoritetet t’i kenë 6 – 7 deputetë!

